![]() |
|
Na´Vi fiton DreamHack Winter 2010 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Na´Vi fiton DreamHack Winter 2010 (/thread-1155.html) |
Na´Vi fiton DreamHack Winter 2010 - XLN7 - 09-19-2020 Natus Vincere janë shpallur kampionë të DreamHack Winter 2010 pas fitores ndaj mTw. Finalja e madhe filloi në de_inferno, me një fillim ku të dy ekipet mbledhnin runde njëra pas tjetrës. Megjithatë, do të jenë ukrainasit ata që do të kenë avantazhin, pas pjesës së parë me rezultat 9-6 si CT. Pasi filloi pjesa e dytë, Natus Vincere rritën nivelin e lojës së tyre dhe ishin në gjendje të mbyllnin mapin e parë, pasi shënuan shtatë runde të njëpasnjëshme, që sollën reuzltatin 16-6. Duke vazhduar në de_train, mTw filluan më mirë dhe arritën të mbajnë Na´Vi nën kontroll gjatë pesë rundave të parë si CT, por fituesit e WCG 2010 u kundërpërgjigjen dhe e barazuan rezultatin në 7-7, ndërsa pjesa e parë përfundimisht u mbyll me rezultat 8-7 në favor të Na´Vi. Pas ndërrimit të anëve, ishin Natus Vincere që kontrolluan gjërat, pasi ata fituan tetë runde në total, kundër katër të mTw, që i bënë ata fitues të DreamHack Winter 2010. ![]() Renditja përfundimtare e DreamHack Winter 2010: 1. - Natus Vincere- $14,100 + KVD gift card worth $14,1002. - mTw - $4,2503. - Lions - $2,8004. - Frag eXecutors
Re: Na´Vi fiton DreamHack Winter 2010 - Lizardi - 09-20-2020 Na'Vi <3 nice play from starix <3 nejse edhe markeloff^i jav ka majt lojen AWP:LoL |