![]() |
|
Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10 (/thread-11255.html) |
Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10 - iceboy - 07-31-2021 Kur versionet e sistemet operative rrënjësisht përditësohen, përdoruesit shpesh provojnë që të gjejnë rrugë për t’i kthyer veçoritë klasike të ndërfaqes së përdoruesit. Kjo është parë më herët me Windows kur menyja klasike start ishte larguar nga llojet e reja të Windows si Windows 7 dhe kur u riorganizua me Metro Start Menu në Windows 8. Në muajt e fundit, Ubuntu ka vuajtur nga mëdyshja e njëjtë pas lajmërimit që Ubuntu 11.10 nuk do ta ketë më menynë klasike start. Pas lëshimit të fundit të Ubuntu 11.10 Oneiric Ocelot, është bërë e qartë që menyja klasike është zëvendësuar nga Unity 2D dhe 3D. Sidoqoftë, megjithë ndryshimin në verisonin Oneiric, është e mundur që të bëhet rikthimi i menysë klasike në Ubuntu 11.10. Për ta marrë menynë klasike start, hapni terminalin dhe shkruani urdhërin e mëposhtëm për ta instaluar pakon Gnome Panel: sudo apt-get install gnome-panel Sapo të jetë instaluar, klikoni në ikonën “gear” nga ekrani hyrës dhe përzgjedhni Gnome Classic përpara se të kyçeni sërish. ![]() Kjo do t’ua rikthejë menynë klasike Start në Ubuntu 11.10. Nëse kyçeni në Classic Session, lëshuesi i Unity nuk do të jetë i gatshëm dhe të gjitha opsionet e Classic Session do të paraqiten siç ishin në versionin e kaluar të sistemit Ubuntu./pcworldalbanian
Re: Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10 - PAiN. - 07-31-2021 qaj1sh viq jeka perparon me kto sene suhm po nimon bravo bravo
Re: Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10 - Joshi - 07-31-2021 wow bravo qaj1sh krejt postet me vLer i Ki !
Re: Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10 - iceboy - 07-31-2021 haha, flm
Re: Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10 - chAmmpzz.~ - 07-31-2021 Brw Good Job. Re: Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10 - doxy - 07-31-2021 qaj1sh bravo veq je ka perparon a ki provu me kry najsen per mu bo IT ? Re: Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10 - iceboy - 07-31-2021 kmu; <3 Inter' Wrote:qaj1sh bravo veq je ka perparon a ki provu me kry najsen per mu bo IT ? Op man qit ide e kom pas gjithmone, bile prej ne shkolle fillore e kom pas n`men me njek shkollen e Informatikes, po qe ka1her njeri menon ndryshe e del kejt ndryshe :S punt u bonen ndryshe, gjithcka ndryshoj ... po tash ktu duhet me kqyr nashta hi ne CISCO |