eSportsKosova - Gaming Community
[Event] IEM5 Europe [fnatic win] - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: [Event] IEM5 Europe [fnatic win] (/thread-1607.html)

Pages: 1 2 3 4


Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - XLN7 - 11-12-2020

fnatic përmbys Na`Vi

fnatic kanë shkaktuar befasinë e parë të turneut, duke mposhtur Natus Vincere 16-14.

Në atë që ishte parashikuar të jetë një nga ndeshjet më emocionuese nga dita e parë, fnatic shënuan fitore kundër Na´Vi për t'u pozicionuar në krye të grupit B.

Gjërat nuk dukeshin mirë për fnatic në fazën e hershme të ndeshjes, me suedezët që shkuan në pushim me vetëm pesë runde të fituara.

Mirëpo, në pjesën e dytë, një performancë inspiruese nga Richard "Xizt" Landström, i ndihmoi fnatic të kthehnin rezultatin. Në rundin e fundit, Patrik "cArn" Sättermon fitoi një situatë 1-me-2 për t'i dhënë ekipit të tij rundin e fitores.

[Image: 1295541259.31.jpeg]

fnatic tani ndajnë vendin e parë të grupit B me TCM-Gaming dhe Lions, derisa Natus Vincere janë pa pikë pas një ndeshjeje.


Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - XLN7 - 11-12-2020

Video: FX humbin një rund kundër eSahara
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=4bbauEy3sbs[/youtube]


Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - XLN7 - 11-12-2020

Ndeshjet qe jepen permes ESL TV, perpos linkut qe e postoj te IP e nje ndeshje, mundeni mi kshyr edhe ketu:

LINK


Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - XLN7 - 11-12-2020

Video: SIXER ndaj Frag eXecutors
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=hVuP0HM8Szo[/youtube]


Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - XLN7 - 11-12-2020

Video: 8 minuta me GeT_RiGhT
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=B55NmMuxo1I[/youtube]


Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - XLN7 - 11-12-2020

Dita e parë arrinë fundin

Dita e parë e IEM5 European Championship Finals tani ka ardhur tek fundi, dhe atje ka ende për çka të luftohet të premten.

Në rundin e fundit jo aq interesant nga dita e parë, Na´Vi grumbulluan tri pikë më shumë dhe tani kanë gjashtë, një më pak se dyshja suedeze, fnatic dhe Lions.

Por Lions, të cilët mposhtën TCM-Gaming 16-12 në de_inferno, nuk janë takuar akoma me Na´Vi, njëjtë sikurse ekipi danez.

Pasi mposhtën ukrainasit, fnatic patën një barazim me Lions, dhe në ndeshjen e tyre të fundit në grup, ata plotësisht ishin mbi forZe me rezultat 16-1.

[Image: 1295551603.81.jpeg]

Gjetiu, SK Gaming bënë punë të lehtë kundër përbërjes së re të mousesports, duke mundur gjermanët me rezultat 16-7 për të arritur vendin e parë në grupin A.

Siç pritet, sfida kryesore për suedezët vjen nga Frag eXecutors, që kanë gjashtë pikë nga dy ndeshje, dhe mTw, të cilët kanë zhvilluar vetëm një ballafaqim.

[Image: 1295551613.57.jpeg]


Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - XLN7 - 11-12-2020

Video: cArn flet për rezultatet e ditës së parë
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=wLnqCICqGcA[/youtube]

Video: fnatic vs Na`Vi
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=xmco2c-Mbto[/youtube]


Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - XLN7 - 11-13-2020

MYM shokon ekipin e ri të SK

Meet Your Makers i kanë shkaktuar ekipit të ri të SK Gaming humbjen e parë, me një fitore befasuese 16-3 në de_inferno.


Një fillim i madh nga MYM pa rusët të fitojnë pesë rundat e parë, para se SK përfundimisht të shënonin në ndeshje. Megjithatë, përgjigjja e suedezëve ishte jetë-shkurtër, pasi MYM fituan dy rundat e radhës për rezultatin 7-1 dhe e detyruan SK të kërkonin pushim.

Pjesa tjetër e pjesës së parë shkoi në të mirë të MYM, pasi SK arritën vetëm edhe dy runde tjera, për të shkuar në pjesën e dytë me disavantazh 12-3.

[Image: 1295525384.68.jpeg]

Tjetër SK ishte parashikuar në pjesën e dytë, por MYM kontrolluan mapin, për ta fituar ndeshjen 16-3.

[Image: ?di=1012956143880]

Me këtë rezultat, SK bie në vendin e tretë në tabelë, së bashku me Frag eXecutors dhe mTw, të cilat kanë edhe një ndeshje në duar.


Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - XLN7 - 11-13-2020

Video: mTw vs mouz
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=rDJfqQhkO8w[/youtube]