eSportsKosova - Gaming Community
Ajete dhe Hadithe - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html)
+--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html)
+--- Thread: Ajete dhe Hadithe (/thread-57.html)

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11


Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020

Transmetohet nga Enesi r.a qe thote:Se e ka degjuar te Derguarin e All-llahut s.a.v.s duket thene:All-llahu xh.sh thote::Nese robin Tim e sprovoj me dy te dashurit e tij (me humbjen e syve)e ai bene durim,do t'i kompenzoj me xhenet."


Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020

NDALIMI I MALLKIMIT TE NJERIUT PERSONALISHT DHE SHTAZES.
Marre nga: Rijadus Salihin (Imam Neveviu)

Hadithi 1560:
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: Per njeriun e sinqerte nuk eshte e denje te jete mallkues. transmeton Muslimi

Hadithi 1561:
Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet se ka thene i Derguari s.a.v.s.: Ata qe betohen dhe mallkojne shume, ne Diten e Gjykimit nuk mund te jene ndermjetes dhe deshmitare.

Hadithi 1564:
Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet se ka thene i Derguari s.a.v.s.: Vertete mallkimi i njer robi ndaj diqkahit ngrihet ne qiell, e dyert e qiellit mbyllen nga ai, e pastaj mallkimi kthehet ne toke, por edhe dyert e tokes kthehen nga ai. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqendrim, kthehet nga i mallkuari, nese edhe i meritueshem, por nese nuk e meriton mallkimin, atehere i kthehet mallkuesit


Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020

Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thene: Eshte pyetur i Derguari i Allahut, cila veper eshte me e vlefshme? Ka thene: Besimi ne Allahun dhe te Derguarin e Tij. I eshte thene: Pastaj cila eshte? Ka thene: Xhihadi ne rrugen e Allahut. I eshte thene: Pastaj cila eshte? Ka thene: Haxhxhi i pranuar


Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020

Nga Abdullah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se ka thene: I Derguari i Allahut s.a.v.s. ka thene: Kush vritet ne mbrojtjen e pasurise se tij eshte deshmor


Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020

e kishte pyetur një njeri Muhamedin a.s "Kur të përleshen dy muslimanë me shpatat e tyre (për ta mbytur njëri tjetrin), edhe mbytësi edhe i mbyturi janë për xhehenem".Atëherë i thashë:"O i Dërguari i Allahut, për mbytësin është e qartë, por përse edhe i mbyturi?"Pejgamberi atëherë i përgjigjet:"Sepse edhe i mbyturi ka dëshiruar ta mbysë shokun e vet"
(Mutefekun alejhi, nga Ebu Bekrete Nufej i ibn el Harith eth Thekafijj)


Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020

Parimi: Jo tërë ajo çfarë dihet duhet të thuhet, jo tërë ajo çfarë thuhet duhet të përhapet
Amr ibn Ebi Kurreh [rahimehullah] ka thënë:


"Ndërsa ishte në Medinë, Hudhejfe, i hidhëruar, ua përmendi disa burrave nga sahabët disa gjëra të cilat i thoshte i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]. Burrat që i dëgjonin këto gjëra nga Hudhejfeja, më pas, shkonin te Selmani për t'i kallëzuar çfarë kishte thënë Hudhejfe.


Selmani thoshte:
- Hudhejfe di më mirë për atë çfarë flet -.

Pastaj, ata ktheheshin te Hudhejfe dhe thoshin:
- Në i përmendëm fjalët tua tek Selmani dhe ai as nuk i pohoi, as nuk i mohoi.

Kështu, Hudhejfeja erdhi te Selmani, i cili gjendej në fermën e tij të perimeve, dhe tha:
- O Selman, çfarë të pengoi të pohoje atë që kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]?


- Vërtet, i dërguari i Allahut nganjëherë hidhërohej dhe u thoshte disa gjëra sahabëve. A nuk do të ndalesh derisa të mbjellësh dashuri në zemrat e njerëzve për disa njerëz dhe të mbjellësh urrejtje ndaj të tjerëve në zemrat e disa të tjerëve, deri në atë masë, saqë të ndahen e të përçahen? Ti e di që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka mbajtur një fjalim dhe ka thënë:

'Nëse, duke qenë i hidhëruar, e kam abuzuar apo mallkuar ndonjë nga Umeti im, atëherë unë jam një nga bijtë e Ademit [dmth njeri] dhe hidhërohem ashtu siç hidhërohen ata. Mirëpo, unë jam dërguar si mëshirë për krijimin, kështu që [O Allah] bëji ato [mallkime e abuzime] një bekim për ta në Ditën e Gjykimit'. Pra, pasha Allahun, ose do të ndalesh, ose, përndryshe, do t'i shkruaj Umerit -, e paralajmëroi Selmani.

[Transmeton Ebu Daud, nr. 4657. Është vërtetuar nga el-Albani në es-Sahih, nr.1757]


Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020

"Lutja e një njeriut musliman për vëllain e tij jo të pranishëm është e pranueshme.
Te koka e lutësit është një ëngjëll i autorizuar,i cili kur lutësi kurdo qoftë bën një lutje në dobi të vëllait të tij,thotë:"Pranoje O Zot,Edhe Ty Të Qoftë Po Ashtu !"
(Muslimi)


Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020

Nga Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:Resulull-llahu, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Ne çdo nyje te njeriut ka sadake çdo dite ne te cilen lind dielli; te pajtosh dy vete eshte sadake, te ndihmosh njeriun te hype ne kafshen e tij
qe ta barte ose ta ngrite ne te furnizimin ( barren ) e tij eshte sadake. Fjala e mire eshte sadake. Cdo hap qe shpie kah namazi eshte sadake. Te shmangesh nga rruga pengesen eshte sadake'. "

(Buhariu dhe Muslimi)


Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020

Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Ismail b. Xha’feri duke transmetuar nga
Abdullah b. Dinari, ky nga Ebu Salihu, ky nga Ebu Hhurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s.
ka thënë:
"Unë në krahasim me pejgamberët tjerë, jam sikur njeriu i cili ka ndërtuar një shtëpinë, e
ka kryer dhe e ka zbukuruar porse i mungon në skaj një tullë. Njerëzit e kanë vizituar, iu
ka pëlqyer, por thonë: ’Sikur ta kishte venduar edhe atë tullë.’ Pra unë jam ajo tullë, unë
jam vula e pejgamberisë – tha (Muhammedi a.s.)."
(Buhariu)