eSportsKosova - Gaming Community
Facebook tani ka 800 milionë përdorues - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Facebook tani ka 800 milionë përdorues (/thread-11243.html)



Facebook tani ka 800 milionë përdorues - BAAM - 07-31-2021

Facebook tani ka 800 milionë përdorues

[Image: thumbnail.php?file=facebooklogo_31938319...cle_medium]

Në konferencën e fundit F8, Facebook tregoi që ata tani kanë 800 milionë përdorues aktivë. Evropa, së bashku me Rusinë, ka 727 milionë banorë. Tani kemi një rrjet shoqëror që do të mund të mbushte një regjion të madh të botës me njerëz dhe ende do të kishte banorë të tjerë (këta banorë të tjerë duke përbërë dyfishin e popullsisë së tërë Kanadës).

Një tjetër krahasim i mirë është që Facebook tani ka aq shumë përdorues sa i kishte tërë interneti në vitin 2004, në vitin kur u themelua edhe vetë Facebook.

Sa për argëtim, më poshtë mund t’i lexoni disa krahasime interesante.

Madhësia e bazës së rrjetit Facebook me përdorues aktivë është:

38% e tërë popullsisë së botës që përdor internet

87% e tërë popullsisë së Azisë që përdor internet

168% e tërë popullsisë evropiane që përdor internet

294% e tërë popullsisë së Amerikës Veriore që përdor internet

370% e tërë popullsisë së Amerikës Latine që përdor internet

674% e tërë popullsisë së Afrikës që përdor internet

1,674% e tërë popullsisë së Lindjes së Mesme që përdor internet

3,757% e tërë popullsisë së Oqeanisë/Australisë që përdor internet


[Image: Facebook_vs_regjionet_968474079.png]

Dhe duke e krahasur atë me tërë popullsinë e disa shteteve të përzgjedhura, kemi:

Baza a përdoruesve aktivë të rrjetit Facebook është:

2.5 herë më e madhe se popullsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

3.9 herë më e madhe se popullsia e Brazilit

5.8 herë më e madhe se popullsia e Rusisë

6.3 herë më e madhe se popullsia e Japonisë

9.7 herë më e madhe se popullsia e Gjermanisë

12.4 herë më e madhe se popullsia e Francës

13 herë më e madhe se popullsia e Britanisë së Madhe

13.8 herë më e madhe se popullsia e Italisë

19.7 herë më e madhe se popullsia e Spanjës

23.5 herë më e madhe se popullsia e Kanadës.

36.6 herë më e madhe se popullsia e Australisë

76.7 herë më e madhe se popullsia e Belgjikës

88 herë më e madhe se popullsia e Suedisë

144.6 herë më e madhe se popullsia e Danimarkës

185.7 herë më e madhe se popullsia e Irlandës

250.39 herë më e madhe se popullsia e Shqipërisë

470.59 herë më e madhe se popullsia e Kosovës (nëse e marrim popullsinë 1.7 milion banorë)

Vetëm India dhe Kina kanë popullsi më të madhe


[Image: fb_vs_shtetet_977752750.png]

Tabela e dytë krahason tërë popullsinë, jo vetëm përdoruesit e internetit. Vërtet që Facebook ka arritur të përhapet mjaft shumë./pcworldalbanian


Re: Facebook tani ka 800 milionë përdorues - PAiN. - 07-31-2021

o zot :A shum shum u perhap per 8 vjet


Re: Facebook tani ka 800 milionë përdorues - SannctuM; - 07-31-2021

kuku don mu qky facebooku krejt


Re: Facebook tani ka 800 milionë përdorues - FidanSH - 07-31-2021

8 vjet ka 100 milion 800 milion - qysh sja thejn per krejt ket fb se na lodhi


Re: Facebook tani ka 800 milionë përdorues - razzOr-. - 07-31-2021

u ka ba ky facebook si buka nuk din mu qkoq gjinja pej tina


Re: Facebook tani ka 800 milionë përdorues - T!eSto - 08-02-2021

entrexx<'' Wrote:8 vjet ka 100 milion 800 milion - qysh sja thejn per krejt ket fb se na lodhi



Re: Facebook tani ka 800 milionë përdorues - Joshi - 08-02-2021

prite tash se rritet edhe ma shum !


Re: Facebook tani ka 800 milionë përdorues - Mister-X - 08-05-2021

Shum perbes kta jon 1 ushtri Tongue