eSportsKosova - Gaming Community
Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html)
+--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html)
+--- Thread: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. (/thread-46059.html)

Pages: 1 2 3


Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - bAz - 02-17-2024

Thotë Allahu i Lartësuar: "Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.” (Llukman, 6)

Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, është pyetur rreth domethënies së fjalës "tregime boshe", e ai është përgjigjur: "Betohem në Allahun, përveç të Cilit s'ka zot tjetër, kuptimi i kësaj është "kënga".

Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi i juaj është xhehenemi, shpërblim i plotë. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre,..." (El-Isra, 63-64). Ibën Abbasi dhe Muxhahidi kanë thënë: "Zëri i shejtanit është kënga, fyejt dhe zbavitjet-argëtimet."

Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur kalojnë pranë të kotës (lagv), kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” (Furkanë, 72)

Dijetarët dhe komentuesit e Kuranit, ndër të cilët është edhe Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibën Rexhebi, kanë thënë: "El-lagv është kënga.” Ndërsa Kurtubiu thotë: "El-lagv është çdo gjë e përçmuar prej fjalëve dhe veprave. Në këtë hyn edhe kënga, argëtimet etj..”

Hadithi të cilin e transmeton Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Do të ketë në këtë umet nënçmim, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pinë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzikë (el-meazif).” (Hadith i saktë, e nxori Termidhiu etj., dhe i vërtetuar nga Albani.)

Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Nga umeti im do të ketë njerëz që do ta pinë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e muzikë e Allahu do ta shafitë (lëshojë) tokën dhe prej tyre do t'i shndërrojë në majmunë dhe derra." (Hadith i vërtetë, i nxjerrë nga Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu Ahmed Ibn Hanbeli, ibën Maxhe dhe Et-Taberaniu, Nesaiu, Imam Maliku, kurse e vërtetuan hadithin Sheikh Albani, Ibni Hibani, Ismaili, Ibni Salahi, Imam Neveviu, Ibn Tejmija, Ibn Kajim el Xheuzije, Ibni Azi Esanani, Ibni Kethiri, Ibni Haxher Eskalani, Imam Sahavi, Emir Salani.)


Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - tshn - 04-04-2024

Jusuf Kardawi i takon menhexhit Ikhwan el-muslimin (vellazeria Muslimane) nga Egjipti , e ky menhexh ja ka bo vetes "hallall" muziken.
Shumica e dijetareve nuk pajtohen me kete menhexh , por qe as nuk kane thane qe kta nuk jane musliman.
Shume qart eshte e spjeguar se muzika eshte haram , edhe ju kisha lut qe para se me bo ni postim Copy-Paste , me kap me lexu niher vet e me u siguru.Hadithet qe ti i ke permend nuk kane t'bajne fare me muziken qe bohet sot , dihet se ne Islam ne disa raste TUpani dhe Defi pa zile jane hallall , atehere aty behet fjale per ksi lloj "muzike" e jo muziken e sodit.
Ju kisha lut qe postimet e Jusuf Kardawit mos me i postu ktu , ka prej atynev qe nuk e njohin kush eshte ai , edhe ne kete menyre shume leht bien ne haram.

LEXIMI DEMTON INJORANCEN.


Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - roxxanne. - 04-05-2024

tshn Wrote:Jusuf Kardawi i takon menhexhit Ikhwan el-muslimin (vellazeria Muslimane) nga Egjipti , e ky menhexh ja ka bo vetes "hallall" muziken.
Shumica e dijetareve nuk pajtohen me kete menhexh , por qe as nuk kane thane qe kta nuk jane musliman.
Shume qart eshte e spjeguar se muzika eshte haram , edhe ju kisha lut qe para se me bo ni postim Copy-Paste , me kap me lexu niher vet e me u siguru.Hadithet qe ti i ke permend nuk kane t'bajne fare me muziken qe bohet sot , dihet se ne Islam ne disa raste TUpani dhe Defi pa zile jane hallall , atehere aty behet fjale per ksi lloj "muzike" e jo muziken e sodit.
Ju kisha lut qe postimet e Jusuf Kardawit mos me i postu ktu , ka prej atynev qe nuk e njohin kush eshte ai , edhe ne kete menyre shume leht bien ne haram.

LEXIMI DEMTON INJORANCEN.

Un normal , qe perveti e kom lexu , tana e kom qit, edhe ma heret e kom cek , qe kom pyt edhe disa "Hoxhallar , tjer mkan thon , lexo ato qe e ka shkru Jusuf el-Kardavi ...
Nejse , faleminderit Smile


Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - MaTr1X - 04-06-2024

Gjith diten Mluni Cs Tash edhe Dijetar Islam mu bat Thmijaqa a ?


Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - tshn - 04-07-2024

dril0n Wrote:vella, nuk kam qare pa nderhy pak. Puna e kardavit eshte shum e qart, eshte prej njerzve te devijum. Sekt prej sekteve te islamit perndryshe "eshari" prej devijimeve te tyre jan qe i mohojn cilsit e Allahut, pastaj thrret shpesh ne demokraci thot kjo koh nuk eshte per Sheriat po per Demokraci etj flet fjal te kufrit. Ndaj tij kan paralajmru Dijetaret e mdhej si Shejh albani, bin bazi , uthejmini etj. Nuk deshta me te fol keq ose dicka. Selefet kan thane : Me te vertet qe kjo Dije eshte fe, andaj shiko se nga po e merr fen.
Vllacko , Kardawi nuk osht Eshari aj osht Ikhwan el Muslimin.
Edhe , Esharite nuk i mohojne cilesite e Allahut , e ki ne liber te El-Eshariut , ku ai e cek , se besimi ne emrat e Allahut dhe cilesite e tij , ne kete medh'heb jane ashtu qysh beson Ehli Sunneti dhe Xhemati.


Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - bAz - 04-08-2024

MaTr1X Wrote:Gjith diten Mluni Cs Tash edhe Dijetar Islam mu bat Thmijaqa a ?
kush po thot qe jem dijetar o talent veq po diskutojm senet qe i kan thon dijetart po nfakt kerkush sje ti ktu me kallxu a dijetar a cs osht njo nalt aj gjykon

P.S: Transmeton Ibn Ebi Dunja nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
“Kur imoraliteti bëhet i lejuar, dhe veglat muzikore përhapen në masë, e pihet alkooli atëherë Allahu i Lartësuar zemërohet dhe e urdhëron tokën që të dridhet."


Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - roxxanne. - 04-08-2024

thanks : tshn & bAz Smile , Allahu ju shperbleft .


Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - bAz - 04-08-2024

roxxanne. Wrote:thanks : tshn & bAz Smile , Allahu ju shperbleft .
Allahume amin edhe ty inshAllah.


Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - liley - 05-08-2024

MaTr1X Wrote:Gjith diten Mluni Cs Tash edhe Dijetar Islam mu bat Thmijaqa a ?

ani qka qe lujm cs ? edhe kerkush su munu me u bo dijetar i islamit, kshtu qe shhhhh.... mos ta ni zonin qe i thu dikujna thmiaq kur te bahet fjala per qeshtje te fejes.
Nese te doket e arsyshme hin e lexon, nese jo ski nevoj me belbzu palidhje mo kaproll.