![]() |
|
Shërbimet e Internetit - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Shërbimet e Internetit (/thread-12585.html) Pages:
1
2
|
Shërbimet e Internetit - blendd. - 09-03-2021 Në internet ofrohen shumë shërbime, të cilat rëndom janë programe të instaluara, disa nga të cilat po i përshkruaj më poshtë: 1.E-mail 2.File Transfer Protocol ( FTP ) 3.CHAT 4.Newgroups 5.WWW E-Mail Electronic mail-posta elektronike). Ky shërbim mundëson dërgimin e letrave në mënyrë elektronike, pranaj quhet posta elektronike ( electronic mail ). Nëpërmjet postes elektronike mund të dërgohen edhe programe , fotografi të digjitalizuara etj. Duhet theksuar se nëpërmjet e-mailit mund t`iu dërgohen porosia ( letra ) vetëm një personi ose disa personave në të njëjtën kohë, nëse të njejtit kanë adresa në internet ( adresa në postën elektronike ). Për të dërguar ndonjë porosi permes e-mailit shfrytezuesi duhet të ketë adresën e e-mailit, që njëherësh paraqet edhe adresën, me të cilën ai është i regjistruar në internet. Adresa e shfrytësuesit përbëhet nga : 1. Emri i shfrytëzuesit 2. Shenja @ 3. Adresa e kompjuterit ( emri i domenit ) të mail serverit, në të cilën është kyqur shfrytezuesi. Emrat e domenve shpesh përbëhen nga dy ose tri pjesë, të cilat në mes vete janë të ndara me pika ose viza. Forma e adresës pra është: emri@yahoo.com, emri.mbiemri@ipko.org, etj. File Transfer Protocol ( FTP ). Ky shërbim mundëson dërgimin dhe marrjen e fajllave të ndryshëm ( tekste , programe , fotografi , muzikë etj. ) në internet. Për të shfrytëzuar FTP, duhet të posedohet emri i shfrytëzuesit - username dhe shifra -password. Shfrytëzimi i FTP-së paguhet, por ekzistojnë edhe FTP ( anonymous - anonim ), shfrytëzimi i të cilëve është falas. Për raste të këtilla të kyçjes, n vend të emrit të shfrytëzuesit shkruhet anonymous, ndërsa në vend të passwordit shkruhet adresa e e-mailit. Psh. : open ftp.microsoft.com login: anonymous password: emri@uni-pr.edu IRC ( Internet Relay Chat ). Ky shërbim mundëson komunikimin e shfrytëzuesve të lidhur me internet në mënyrë interaktive. Komunikimi kryhet gati në kohë reale. Shfrytëzuesi e shkruan ndonjë fjali nëpërjmet tastierës së kompjuterit të tij dhe kjo menjëherë paraqitet në ekranet e shfrytëzuesve të tjerë, me të cilët është duke komunikuar. Pra, shërbimi IRC paraqet një hapësirë virtuale, ku mund të takohen edhe komunikojnë njerzit nga tërë bota. Ky shërbim ofrohet me sistemin operativ Windows. Newsgroups ( Usenet ). Usenet-i është shërbim që mundëson organizimin e grupeve për diskutime, ngjashëm sikur në revista. Por, këtu të gjithë të interesuarit ndodhen në një vend. Ky shërbmin mundëson organizimin e konferencave të shfrytëzuesve me tema të ndryshme, në të cilat shfrytëzuesit kyqen sipas interesimit të tyre. Mund të ketë trajtim të çështjeve shkencore , teknologjike , sportive etj etj. Secili shfrytëzues mund të dërgoj pyetje në Newsgroup ose të përgjigjet në pyetje të ndryshme. World Wide Web ( WWW ). WWW ose Web-i është shërbimi më i popullarizuar i internetit dhe shpesh shërben si sinonim për të. Ndoshta është më meritori per zhvillimin kaq të hovshëm të internetit. Mendohet se ekzistojn miljona faqe rrjeti, të cilat quhen WEB faqe dhe të cilat janë të ndërlidhura në formë të "rrjetit të marimangës". Këto faqe së bashku formojnë një bazë të madhe të informacioneve të llojllojshme multimediale. Faqet WEB i krijojnë kompanitë, organizatat e ndryshme, insititucionet shkollore, shoqatat, individët etj.Nëpërmjet këtyre faqeve e prezantojnë vemprimtarinë e vet edhe u ofrojn shfrytëzuesve informacione të ndryshme. WEB faqet e një prezentimi funksionojnë nëpërjmet lidhjeve të caktuara kalohet në faqet e tjera të prezentimit ose edhe në faqet e ndonjë prezentimi tjeter. Kjo mënyrë e krijimit të dokumenteve, të cilat mund të lidhen me dokumentet e tjera, njihet me emrin hypertext. Dokumentet hypertext krijohen nëpërmjet gjuhes HTML ( Hyper Text Markup Language ). Meqë gjuha HTML përdoret për krijimin e WEB faqeve, prezentimet ne web quhen edhe dokument html. Programi i cili mundeson shfletimin e faqeve njihet si WWW browser. WEB faqet me të cilat prezentohet një kompani, insititucion etj, quhet Home Page. Çdo Home Page ka adresën e vet, e cilat përbëhet prej parashteses www, domenit ku ndodhet prezentimi dhe pozitës së tij në disk. Adresa Home Page mund të jetë e formës: www.esportskosova.com (ESK) , www.uni-pr.edu ( Universiteti i Prishtines ) etj. [info]Djem u mundova sa ma kryesoret mi gjet edhe me jau spjegu juve ktu[/info] P.S Krejt vet e kom shkru edhe jom mundu sa ma kjart me jau spjegu DMTH skom KOPJU prej askujt!! Re: Shërbimet e Internetit - insingi - 09-03-2021 bravo [2BIG]4FaiL, post me vler & thanks per kit info
Re: Shërbimet e Internetit - FidanSH - 09-03-2021 Gj! se lexova deri ne fund! Re: Shërbimet e Internetit - dante - 09-03-2021 Gj! Tem me vlere ! Re: Shërbimet e Internetit - Quality. - 09-03-2021 ohohoho barvo blend veq perpara Re: Shërbimet e Internetit - doxy - 09-03-2021 +THNX BRAVO Re: Shërbimet e Internetit - iceboy - 09-03-2021 Falmeinderit qe je mundu, sjpegim i mire edhe i qarte. Bravo. Re: Shërbimet e Internetit - gaN_ - 09-03-2021 Faleminderit shum, post me vler
Re: Shërbimet e Internetit - blendd. - 09-03-2021 Faleminderit t`gjithve . |