![]() |
|
[Event] IEM5 World [Na`Vi win] - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: [Event] IEM5 World [Na`Vi win] (/thread-2186.html) |
Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-22-2020 Video: Intervistë me GeT_RiGhT Ne folëm me Christopher "GeT_RiGhT" Alesund rreth vendit të parë të SK në grupin B, si shkuan gjërat me zëvendësimin e tyre dhe në përgjithësi si shkoi dita për të. Shtypni butonin play për të shikuar më shumë se katër minuta në shoqëri me Alesund. [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=suj6MQUskgg[/youtube] Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-22-2020 UPDATE - Ndeshjet per neser (Day2) Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-23-2020 Video: Irukandji vs SK Gaming Ne e mbyllim perden e ditës tonë të parë në IEM5 World Championship me një tjetër video, dhe që është një veprim i mahnitshëm. Në pjesën e parë kundër SK Gaming, kur EG vrapuan drejt bombsite B, Andrew "Irukandji" Timmerman e gjeti vetën vetëm me gjithë skuadrën e SK, por ai përsëri e fitoi rundin, duke mbytur dy lojtarë afër B, para se të vazhdonte në mes, ku ai mbyti edhe një tjetër. Pastaj, ai e montoi bombën në A dhe priti për dy lojtarët e mbetur të vinë tek ai, për ta vulosur një rund të shkëlqyer. [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=1GcFm0o5oIY[/youtube] Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-23-2020 Video: trace vs TCM-Gaming Dita e dytë në IEM5 World Championship sapo ka filluar, dhe ne ju sjellim juve videon e parë nga grupi A. [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=CI6C-rajRPU[/youtube] Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-23-2020 mTw mbi Frag eXecutors Mortal Team Work kanë mposhtur Frag eXecutors, dhe janë tani në krye të grupit A, pasi ata ishin në gjendje të fitonin ndaj FX me rezultat 16-3 në de_inferno. mTw filluan ndeshjen si counter-terrorists dhe ishin në gjendje të kishin një fillim ëndërrash, duke fituar tre rundat e parë. Me disa veprime të shkëlqyera nga Martin "trace" Heldt, mTw siguruan gjashtë rundat e radhës, për ta ngritur epërsinë në 9-0. Një ndryshim i vogël nga FX, ju solli atyre disa runde dhe pjesa e parë përfundoi 12-3. Pjesa e dytë filloi ashtu si e para, mTw fituan pistol round dhe e mbyllën ndeshjen 16-3. Me 3 ndeshje të mbetura, mTw duket të jetë njëra nga favoritet për vendin e parë në grupin A. Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-23-2020 Video: minet flet për fitoren e madhe ndaj Fx Oliver "minet" Minet flet rreth fitores 16-3 kundër Frag eXecutors në de_inferno, në IEM5 World Championship. Ndeshja e parë e madhe e ditës pa mTw të shkatërronin Frag Executors 16-3, në një ndeshje ku ishte parashikuar më shumë aksion. Ne e patëm Oliver "minet" Minet pas ndeshjes, ku ai komentoi në fitoren, formën aktuale të mTw dhe në atë se ata janë shumë të uritur të fitonjë një turne, pas humbjes në Kiev. [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=2klc1cDy5Vk[/youtube] Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-23-2020 Video: bruno vs FX Këtu është një tjetër video nga Intel Extreme Masters 5 World Championship në Hannover, Gjermani. Në një aksion të performuar nga Bruno "bruno" Ono nga compLexity në ndeshjen e tyre kundër Frag eXecutors në de_nuke, Ono na dhuroi neve këtë veprim të bukur. Rishikoje atë moment mëposhtë, [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Dmxd41IxlC0[/youtube] Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-23-2020 Video: TaZ rreth përfundimit në vendin e dytë Wiktor "TaZ" Wojtas flet rreth përfundimit në vendin e dytë në grupin A, humbjen ndaj mTw, SEC 2011 në Poloni dhe shumë më tepër. Është fundi i ditës së dytë në IEM5 World Championship, ku grupi A u finalizua me mTw në krye te grupit, Frag eXecutors në vendin e dytë dhe compLexity siguruan të tretin. Ne u takuam me Wiktor "TaZ" Wojtas, për ta dëgjuar atë rreth paraqitjes së tyre në grup, çka ndodhi kundër mTw dhe shumë më tepër. Shtypni butonin play për të shikuar më shumë se gjashtë minuta në shoqëri me lojtarin e Fx. [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=0tc8U02LnJY[/youtube] Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-23-2020 UPDATE - Dy ndeshjet çerekfinale per neser (Day3) |