![]() |
|
Projekti : Ringjalle një Sunet - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Projekti : Ringjalle një Sunet (/thread-18407.html) Pages:
1
2
|
Re: Projekti : Ringjalle një Sunet - tshn - 03-03-2022 ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 14 ⇨ "VIZITA NDAJ E NJËRI-TJETRIT PËR HIR TË ALLAHUT" ✦ Ke menduar ta vizitosh një vëlla apo motër tënden? Atëherë mos vono aspak! Është e mahnitshme se si mund të fitojmë shpërblime duke e bërë këtë - të vizituarit e tyre për hir të Allahut! Është transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Një njeri kishte marrë rrugë për ta vizituar një vëlla të tij në një qytet tjetër dhe Allahu caktoi një engjëll për ta mbrojtur atë gjatë rrugës së tij. Kur iu afrua, engjëlli i tha: "Ku po shkon?”, "Jam duke shkuar për ta vizituar një vëlla timin në këtë qytet", ia ktheu njeriu. Engjëlli i tha: "A je ortak në pronë me të, që po e viziton?" Ai tha: “Jo, po e vizitoj vetëm sepse e dua për hir të Allahut të Plotfuqishëm." Engjëlli i tha: "Unë jam i dërguar i Allahut, për të të treguar se Allahu të do ty sepse ti e do këtë njeri për hir të Tij." [Muslimi, 6549] ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 15 ⇨ "PIRJA E UJIT ZEMZEM DHE PËRDORIMI I TIJ PËR SHËRIM" ✦ Ke ujë zemzem me vete? Atëherë pi sa të kesh! - Është i bekuar, të ushqen dhe është shërim për sëmundjen. Është transmetuar nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me ujin zemzem ka thënë: "Është i bekuar dhe pije që të ushqen." Tajalisi shton: "Dhe shërim për sëmundjen." [Muslimi, 6359] Frymëzuar nga tradita të tilla të Pejgamberit, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, muslimanët e hershëm e kishin zakon të bënin dua kur pinin ujë zemzem; një prej duave më gjithëpërfshirëse dhe më koncize është kjo dua, e cila i atribuohet shokut të Pejgamberit, Ibën Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të): Allahumme inni es'eluke ‘ilmen nafi‘an ve ‘amelen mutekabbelen ve rizkan vasi‘an ve shifa‘an min kul-li da‘in ― O Allah, të lutem më jep dituri të dobishme, vepra të pranuara, furnizim të bollshëm dhe shërim nga çdo sëmundje. ![]() ✦ RINGJALLË NJË SUNET: Nr. 16 ⇨ "DITËN E XHUMA (PREMTE)" ✦ Është transmetuar se Ebu Lubabe ibën Abdulmundhir ka thënë: Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "E premtja është zonja e ditëve dhe më e madhja prej tyre tek Allahu..." [Shënon Ibën Maxhe, nr. 1084; klasifikuar si hasen nga Shejh Albani në Sahih el-Xhami’, nr. 2279] Në vijim janë paraqitur sunetet të cilat mund t’i zbatojmë për të marrë shpërblim në ditën e xhuma: ❂ Falja e namazit të sabahut me xhemat ❂ Është transmetuar se Ibën Umeri ka thënë: I Dërguari, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Namazi më e mirë te Allahu është namazi i sabahut me xhemat në ditën e xhuma." [Shënon Bejhekiu në Shu'abul-Iman; klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih el-Xhami’, nr. 1119] ❂ Namazi i xhumasë ❂ 1 ● Gusuli (dushi) në ditën e xhuma Është transmetuar nga Abdullah Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij), se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush vjen në namazin e xhumasë, le të bëjë së pari gusël." [Buhariu, 1951 dhe Muslimi, 977] 2 ● Shkuarja herët për namazin e xhumasë Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), është transmetuar se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kur vjen e xhumaja, në çdo hyrje të xhamisë qëndrojnë engjëj që i shkruajnë emrat e njerëzve që hyjnë në xhami duke shënuar edhe shpërblimin e tyre. Ai që vjen më herët, sikur të kishte prerë kurban një deve, ata që vijnë pas tij, sikur të kishin prerë kurban një lopë, ata që vijnë pas tyre sikur të kishin prerë kurban një dash me brirë, ata që vijnë pas tyre sikur të kishin prerë kurban një pulë dhe të fundit sikur të jepnin sadakë një vezë. E, kur imami të fillojë hutben, engjëjt i mbyllin librat e tyre dhe vijnë për të dëgjuar." [Buhariu, 929 dhe Muslimi, 1964] 3 ● Të ecurit në këmbë për në xhami; për çdo hap që bën, do të ketë shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz natë Është transmetuar nga Avs ibën Avs eth-Thekafi, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kushdo që bën gusël (dush) të premten dhe bën që (gruaja e tij) të bëjë gusël, niset herët për në xhami, vjen afër imamit, dëgjon dhe qëndron i qetë; për çdo hap që ka bërë, do të merr shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz nate." [Shënon Tirmidhiu, nr. 496; klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih et-Tirmidhi, nr. 410] 4 ● Të dëgjuarit e hutbes (fjalimit) së xhumasë me vëmendje Është transmetuar nga Ebu Hurejre, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nëse ditën e xhuma i thoni shokut tuaj: "Dëgjo me vëmendje!", përderisa imami është duke e mbajtur hutben, atëherë jeni marrë me fjalë boshe." [Shënon Buhariu, nr. 934 dhe Muslimi nr. 851] Nëse kjo fjalë është aq e rrezikshme si mendoni për të tjerat. ❂ Kërkimi i çastit të caktuar të ditës së xhuma, në të cilën duaja pranohet ❂ Është transmetuar nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) se një herë u përmend dita e xhuma ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, tha: "Në këtë ditë ka një orë kur muslimani falet dhe pastaj ulet e i lutet Allahut, e Allahu do t'i japë atij atë që kërkon." - dhe bëri shenjë me duart e tij për të treguar se sa e shkurtër është ajo kohë. [Buhariu, 935 dhe Muslimi, 1969] ❂ Leximi i Sures Kehf në ditën e xhuma ❂ "Kushdo që e lexon suren Kehf në ditën e xhuma, do t’i jepet një dritë që do të ndriçojë prej tij, nga ajo e xhuma deri në tjetrën." [Shënon Hakimi, 2/399, Bejhekiu, 3/249; Ibën Haxheri thotë në “Tahrixh el-Edhkar” se ky është një hadith hasen dhe thotë: kjo është lidhja më e fortë që është transmetuar në lidhje me lexim sures Kehf. Është klasifikuar si sahih nga shejh Albani në “Sahih el-Xhami'”, 6470) •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT Re: Projekti : Ringjalle një Sunet - tshn - 03-03-2022 ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 17 ⇨ "PËRKUJDESJA NDAJ JETIMËVE" ✦ Është transmetuar nga Sehël ibën Sa’di (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Unë dhe ai që kujdeset për jetimin do të jemi së bashku në xhenet kështu", dhe bëri me shenjë duke e bashkuar gishtin tregues me atë të mesëm (për të treguar afërsinë). [Buhariu, 6005] ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 18 ⇨ "KUR UDHËTOJMË" ✦ Keni bërë plan të udhëtoni? Atëherë lexoni këto sunete të mrekullueshme! Me zbatimin e tyre fitoni shpërblime te Allahu përderisa jeni në udhëtim. 1 ● Caktimi i një udhëheqësi Është transmetuar nga Ebu Seid dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta), të cilët kanë thënë se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kur tre burra udhëtojnë së bashku, duhet që njërin prej tyre ta zgjedhin për prijës." [Ebu Davudi, 2608] 2 ● Të thuhet "Allahu ekber" (Allahu është më i madhi) kur ngjitet përpjetëzave dhe të thuhet “Subhanallah” (I lartësuar dhe i pa të meta është Allahu) kur zbritet teposhtëzave Është transmetuar nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: "Ne thoshim ‘Allahu ekber’ kur ngjiteshim dhe thoshim ‘Subhanallah’ kur zbritnim." [Buhariu, 2994] 3 ● Lutja që duhet thënë kur ndalohet gjatë udhëtimit (për pushim) Është transmetuar nga Havle bint Hakim (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Kushdo që ndalon diku (për të pushuar) dhe thotë: ‘Mbështetem në fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që ka krijuar’, nuk do ta dëmtojë asgjë, derisa të largohet nga ai vend." [Muslimi, 6878] 4 ● Pas kthimit nga udhëtimi, së pari vizitohet xhamia (dhe falen dy rekate) Është transmetuar nga Ka'b ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur kthehej nga udhëtimi, së pari ndalonte për t’u falur në xhami. [Buhariu, 443 dhe Muslimi, 1659] ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 19 ⇨ "VIZITA NDAJ TË SËMURËVE" ✦ Mos ke ndonjë mik, familjar apo të afërm që është i sëmurë tani? Po?! Lëvizi këmbët pra! Shko dhe vizitoje! Mos harro: "Shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi ty derisa të agojë mëngjesi dhe do ta kesh një kopsht në Xhenet! I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk ka musliman që e viziton një vëlla (të sëmurë) në mëngjes, vetëm se shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi të derisa të bie mbrëmja, e nëse e viziton në mbrëmje, shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi të derisa të agojë mëngjesi, dhe ai do të ketë një kopsht në Xhenet.” [Tirmidhiu, 969] ~ Për të gjithë anëtarët tanë të cilët janë të sëmurë tani: Allahu ju shëroftë sa më shpejt! Amin! ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 20 ⇨ "MOS PARAGJYKO, KI MENDIM TË MIRË PËR TË TJERËT" ✦ Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: ► "Kini kujdes nga dyshimi (paragjykimi), sepse vërtet dyshimi është fjala më e rremë." [Buhariu, 6067; Muslimi, 6536] ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 21 ⇨ “NDËRTIMI I XHAMIVE (VEND-FALJEVE)” ✦ ● Është transmetuar Nga Uthman ibën Affani (radijallahu anhu), se kur dëgjoi mendimin (i cili nuk ishte në favor të tij) e popullit, pasi ai e rindërtoi xhaminë e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: Ju nuk keni qenë të drejtë me mua, sepse unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: ► “Ai që e ndërton një xhami (vend-faljeje) për hir të Allahut, Allahu ia ndërton atij një shtëpi në Xhenet.” ● Bukejri tha: Mendoj se ka thënë: “Duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut.” [Buhariu, 450 dhe Muslimi, 553] Gjithashtu përmendet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), se: ► “E ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke urdhëruar ndërtimin e xhamive dhe pastrimin e tyre.” [Ebu Davudi, 455 dhe Tirmidhiu, 594; Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih Sahih et-Tirmidhi, 487] ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 22 ⇨ “MIRËSJELLJA NDAJ NËNËS” ✦ Kush është personi më meritor për mirësjelljen dhe shoqërimin tonë të mirë? Lexojeni këtë sunet të mrekullueshëm. Merreni këtë edhe si këshillë! ● Gjyshi i Behz ibën Hakimit ka thënë: E pyeta të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem: “O i Dërguar i Allahut, kush është më meritor për shoqërimin tim të mirë?” ► “Nëna jote”, u përgjigj i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem. Pyeta: “Pastaj kush?” ► “Nëna jote”, u përgjigj ai. Përsëri pyeta: “Pastaj kush?” ► “Nëna jote”, u përgjigj ai. Përsëri e pyeta: “E pastaj kush?” ► “Babai yt”, u përgjigj ai, “pastaj më të afërmit e pastaj të tjerët.” [Buhariu në Edeb el-Mufred, 1/3] ● Jasir ibën Ata ka thënë se një njeri erdhi te Ibën Abasi (radijallahu anhu) dhe i tha: “I propozova një gruaje martesë, por ajo nuk pranoi të martohej me mua. Një tjetër i propozoi dhe ajo pranoi të martohej me të. Unë u bëra xheloz dhe vrava atë (grua). A ka për mua pendim?” Ibën Abbasi e pyeti: “A e ke nënën gjallë?” “Jo”, u përgjigj ai. Atëherë ai i tha: “Pendohu tek Allahu i Plotfuqishëm dhe përpiqu t’i afrohesh Atij me punë të mira sa më shumë.” Ata (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Iu afrova Ibën Abasit dhe e pyeta: “Përse e pyete nëse e kishte nënën gjallë?” Ai u përgjigj: “Nuk di për ndonjë vepër të mirë, që e afron njeriun me Allahun, sikur mirësjellja ndaj nënës.” [Buhariu në Edeb el-Mufred, 1/4] •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT Re: Projekti : Ringjalle një Sunet - tshn - 03-03-2022 ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: NR. 23 ⇨ “NXËNIA PËRMENDËSH E ESMAUL HUSNA” ✦ Duke filluar nga sot, le të përpiqemi për t’i mësuar përmendësh nëntëdhjetë e nëntë emrat e Allahut (esmaul husna), përfshirë edhe kuptimin e tyre, që të fitosh shpërblime të shumta nga Allahu! Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) na tregon se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: ► “Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra; Ai që i mëson përmendësh, hyn në Xhenet. Vërtet, Allahu është tek (Ai është Një, dhe njëshi është numër tek) dhe e do numrin tek.” Në transmetimin e Ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij) thuhet: “Ai i numëroi ata.” [Muslimi, 6475] 99 Emrat e Allahut të transliteruar, të përkthyer dhe me një përshkrim të shkurtër, i gjen në këtë lidhje: <!-- m --><a class="postlink" href="https://www.facebook.com/media/set/?set=a.182808565083290" onclick="window.open(this.href);return false;">https://www.facebook.com/media/set/?set ... 8565083290</a><!-- m --> ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 24 ⇨ “NAMAZI PËR KËRKIM TË UDHËZIMIT HYJNOR (ISTIHARE)” ✦ A keni dyshime për ndonjë gjë? Doni të bëni ndonjë veprim, por jeni në mëdyshje në lidhje me të? Atëherë falni namaz istihare, ashtu siç Pejgamberi ynë, sal-lallahu alejhi ue selem, na ka mësuar të veprojmë! Është transmetuar nga Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, na mësonte namazin e istihares, ashtu siç na mësonte ndonjë sure të Kuranit.” [Buhariu, 1162] Për më tepër mbi namazin e istihares, vizitojeni këtë lidhje: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.klubikulturor.com/Namazi%20i%20istihares.htm" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.klubikulturor.com/Namazi%20i%20istihares.htm</a><!-- m --> ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 25 ⇨ “SHPËRBLIMI PËR MBJELLJEN E BIMËVE” ✦ Është transmetuar nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: ► “Nëse një musliman e mbjellë një bimë dhe një njeri apo kafshë ha prej fryteve të saj, do të shpërblehet sikur të ketë dhënë sadakë në atë masë.” [Buhariu, 6012] ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 26 ⇨ “AKIKA PËR TË PORSALINDURIN” ✦ Është transmetuar nga Aishja (radijallahu anha), se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, na ka urdhëruar që ► të therim (sakrifikojmë) kurban një dele për vajzën e porsalindur dhe dy dele për djalin.” [Ahmedi, 25764] Transmetohet nga Semure (radijallahu anhu), se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Çdo fëmijë është peng i akikas së tij e cila theret për të në ditën e shtatë të lindjes, ditë në të cilën atij i vihet emri edhe i rruhet koka." [E kanë transmetuar të pestët (është për qëllim me të pestë grumbulluesit e njohur të haditheve në sunenet e tyre Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe, duke përjashtuar Buhariun dhe Muslimin). Hadithin e ka saktësuar Tirmidhiu] Për më tepër mbi akikën, hape këtë lidhje: <!-- m --><a class="postlink" href="http://ril-al.com/islami/index.php?option=com_content&view=article&id=75%3Aakikah-berja-kurban-per-femijen-e-porsalindur&catid=19%3Astudime&Itemid=7" onclick="window.open(this.href);return false;">http://ril-al.com/islami/index.php?opti ... e&Itemid=7</a><!-- m --> ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 27 ⇨ “NAMAZI I DUHASË” ✦ Është transmetuar nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: ► “Për çdo mëngjes duhet të jepet sakadë për secilën prej nyjeve të trupit; çdo tesbih (subhanallah), tahmid (elhamdulilah), tehlil (la ilahe il-lallah), tekbir (Allahu ekber), çdo urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja është sadakë, e, dy rekate namaz të duhasë mjaftojnë si sadakë për to.” [Muslimi, 1671] Namazi i duhasë është sunet vullnetar, koha e të cilit fillon përafërsisht gjysmë ore pas lindjes së Diellit dhe mbaron rreth gjysmë ore para namazit të drekës, pra në fillim të zenitit. Ai falet dy rekate, katër, gjashtë, por edhe tetë. Me kusht që të jenë të ndara dy nga dy. Sunet është të falet çdo ditë. Leximi në të bëhet njëjtë sikur namazet e tjera duke filluar me leximin e subhanekes apo lutjeve të ngjashme para saj, pastaj surja Fatiha e pas saj një sure sipas dëshirës. Kështu vepron edhe në rekatin tjetër. Pra i ngjanë faljes së sunetit të sabahut. ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 28 ⇨ “RUAJTJA E LIDHJEVE FAREFISNORE” ✦ I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: ► “Kush dëshiron që t’i shtohet rizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta, le t’i ruajë lidhjet farefisnore.” [Buhariu, 5986 dhe Muslimi, 2557] Për më tepër mbi lidhjet farefisnore, dëgjojeni këtë ligjeratë: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=cjRX586HeCQ" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=cjRX586HeCQ</a><!-- m --> ![]() ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 29 ⇨ “KUSH I KA BËRË PADREJTËSI VËLLAIT TË VET, LE T’I KËRKOJË FALJE (PARA VDEKJES)" ✦ Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: ► “Kushdo që i ka bërë padrejtësi vëllait të vet, duhet t’i kërkojë falje (para vdekjes së tij), sepse (në botën tjetër) nuk bën dobi as dinari e as dirhemi (ari e argjendi). (Ai duhet të sigurohet që vëllai i tij ia ka falur në këtë jetë) para se t’i merret nga veprat e tij të mira dhe t’i jepen vëllait të tij, e, nëse nuk i mbeten vepra të mira, veprat e këqija të vëllait të tij merren dhe ngarkohen mbi të (në botën tjetër).” [Buhariu, 541] •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT Re: Projekti : Ringjalle një Sunet - dardi- - 03-03-2022 tShperbleft Allahu Per Punen edhe per Kshillat qe Po na Jep. Re: Projekti : Ringjalle një Sunet - best~boy - 03-18-2022 All-llahu xh.sh te shperbleft Vella . |