eSportsKosova - Gaming Community
Ajete dhe Hadithe - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html)
+--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html)
+--- Thread: Ajete dhe Hadithe (/thread-57.html)

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11


Re: Ajete dhe Hadithe - mr.driki - 10-19-2021

Nevas bin Sem’ani, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, e ai më tha: “Mirësia është morali (karakteri) i mirë, kurse e keqe (mëkat) është ajo që mbillet (përforcohet) në veten tënde dhe nuk dëshiron që ta dinë njerëzit." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Islami nxit për moral të lartë e të mirë.
Islami ndalon nga të këqijat e të ligat.
Urrejtja e mosdijes së njerëzve për atë që vepron është argument për ndalimin e asaj vepre.


Re: Ajete dhe Hadithe - mr.driki - 10-19-2021

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, është pyetur se cilat vepra i fusin njerëzit më së shumti në xhenet. Ka thënë: “Devotshmëria dhe morali i mirë.” E"shtë pyetur se cilat vepra i fusin më së shumti njerëzit në xhehenem dhe ka thënë: “Gjuha dhe organi gjenital.” (Shënon Tirmidhiu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Interesimi i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, për të mësuar Islamin dhe drejtimi i pyetjeve të Dërguarit të Allahut për atë që nuk dinin.
Devotshmëria dhe frika ndaj Allahut janë prej shkaqeve të hyrjes në xhenet.
Morali i mirë dhe sjellja e mirë me të tjerët janë rrugë që çojnë në xhenet.
Gjuha me sëmundjet e veta, gënjeshtra, përgojimi dhe shpifja janë prej shkaqeve të hyrjes në zjarr.
Organi gjenital me haramet që bën shkakton hyrjen në zjarrin e xhehenemit.


Re: Ajete dhe Hadithe - mr.driki - 10-19-2021

Umer ibnu Ebi Selemi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "Si fëmijë, isha nën mbikëqyrjen e Pejgamberit alejhi selam në shtëpinë e tij. Njëherë, para se të fillonim ushqimit, zgjata dorën në një enë ushqimi, por Pejgamberi alejhi selam më tha: "Djalosh, thuaj ''Bismil-lah'', ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Interesimi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, për mësimin e moralit islam të vegjëlve.
Rëndësia e shprehjes “Bismil-lah” para fillimit të ngrënies.
Domosdoshmëria e ngrënies me dorë të djathtë.
Nuk duhet ngrënë nga mesi i ushqimit, por nga ajo që kemi para vetes.


Re: Ajete dhe Hadithe - mr.driki - 10-19-2021

Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Dëgjova të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorë. E, nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me gjuhën e tij dhe nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët.” (Shënon Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Përgjegjësia e individit musliman për ta ndryshuar të keqen.
Muslimani nuk merr pjesë tek e keqja.
Muslimanët dallohen për nga mundësitë e tyre për ndryshimin e së keqes.
Besimi (imani) është disa shkallësh.
Kush që nuk e ndryshon (të keqen) as me zemrën e tij, kjo paraqet rrezik për të.


Re: Ajete dhe Hadithe - mr.driki - 10-19-2021

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Secili bir i Ademit është gabimtar, mirëpo gabimtari më i mirë është ai që pendohet." (Shënon Tirmidhiu dhe ibn Maxhe)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Mangësitë e secilit, sado të devotshëm qofshin.
Njerëzit dallojnë mes tyre në nënshtrim (bindje) dhe në mëkate.
Domosdoshmëria e shpejtimit të pendimit dhe distancimi nga mëkatet.
Mëshira e gjerë e Allahut të Lartësuar.
Obligueshmëria e pendimit për të gjitha mëkatet.
Të mos e humbim shpresën ndaj mëshirës së Allahut të Lartësuar.
Përsëritja e pendimit sa herë që bëhen mëkate.


Re: Ajete dhe Hadithe - mr.driki - 10-19-2021

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut, ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, ngase ata tanimë kanë shkuar atje ku e kanë përgatitur vendin e tyre." (Shënon Buhariu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Të mos shahen të vdekurit.
Të mos u bëhet keq të gjallëve.
Njeriu do të japë llogari për atë që ka vepruar.
Dorëzimi i çështjes së llogarisë së njerëzve tek Allahu i Lartësuar.
Sharja e të vdekurve nuk u bën dobi të gjallëve.


Re: Ajete dhe Hadithe - mr.driki - 10-19-2021

Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Atij të cilit Allahut i do të mirën, i jep atij kuptim (dije) në fe.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Vërtetimi i cilësisë së vullnetit (dëshirës) të Allahut të Lartësuar.
Allahu gradon dhe veçon kë do me atë që do.
Madhështia e çështjes së fesë dhe të mësuarit e saj.
Prej shenjave të mira të njeriut besimtar është të kuptuarit (dija) e fesë.


Re: Ajete dhe Hadithe - mr.driki - 10-19-2021

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Xhehenemi është i mbuluar (rrethuar) me kënaqësitë (e kësaj bote), ndërsa xheneti është i mbuluar (rrethuar) me pakënaqësitë (e kësaj bote).” (Shënon Buhariu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Vërtetimi i krijimit të xhehenemit.
Kënaqësitë e kësaj bote çojnë në zjarr.
Vërtetimi i krijimit të xhenetit.
Durimi ndaj pakënaqësive çon në futjen në xhenet.
Allahu i ka bërë kënaqësitë dhe pakënaqësitë si sprovë për njerëzit.


Re: Ajete dhe Hadithe - mr.driki - 10-19-2021

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e takon Allahun duke mos i bërë Atij shirk, do të hyjë në xhenet. Ndërsa kush e takon Atë duke i bërë shirk, do të hyjë në xhehenem.” (Shënon Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Vërtetimi i ringjalljes.
Rëndësia e njehsimit të Allahut të Lartësuar.
Vërtetimi i xhenetit.
Rrezikshmëria e shirkut.
Llojshmëria e shirkut.
Vërtetimi i xhehenemit (zjarrit).
Shpërblimi i madh i njehsuesve.
Dënimi i madh i atyre që i bëjnë shirk Allahut të Lartësuar në diçka.