![]() |
|
[Event] WCG 2010 [Na`Vi win] - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: [Event] WCG 2010 [Na`Vi win] (/thread-584.html) |
Re: [Event] WCG 2010 - XLN7 - 07-25-2020 Ekipet që kanë kalu në fazën e playoff-it : Earthquake mTw Evil Geniuses Executioners compLexity Area51 TyLoo MYM Na´Vi Lions K29 bet4gamers SK Gaming Frag eXecutors WeMade FOX forZesingle elemination bracket
Re: [Event] WCG 2010 - XLN7 - 07-25-2020 Video: face vs ATE Gaming #1 [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=xde2oRDsTGM[/youtube] Video: K29 mposht mTw [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=NkqRQEH0388[/youtube] Re: [Event] WCG 2010 - XLN7 - 07-25-2020 Video: threat vs Immunity [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=E92e6m8qnE8[/youtube] Video: bEe vs bet4gamers [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=aZwA47rx444[/youtube] Re: [Event] WCG 2010 - XLN7 - 07-26-2020 UPDATE Finalja dhe ndeshja per vendin 3/4 te HLTV IP - Day4
Re: [Event] WCG 2010 - XLN7 - 07-26-2020 mTw dhe Na`Vi arrinë finalen e WCG mTw dhe Natus Vincere janë dy finalistet në WCG 2010, pas fitores 2-0 kundër compLexity dhe Frag eXecutors, respektivisht. mTw konfirmuar statusin e tyre prej favoriti kundër compLexity, duke mposhtur ekipin brazilian 2-0, në de_train dhe de_nuke. Mapi i parë ishte vetëm për mTw pothuajse gjatë gjithës kohës, pasi compLexity arritën ti merrnin ekipit danez vetëm dy pikë gjatë pjesës së parë. Me njëmbëdhjetë runde kryesim në pushim, mTw kontrolluan ritmin aq as e panë të arsyeshme, dhe i lejuan coL të bënin një ngritje, që ishte jetë-shkurtër, pasi ekipi skandinav arritën fitoren me rezultat 16-7. Në de_nuke, ishte pothuajse krejtësisht e kundërta, pasi që ish-ekipi FireGamers ishin më të mirë në pjesën e parë, me të gjithë lojtarët që dukeshin të fokusuar për t'a dërguar ndeshjen në mapin e tretë. coL ishin duke iu gëzuar avantazhit 12-3 në fund të pjesës së parë, por kur shumë menduan se ky map ishte një çështje e mbyllur, mTw filluan të mbledhnin runde, të inspiruar nga mbështetja që e pranonin nga bashkatdhetarët e tyre Full-Gaming, dhe e kthyen rezultatin për t'a fituar mapin 16-14. ![]() ![]() Në ndeshjen tjetër, Natus Vincere eleminuan Frag eXecutors, mirëpo ata u desh të punonin shumë për të arritur fitoren, posaçërisht në mapin e parë, de_dust2, ku asnjëra palë nuk ishte në gjendje të dilte mbi tjetrën, pasi tabela tregonte rezultatin 15-15 pas dy pjesëve. Pasi që ekipet hynë në vazhdime, Na´Vi ngritën nivelin e lojës, dhe dy pjesë me rezultat 2-1 i dhanë atyre kryesimin. Në de_tuscan, Na´Vi ishin thjeshtë shumë të nxehtë për kundërshtarët e tyre, dhe shkuan në pjesën e dytë me avantazh 10-5. Katër rundet e para të pjesës së dytë gjithashtu shkuan në anën e Na´Vi, para se FX përfundimisht të përgjigjeshin, duke fituar tri runde rradhazi. Por kjo ishte e gjitha çfarë ata arritën, pasi ukranianët fituan dy rundet vijues për të fituar mapin 16-8 dhe për të shënuar fitore 2-0 në përgjithësi. ![]() ![]() Natus Vincere dhe mTw tani do të luajnë kundër njëra-tjetrës për trofeun e WCG dhe çmimin e parë prej $25,000, derisa Frag eXecutors do të takohen me compLexity për medaljen e bronztë. Re: [Event] WCG 2010 - XLN7 - 07-26-2020 Na`Vi fiton WCG 2010 ! btw = shume loje interesant ka shku, lufte-lufte hahah |