eSportsKosova - Gaming Community
Na`Vi, F2F, PG ftohen për DH Winter - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Na`Vi, F2F, PG ftohen për DH Winter (/thread-1010.html)



Na`Vi, F2F, PG ftohen për DH Winter - XLN7 - 09-07-2020

Udhëheqësit e DreamHack kanë njoftuar se Natus Vincere, Face2Face dhe Power Gaming janë ftuar për edicionin dimëror të turneut.

Ekipi ukranian ishin në DreamHack Summer 2010, ku u ballafaquan me një largim të hershëm në çerekfinale, pas humbjes 2-0 nga SK Gaming.

Natus Vincere, që së fundi përfunduan në vendin e katërt në World e-Sports Masters 2010, do të kthehen edhe një herë në Suedi, ndoshta me shpresën për t'u hakmarrë për humbjën nga SK në turneun e lartëpërmendur.

[Image: 1277068271.36.jpeg]

Përveç ftesës për shtëpinë ukraniane, organizatorët e DreamHack kanë lëshuar gjithashtu ftesa për Face2Face dhe Power Gaming. Ky do të jetë DreamHack i parë së bashku për këto dy ekipe.

Lista e ekipeve pjesëmarrëse në DreamHack Winter 2010 është si vijon:

[Image: dk.gif] mTw
[Image: se.gif] fnatic
[Image: ua.gif] Natus Vincere
[Image: fi.gif] Power Gaming
[Image: fi.gif] munkka
[Image: tr.gif] Hardwarearena
[Image: be.gif] Antwerp Aces
[Image: se.gif] RAGE-Gaming
[Image: dk.gif] No Problem!
[Image: br.gif] mibr
[Image: se.gif] SK Gaming
[Image: fr.gif] Face2Face
[Image: pl.gif] Frag eXecutors
[Image: dk.gif] Full-Gaming
[Image: fr.gif] Millenium
[Image: es.gif] x6tence
[Image: dk.gif] puta
[Image: se.gif] Lions
[Image: se.gif] ondska

Lista megjithatë nuk është e kompletuar akoma, pasi kualifikimet ende nuk kanë mbaruar në shtetet si Norvegji dhe Portugali.

DreamHack Winter 2010 do të mbahet në Elmia, në Jönköping, nga data 25 deri më 28 Nëntor, me 32 ekipe të përfshira në garën e Counter-Strike, dhe ndanë çmimin prej $35,400.