![]() |
|
Ajete dhe Hadithe - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Ajete dhe Hadithe (/thread-57.html) |
Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Ky hadith eshte marr nga libri i Dijetarit Ibn Kaj-jim (r.a) Me titull 'el-vabilu-Saj-jib' Thot Ibn Kajimi (r.a) Na kete hadith madheshtor me pozit te loart qe duhet qdo musliman ta mesoj permendesh. Do ta permendi te terin per shkok te perfitimit qe nxjerrim nga ky hadith dhe per dobit qe krijesat kan nga ky hadith.... Ky eshte Hadithi i seid Ibn Musej-jibit nga AbduRrahman Ibn Semurah ibn Xhundub i cili thot. Doli nje dite prej diteve Pejgamberi(alejhi salatu ve selam) e ne ishim te kopshti i suffes ne medin.U ngrit ne kembe dhe tha:'Me te vertet une mbram e pash nje enderr te habitshme. (1) Pash nje person nga Umeti (populli) im te cilit iu prezantua Meleku i vdekjes per tia marr shpirtin,por i erdhi (ndiham)atij miresjellja e tij ndaj prinderve dhe elargpj Melekun e vdekjes prej tij... (2) Pash nje person nga Umeti im qe ishte perfshir nga denimi i Varrit..E i erdhi atij (ndihma)Abdesi qe ai kishtemarr dhe e shpetoj ate nga ai denim... (3)Pash nje person nga Umeti im qe e friksoin shejtanet..E i erdh atij (ndihma) Permendja e Allahut dhe i largoi shejtanet prej tij.... (4)Pash njer person nga Umeti im qe e frikesonin Melaiket e Denimit..Ei erdhi atij (ndihma) namazi i tij dhe e shpetoi nga duart e tyre...... (5)Pash nje person nga Umeti im qe e kishte perveluar.. Sa her qe bante ti afrohej ndonje pellgu me uje...largohej prej tij e u pengonete..E i erdhi atij (ndihma) Agjerimi i Ramazanit qe ai kishte bere dhe e gostitin me uje sa qe ai e shuan etjen qe e kishte kapluar...... (6) Pash nje person nga Umeti im e i pash Pejgamberet ulur neper grupe (mexhlise),sabante tu afrohej ky person ndonje mexhlisi prej ketyre mexhliseve...largohej prej tyre u pengonte...E i vjen (ndihma) atij Gusuli(pastrimi) i marr nga Xhunubllaku(papastertia) e marrin per dore dhe e ulin pran meje mexhlisin tim... (7) Pash nje person nga Umeti im qe perpara tij ishte erresira prapa tij ishte erresira nga e djathta e tij ishte erresir nga e majta e tij ishte erresir siper tij erresir e poshtij erresir.E ai rrinte i shashtisur (nuk dinte te levizte)nga te ikte..E i vjen (ndihma) Atij Haxhilleku e Umreja qe ai kishte kryer dhe e nxjerrin ate prej errsires ne drite... (8)pash nje person nga Umeti im qe me duart e tij i ruhej flakeve te zjarrit e prushit..E i vjen (ndihma)atij Sadakaja(lemosha) e dhene e behet penges midis tij e zjarrit dhe bahet mbulesa mbi koken e tij.... (9) Pash nje person nga Umeti im qe i fliste besimtarve e ata nuk i flisnin atij..E i vjen (ndiham) atij Lidhja farefisit (akrabalaku) e i thot besimtarve:O besimtar ky njeri ishte qe e ka lidhur farefisin e tij me vizita te ngrohta ..E i flasin ati Besimtaret dhe e takojn e ai i takon ata...... (10) Pash nje person nga Umeti im qe e friksonin Zebanijet(melaiket e zjarrit),E i erdh (ndihma) atij Urdherimi per te mir e ndalimi nga e keqja qe ai kishte bere ne dynja..dhe e vendosin tek Melaiket e meshires.... (11) Pash nje person ngo Umeti im te gjunjezuar,Midis tij e Zotit Kishte pengesa.E i vjen (ndihma) atij Morali i mir, e merr per dore dhe fut ne audiencen e Allahut... (12) pash ne person nga Umeti im qe kur i zbret libir i vjen nga ana e majt e tij..E i vjen (ndihma) atij frikesimi i tij nga Allahu dhe e marre Librin dhe e vendos nga ana e djath e tij... (13) Pash nje person nga Umeti im te cilit iu paksua peshorja e puneve te mira..E i vijn atij(ndihma)femijet(pasardhesit e tij)qe ai i kishte edukuar mir(si duhet) dhe ja rendojn peshoren e tij... (14)Pash nje person nga Umeti im qe qendronte ne kembe buz zjarrit te xhehenemit..E i vjen (ndihma) atij pejetimi i Frikes se Allahut(dridhjet e zemres se tij)..DHe e shpetojn ate nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugen perne Parajs... (15) Pash njer person nga Umeti im te hidhet ne zjarr..E i vjen atij (ndihma) Loti qe e kishte derdhur nga Frika prej Allahut dhe e shpeton ate nga Zjarri.... (16) Pash njer person nga Umeti im qe ishte ne kembe ne Uren e Siratit , e dridhej si gjethe e palmes nga stuhija e fort.. E i vjen atij (ndihma)Mendimi i mir qe ai ka pasur per Allahun dhe i qetson dridhjet, e ai vazhdon ne qesi rruges per ne gjenet ... (17) Pash njer person nga Umeti im qe zvarritej mbi Uren e Siratit...nganjher ecte ne kembe e nganjeher binte nganjeher ecte kemba dorazi e nganjeher kacavirrej...E i vjen atij (ndihma) Salavatet qe ai ka rene mbi mua , dhe e qojne (ketuse spo muj me kuptu qka po shenon)A"ojA ne kembe te drejtuar dhe shpetojne ate.... (18) Pash nje person nga Umeti im ad arrin deri tek portat e XHenetit.. e dyert e saj i mbyllen pa lene ate te futet ne xhenet...E i vjen atij (ndihma)deshmija 'La ilahe il-la Allah' Nuk ka Zot te vertet perveq Allahut (Nuk ka Zot qe meriton te adhurohet perveq Allahut) dhe ja hapin dyert dhe ai futet ne xhenet... E transmeton kete hadith hafiz Ebu Musa el-Medenij-j ne librin e tij 'Tergib fa hisalel munxhij-jeh ve terhib minelhilal el-merdij-jeh' e libri i tij e kandertuar ne baz te shpjegimit te ketij Hadithi e ka thene per kete Hadith...'Ky Hadith eshte Hasen xhiden..(Shum i mir) e transmetoi nga Seid ibn Musej-jib ,Amr ibn Azer,Alij ibn Zejd ibn Xhud'an dhe Hilal ebu Xhebeleh.... Ka qene Shejhu Islamit ibn Tejmij-jeh (Allahu e mshiroft) qe e Madheshtonte shume kete Hadith e me ka ardhur mua prej tij se ai ka Thane Argumentet e vertetsis jane te dukshme pere kete Hdith. Kaq ishte ajo qe thot Ibn Kajim per kete Hadith ..\ Ishte kan Mir me smu Hadithin Permendesh InshaAllah... Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 11.Njeriu me I mire eshte ai qe jeton gjate dhe ben vepra te mira. 12.”Mos I pergjani jehudeve ! Ata nuk luten as me papuqe as me meste .” Mos I pergjani jehudeve dhe krishtereve !Ata nuk ngjesin kane. 13.Ne diten e gjykimit njerzit do te ringjadhen te zbathur , te zhveshur dhe te pa ber sunet. Ajsha I tha: O I Derguari I Allahut A meshkujt dhe veprat bashke,te shikojm en njeri tjetrin ?Tha pejgamberi a.s.:Oj Ajshe gjendja do te jete shume me e veshtire se sa ti preokupoj nje gje e tille . 14.Shembulli I pese namazeve eshte si shembulli I nje lumi qe rrjedh shume para deres se ndonjerit prej jush net e cilin pastrohet cdo dite nga pese here . 15.Secili nga ju xhenneti eshte me afert se sa lidhesja e mbatheses se tij e poashtu edhe xhehennemi. 16.Cili mekat eshte me I madh se mos rrespektimi I urdhnave te Allahut dhe te drejtave te Tij, dhenja perparsi urdherave dhe te drejtave te tjeter kujt para urdherave dhe te drejtave te Tij!? 17.Nuk do te hyj ne xhennet ai qe ne zemren e tij ka nje therrmi mendjemadhesi.(muslimi) 18.I gjihte ummeti im do te hyje ne xhenent perveq atij qe rrefuzon.Kush me nenshtrohet do te hyj ne xhenent,kush nuk me nenshtrohet ai ka rrefuzuar.(buhari) 19.Allahu krenohet ne namazin me xhemat. 20.Tre persona jan nen mbrojtjen e Allahut: njeriu I cili eshte nisur ne njeren nga xhemit,njeriu I cili eshte nisur si luftar ne rrug te ALlahut,dhe njeriu qe eshte nisur per ne haxh.(sahihul xhami) Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene: " Kush ia largon besimtarit nje brenge nga brengat e kesaj bote, All-llahu nga ai do ta largoje nje brenge nga brengat e dites se Gjykimit. Kush ia lehteson atij I cili eshte ne veshtiresi. All-llahu atij do t'ia lehtesoje ne kete dhe ne boten tjeter. Kush ia mbulon ( nje te mete ) muslimanit, All-llahu atij do t'ia mbuloje ne kete dhe ne bote tjeter. All-llahu do t'i ndihmoje robit, derisa ai t'I ndihmoje vellait te vet. Kush ndjek rrugen qe ne te te kerkoje dituri, All-llahu do t'ia lehtesoje atij rrugen deri ne xhennet. Asnjehere nuk do te tuboheni ne nje shtepi te Zotit nje grup njerzish qe te lexojne Kur'an dhe qe ta studiojne ate e qe mbi ta te mos zbrese qetesia dhe t'I mbuloje meshira, t'I rrethojne engjijt, dhe qe All-llahu mos t'I permendinder te zgjedhurit e Tij. Kend e hedhin prapa veprat e tij, nuk mund ta gradoje prejardhja e tij." Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Abdullah ibën Mes’udi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk hyn në Xhennet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësie. Një njeri tha: ndonjëri dëshiron që rrobet e tij dhe këpucët e tij të jenë të bukura. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu është i bukur dhe e don bukurinë kurse mendjedhamësia është mospranimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” (Muslimi) Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Hadithe hadith 1 "Mua më është falë të më pëlqejë çdo gjë e pastër dhe e bukur në botë siç janë edhe gratë. Ndërsa momenti më i lumtur i imi është kur lidhem në namaz." hadith 2 "All-llahu me Hatixhen nuk më dha grua më të vyeshme. Kur askush prej njerëzve nuk më besonte, ajo më besoi. Kur njerëzit iknin prej meje, ajo më ndihmoi me pasuri. Dhe Zoti mua më fali fëmijë, jo me gratë tjera por me të." hadithi 3 "Mos ua ndaloni grave, që janë robër të All-llahut, të vijnë në xhamia!" hadithi 4 "(O ju gra), mos u parfumoni kur të shkoni në xhami. Ajo që parfumohet të mos hyjë në xhami." hadithi 5 "Umeri një ditë kërkoi leje të hyjë tek i Dërguari i All-llahut. Tek ai ishin gratë kurejshite. Me të flitnin me zë të lartë dhe pyesnin për shumë gjëra. Kur e dëgjuan zërin e ‘Umerit, u ngritën dhe të shqetësuara filluan të fshihen. I Dërguari i All-llahut i dha leje ‘Umerit të hyjë brenda dhe u qesh ndërsa ‘Umeri iu drejtua: "O i Dërguar i Zotit, si të bëri All-llahu të qeshesh?". Pejgamberi a.s. u përgjegj: "U habita me këto gra. Rrinin para meje. Kur e dëgjuan zërin tënd, shpejtuan të fshihen." E ‘Umeri r.a. vazhdoi: O i Dërguar i Zotit, ti meriton më tepër që para teje të jenë më të rezervuara, tha, dhe duke u kthyer nga ato, shtoi me nervozitet: "O ju armiq të vetevetes, prej meje po frikësoheni ndërsa nga i Dërguari a.s. nuk kini fare frikë. E ato thanë: Ti, në krahasim me të Dërguarin e Zotit je shumë i rreptë. Lidhur me këtë Pejgamberi a.s. tha: "Betohem në Zotin që mban në dorë shpirtin tim. Shejtani duke shkuar rrugës së vet, lakon rrugën (kur e takon ‘Umerin) dhe shkon në rrugë tjetër." marr nga libri Gruaja ne islam Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Trans*me*tohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azib r. an*huma se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtratin tënd, thuaj: 'O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fytyrën time e drejtova kah Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti - duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim për*veç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd të cilin e ke shpallur dhe në Pej*gam*be*rin Tënd që e ke dër*guar'. Nëse vdesish atë natë, do të vdesish me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi”. (Muttefekun alejhi) Në një transmetim tjetër të dy sa*hihëve thuhet: “Më ka thënë I Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest sikur për namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj atë që u cek më lartë”. Pastaj tha: “Bëri këto fjalët të fundit që i thua (para gjumit)!” Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 I Dërguari SalAll-llahu Alejhi ue Selam ka thën: ''Shehidi të Zoti i tij ka shtatë shërblime:Në pikën e parë të gjakut (që i del) i falen të gjithë mëkatet,e sheh vendin e tij në Xhennet,do të jetë i mbrojtur nga sprova e varrit,sigurohet nga firka e madhe në Ditën e Gjykimit,i vendohet atij një kurorë e qetësisë,një gurë i së cilës është më i vlefshëm se kjo botë dhe cka ka në te,martohet me 72 hyri (bukuroshe)si dhe do i mundësohet të ndërmejtëson për 70-të njerëz të afërm''.Hadithin e shënon Tirmidhiu dhe thötë se është hasen sahih. Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 esselamu alejkum Mbas nje mungese te gjat ndoshta kam harruar edhe postimet se ku duhet qete postohet dhe deshta ketu te postoj nje fjale te Omer ibn Hatabit ku ka thene per Irakun kete fjali ekam marre nga nje forum arab i vllaznive dhe e ka perkthy vellau Ebu_Shehid ajo fjali eshte sic vijon: -Emiri i besimtarëve Omer ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë : ”Iraku është kafkë e arabëve,thesarë i burrërisë, përmbajtës i krahinave dhe shtiza e Allahut në tokë,ja pra binduni se shtiza e Allahut nuk thyhe". Perktheu : Ebu_Shehid Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Transmetohet nga Hasan ibn Ebi el-Hasan se ishte një njeri në kohën e të dërguarit alejhi selam (kishte shum pasuri dhe erdhi te i dërguari alejhi selam) dhe i tha: O i dërguari i Allahut më trego për një vepër me të cilën i arrij muxhahidat në rrugë të Allahut I tha: Sa është Pasuria jote? Tha: Gjashtë mijë dinarë E i tha:Nëse shpenzon apo harxhon çdo gjë në adhurim (respekt) të Allahut nuk do të arrish as sa të pluhosurit e nalleve te muxhahidit në rrug te Allahut Dhe erdhi një njeri dhe tha: O i dërguari i Allahut më trego për një vepër me të cilën i arrij muxhahidat në rrugë të Allahut I tha: Sikur të falesh tërë natën dhe të agjërosh ditën nuk do të arrish as gjumin e Muxhahidit në rrugë të Allahut. (Kitab es-Sunnen, Kitab el-Xhihad) |