![]() |
|
Ajete dhe Hadithe - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Ajete dhe Hadithe (/thread-57.html) |
Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Gjithashtu thotë Profeti Alejhi Selam: "Unë dhe umeti im në ditën e gjykimit do të jemi vrojtues dhe gjykues përmbi krijesat e Allahut në ditën e gjykimit dhe ne do të dëshmojmë kundër popullit të Nuhut a.s. dhe Lutit a.s., të popullit të Salihut, të popullit të Musait a.s. dhe të gjithë njerëzve që kanë ardhur para neve që Pejgamberët ju kanë ardh me shpallje dhe ia kanë kthye shpinën; ju do të jeni vrojtues, gjykues". Transmeton: Hadithi ceket nga Ibn Abi Hatimi. Dhe gjithashtu edhe nga Ibn Kethiri në librin e tefsirit vëllimi 1 faqe 196. Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Nga Ebu Hurerje r.a transmetohet se i Derguari alejhi selam ka thene: "Vertet feja eshte lehtesi, kushdo qe e veshtireson fene (me shtesa) ajo e ngadhenjen ate (duke e kthyer ne gjendje normale) andaj drejtohuni , afrohuni (njeri me tjetrin), dhe pergezoni , shfrytezoni dhe ndihmohuni ne ecje te mengjezit, te mbremjes dhe te pasdarkes (shfrytezoni lehtesimet fetare ne ibadete)." (Buhariu) Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Transmeton Imam Ahmedi rahimehull-llah nga Ebu Mes'udi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "All-llahu nuk e pranon namazin a atij i cili nuk e qetëson kurrizin duke qenë në ruku apo sexhde". Në një transmetim tjetër thotë: "Përderisa nuk e drejton shpinën në ruku dhe sexhde" Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Për çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur lind dielli, duhet dhënë sadaka. Nëse pajton dy veta, edhe kjo është sadaka, nëse dikujt i ndihmon që të hipë në kafshën e tij, ose i ndihmon që ta ngarkojë barrën në kafshën e tij (kalë ose deve), edhe kjo është sadaka, edhe fjala e mirë është sadaka, çdo hap që bën për të shkuar në namaz është sadaka, edhe largimi nga rruga e asaj që i pengon kalimtarët është sadaka.” (Muttefekun alejhi) Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Sehl bin Sa’di, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, më trego për një punë, të cilën do ta bëj, që të më dojë Allahu dhe të më duan njerëzit.” I Dërguari i tha: “Mos e lakmo (bëhu zahid në) këtë botë, do të të dojë Allahu dhe mos lakmo atë që është te njerëzit, do të të duan njerëzit.” (Shënon Ibn Maxhe) Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Transmeton Abdullah ibën Abasi se Resulullahi i ka thënë Muadh ibën Xhebelit kur e dërgoi në Jemen (për t’ua mësuar Islamin) “Vërtet, ti do të shkosh te një popull që janë ithtarë të librit ( të krishterë), kur të arrish atje, më së pari thirri të dëshmojnë se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguar i tij. Nëse ata të pasojnë në këtë, atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namaze gjatë ditës dhe natës. Nëse të pasojnë në këtë, atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë obligim të japin zekatin, që u merret të pasurve nga ata dhe u shprëndahet të varfërve prej tyre. Nëse të pasojnë në këtë, atëherë ki kujdes në pasurinë e tyre që e konsiderojnë më me vlerë dhe e duan më shumë (gjatë marrjes së zekatit). Ruaju lutjes së atij që i bëhet zullum (padrejtë), për shkak se ndërmjet tij dhe Allahut nuk ka pengesë.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberit a.s. ka thënë: ''Keni kujdes, ruhuni nga zilija, sepse zilija i djeg punët e mira (thevabet) ashtu siç i djeg zjarri drunjtë.'' (Transmetojnë Tirmidhiu.) Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) në një rast ka thënë: “A e dini se çfarë është gibeti (përgojimi)”? Ata që ishin prezent thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Të përmendësh diçka për vëllain tend pët të cilën ai nuk ka dëshirë (e urren) të përmendet.” Dikush nga të pranishmit e pyeti: “E nëse kjo që e them për vëllain tim, është një cilësi që ai e ka?” Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tha: “Nëse e thua atë që e ka, atëherë ti e ke përgojuar atë, e nëse e thua atë që nuk e ka, atëherë ti ke shpifur ndaj tij.” (Transmeton Muslimi) Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Nga Ajjad ibn Samit r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. ka thënë: Më garantoni këto gjashtë gjëra, që t'ua garantoj Xhennetin: 1. Kur të flitni, thoni të Vërtetën. 2. Kur të premtoni zbatojeni Premtimin. 3. Kur t'ju lihet diçka Emanet, çone në vend. 4. Ruani Nderin tuaj nga Prostitucioni. 5. Ruani Sytë tuaj nga të shikuarit Haram. 6. Ruani Duart tuaja nga të bërit Keq. Transmeton Bejhakiu. |