![]() |
|
Fjal te urta - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Diskutime për gjërat edukative (https://esportskosova.com/forum-37.html) +--- Thread: Fjal te urta (/thread-830.html) |
Fjal te urta - UNname - 08-25-2020 Qfar jane fjalet e urta dhe nga kush jane te shkruara ato? Shprehni me dometheneset! Disa fjal te urta: Ujku qimen e nderron por zakonin s’ e harron. Gruaja fut shejtanin ne shishe. Pune shume, e fjale pak. Armikut mos ia trego te verteten. etj Re: Fjal te urta - jazon - 09-01-2020 lizard qito fjal t'urta pot doken a? plus if you wanna be rich you gotta be bitch osht qe vahzdoj un me disa E Vërteta, e Mençura Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. Dita e mirë, që menatë njihet. Dita me diell duket që në mëngjes. Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. Duhet ndarë kashta nga kokrrat. Dy shaka bëjnë një të vërtetë. E treta e vërteta. Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. Foli derës të dëgjojë dritarja. Foli plakës të dëgjojë nusja. Fshati që duket s'do kallauz. Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. Gjuha e ka rrënjën në zemër. Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. Mos e ban penin tra. DIBËR Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. Nuk luan ferra kot. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. Rena a nana e tana të këqijave. S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. S'i bën mjekra priftërinjtë. Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. S'mbushet thesi me gënjeshtra. Shakaja është gjysma e të vërtetës. Ti kemi sahanët pa kapakë. Ustai, ustanë e njef në zanat. Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. Barku i gjerë, truri i ngushtë. Budallai shkon tek e ngasin. Burimi i mirë duket në thatësirë. Ç'i do qeni brekët. Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. Gjej vendin e bëj kuvendin. Gjuha dredhon se mendja e mëson. Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Humbi sëpatën, i rruat bishti. Kali i mirë shton torbën e tij. Kalit të mirë shtoi tagjinë. Koha vjen për atë që di ta presë. Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. Kur gabon i mençuri çuditet budallai. Lepuri në mal, kusia në zjarr. Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. Ma mirë të kesh mend se pare. Mendja është në majë të gjuhës. Mendja e lehtë rëndon të zonë. Me një gur, ti vrave dy zogj. Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. Mos bëj petulla me ujë. Mos e humb si Xhaferri simiten. Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. Mos hidh të thatën mbi të njomë. Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. Mos shit qen të blesh këlyshë. Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. Mos u mbyt me një pikë ujë. Ndoqe fillin gjete lëmshin. Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. Nuk sheh syri po sheh mendja. Nuk të ngroh zjarri i kashtës. Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. Peshku në det, kusija në zjarr. Për gjithë vend ka pleq me mend. Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. Po pate dhen gjen edhe bari. Prishja e shtëpisë vjen nga mend. Kam inat po nuk kam takat. Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. S'mbartet ujë me shportë. Si është vendi bëhet kuvendi. S'jepet një pelë për një thelë. S'ka varfëri i mençuri. Shtatin pyll e mendjen fyll Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. U habit pas lëngut, harroi thelat. Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. Vëthët i nxorra po vërët i kam. Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. Re: Fjal te urta - Lizardi - 09-15-2020 "Kur dashuria don te flase, mendja duhet te hesht. "Gjuha e dashurise eshte te syte!" "Dashuria ne sy lind, ne sy jeton ne sy vdes!" "Dashuria qe u shua nuk ishte dashuri!" "Eshte kenaqesi e madhe te dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar!" "Dashuria eshte nje e mencur nder te cmendurit, nje helm qe te sheron nje embelsire qe te helmon!" "Dashuria, kolli dhe kruarja kurre nuk mund te fshihen!" "Dashuria eshte ujvare e pashtershme me emrin Femer!" Une jap dashuri sepse te dua, jo sepse pres qe ti te ma kthesh dashurine.Nese te jap dashuri apo dicka tjeter duke pritur te ma kthesh me dicka, me siguri do te mbetem i deshperuar!" "Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria... Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi..." "Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore!" "Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri!" "Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime!" "Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale? "Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!" "Dashuria s'ka peshe,pervec kesaj:Te duash edhe me shume!" "Te duash nje ore, kjo eshte shprehi e kafsheve; nje dite -vecori e njeriut; gjithe jeten- e engjujve.Por te duash gjithe jeten vetem nje qenie, kjo eshte dhunti e Perendise." "Dashuria e pare ecen si gaforrja!" "Dashuria e rreme, eshte me e keqe se urrejtja!" Kam lexuar diku se dashuria eshte kapitulli i pare ne librin e madh te mosmirenjohjes!" "Ngrije uren e dashurise deri ne diell, vetem ajo, vetem ajo na lidh me njerezit!!" "Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri!" "Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen!" "Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine!" "Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti!" "Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit!" "Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, 'e askush se ka pare!" "Dashuri do te thote kurre te mos thuash "ME FAL"! "JETO QE TE DASHUROSH, DASHURO QE TE JETOSH! "Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja!" "Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes!" "Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme" "Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje!" "Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!" "Dashuria lind te zemra e njeriut njelloj si lind lulja ne balte, por s'i merr as ere e as ngjyre, se s'ka.Ne fund edhe ajo vyshket si lulja! Tragjedia me e madhe e jetes nuk eshte se njerezit vdesin, por se pushojn se dashuruari TE LUTEM ME DUAJ PAK NESE DESHIRON TE ME DUASH GJAT ! Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta ! Te dashurosh do te thot te duash nje tjeter me shume se veten ! Dashuria asnjeher nuk lind ne shpirtin e prishur Te dua sepse me dhe dashurine, e dua dashurine sepse ma dhe ti ! NJE DASHURI ESHTE, POR KOPJE TE SAJ KA ME MIJERA ! EDHE NE KASOLLEN ME TE VOGEL KA VEND PER DY TE DASHURUAR ! Dashuria platonike eshte vullkan pa erupcion ! Shumices se njerezve u duhet me shume dashuri sesa e meritojne ! Dashuro te tjeret nese do te te dashurojne ! DASHURIA ESHTE TER JETA E GRUAS, KURSE NJE EPISOD NE JETEN E MASHKULLIT! Ai u martua me te sepse e dashuroi , AJO u e dashuroi ate sepse u martua ! C eshte Dashuria? RAST I VOLITSHEM PER DHEMBJE TE GJATE ! Thenia ishte : Sa me shume qe i njof njerezit aq me shume i dua kafshet ! TE NDAHESH VETEM SEPSE NUK E DO ME ESHTE BUDALLALEK, NJEJT SIKUR TE MARTOHESH ME DIKE VETEM SEPSE E DO ! Neqoftese miqesia nuk permban dashuri, dashuria permban miqesi Dashuria eshte e amshuar derisa zgjat ! Ne fillim te dashurise te dashuruarit flasin per te ardhmen, e kur ajo eshte nga fundi flasin per te kaluaren ! Nga te gjithe pasionet dashuria eshte me e fuqishmja, ajo ne te njejten kohe sulmon Zemren Koken dhe Vetedijen Koha eshte jashtzakonisht e bukur, kur ben dashuri ! Engjejt e quajn gezim i qiellit, djajt e quajn vuajtje e sketerres, njerezit e quajn DASHURI !Dashuria nuk eshte problem,ashtu sic nuk eshte nje automjet:problem jane vetem ata qe ngasin automjetin,udhetaret dhe rruga. Nuk i ngjan me asnjeres qe kur te dua. Asnje dashuri nuk eshte e sinqerte,pervecse dashuria per ushqimin. Nuk mund te kete nje zhgenjim te thelle kur nuk ka nje dashuri te thelle. Dashuri e paster eshte ajo qe nuk pergjigjet. Dashuria ben te kaloje kohen,koha ben te kaloje dashurine. Dashuria eshte si fati,nuk i pelqen qe ta ndjekesh. Nje nate dashurie eshte nje liber i lexuar. Do te te harroj vetem atehere kur nje piktor i verber te pikturoje zhurmen e nje petal trendafili qe bie ne dyshemene e kristalte te nje keshtjelle qe s�??ka ekzistuar kurr. Ndersa une do te harroj vetem atehere kur i njejti piktor te pikturoje zhurmen e midhjeve ne fund te oqeanit Paqesor o zemra ime ___ Re: Fjal te urta - ttroyaNN . - 10-30-2020 Foli plakës të dëgjojë nusja. Fshati që duket s'do kallauz. Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. Gjuha e ka rrënjën në zemër. Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. Mos e ban penin tra. DIBËR. Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. Kush Punon edhe Fiton. Kali i Mir shtoi Tagjinë. Mur Mur behet Gurë. Gjuha e Dashurise eshte te syte . një Helm qe te sheron nje ëmbelsir qe te helmon. At qe vdesin duke dashuruar jan deshmor. Fshati që duket s'do kallauz. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Qeni tund bishin për ta mbrojtur miqësinë. Re: Fjal te urta - Mister-X - 10-31-2020 Of all the things ive lost i miss my mind the most
Re: Fjal te urta - TCO, - 11-02-2020 Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. Dita e mirë, që menatë njihet. Dita me diell duket që në mëngjes. Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. Duhet ndarë kashta nga kokrrat. Dy shaka bëjnë një të vërtetë. E treta e vërteta. Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. Foli derës të dëgjojë dritarja. Foli plakës të dëgjojë nusja. Fshati që duket s'do kallauz. Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. Gjuha e ka rrënjën në zemër. Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. Mos e ban penin tra. DIBËR Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. Nuk luan ferra kot. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. Rena a nana e tana të këqijave. S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. S'i bën mjekra priftërinjtë. Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. S'mbushet thesi me gënjeshtra. Shakaja është gjysma e të vërtetës. Ti kemi sahanët pa kapakë. Ustai, ustanë e njef në zanat. Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. Barku i gjerë, truri i ngushtë. Budallai shkon tek e ngasin. Burimi i mirë duket në thatësirë. Ç'i do qeni brekët. Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. Gjej vendin e bëj kuvendin. Gjuha dredhon se mendja e mëson. Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Humbi sëpatën, i rruat bishti. Kali i mirë shton torbën e tij. Kalit të mirë shtoi tagjinë. Koha vjen për atë që di ta presë. Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. Kur gabon i mençuri çuditet budallai. Lepuri në mal, kusia në zjarr. Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. Ma mirë të kesh mend se pare. Mendja është në majë të gjuhës. Mendja e lehtë rëndon të zonë. Me një gur, ti vrave dy zogj. Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. Mos bëj petulla me ujë. Mos e humb si Xhaferri simiten. Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. Mos hidh të thatën mbi të njomë. Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. Mos shit qen të blesh këlyshë. Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. Mos u mbyt me një pikë ujë. Ndoqe fillin gjete lëmshin. Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. Nuk sheh syri po sheh mendja. Nuk të ngroh zjarri i kashtës. Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. Peshku në det, kusija në zjarr. Për gjithë vend ka pleq me mend. Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. Po pate dhen gjen edhe bari. Prishja e shtëpisë vjen nga mend. Kam inat po nuk kam takat. Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. S'mbartet ujë me shportë. Si është vendi bëhet kuvendi. S'jepet një pelë për një thelë. S'ka varfëri i mençuri. Shtatin pyll e mendjen fyll Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. U habit pas lëngut, harroi thelat. Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. Vëthët i nxorra po vërët i kam. Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. Fjalë të urta : Miqësia,Bashkimi,Bujaria Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. As buka nuk haet vetëm. Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. Lulja e këputur nuk lëshon më. Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. Mendja me mendjen, pjellin mëndje. Me një ka nuk bëhen pendë. Me nji tra nuk mban shtëpia. Mëson nga armiku më shumë se nga miku. Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. Miku harrohet po të largohet. Miku i mirë vjen nga porta. Nuk bëhet stani me dhi të egra. Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. Miku i mikut tim, është edhe miku im. Një krah s'mban kala. Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. Për një shamatë, lypen dy veta. Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. S'bëhet lëmi me një kalli. S'bëhet stani me lepura. S'mblidhen lepujt në vath. S'mbushet thesi me një kokërr. Syri është më i mprehtë se kordha. Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG Shokë bashkë, e bukë veç. JUG Trimi i mirë me shokë shumë. JUG Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG Bukë e kripë e zemër. KAVAJË Çilet dera, rritet ndera. VERI Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË Fshati digjet, kurva krihet. JUG Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI I qan hallin kalorësit. DURRËS I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR Ku rënça mos u vrafsha. VLORË Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË Mirmëngjes, me interes. FIER Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR Mos e lëndo ku i dhemb. JUG Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER Sevapi as shitet, as blihet. JUG Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE Fjalë të urta : Maturia, Besimi , Vepra As copën e madhe mos e ha pa u menduar. Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. Dhjetë herë mat, një herë pre. Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. Gazi i madh, kthehet në helm. Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. Gjella me kripë e kripa me karar. Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. Ha të rrosh, jo rro të hash. Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. Kashata e madhe të ngec në fyt. Këmba e madhe të shqyen këpucën. Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. Kur flet shkopi të vret. Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. Kur s'di not mos u fut në ujë. Kush ha shumë i del për hunde. Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. Lakmia, lakfyt. Lisi nuk pritet me nji të rame. Lulja e këputun nuk mbin ma. Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. Mos dalë goja para mendjes. Mos i bjer të mirës me shkelm. Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. Mos kërko vezë të pjekura në hell. Ngopet deti me lumenj? Nuk mba ujë orizi. Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. Pi rakinë e jo mendjen. Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. Qefi prish qefin. Tamahu të shpie në gjynah. Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. U mbush kupa do të derdhet. Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. Unë baj barrën, ti djersin. Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. Nata s'ka shahit. As para pushkës, as prapa mushkës. Atje ku fle ujët, atje është më thellë. Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. Bie një gurë e shkoqet një mur. Buka që thyet s'ngjitet më. Çdo gjë forcohet, në themel. Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. Dita ka sy, nata ka veshë. Duhet me i fry lugës para se me të djeg. Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. E ke zogun në dorë, mbaje. Fusha ka sy, mali ka veshë. Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. I zoti duhet të ruajë arën e vet. Jo si cjapi te kasapi. Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm. Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. Kujto qenë e bëj gati shkopin. Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. Kush vret nuk flet. Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. Mos shkel në dërrasë të kalbur. Mos shko si breshka te nallbani. Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORÇË Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG Ruaju të të ruajë perëndia. JUG Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR S'lidhet kali me pè. LUKOVË Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË Ujku mjergull kërkon. JUG Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANË Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJË Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUG Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR I marri premton dhe budallai shpreson. JUG Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPAR Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË Fjalë të Urta : Tradita,Dituria,Përvoja A don, e s'din, a din e s'don. Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall. Arin ku e njohin, atje e çmojnë. Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer. Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim. Ç'i do qeni opingat. Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot. Din më shumë i vuari, sesa i mësuari. Dhelpra plakë i di shtigjet. E di qeni ku fle lepuri. Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr. Guri i gdhendur hyn kudo. Harabeli plak nuk rrehet me bukë. Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam. I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit. I pësuari, i mësuari. Kënga dhe përralla s'kanë zot. Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju. Kush më shumë di, më shumë do të dijë. Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri. Libri ashtë arma e të mençurit. Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi. Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend. Noti mësohet në det, jo në stere. Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë. Prindi të rrit, shkolla të ndrit. Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet. Sa do të rrojmë do të dëgjojmë. S'ka skaje dituria e urtia e njeriut. Shit kalin e mëso djalin. Breshka ferrën do. Burrin e prishin huqet. Druri i thatë nuk drejtohet. Druri ndreqet mbë të njomë. Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë. Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet. E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan. E para - bar, e dyta qejf, e treta helm. E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. VERI Fshat e zanat, derë e tabiat. Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë. Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit. Kali plak nuk mëson revan të ri. Katundi digjet, zakoni s`prishet. Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë. Ku di derri, ç`është nderi. Ku janë dy i treti është i tepërt. T Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar. Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon. Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj. Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku. Rakia marton edhe dhespotin. Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më. Rakia s`din ç`ka është kadia. Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja. Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë". Ruaje fjalën kur t'i vijë radha. Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha. Sa të presin, më mirë priti. Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia. Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi. Zakoni i ka rrënjët e thella. Fjalë të urta : Trimërina ,Besa Ajo që ke frikë të gjen. Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Atë që pështyn, mos e lëpij. Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Ay që hyn në lumë edhe do laget. Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Burri o të fal, o të var. Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Çakallit lëshoi ujkun. Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Dajaku ka dalë nga xheneti. Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. P Frika nuk e len lepurin me u majtë. Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. Fusha bën baltë, mali bën furtunë. Gozhda nxjerr goxhdën. Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. Guri i rrumbullkët nuk zë vend. Gjalpin e ruan kripa. Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. Ku do të dijë hëna se lehin qentë. Ku ngul hunë var hejbet. Ku rafsha mos u vrafsha. Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". Kur ke zemër ke edhe krahë. Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. Kush kërkon gjen. Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. Pushka don pushkën. Pyet detin sa lumenj derdhen në të. Qeni i pangopur të ha. Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. Shqerra që s'thërret mëmën humbet. Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. Trimi e ka me vete fatin. Trimin vraje, po mos e shaj. Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. Amanetin e mban toka. Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Besa asht ma e fortë se vdekja. Besa e burrit, pesha e gurit. Burri i mirë flet një herë. Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. Ku është besa aty është dhe shpresa. Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. Nga del fjala del dhe shpirti. Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë Re: Fjal te urta - withstyle - 11-24-2020 shum e thjesht por shume e mire Pune pune nate e dite qe te shohim pakez drite Re: Fjal te urta - Lizardi - 11-25-2020 ppajisje pajisje = full gaming gear Re: Fjal te urta - ArmageDon - 11-27-2020 pun pun nat e dit qe te shohim pakez drit |