eSportsKosova - Gaming Community
Android 2.3 Gingerbread del më 6 dhjetor? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Android 2.3 Gingerbread del më 6 dhjetor? (/thread-1111.html)



Android 2.3 Gingerbread del më 6 dhjetor? - Lizardi - 09-16-2020

Duket se Google do të lansojë edhe zyrtarisht versionin e saj të fundit të sistemit operativ për telefona mobil, Android 2.3 Gingerbread.

Për më tepër, platforma e dytë mobile në botë ka edhe një datë për versionin e saj të ri të sistemit operativ, dhe sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë – 6 dhjetori 2010.

Ne të gjithë e dimë se Android e ka mbajtur fjalën për lansimin e versioneve të reja të sistemit të saj operativ për telefonat e mençur mobil, ndërsa edhe kësaj radhe thuhet se data e saktë e këtij lansimi do të jetë fillimi i muajit dhjetor.

Sipas Into Mobile thuhet se përfaqësuesi i Google - Andry Rubin do ta bëjë publike informatën në një ngjarje që do të organizohet në San Francisco.


[Image: f.1124161455663_m.jpg]