eSportsKosova - Gaming Community
600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: 600,000 sulme në ditë ndaj Facebook (/thread-12113.html)

Pages: 1 2


600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - BAAM - 08-22-2021

600,000 sulme në ditë ndaj Facebook

[Image: thumbnail.php?file=Facebook_284151779.jp...cle_medium]

Prej më shumë se një miliard kyçjeve në kuadër të Facebook gjatë 24 orëve, 600,000 janë keqbërës që po tentojnë të kyçen në mesazhet, fotografitë apo informacionet tjera personale të përdoruesve të këtij rrjeti social.

Shifrat e shpalosura për herë të parë nga Facebook tregojnë sesa është i bombarduar nga hakerët ky rrjet social. Këto informacione janë shpalosur në një postim në blogun e Facebook duke shpalosur disa masa të reja të sigurisë që janë implementuar në kuadër të faqes për të bllokuar edhe më tej këto tentime. Ekspertët e sigurisë kanë thënë se është shqetësim i madh dhe se njerëzit duhet të kenë më shumë kujdes kur përzgjedhin fjalëkalimet e tyre dhe kur përgjigjen ndaj ofertave të miqve të tyre në Facebook.

“Kur një haker merr përsipër llogarinë e një përdoruesi në Facebook, ai mund të postoj mesazhe, të dërgojë mesazhe dhe të ketë qasje në të gjitha informacionet private. Facebook ka shumë telashe sigurie me të cilat duhet të merret” tha Graham Cluley, një shefi i lartë i teknologjisë pranë Sophos, kompani për siguri kompjuterike.

Arsyeja më e zakonshme se pse hakerët thyejnë profilet e të tjerëve në Facebook është mënyra e lehtë që ata të shpërndajnë mashtrime dhe të dërgojnë oferta false tek miqtë e profilit të thyer dhe të tentojë të shesin të mirat e marra në pronësi dhe të përfitojnë financiarisht. Gjithashtu Cluley, thekson se në rritje është edhe numri i hakerëve tinejxherë që po sulmojnë llogaritë e shokëve të tyre nga shkolla për t’i shantazhuar.

Ekspertët e sigurisë kanë kërkuar që njerëzit të kenë fjalëkalime të komplikuara në mënyrë që të evitojnë hakimin e llogarive të tyre personale dhe të kenë fjalëkalime të ndryshme për secilin shërbim digjital që ata përdorin. Rrjeti social është duke shpalosur veçori të reja në një tentim për të mbrojtur më shumë sigurinë e përdoruesve të Facebook. /pcworldalbanian


Re: 600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - blackeagle. - 08-22-2021

waaaauuuuu... 600.000 en 24 or nncncnnncncncn.. pe duka fill mi hek infot edhe fotot pi fbs


Re: 600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - EleCtrOniCa' - 08-22-2021

problem e kan per mi thy 1 web sic o fB


Re: 600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - RaskeN - 08-22-2021

po 90 % e senet qe hakerat i hakojn,osht facebooku,se permes fb e hakojn profile,fanpage,e nashta edh emsn,se prej profile munet me kan qe edhe aj me qat fb e ka pw-n e njejt si ne msn


Re: 600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - and!t0 - 08-22-2021

RaskeN Wrote:po 90 % e senet qe hakerat i hakojn,osht facebooku,se permes fb e hakojn profile,fanpage,e nashta edh emsn,se prej profile munet me kan qe edhe aj me qat fb e ka pw-n e njejt si ne msn
normal qe hakerat i bojin kta sene


Re: 600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - Joshi - 08-22-2021

FaceBook ka arrit shum tash smujn me prish kurr vec nqofse OWNER don me ndal vet ! Wink


Re: 600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - RaydeN - 08-22-2021

Facebook e ka asfallt permi asfallt drrasa ska shanca weq 600.000 edhe sen sun pi bojn (N)


Re: 600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - purge - 09-01-2021

kur dek mark zugerbergi a qysh e ka emrin nashta mujn boin najsen :$ !


Re: 600,000 sulme në ditë ndaj Facebook - BlackNighT:# - 09-16-2021

me haku facebook smujn kurr po nese najkush e ka naj njeri tvetin mrena qe punon ne fb atehere munet me ja vjdeh te dhenat e me dal hacked :Sdihet