![]() |
|
Ja ku po vjen Firefox 6 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Ja ku po vjen Firefox 6 (/thread-8952.html) Pages:
1
2
|
Ja ku po vjen Firefox 6 - iceboy - 06-08-2021 Versioni 5 ishte lëshuar më 20 korrik, ndërsa tani është koha për të kaluar në versionin e ri të shfletuesit Firefox: Firefox 6 tani është i gatshëm për përdorim. Çfarë duhet të prisni nga ky version i ri? Mos pritni shumë ndryshime në ndërfaqe. Ndërfaqja e përdoruesit ka mbetur e njëjtë në shumicën e pjesëve, ndërsa ndryshimet më të mëdha po ndodhin prapa skenës. Ndryshimi më i madh në pamje është që shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që ju jeni duke e vizituar. Është shtuar mbështetja për versionin e fundit të WebSocket, po ashtu edhe funksionimi i mirëfilltë kur është puna për shumë taba të hapur njëkohësisht. Është edhe shtesa e veglës së re për leje që do t’ua mundësojë përdoruesve një kontrollim më të mirë të informatave që ruhen nga uebfaqet (fjalëkalimet, uebfaqet e vizituara më parë etj.). Nëse jeni dashamirës i shfletuesit Firefox, atëherë do të ishte mirë që ta provoni verisonin e fundit. Ja lidhja për Windows 32-bit dhe ja lidhja për X64. Ja edhe versionet për Mac dhe Linux./pcworldalbanian ![]()
Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - uranglobal - 06-08-2021 Shum mir qe e ki postu un spo e mar niher kta se me Firefox 5 perfekt i kom punt !
Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - saddr0 - 06-08-2021 Une e pata ma heret Beta tash u ra taman n`terezi,veq po kam qef me ba pak ndryshime n`dizajn kta t`firefoxit se moti s`kan ba. Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - buta- - 06-09-2021 s'ko nevoj per 6.................. 5-shin ekom mir
Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - iceboy - 06-09-2021 edhe une ja bona update si dul, ndryshime t`jashtme spava perveq te URL BAR dmth emrin e domainit tash pe nenvizon nalt, si psh esportskosova.com/forum tash qit "esportskosova.com" pe bon si bold shkrimin per mu dallu ma shum, edhe Skype Add-on e perkrah tash edhe Windows Media Player plugin e kish t`integrume si Chrome. Kshtu m`pelqej per qito 3 sene qe i permena, po te dizajni edhe une pata qef me pas pas pak ndryshime po neyse ... btw; merrni pjes ne sondazh ... Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - CowyFite - 06-09-2021 Se perdori Mozillen Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - Joshi - 06-09-2021 Nisoj Bre wlla a o ka mdoket mu
Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - Smoke - 06-09-2021 Google Chrome #1 :p Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - Mister-X - 06-10-2021 Jom ndyshim me mar a jo po sma mer menja qe kan bo naj filozofi nto. |