![]() |
|
Kosova ka më pak se dy milionë banorë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Diskutime për gjërat edukative (https://esportskosova.com/forum-37.html) +--- Thread: Kosova ka më pak se dy milionë banorë (/thread-6036.html) |
Kosova ka më pak se dy milionë banorë - iceboy - 04-21-2021 ![]() Kosova nuk i ka as 2 milionë banorë rezidentë. Rezultati preliminar i regjistrimit të popullsisë i bërë publik të mërkurën tregon se në Kosovë jetojnë 1.733 872 vetë. Ndërkohë Prishtina, sipas këtyre rezultateve, nuk numëron as 200 mijë banorë. Shifra e saktë është 198 214 banorë. Të mërkurën gjatë konferencës për shtyp të mbajtur nga Ministria e Administratës Publike, Entit të Statistikave dhe UNOPS ky proces u konsiderua si historik. Numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruar nuk përfshinë edhe ata të veriut të Mitrovicës, të cilët nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për regjistrimit. Ky proces në këtë pjesë, sipas organizatorëve, nuk do të ndodhë edhe për një kohë, pasi banorët në këtë pjesë nuk kanë shpreh gatishmërinë për bashkëpunim. “Regjistrimi i popullsisë është projekt i suksesshëm. Por ai nuk do të mund të realizohet në veri, sepse nuk ekziston gatishmëri nga qytetarët e atjeshëm për të marrë pjesë në këtë proces”, ka thënë një ditë më parë ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcliar. Ai ka pranuar se në këtë drejtim kanë dështuar edhe përpjekjet e Komisionit Evropian dhe të UNOPS-it, të cilët kishin angazhuar një OJQ për të bërë fushatë sensibilizuese në atë pjesë. Ndërsa, drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Popullsisë në Entin e Statistikave të Kosovës, Sabri Zabërgja, ka thënë se një ndër faktorët që ka ndikuar që shteti i ri të mos i ketë as dy milionë banorë është imigrimi i vazhdueshëm i kosovarëve në shtetet evropiane. Ai pati konfirmuar se regjistrimit të popullsisë qytetarët i ishin përgjigjur pozitivisht, por gjatë plotësimit të listave suplementare është vërejtur se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve jetojnë në diasporë. /Telegrafi/ Re: Kosova ka më pak se dy milionë banorë - uranglobal - 04-21-2021 NCNCCNNCCNCNCNCNCN kerka sjena ani thojshin 2.5 milion banor po qe (N) . Re: Kosova ka më pak se dy milionë banorë - suppo ^^666 - 04-21-2021 qe shkurt : e kom dit :S ! - ma ka marr mendja 100% qe sjena as 2mil banor po qfar :A ! ani prishtina 500 mij HAHAHHAHAHAHAH e more zot ; se ke aj metropol qy .
Re: Kosova ka më pak se dy milionë banorë - SkilleR - 04-22-2021 kosova i ka pas 3 milion po krejt jon dal jasht kush trrin ktu
Re: Kosova ka më pak se dy milionë banorë - kn1ght.x - 04-22-2021 jo more si kan ngjeh hiq , si e kan pa qe s`osht te shpia njeri s`kan ardh ma me kqyr apet hiq -4- , qashtu tu i kapercy dul prishtina as 200 mij.. Re: Kosova ka më pak se dy milionë banorë - ArlindXh - 04-22-2021 po nejse de me ata t'veriut bohemi dikun 2Milion+ Re: Kosova ka më pak se dy milionë banorë - iceboy - 04-22-2021 Djem mos folni imagjinata e hajgare sikur te Besim Dina (qe ja bon qika sa banor i ka kosova, ai ja nis me ngjeh sa jon te dajt tu, sa jon te Naim Abazi...) Qysh ka mi pas Kosova 2 Milion banor kur pjesa dermuese osht tuj dal jasht ? Hajt qysh ? Po ju nisnu 1her pej rrethanave, kushteve qysh jon n`Kosov, e tani dilni ma larg ... Normal qe sjon as 2 Milion edhe kto e kom dit parase me u bo zyrtare !
Re: Kosova ka më pak se dy milionë banorë - kujtR - 04-22-2021 198 214 u bon 198 215 se lindi 1 kusherin e jemja hhahahaha Re: Kosova ka më pak se dy milionë banorë - Mister-X - 04-22-2021 Krejt krejt me hi mu mbledh cka jemi shqiptar edhe neper bot e kapi 20 milionshin (Po menoj Kosove+Shqiperi) |