![]() |
|
Apple me iPhone 4G LTE vitin e ardhshem - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Apple me iPhone 4G LTE vitin e ardhshem (/thread-12233.html) |
Apple me iPhone 4G LTE vitin e ardhshem - PAiN. - 08-25-2021 Uashington, tetor 2011Edhe pse Apple së fundmi ka lansuar gjeneratën e saj të pestë të iPhone, përkatësisht modelin iPhone 4S, tani thuhet se kompania është duke u përgatitur për modelin e ri të iPhone. Modeli i ri i iPhone i cili do të dal në vitin e ardhshëm, me sa duket do të bazohet në teknologjinë 4G LTE, me qëllim që Apple të kap hapin me konkurrentët e saj, të cilët për një kohë tashmë ofrojnë modele të ndryshme në këtë teknologji. Në anën tjetër, teknologjia LTE është duke u popullarizuar gjithnjë e më shumë tek rrjetet mobile, dhe për rrjedhojë, më shumë prodhues të pajisjeve mobile janë duke i përshtatur modelet e tyre me këtë rrjet. Në mesin e kompanive kryesore që bëjnë prodhimin e telefonave mobil janë emrat global të industrisë, si Nokia, Sony Ericsson dhe të tjerët, ndërsa së shpejti në këtë mes pritet të përfshiihet edhe Apple. Re: Apple me iPhone 4G LTE vitin e ardhshem - iceboy - 08-26-2021 1 tem ta fshina, mjafton qikjo se po bohen shum ... e di qe osht 1 tem ne dit, po nuk dmth qe gjithqysh duhet me qit ka 1 per qdo dit ! Re: Apple me iPhone 4G LTE vitin e ardhshem - FidanSH - 08-26-2021 ja kajten nanen qita apple! Re: Apple me iPhone 4G LTE vitin e ardhshem - PAiN. - 08-26-2021 @entrexx 5shin sdojin mi qit hala e qata qesin ksi versione
|