eSportsKosova - Gaming Community
[Event] IEM5 World [Na`Vi win] - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: [Event] IEM5 World [Na`Vi win] (/thread-2186.html)

Pages: 1 2 3 4 5 6


Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-22-2020

Video: Hapja e ditës së parë
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=QdOeozjlYpw[/youtube]


Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-22-2020

SK lehtësisht kalon fnatic

SK Gaming ka lëvizur në krye të grupit B, pas fitores 16-7 kundër fnatic në de_nuke.

Një fillim fluturues nga SK, pa ata të kalonin përmes mbrojtjes të fnatic me qetësi dhe siguruan kryesimin solid 5-0 si Terrorist. Strategjia agresive e fnatic në rundin e gjashtë u shpagua pothuajse, por tri vrasje të Patrik "f0rest" Lindberg ia mohoi atë ish-ekipit të tij.

fnatic do të shënonin për të parën herë në rundin e ardhshëm, për rezultatin 6-1. SK fituan katër rundat e radhës për të arritur në nëntë runde. Megjithatë, fnatic më në fund e ngritën vetën, dhe fituan tre nga katër rundat vijues, kur tabela tregonte rezultatin 11-4 në favor të SK.

[Image: 1298978711.84.jpeg]

Në pjesën e dytë, fnatic fituan rundat e parë të nevojshëm, dhe dy të tjerë, por kjo ishte e gjitha çfarë ata morën, pasi SK fituan pesë runde radhazi për të dalë fitues 16-7.

[Image: ?di=312989847874]


Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-22-2020

Lions shkakton zhgënjim tek Na´Vi

Lions kanë përsëritur fitoren e tyre në IEM5 European Championship kundër Na´Vi, duke mposhtur ekipin ukranian 16-9 në de_tuscan.

Ekipi suedez kishte befasuar në Kiev, kur ata mposhtën Na´Vi në de_train në fazën e grupeve, por në Hannover ata e bënë atë përsëri dhe siguruan tri pikët e tyre të para në garë.

[Image: 1298985749.56.jpeg]

Lions filluan si CT dhe ndalën taktikat e ngadalshme të Na´Vi në të shumtën e rasteve, duke shkuar në pjesën e dytë me tri runde diferencë. Me Na´Vi në anën mbrojtëse, një përgjigje e shpejtë ishte parashikuar nga ukranianët, por Lions ishin gjithnjë një hap para tyre.

[Image: ?di=1312989855911]

Ky rezultat e vendos Na´Vi në vendin e pestë në garë, pasi ata janë kaluar nga ekipi suedez. Gjigantët ukranian tani do të takohen me redCode, derisa Lions do të kryqëzoj shpatat me rivalin suedez SK Gaming.


Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-22-2020

Video: n0thing vs redCode

Ne ju sjellim videon e parë nga IEM5 World Championship, dhe është një pistol round mahnitës.

Evil Geniuses siguruan pikët e tyre të para në garë me fitoren 16-4 kundër redCode në de_nuke. Në pjesën e parë të ndeshjes, me EG që luanin si CT, Jordan "n0thing" Gilbert vrau katër lojtarë të redCode me USP.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Ws-rO9mPOaY[/youtube]


Re: [Event] IEM5 World Championship - Fatbardh M. - 12-22-2020

Fotot e para qe jon publiku

[Image: ?pageid=154&galleryid=3387&pictureid=17949]

[Image: 1298985773.03.jpeg]

[Image: 1298989221.55.jpeg]

[Image: 1298989252.54.jpeg]

[Image: ?pageid=154&galleryid=3387&pictureid=17977]

[Image: ?pageid=154&galleryid=3387&pictureid=17978]


Re: [Event] IEM5 World Championship - AuloN- - 12-22-2020

SK Gaming veq perpara se mat mirt jon <3


Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-22-2020

Video: Xizt vs Evil Geniuses

Video jonë e dytë nga IEM5 World Championship është gjithashtu e lidhur me Evil Geniuses, por këtë herë amerikanët janë në anën pranuese.

Pas humbjes ndaj Na´Vi dhe fitores kundër redCode, Evil Geniuses ishin në dijeni që kishin nevojë të mposhtinin fnatic, në mënyrë që të mbanin gjallë shpresat e tyre për kualifikim. Megjithatë, ekipi amerikan nuk ishte problem për fnatic, duke përjetuar humbje 16-7. Në pjesën e dytë, Richard "Xizt" Landström vrau një në A bombsite dhe pastaj vazhdoi në bombsite B, duke marrë edhe tri vrasje të tjera në një rund fantastik.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=nAefHZx5tiw[/youtube]


Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-22-2020

Video: n0thing vs redCode #2

Në videon tonë të tretë nga Intel Extreme Masters 5 World Championship në Hannover, ne u kthyem sërish me një veprim nga Jordan "n0thing" Gilbert kundër redCode.

Rishikoje atë moment mbresëlënës mëposhtë.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Ws-rO9mPOaY[/youtube]


Re: [Event] IEM5 World Championship - XLN7 - 12-22-2020

Video: Intervistë me pita

Menjeherë pas përfundimit të grupit B, ne u takuam me lojtarin e fnatic, Faruk "pita" Pita dhe e pyetëm atë rreth kësaj dite plot tension.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=_4VJ-EGpohw[/youtube]