eSportsKosova - Gaming Community
SHBA, përgatit teknologjinë për “parashikimin e krimeve” - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: SHBA, përgatit teknologjinë për “parashikimin e krimeve” (/thread-11525.html)



SHBA, përgatit teknologjinë për “parashikimin e krimeve” - Joshi - 08-06-2021

[Image: di-YQ2T.jpg]

SHBA ka nisur testimin e teknologjisë për parashikimin e krimeve. Me ndihmën e kamerave dhe sensorëve “sistemi para-kriminal” do të maten dhe regjistrohen ndryshimet në lëvizjet e trupave të individëve, zërin dhe ritmin e të folurit.

Do kapet skema e frymëmarrjes, lëvizjet e syrit dhe temperatura trupore, ndryshimet e të cilave zakonisht i atribuohen mundësisë se një person i caktuar do të kryejë krim.

Programi Future Attribute Screening Technology – FAST, i testuar deri tani nga zyrtarët qeveritarë, të cilët vullnetarisht kanë pranuar që të marrin pjesë në eksperiment.

Testi i parë është kryer në një lokacion sekret në verilindje të SHBA-ve. Ky sistem mund të përdoret jo vetëm në aeroporte, por edhe në vendkalimet kufitare, në vendet publike etj.

Hulumtimi është kryer me qëllim që të konfirmohet nëse teknologjia mund të detektojë shenjat e stresit, gjë e cila mund të ndërlidhet me objektivin për të bërë diçka ose ndonjë krim. Studimi i ardhshëm mund të përfshijë vullnetarë nga publiku.


SHpresoj qe do mbizotroj prap drejtsija !


Re: SHBA, përgatit teknologjinë për “parashikimin e krimeve” - LoteXxX - 08-07-2021

SHBA Jan te fOrta per ksi sene Big Grin

Qysh mu bo na KOSOVA si SHBA :S.


Re: SHBA, përgatit teknologjinë për “parashikimin e krimeve” - FidanSH - 08-07-2021

khaa , qa spo bojn bre nanen -4-