eSportsKosova - Gaming Community
Paralajmërohet ARMv8 - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Paralajmërohet ARMv8 (/thread-12054.html)



Paralajmërohet ARMv8 - iceboy - 08-21-2021

[Image: a3b76e5607.jpg]

ARM paralajmëroi arkitekturën e re ARMv8, e cila në vitet e ardhshme mund të ndodhë të jetë e pranishme në serverët me efikasitet energjetik dhe sistemet ndërmarrëse.

Bëhet fjalë për arkitekturën e parë ARM me përkrahjen për instruksionet 64-bitëshe dhe me mundësi të adresimit të një sasive dukshëm më të mëdha të memories punuese në krahasim me versionet aktuale 32-bitësh.

ARMv8, sikur dhe procesorët aktual x86, ka dy mënyra të punës AArch32 me përkrahje për setin e instruksioneve për ARM çipat ekzistues (që nevojitet për hire të kompatibilitetit) dhe setin e instruksioneve AArch64 për aplikacionet 64-bitësh. Arkitektura ARMv8 ka të implementuar teknologjinë TrustZone, përkrahjen për virtualizim, engine NEON dhe dizajnin SIMD, si dhe arkitektura ekzistuese ARMv7.

ARM qysh tani ofron arkitekturën për licencim nga palët e interesuara, e kompania po bashkëpunon ngushtë edhe me kompanitë tjera sikurse që janë Nvidia dhe Microsoft për përkrahjen sa më të mirë dhe shfrytëzimin e mundësive të reja në sistemet e ardhshme. Në produktet konkrete me çipat ARMv8 prapëseprapë do të duhet të presim edhe pak – ARM vetëm vitin e ardhshme synon të publikoj më shumë detaje rreth vet procesorëve me arkitekturën ARMv8, derisa prototipat e parë të pajisjeve për segmentin ndërmarrës dhe shpenzues priten vetëm në vitin 2014.