![]() |
|
Ajete dhe Hadithe - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Ajete dhe Hadithe (/thread-57.html) |
Re: Ajete dhe Hadithe - ps1kk'z. - 04-28-2020 “Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti) Kjo histori është përmendur në suren el-Buruxh, në ajetet 4-9, ndërsa detajet e kësaj ngjarje i kemi të transmetuara nga i Dërguari i Allahut në “Sahihun” e Imam Muslimit. Allahu i Lartësuar thotë: وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْبُرُوجِ وَالْيَوْمِ الْمَوْعُودِ وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ قُتِلَ أَصْحَابُ الْأُخْدُودِ النَّارِ ذَاتِ الْوَقُودِ إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ وَهُمْ عَلَى مَا يَفْعَلُونَ بِالْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ إِلَّا أَنْ يُؤْمِنُوا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ “Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut, zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse, kur rrinin ulur rreth tij, duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.” (Buruxh, 4-9) “Njerëzit e Hendekut”: Vargu bën fjalë për një ngjarje që ka për protagonist një mbret çifut të Nexhranit, në veri të Jemenit, të quajtur Dhu Nuvas, i cili e quajti veten zot. Por ky u përball me një djalosh i cili e besoi Allahun një, duroi dhe sakrifikoi veten, duke bërë që tërë fshati të besojë. Atëherë le të mësojmë më tepër për këtë ngjarje nëpërmjet hadithit të raportuar në Muslim nëpërmjet Suhejbit, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i cili ka treguar: كَانَ مَلِكٌ فيِمَنْ كَانَ قبْلَكُمْ، وَكَانَ لَهُ سَاحِرٌ، فَلَمَّا كَبِرَ قَالَ لِلْمَلِك: إِنِّي قَدْ كَبِرْتُ فَابعَثْ إِلَيَّ غُلاَمًا أُعَلِّمْهُ السِّحْرَ، فَبَعَثَ إِلَيْهِ غُلاَمًا يعَلِّمُهُ، وَكَانَ في طَريقِهِ إِذَا سَلَكَ رَاهِبٌ، فَقَعَدَ إِلَيْهِ وَسَمِعَ كَلاَمهُ فأَعْجَبهُ، وَكَانَ إِذَا أَتَى السَّاحِرَ مَرَّ بالرَّاهِب وَقَعَدَ إِلَيْه، فَإِذَا أَتَى السَّاحِرَ ضَرَبَهُ، فَشَكَا ذَلِكَ إِلَى الرَّاهِبِ فقال: إِذَا خَشِيتَ السَّاحِر فَقُلْ: حبَسَنِي أَهْلي، وَإِذَا خَشِيتَ أَهْلَكَ فَقُلْ: حَبَسَنِي السَّاحرُ. فَبيْنَمَا هُو عَلَى ذَلِكَ إذْ أتَى عَلَى دابَّةٍ عظِيمَة قدْ حَبَسَت النَّاس فقال: اليوْمَ أعْلَمُ السَّاحِرُ أفْضَل أم الرَّاهبُ أفْضلَ، فأخَذَ حجَرًا فقالَ: اللهُمَّ إنْ كان أمْرُ الرَّاهب أحَبَّ إلَيْكَ مِنْ أَمْرِ السَّاحِرِ فاقتُلْ هَذِهِ الدَّابَّة حتَّى يمْضِيَ النَّاسُ، فرَماها فقتَلَها ومَضى النَّاسُ، فأتَى الرَّاهب فأخبَرهُ، فقال لهُ الرَّاهبُ: أي بُنيَّ، أَنْتَ اليوْمَ أفْضلُ منِّي، قدْ بلَغَ مِنْ أمْركَ مَا أَرَى، وإِنَّكَ ستُبْتَلَى، فإنِ ابْتُليتَ فَلاَ تدُلَّ عليَّ، وكانَ الغُلامُ يبْرئُ الأكْمةَ والأبرصَ، ويدَاوي النَّاس مِنْ سائِرِ الأدوَاءِ. فَسَمعَ جلِيسٌ للملِكِ كانَ قدْ عمِي، فأتَاهُ بهداياَ كثيرَةٍ فقال: ما ها هنا لك أجْمَعُ إنْ أنْتَ شفَيْتني، فقال إنِّي لا أشفِي أحَدًا، إِنَّمَا يشْفِي الله تعَالى، فإنْ آمنْتَ بِاللَّهِ تعَالَى دعوْتُ الله فشَفاكَ، فآمَنَ باللَّه تعَالى فشفَاهُ اللَّهُ تَعَالَى، فأتَى المَلِكَ فجَلَس إليْهِ كما كانَ يجْلِسُ فقالَ لَهُ المَلكُ: منْ ردَّ علَيْك بصَرك؟ قال: ربِّي، قَالَ: ولكَ ربٌّ غيْرِي؟! قَالَ: رَبِّي وربُّكَ الله، فأَخَذَهُ فلَمْ يزلْ يُعذِّبُهُ حتَّى دلَّ عَلَى الغُلاَمِ فجيءَ بِالغُلاَمِ، فقال لهُ المَلكُ: أي بُنَيَّ، قدْ بَلَغَ منْ سِحْرِك مَا تبْرئُ الأكمَهَ والأبرَصَ وتَفْعلُ وَتفْعَلُ فقالَ: إِنَّي لا أشْفي أَحَدًا، إنَّما يشْفي الله تَعَالَى، فأخَذَهُ فَلَمْ يزَلْ يعذِّبُهُ حتَّى دلَّ عَلَى الرَّاهبِ، فجِيء بالرَّاهِبِ فقيل لَهُ: ارجَعْ عنْ دِينكَ، فأبَى، فدَعا بالمنْشَار فوُضِع المنْشَارُ في مفْرقِ رأْسِهِ، فشقَّهُ حتَّى وقَعَ شقَّاهُ، ثُمَّ جِيء بجَلِيسِ المَلكِ فقِيلَ لَهُ: ارجِعْ عنْ دينِكَ فأبَى، فوُضِعَ المنْشَارُ في مفْرِقِ رَأسِهِ، فشقَّهُ به حتَّى وقَع شقَّاهُ، ثُمَّ جيء بالغُلامِ فقِيل لَهُ: ارجِعْ عنْ دينِكَ، فأبَى، فدَفعَهُ إِلَى نَفَرٍ منْ أصْحابِهِ فقال: اذهبُوا بِهِ إِلَى جبَلِ كَذَا وكذَا فاصعدُوا بِهِ الجبلَ، فإذَا بلغتُمْ ذروتهُ فإنْ رجعَ عنْ دينِهِ وإِلاَّ فاطرَحوهُ، فذهبُوا به فصعدُوا بهِ الجَبَل فقال: اللَّهُمَّ اكفنِيهمْ بمَا شئْت، فرجَف بِهمُ الجَبَلُ فسَقطُوا، وجَاءَ يمْشي إِلَى المَلِكِ، فقالَ لَهُ المَلكُ: ما فَعَلَ أَصحَابكَ؟ فقالَ: كفانيهِمُ الله تعالَى، فدفعَهُ إِلَى نَفَرَ منْ أصْحَابِهِ فقال: اذهبُوا بِهِ فاحملُوه في قُرقُور وَتَوسَّطُوا بِهِ البحْرَ، فإنْ رَجَعَ عنْ دينِهِ وإلاَّ فَاقْذفُوهُ، فذَهبُوا بِهِ فقال: اللَّهُمَّ اكفنِيهمْ بمَا شِئْت، فانكَفَأَتْ بِهِمُ السَّفينةُ فغرِقوا، وجَاءَ يمْشِي إِلَى المَلِك، فقالَ لَهُ الملِكُ: ما فَعَلَ أَصحَابكَ؟ فقال: كفانِيهمُ الله تعالَى، فقالَ للمَلِكِ إنَّك لسْتَ بقَاتِلِي حتَّى تفْعلَ ما آمُركَ بِهِ، قال: ما هُوَ؟ قال: تجْمَعُ النَّاس في صَعيدٍ واحدٍ، وتصلُبُني عَلَى جذْعٍ، ثُمَّ خُذ سهْمًا مِنْ كنَانتِي، ثُمَّ ضعِ السَّهْمِ في كَبدِ القَوْسِ ثُمَّ قُل: بسْمِ اللَّهِ ربِّ الغُلاَمِ، ثُمَّ ارمِنِي، فإنَّكَ إذَا فَعَلْتَ ذَلِكَ قَتَلْتنِي. فجَمَع النَّاس في صَعيدٍ واحِدٍ، وصلَبَهُ عَلَى جذْعٍ، ثُمَّ أَخَذَ سهْمًا منْ كنَانَتِهِ، ثُمَّ وضَعَ السَّهمَ في كبدِ القَوْسِ، ثُمَّ قَالَ: بِسْم اللَّهِ رَبِّ الغُلامِ، ثُمَّ رمَاهُ فَوقَعَ السَّهمُ في صُدْغِهِ، فَوضَعَ يدَهُ في صُدْغِهِ فمَاتَ، فقَالَ النَّاسُ: آمَنَّا بِرَبِّ الغُلاَمِ، فَأُتِيَ المَلكُ فَقِيلُ لَهُ: أَرَأَيْت ما كُنْت تحْذَر قَدْ وَاللَّه نَزَلَ بِك حَذرُكَ، قدْ آمنَ النَّاسُ، فأَمَرَ بِالأخدُودِ بأفْوَاهِ السِّكك فخُدَّتَ، وَأضْرِمَ فِيها النيرانُ، وقالَ: مَنْ لَمْ يرْجَعْ عنْ دينِهِ فأقْحمُوهُ فِيهَا أوْ قيلَ لَهُ: اقْتَحمْ، ففعَلُوا حتَّى جَاءتِ امرَأَةٌ ومعَهَا صَبِيٌّ لهَا، فَتقَاعَسَت أنْ تَقعَ فِيهَا، فقال لَهَا الغُلاَمُ: يا أمَّاهْ، اصبرِي فَإِنَّكَ عَلَى الحَقِّ “Para jush, ishte një mbret dhe ai kishte një magjistar. Kur magjistari u moshua, i tha mbretit: “Unë jam shtyrë në moshë, më gjej një djalë që t’i mësoj atij magjinë.” Dhe mbreti i çoi atij një djalë për t’i mësuar magjinë. Djali, kur shkonte te magjistari, ulej te një murg që ishte në rrugë dhe dëgjonte fjalët e tij dhe filloi t’i pëlqente ato. Kështu, kur shkonte te magjistari, ai kalonte nga murgu dhe ulej me të, por kur shkonte te magjistari, ky e rrihte. Ai iu ankua për këtë murgut. Murgu i tha: “Sa herë që të kesh frikë nga magjistari thuaji atij “isha i zënë me njerëzit e mi”. Kur të kesh frikë nga njerëzit e tu, thuaju atyre “isha i zënë me magjistarin”. Në këtë mënyrë djali kaloi kështu (për një kohë). Një krijesë e madhe doli (në rrugë kryesore) dhe njerëzit nuk mund të kalonin. Djali thotë: “Sot do ta marr vesh nëse magjistari është më i mirë apo murgu.” Mori një gur dhe tha: “O Allah! Nëse veprat dhe sjelljet e murgut Ti i do më tepër se ato të magjistarit, vrite këtë krijesë, që njerëzit të kalojnë!” Pastaj e qëlloi me gur e ajo u vra dhe njerëzit kaluan. Djali shkoi te murgu dhe i tregoi atij për këtë. Murgu i tha: “Biri im! Sot ti je më mirë se unë, ti ke arritur atë që unë shoh! E ti do të vihesh në sprovë. Dhe nëse vihesh në sprovë, mos u trego për mua.” Djali vazhdoi të shëronte njerëz që vuanin nga verbëria (e lindur), lebra, sëmundje të lëkurës dhe sëmundje të tjera. Një oborrtar i verbër i mbretit dëgjoi për djalin, erdhi dhe i solli disa dhurata dhe tha: “Gjithë këto dhurata janë për ty, me kusht që ti të më shërosh.” Djali i tha: “Unë nuk kuroj kënd, është vetëm Allahu që shëron. Pra, nëse i beson Allahut dhe e lut Allahun, Ai do të të shërojë ty.” Ai e besoi Allahun dhe Allahu e shëroi. Më vonë oborrtari shkoi te mbreti dhe u ul në vendin ku ulej gjithnjë. Mbreti e pyeti: “Kush ta ka kthyer shikimin?” Oborrtari u përgjigj: “Zoti im (Allahu).” Mbreti i tha: ”A ka zot tjetër përveç meje?” Oborrtari u përgjigj: “Zoti im dhe Zoti yt është Allahu!” Mbreti e kapi dhe vazhdoi ta torturonte atë derisa i tregoi për djalin. Më pas sollën djalin. Mbreti i tha: “O djalë! A ka arritur dija jote dhe e magjisë në atë shkallë që ti shëron të lindurit e verbër, lebrosët, ata me sëmundje të lëkurës dhe bën kështu e ashtu?” Djali u përgjigj: “Unë nuk shëroj askënd. Është vetëm Allahu, Ai i cili vërtet shëron.” Pastaj mbreti e kapi atë dhe vazhdoi ta torturonte derisa ai tregoi për murgun. Kështu u soll murgu dhe (mbreti) i tha atij: “Hiq dorë nga feja jote!” Murgu nuk pranoi të mohonte fenë e tij. Pas kësaj, mbreti urdhëroi t’i sillnin një sharrë dhe ajo iu vu në mes të kokës dhe u sharrua derisa ra i prerë në dy pjesë. Pastaj u soll oborrtari dhe i tha atij: “Hiq dorë nga feja jote!” Oborrtari nuk pranoi të mohonte fenë e tij. Kështu atij iu vu sharra në mes të kokës dhe u sharrua derisa ra i ndarë në dy pjesë. Pastaj u soll djali dhe iu tha: “Hiq dorë nga feja jote!” Djali nuk pranoi ta mohonte fenë e tij. Kështu mbreti urdhëroi disa oborrtarë të tij ta çonin djalin në filan mal duke u thënë: “Ngjituni me gjithë të derisa të arrini në majë, pastaj shihni nëse ai e mohon fenë e tij (me të mirë), përndryshe hidheni atë poshtë që nga maja e malit.” Ata e morën, iu ngjitën malit e djali tha: “O Allah! Më shpëto mua prej tyre dhe çdo gjë që Ti të duash!” Mali u shkund dhe ata të gjithë ranë përdhe, ndërsa djali erdhi duke ecur te mbreti. Mbreti e pyeti se çfarë u bë me shoqëruesit e tij. Djali tha: “Allahu më ka shpëtuar prej tyre.” Pas kësaj mbreti urdhëroi disa nga oborrtarët e tij ta merrnin djalin në një barkë e ta çonin në mes të detit duke u thënë: “Pastaj shihni nëse ai e mohon fenë e tij (me të mirë), përndryshe hidheni në det.” Kështu ata e morën atë, ndërsa ai tha: “O Allah! Më shpëto mua prej tyre me çdo gjë që Ti të duash!” Kështu barka u përmbys dhe (të gjithë oborrtarët shoqëruesit) u fundosën. Pastaj djali erdhi te mbreti. Mbreti i tha: “Çfarë bënë shoqëruesit e tu?” Djali i tha: “Allahu më ka shpëtuar mua prej tyre.” Pastaj ai shtoi duke i thënë mbretit: “Ti nuk mund të ma marrësh jetën mua derisa të bësh çfarë të të urdhëroj unë.” Mbreti i tha “Çfarë (urdhri)?” Djali i tha: “Mblidhe të gjithë popullin në një rrafshnaltë dhe më lidh mua pas një trupi (peme), pastaj merr një shigjetë nga çanta ime, vendose në hark dhe thuaj: “Me Emrin e Allahut, Zotit të djalit!” Dhe më qëllo. Nëse e bën këtë, do të më vrasësh…” Mbreti e mblodhi popullin në një rrafshnaltë dhe e lidhi djalin pas peme, mori një shigjetë nga çanta e tij, e vendosi në hark dhe tha: “Me Emrin e Allahut, Zotit të djalit”, duke e lëshuar shigjetën. Shigjeta e qëlloi djalin mu në ballë. Djali vuri dorën në ballë, aty ku e goditi shigjeta dhe vdiq. Njerëzit thirrën: “Ne kemi besuar Zotin e djalit! Ne kemi besuar Zotin e djalit! Ne kemi besuar Zotin e djalit!” Vjen mbreti dhe i thanë (njerëzit e tij): “Kjo është ajo prej së cilës kishe frikë, për Allahun! Ajo gjë që ti frikësoheshe, të ka rënë përsëri. Njerëzit kanë besuar (Allahun).” Kështu, ai urdhëroi hapjen e hendeqeve në krye të rrugës dhe kjo u bë. Pastaj në ato hendeqe u ndez zjarr dhe mbreti urdhëroi që të hidhej brenda në hendeqe kushdo që nuk hiqte dorë nga feja e tij. Dhe kështu u bë. Kur vjen një grua me një foshnjë (në gji)… Ajo pothuajse u tërhoq nga hendeku, por foshnja foli: “O nënë! Ji e qetë, ti je në të vërtetën.” (Kështu ajo u hodh në hendekun me zjarr së bashku me fëmijën e saj për të qenë me martirët në kopshtet e begatë të xhenetit). (Sahih Muslim, hadithi nr. 7148) Mësime dhe porosi Ajetet dhe hadithi tregon ngjarjen e këtyre njerëzve që u sprovuan në fenë e tyre. Këta njerëz u dogjën në hendekun me zjarr, duke mos u kursyer gratë dhe fëmijët. Ishte një masakër e llojit më makabër. Këta u masakruan për arsyen se besuan Allahun, një dhe të vetëm. U sprovua edhe ajo grua me foshnjën në gji, në buzë të greminës. Iu dhimbs foshnja dhe u hamend. Allahu i Lartësuar ia dha fuqinë e të folurit foshnjës dhe e mbështeti duke i thënë: “O nënë! Duro se vërtet ti je në të vërtetën”, dhe më pas u hodh në hendekun e zjarrtë. Vërtet kjo është një pamje trishtuese, shokuese, që Kurani na e tregon dhe na lajmëron, por mbart shumë mësime dhe urtësi. A është dikush që mendon? Ajetet që flasin për këtë ngjarje tregojnë vetëm përfundimin e besimtarëve. Nuk na tregojnë edhe përfundimin e zullumqarëve që e bënë këtë krim. Këtu nuk tregohet për dënimin e mizorëve. Vallë, a kështu përfundon çështja? Grupi i besimtarëve e la këtë botë me vuajtje, dhimbje e djegie, kurse grupi mizor, autorët e këtij krimi shpëtuan?! Por ajetet flasin për një realitet të madh që ndodh në këtë gjithësi, se asgjë nuk ndodh pa diturinë e Allahut, por çdo gjë është nën sundimin e Tij. Për këtë vjen edhe komenti i qartë: وَمَا نَقَمُواْ مِنْهُمْ إِلاَّ أَن يُؤْمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ ٱلَّذِى لَهُ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوٰتِ وَٱلأرْضِ “Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.” (Buruxh, 8-9) I gjithë pushteti është i Allahut dhe Ai është Dëshmitar i çdo gjëje. Asgjë nuk ndodh pa dijen e Allahut. Por me të drejtë mund të pyesë dikush: Si është e mundur që dikush ta bëjë këtë krim dhe t’i ikë dënimit? Përgjigjja është se ata nuk kanë ikur nga përgjegjësia dhe dënimi. Mos harroni se vend dënimi nuk është vetëm toka, jeta nuk është vetëm në dynja. Përfundimi i vërtetë ende nuk ka ardhur, dënimi i vërtetë ende nuk është realizuar. Ajo që ka ndodhur është vetëm një pjesë e ngjarjes, kurse ajo tjetra dhe përfundimtarja është atje: إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُواْ فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ ٱلْحَرِيقِ “Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i xhehenemit dhe dënimi me djegie.” (Buruxh, 10) Ata që i dogjën besimtarët do të digjen edhe ata, por kur dhe ku?! Në xhehenem, ata që i dogjën besimdrejtët do të digjen në xhehenem. Ka dallim të madh mes kësaj djegieje dhe asaj. Zjarrin e dynjasë e përdorin apo e ndezin njerëzit (krijesat), kurse zjarrin e ahiretit e ndez Krijuesi. وَلاَ تَحْسَبَنَّ ٱللَّهَ غَـٰفِلاً عَمَّا يَعْمَلُ ٱلظَّـٰلِمُونَ إِنَّمَا يُؤَخّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ ٱلابْصَـٰرُ .مُهْطِعِينَ مُقْنِعِى رُءوسِهِمْ لاَ يَرْتَدُّ إِلَيْهِمْ طَرْفُهُمْ وَأَفْئِدَتُهُمْ هَوَاء “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në ditën kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin), dhe, duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t’i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).” (Ibrahim, 42-43) E rëndësishme për besimtarin është bindja e thellë se ndëshkimi përfundimtar është në botën tjetër dhe të mos shqetësohen pse nuk po dënohen shumë kriminelë në këtë botë. Jeta, me të ëmblat dhe të hidhurat, nuk është qëllimi final, nuk është vlera kryesore. Fitorja nuk është vetëm në mundje, që duket dhe vërehet. Kjo është vetëm njëra formë. Por qëllimi final, vlera kryesore, fitorja më e madhe është kur ngadhënjen besimi mbi dhimbjen, fiton imani mbi sprovën. Në këtë ngjarje fituan shpirtrat e besimtarëve mbi frikën dhe vuajtjen. Të gjithë njerëzit vdesin nga shkaqe të ndryshme. Por të gjithë njerëzit nuk mund ta realizojnë këtë fitore, këtë pozitë, të çlirohen me këtë liri. Pa dyshim që kjo ishte zgjidhja e Allahut për të shpërblyer këtë grup fisnik. Sakrifikuan për fenë e Allahut edhe me trupat e tyre. Imani i tyre ishte i fortë, i paluhatshëm. Allahu ua lehtësoi gjendjet më të vështira me dritën e imanit edhe hendeku me zjarr u duk më i lehtë, dhimbjet i konsideruan rehati, vuajtjet dhe të qarat gëzim. Djaloshi i vogël vuan, disa herë përjeton vrasjen edhe më pas e do vdekjen dhe shkon pas saj si të shkojë në ndonjë gëzim. Djaloshi thirrës në rrugën e Allahut të Lartësuar mbartte mbi vete qëllimin e besimit të drejtë dhe udhëzimit të njerëzve në fe, në adhurimin e Allahut një. Ky djalosh përdor të gjitha metodat për udhëzim dhe gjëja e fundit që i mbeti ishte të sakrifikonte edhe më të shtrenjtën, jetën, vetëm e vetëm që të jetë faktor udhëzimi. Historia e shënoi këtë rast sakrifice duke e tregtuar edhe vetveten për hir të fjalës LA ILAHE IL ALL-LLAH. Të nderuar besimtarë dhe besimtare! Mësoni më tepër për artin e sakrificës. Deri në ngjarjen tjetër kuranore, përjetojeni faljen dhe mbrojtjen e Allahut. “I Lartësuar qofsh, O Zoti im! Ty të takon falënderimi, dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem.” “O Zot, më fal dhe ma prano pendimin, se Ti je pranues i pendimit dhe falës.” Ulvi Fejzullahu Burimi i Lajmit : <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.forum-islamik.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.forum-islamik.com</a><!-- w --> Re: Ajete dhe Hadithe - p1zzDa - 05-04-2020 All-llahu ju shperbleft vllezer musliman per mundin qe jeni duke ber per fen e vetme te pranuar tek All-llahu s.v.t Gjithashtu edhe une jom prej vllezerve musliman qe i fali 5 kohe te namazit inshAllah All-llahu na bashkon ne xhenet Vetem deshta tju tregoj qe e kom nje faqe ne fcb bashk me disa vllazni qe bojm davet kush ka mundesi let te bashkohet me neve qe te msojm sa ma shum per Islam. <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.facebook.com/#!/pages/Iniciativa-Rinore-El-Muminun/115263995157404?ref=ts" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.facebook.com/#!/pages/Inicia ... 404?ref=ts</a><!-- m --> Es Selamun Alejkum Rahmetullahu We Berketuhu Re: Ajete dhe Hadithe - doctorx. - 08-01-2020 Pejgamberi s.a.v.s. na ka informuar për të ardhmen Disa nga hadithet sherif me anë të të cilave Resulullahu s.a.v.s. na ka informuar për të ardhmen: "Do të vijë një kohë në të cilën njerëzit do të mendojnë vetëm për paranë,nuk do të mendojnë për hallallet dhe haramet".(Buhariu). "Ryshveti do të jepet nën emrin dhuratë,do të vriten njerëz të pafajshëm për një kërcenim".(Imam Gazali). "Do të dalin gënjeshtarë që do të thonë se janë pejgamberë,nuk ka pejgamberë tjerë pas meje".(Mishkat). "Kur të thuhet një hadith i imi,"do të thonë Resulullahu muk ka thënë kështu,prandaj shihni Kur`anin!"do të më bëjnë gënjeshtar".(Ebu Ja`la)." "Do të dalin njerëz që do të thonë,nuk pranoj dëshmi tjetër përveç Kur`anit".(Ebu Daut). "Ajetet që kanë zbritur për kafirët do t`i përdorin si dëshmi për të poshtëruar muslimanët".(Ibn Omeri). "Synneti do të duket i keq si bid`at,bid`ati do të pelqehet si synneti,ai që ndjek synnetin do të duket i çuditshëm,do të ngelet vetëm.Ai që bënë bid`at do të ketë shumë shokë".(Shira). "Ata që do të vijnë më pas,do të fajsojnë dijetarët për padituri".(Ibn Asakir). "Nuk do të mbeten më dijetarë feje,injorantët do të mbahën për dijetarë,do të marrin vendime pa qenë të përgjegjshëm,do të mundohen t`i nxjerrin të gjithë nga rruga e drejtë".(Buhariu). "Në xhami do të falën më tepër se 1000 veta,mes tyre nuk do të ketë asnjë besimtarë".(Dejlani). "Dijetarët e fesë do të marrin vendime sipas dëshirës së popullit,hallallit do t`i thonë haram,haramit hallall,do ta përziejnë fenë me tregtinë,do ta bëjnë atë mjet përfitimi".(Dejlani). "Njeriu fenë dhe përsonalitetin e tij do ta mbajë në këmbë vetëm me anën e parasë,kush nuk ka ar ose argjend(para),nuk do të ketë qetësi".(Taberani). "Në haxh prijësi do të shkojë për shetitje,të pasurit për tregti,të varfërit për të lypur,punonjësit e fesë do të shkojnë sa për tu dukur".(Hatib). "Bota do të prishet,të ndjekësh rregullat e fesë do të jetë po aq e vështirë sa të mbash zjarrë në dorë".(Hakim). "Çdo shekull do të jetë më i keq se ai që ka lënë prapa,kështu do të vazhdojë të prishet gjithmonë deri në Ditën e Kijametit".(Hadika). "I gjithë shqetësimi i njeriut do të jetë ushqimi,nderi i tij malli,kibla e tij ferma,feja e tij paraja".(Sulemi). "Do të pushtohet Stambolli .Sa komandant i mirë ai që do ta pushtojë,sa ushtarë të mirë ushtarët e tij".(Hakimi,Imam Ahmedi,Imam Sujuti). "O Osman!Ti do të bëhesh halife,do të duan të ta heqin këmishën e prijësit,mos e hiq kurrë!Atë ditë do të jesh agjërueshëm,do të bësh iftar pranë meje".(Hakim). "Muzika do të pëhapet kudo,forcat e ruajtjës së rendit do të shtohen".(Bejheki). "Njerëzit do të bëhën shumë manjakë pas pastërtisë,do t`i vënë aq shumë rëndësi sa do t`i kalojnë edhe caqet e fesë".(Ebu Daut). "Do të dalin pije alkoolike me emra të ndryshëm,do të quhen hallall".(Imam Ahmet). "Rritjes së qenit do t`i jepet më shumë rëndësi sesa rritjes së fëmijës".(Hakim). "N.q.s. shtohën gratë e këqija dhe përhapet zinaja në popull,njerëzit do të mbetën nën ndikimin e disa sëmundjeve ngjitëse të panjohura më parë.N.q.s bëhet hile në matje ose në peshë do të ketë vështirësi jetese".(Bejheki). "Do të shtohet anarkia dhe vdekja".(Ibn Maxhe). "Do të ngrihen në dëtyrë të paaftët".(Buhariu). "I pasuri do të respektohet vetëm prej pasurisë së tij,do të përhapet zinaja,do të shtohën fëmijët e paligjshëm.Nuk do të respektohën të moshuarit dhe nuk do të tregohet mëshirë ndaj të vegjëlve.Ujku do të vihet prijës i deleve".(Hakim). "Nuk do të bjerë Kijameti pa u quajtur homoseksualizmi i lejuar nga feja".(Dejlani). "Nuk do të bjerë Kijameti pa u shtuar tërmetet,mosmarrveshjet dhe krimet".(Buhariu). "Nuk do të bjerë Kijameti pa u bërë të këqinjtë të plotëfuqishëm".(Tirmidhiu). "Njerëzit do të bëjnë marrëdhënie me gratë buzë rrugës".(Hakim). (Hadith sherif) <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.forum-islamik.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.forum-islamik.com</a><!-- w --> Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Hadithe të zgjedhura.... -------------------------------------------------------------------------------- Pasha Zotin, nuk ka krijuar Allahu ndonjë besimtar e të ketë dëgjuar për mua e të mos më dojë..! Thotë Ebu Hurejrah: Nëna ime ishte politeiste (mushrike), e thirrësha çdo herë atë ne islam, por ajo refuzonte, derisa një herë e thirra atë e ajo më tha diç të urrejtur për Pejgamberin a.s.. Shkova te Pejgamberi a.s. duke qajtur, i tregova për këtë dhe kërkova prej tij që të lutet për të (nënën time). Tha a.s.:O Allah,udhëzoje nënën e Ebu Hurejres! Dola prej Pejgamberit a.s. që të shkoj për ta përgëzuar atë dhe arrita në shtëpi. Dera ishte e mbyllur, dëgjova ujin të rrjedhte dhe ia dëgjova zërin e saj duke më thënë: Qëndro aty! Pas pak u hap dera dhe ajo shpejtoi me shpejtësi drejt mbulesës dhe tha: "Dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij! Tha Ebu Hurerjra: Shkova tek Pejgamberi a.s. duke qajtur prej gëzimit, sikur qava nga pikllimi dhe i tregova për këtë Pejgamberit a.s. Pastaj i thash: Lute Allahun që të më bëj të dashur mua dhe nënën time prej robëve të tij besimtar! Tha a.s.: "O Allah, bëne të dashur këtë robin tënd dhe nënën e tij tek robët e Tu besimtarë dhe bëni besimtarët të dashur tek këta dy. Disa hadithe lidhur me pastërtin: Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:“Kur të zgjohet dikush nga ju nga gjumi le të pastrojë duart e tij tre herë para se t’i fusë duart në enë, ngse nuk e di ku e kanë kalurë natën duart e tij”(mutefekun alejhi). Transmeton ebu hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Mos të urinoj dikush nga ju në ujin e palëvizshëm që nuk rrjedhë e pastaj të pastrohet në të” (mutefekun alejhi). Ndërsa në transmetim tjetër: “ mos të pastrohet dikush nga ju në ujin e palëvizshëm duke qenë xhunub” Transmeton ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërgauari i allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Nëse miza bie në enën e ndonjërit nga ju le ta fundose, pastaj le ta nxjerrë sepse në njërën anë të krahut ka shërimin ndërsa në tjetërn ka smundjen” (transmeton Buhariu). Shpjegim: Në këto hadithe ka disa norma që kanë të bëjnë me ujin dhe rregulla me të cilat muslimani duhet të veprojë me to për ta ruajtur pastërtin e ujit. Dobitë: -Ndalimi i futjes së dorës në enë pas zgjuarjes nga gjumi dhe para larjes së duarve tri herë. -Ndalesa e urinimit në ujin e palëvizshëm ose pastrimi nga papastërtia (pas mardhënjeve intime) në të. -Pastërtia e mizës dhe nuk e bënë të papastërt ujin në të cilin ka rënë. Ishte njëhere Muhammedi SaAll-llahu Alejhi ve Selem duke ecur me Ebu Bekrin, ky i fundit e vështronte dhe mahnitej me bukurinë e tij dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut sa i bukur je! -Ke të drejtë - iu pergjigj Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem. e degjoi kete bisede Ebu Xhehli dhe nje dite i thotë Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem: O Muhamed sa i shemtuar je. -Ke të drejtë - i pergjigjet Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem. Pasi merr vesh Ebu Bekri për këtë dialog i thotë të Dërguarit të All-llahut: O i derguar i All-llahut, kur unë te peyat se sa i bukur je, ti me the se kam te drejte dhe kur te tha Ebu Xhehli sesa i shëmtuar je po te njejten pergjigje i ktheve, si ka mundesi? Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem i pergjigjet: -PO është e vertetë, të verteten ju kam thënë të dyve, sepse unë jam si një pasqyre, dhe cdokush sheh tek unë atë që ka ne zemer. Ti me the se jam i bukur sepse zemra jote rrezaton mirësi dhe besim, ndersa ati iu duka i shëmtuar sepse nga zemra e tij buron e keqja dhe cmira... Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Zejdi, i cili ka thënë: "E kam pyetur Ebu Vailin për murxhitë, e ai tha: Më ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ‘Ta turpërosh (ofendosh) muslimanin është mëkat, ndërsa ta mbysësh atë është mosbesim (kufër)’." Na ka treguar Museddedi, këtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi, këtij Ebu Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë: "Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. doli në mesin e njerëzve; iu afrua atij një njeri dhe e pyeti: ‘Çka është besimi (imani)?’ ’Besim (iman) është të besosh Allahun, melekët e Tij, takimin me Të (në Ditën e Kijametit), të besosh pejgamberët e Tij dhe ringjalljen.’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.). ’Po, çka është Islami?’ – pyeti ai. ‘Islami është ta adhurosh Allahun, të mos i përshkruash shok Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe të agjërosh Ramazanin.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s. ‘Po, çka është mirësia (ihsani)?’ – pyeti ai. ‘Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë. Nëse ti nuk e sheh Atë, Ai padyshim të sheh ty.’ – u përgjigj. ‘Kur do të jetë Dita e Kijametit?’ – pyeti njeriu. Lidhur me këtë pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha: ‘I pyeturi nuk është në dijeni më të madhe për këtë çështje se pyetësi. Vetëm po të tregoj ty për shenjat e tij: kur robëresha të lind pronarin (d.m.th. zotëriun) e saj; kur barinjtë e deveve zeshkane me mburrje do të shtyhen në ndërtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) është një nga pesë fshehtësitë që nuk i askush, përveç Allahut xh.sh.’ Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kur’anit: "Vërtet që Allahu! Vetëm tek Ai është dija e Orës (e Çastit të Fundit, Kijametit)..." (Lukman: 34). Pastaj njeriu u nis të shkojë, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha: ’Kthejeni atë!’ Meqë ata nuk e panë më atë (sepse u flak para syve të tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha: ’Ai është Xhibrili a.s., ka ardhë t’ua mësojë njerëzve fenë e tyre’." Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "E gjithë kjo është pjesë e besimit (imanit)." Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i tij, ky nga Aishah r.a., e cila transmeton se Harith b. Hishami r.a. e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.: "O Resulullah, si të vjen ty Shpallja (Vahji)?’ Pejgamberi s.a.v.s. i qe përgjigjur: ‘Herë-herë më vjen si tingujt e ziles. Kjo për mua është mënyra më e vështirë e Shpalljes, e më ndërpritet pasi ta kem mbajtur në mend atë që më është thënë. Dhe, herë-herë meleku (Xhibril) më paraqitet në formë njeriu. Ai më flet dhe unë e mbaj në mend atë që më thotë.’ Aishah r.a. është shprehur kështu: ’E kam parë atë (Pejgamberin s.a.v.s.) duke i zbritur atij Shpallja në ditët shumë të ftohta dhe kur i ndërpritej (Shpallja), vërtet, ballin ende e kishte qull me djersë’." Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve b. Zubejri, ky nga Aishah r.a., e cila ka thënë: "Kur Pejgamberi s.a.v.s. për herë të parë ka filluar ta marrë Shpalljen, ishin ato ëndrra të mira që i përjetonte në gjumë. Nuk ka pasur ndonjë ëndërr që nuk do t’i dilte qartë si agimi i mëngjesit. Pastaj ai u dashurua në vetmi. Vetmohej në shpellën Hira dhe aty ruhej (nga gabimet) dhe lutej me net të tëra, para se të zbriste te familja e tij që të furnizohej me ushqim për këtë qëllim. Pastaj kthehej te Hatixheja dhe furnizohej si më parë. (Kështu veproi) derisa i erdhi E VËRTETA kur ai ndodhej në shpellën Hira. I erdhi meleku dhe i tha: ‘Ikre’, d.m.th. ‘Lexo, mëso!’ ’Nuk di të lexoj’ – iu përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.). ’Më mori’, - tha ai (Muhammedi a.s.) – ‘dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi, e pastaj më lëshoi dhe më tha: ’Ikre’, d.m.th. ’Lexo, mëso!’ ’Nuk di të lexoj,’ – ’i thashë, e ai (Xhibrili) më mori edhe për herë të dytë më shtrëngoi derisa më kapi mundimi, pastaj më lëshoi dhe më tha: "Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues." (Al ‘Alak: 1-3). Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye, e duke iu dridhur zemra (nga frika), hyri te Hatixhe b. Huvejlidi r.a. të cilës i tha: ‘Më mbuloni! Më mbuloni!’ E mbuluan derisa i kaloi frika. Pasi ia tregoi ndodhinë Hatixhes, tha: ‘Po frikohem!’ ndërkaq Hatixheja ia ktheu: ‘Jo, për Zotin, kurrsesi! Allahu nuk të turpëron dhe nuk të lëshon ty asnjëherë, sepse ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.’ Atëherë Hatixheja e çoi te djali i mixhës së vet, Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pranuar krishterimin në kohën e xhahilijetit. E dinte mirë shkrim-leximin hebrej dhe përshkruante (transkriptonte) nga Inxhili në gjuhën hebreje, atë që Allahu xh.sh. donte të shkruhej. Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe, vërtet, ishte verbuar. Hatixheja i tha (Verekës): ‘O djal i xhaxhait, dëgjo diç nga djali i vëllait tënd!’ Vereka i tha (Muhammedit a.s.): ‘O djal i vëllait tim, ç’është ajo që ke parë?’ Pejgamberi s.a.v.s. ia shpjegoi Verekës ndodhinë që e kishte përjetuar, e Vereka i tha: ‘Ai është Namusi, të cilin Allahu ia dërgoi Musait. Ah, ta kisha fatin të isha i ri në ditët e thirrjes sate. Ah, ta kisha fatin të isha gjallë kur populli yt do të dëbojë.’ ‘A thua do të më dëbojë? – pyeti (Pejgamberi s.a.v.s.). ‘Po’ – tha ai – ‘sepse asnjëherë askush nuk ka sjellur diç t ngjashme si ti, e që nuk është sulmuar. Po të jem gjallë, do të ndihmoj ty sa të mundem.’ Nuk kaloi shumë pas kësaj e Vereka vdiç. Edhe Shpallja për një kohë pushoi. Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar është xheloz. Xhelozia e All-llahut vjen në shprehje kur njeriu i bën ato vepra të cilat i ka ndaluar All-llahu”. (Muttefekun alejhi) Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson”. (Hadith hasen. Trans*me*ton Tirmidhiu dhe të tjerët) Trans*me*tohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e Të Dërguarit të All-lla*hut s.a.v.s. i numëronim dhe kon*sideronim prej ga*bimeve (mëkat*eve) më të mëdha”. (Buhariu) Pejgamber alejhi selam ka thanë: "Besimi i përkryer përbëhet nga gjashtëdhjetë e sa degë (pjesë). Edhe turpi është pjesë e besimit (imanit)." Gjithashtu me një hadith tjeter sahi Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem thotë: "Kush edukohet nga burimet e Pejgamberëve [alejhimusselam] nuk do të dobësohet dhe as që do të humb shpresën. Ai do të mbetet krenar në fenë e tij, i përqëndruar si kodrat, durimtar i cili pret shpërblim nga Allahu, Zoti i tij." Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdoherë kur fillonte fjalimin e tij thoshte: “Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, punët më të këqija janë ato të shpikurat (në fe), e çdo shpikje është humbje.” Ka edhe shumë hadithe në këtë temë. Pra, e kemi obligim t'ua tërheqim vërejtjen njerëzve nga kjo vepër, t'i largojmë prej saj dhe t'i këshillojmë për përqëndrim në sunetin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe për largim prej asaj që e kundërshton sunnetin. Nga Aisheja r.anha thuhet: “Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një beduin dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pej*gam*be*ri s.a.v.s. u tha shokëve të vet: “Ja pra ky sikur ta kishte emërtuar (me bismil-lah) do t’u kishte mjaftuar edhe juve (ushqimi i tij)”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih) Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotë: “Isha fëmijë dhe nën mbikëqyrjen e Pej*gam*be*rit s.a.v.s. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t’ia fillojmë ushqimit, zgjata dorën në një enë të ush*qimit, por Pej*gam*be*ri s.a.v.s. më tha: “Djalosh, thuaj ‘Bismil-lah’, përmende emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes”. (Muttefekun alejhi) Safvan bin Assal r.a. tre*gon: “Një çifut i thotë shokut të vet: Eja me mua te ky Pej*gam*ber, dhe shkuam ke i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa trans*me*tuesi pasi e ka përmendur hadi*thin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pej*gam*be*rit s.a.v.s. dhe thanë: dësh*mojmë se ti je i Dër*guari i All-llahut”. (Tirmidhiu dhe të tje*rët me sened të vërtetë) Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Ebu Seferi dhe Ismaili, këta nga Sha’biu, ky nga Abdullah b. Amri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë: "Musliman i vërtetë është ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë, kurse shpërngulës (muhaxhir) i vërtetë është ai, i cili e largon atë që Allahu xh.sh. e ka ndaluar." 15. Na ka treguar Ja’kub b. Ibraihimi, këtij Ibni Ulejje, ky transmeton nga Abdu-l-Aziz b. Suhejbi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s (sipas një senedi tjetër): Na ka treguar Ademi, ky nga Katade, ky nga Enesi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar (i mirë) derisa unë nuk do të jem më i dashur te ai se prindët e tij, fëmija i tij dhe njerëzia përgjithësisht". Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtë e kishte njoftuar Shu’ajbi, këtë Ebu Zinadi, këtë A’rexhi, e këtë Ebu Hurejre, i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush e kalon Natën e Kadrit duke bërë ibadet dhe duke llogaritur (vetëm në shpërblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bëra më parë." Ibrahimi transmeton nga Salih b. Kejsani dhe Ibni Shihabi, kanë thënë, kurse Urve transmeton nga Humrani: "Pasi Uthmani mori abdest, tha: ‘Dëgjoni! Do t’ju tregoj një hadith – e po të mos kishte ndonjë ajet, unë nuk do t’ua tregoja juve (hadithin). E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: ’Çdonjërit, që në mënyrë të rregullt merr abdest dhe fal namazin, do t’i falen gabimet (gjynahet) gjatë kohës në mes abdestit dhe namazit përkatës, derisa të falë atë namaz’." Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij i kishte treguar Fulejhu, e sipas një vargu tjetër të transmetuesve, më ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij Muhammed b. Fulejhu, këtij babai i vet, këtij Hilal b. Aliu, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë: "Derisa Pejgamberi s.a.v.s. në një rast ishte duke folur para popullit, erdh një beduin dhe pyeti: ‘Kur do të jetë Çasti i Kijametit?’ Pejgamberi s.a.v.s., megjithatë, vazhdoi të flasë. Disa njerëz (të pranishëm aty) thanë se Pejgamberi s.a.v.s. e dëgjoi se çka e pyeti ai, por nuk i pëlqeu ajo që e pyeti, kurse disa të tjerë thanë se Pejgamberi s.a.v.s. nuk e dëgjoi fare. Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi fjalimin e tij, si duket, pyeti: ‘Ku është ai që, mendoj se pyeti për Çastin e Kijametit?’ ‘Ja, unë o Resulullah’ – u përgjigj beduini. ‘Momentin e Kijametit prite, kur të zhduket siguria’ – u përgjigj. ‘Si do të shkatërrohet?’ – ishte pyetja tjetër. ‘Kur t’i besohet detyra atij që nuk është për të i aftë dhe kompetent, prite Ditën e Kijametit’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.)." Haadithi nr.59 te Sahih´ ul ´Buhari Ebu Hurejre transmetoi se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë:"Ju ka ardhur juve Ramazani, muaj i bekuar. Allahu e ka bërë detyrë për ju agjërimin e tij. Në të hapen dyert e Xhenetit, dyert e Xhehenemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Allahut i përket një natë në të, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kushdo që pengohet nga e mira e saj, atëherë ai është privuar." Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet". (Muslimi) . Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson". (Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët) Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Es selamun aleikum ue rahmetulla Hadhithe mbi rendesien e selamit. I dërguari ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj vëllait të tij janë pesë: kthimi i selamit, thënia e fjalës ‘Allahu të mëshiroftë’ ndaj atij që teshtin e thotë ’falënderimi i qoftë Allahut’, përgjigjja ndaj ftesës, vizita e të sëmurit dhe përcjellja e kufomës’. Shënon Muslimi. Është uaxhib (obligim) i atij që i jepet selam ta kthejë, duke zbatuar urdhrin e të dërguarit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ku Ebu Seid el Huderi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë: “Kini kujdes nga të ndenjurit nëpër rrugë!” Të pranishmit i thanë: “O i dërguar i Allahut, janë momente që patjetër duhet sikur bisedojmë në to.” Atëherë u tha: “Atëherë, jepini të drejtën e saj!’ E cila është e drejta e saj, o i dërguar i Allahut? – e pyetën. Ulja e shikimit, largimi i të këqijave, kthimi i selamit dhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, -u tha. Shënon Buhariu dhe Muslimi. Fatkeqësitë e pastrojnë besimtarin nga mëkatet Ebu Seid Huderiu dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se e kanë dëgjuar Resulullahun (salallahu alejhi ue selem) të ketë thënë: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe nëse ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë me të mëkatet”. Shënon Muslimi Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Es-Selamu Alejkum.All-llahu ju shperbleft vellezer per keto hadithe te zgjedhura.. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ruhuni nga supozimi sepse supozimi është fjala më e rrejshme. Mos hulumtoni as mos përgjoni të metat mes jush, mos keni zili, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos urreni njëri tjetrin por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar.” (Buhariu dhe Muslimi) Abdullah ibën Mes’udi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk hyn në Xhennet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësie. Një njeri tha: ndonjëri dëshiron që rrobet e tij dhe këpucët e tij të jenë të bukura. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu është i bukur dhe e don bukurinë kurse mendjedhamësia është mospranimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” (Muslimi) Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk është i fuqishëm ai që ka fuqi trupore, i fuqishëm është ai që frenon veten kur zemërohet” (Buhariu dhe Muslimi) Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Es-Selamu Alejkum.. Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet". (Muslimi) Nga Ebu Abs Abdurrahman b. Xhebri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Robi që pluros këmbët e tij në rrugen e All-llahut, nuk do të përfshihet me zjarr!” ''O njerëz,mos e dëshironi përleshjen me armikun,por luteni All-llahun për shëndet!E kur të përlesheni me armikun,atëherë bëhuni të qëndrueshëm dhe dijeni se Xhenneti është nën hijen e shaptave''.Pastaj Pejgamberi,paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të ,tha:''O Zoti im,që je Shpallës i Librit,Lëvizës i reve dhe Mundës i aleatëve,mundi ata dhe na ndihmo neve ndaj tyre!'' Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 HADITHE 1.Ai qe do te jetoj prej jush pas meje ka per te pare mosmarrveshje,kundershtime te medha,ndaj permbajuni sunnetit tim,dhe sunnetit te prijesve te drejt dhe te udhezuar. 2.Kapuni pas xhemmatit dhe keni kujdes,percarjen se shejtani eshte me afer,nje te vetmuari dhe ai eshte me larg nda dy persona.Kush kerkon xhennetin le ti permbahet xhematit. 3.Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinan r.a percillet se I Derguari I ALlahut s.a.v.s ka thene: E cuditshme eshte ceshtja e besimtarit.Ceshtja e tij eshte krejt mire per te dhe nuk eshte e till per askend tjeter.Nese besimtarin e godet gezimi,ai e falenderon Allahun xh.sh,e kjo I sjell dobi kurse nese e godet e keqja ,ai ben durim adaj edhe kjo I sjell dobi. (Muslimi). 4.Mjafton per nje person qe te jet genjeshtar,ajo te cilen e tregon vetem qe ta ket ndegjuar. 5. Nga |Ebu Hurejre r.a percillet se i Derduari I Allahut s.a.v.s ka thene: ALlahu I Madherishem thot: Shperblimi I robit tim besimtar kur te ja merr te dashurin e tij nga banoret e kesaj bote,ai ben durim, per te duke llogaritur shperblim,eshte xhenneti.(Buhariu) 6.Nga Ebu Seid dhe Ebu Hurejre r.a percilelt se Pejgamberi a.s ka thene: Cka do qe e godet muslimanin,qoft lodhje pikellim,brenge,hidherim,mundim,nga semundje e fatkeqsi,mandje edhe te shpuarit e therres me cilen do prej ketyre.Allahu ja shlyen mekatet e tij.( Muttefekun alejhi). 7.Nga Ebu Hurejre r.a percillet se Muhammedi a.s ka thene:Kujt deshiron Allahu ti jep te mira,do te sprovohet nga Ai (ne trup,ne pasuri apo ne dashuri). 8.Po mos te ishin jahudit nuk do te ishte prishur mishu ,dhe sikur most ishte Hava ,kurr gruaja nuk do te kishe genjy burrin e saj (Buhariu) 9.Me te dalluarit prej tyre ne xhahiljet do te jene me te dadhuarit ne Islam nese vetedijesohen (e provojne Islamin ) .(Muttefekun Alejhi ) 10.Vertete kjo bote eshte e embel dhe terheqese dhe vertete Allahu juve net e ju ka be zevendes ,Ai ju veshtron si veproni ,andaj ruajni grave ,sepse vertete fitneja e pare e beni isrlaileve pershkak te grave (Muslim ). Re: Ajete dhe Hadithe - triplex - 08-12-2020 Es-Selamu Alejkum.All-llahu te shperbleft vella ZawaZaki per keto hadithe.. ---------------------- Prej Ebu Hurejres r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Ndani ushqimin(të varfërve)-Përshëndetni njëri tjetrin me selam-Mbani kontakte të mira me farefisin tuaj-Falni namaz natën kur njerëzit flejnë-Do të hyni në Xhennet të sigurt duke mos u frikësuar dhe do tju përshëndesin Melekët me selam. Nga Ebu Hurejre r.a. trensmetohet se pejgamberi a.s ka thënë: -Kush beson All-llahun dhe Ditën e gjykimit,le ta nderojë mysafirin -Kush beson All-llahun dhe ditën e gjykimit,le të mbajë lidhje të mira me farfisin. -Kush beson All-llahun dhe ditën e gjykimit le të thotë fjalë të dobishme ose le të heshtë. |