eSportsKosova - Gaming Community
Na`Vi fiton Adepto BH Open - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Na`Vi fiton Adepto BH Open (/thread-5852.html)

Pages: 1 2 3


Na`Vi fiton Adepto BH Open - Jo :) - 04-19-2021

Natus Vincere e kanë sfiduar fnatic në finalen e madhe të Adepto BH Open, duke e mposhtur me 16-13 e 16-0 në de_dust2, përkatësisht de_tuscan për të fituar eventin Adpeto BH Open dhe të shtojnë në arkat e tyre një shpërblim prej 6,000€.

Pas një ndeshje fantastike për medaljen e bronztë, edhe ndeshja e fundit e eventit ishte gati për të filluar. Na`Vi e fnatic do të fillonin në de_dust2 për të hapur finalen e madhe. fnatic bëri një fillim fantastik falë madhështisë së Richard "Xizt" Landström në një situatë i vetëm kundër katër kundërshtarëve të Na`Vi duke e motivuar ekipin e tij që të bëj ndonjë befasi për ukrainasit. Pastaj Na`Vi u rikthey në lojë me disa runda të shpejtë falë aftësive ekipore ku pas pesëmbëdhjetë rundave të luajur, fnatic ishin liderë me 10-5. Me atë rezultat dy ekipt u ndanë të kënaqura gjatë asaj pjese.

Pas pushimit nga pjesa e parë, dy ekipe ishin gati për një tjetër pistol-rund. Kësaj here, rradha ishte për Na`Vi ku e udhëhequr nga kontrollimi i usp nga Sergey "starix" Ischuk arritën të rrëmbejnë rundin e parë, e më pastaj duke vazhduar deri në 5-0. Pas atyre pesë rundave, Na`Vi barazuan rezultatin me 10-10. Por, ata nuk u ndalën me aq, pasi vazhuduan edhe më tej grumbullimin e rundëve. Pastaj, fnatic arriti të marr tre runda tjerë, por të panevojshëm sepse Na`Vi mbylli mapën e parë në favor të tyre me rezultat 16-13.

Pas një loje të bukur për sy në mapën e parë, të dyja ekipet u bënë gati për të vazhduar atë betejë në mapën e dytë, de_tuscan. Pasi lojë u bë live, rundat u luajtën me kujdes shumë të madh. Na`Vi arriti të marrë dy gjërat më të rëndësishme të fillimit, së pari pistol-rundin e më pas rundin e parë me armë. Më pas, Na`Vi kontrolluan ndeshjen deri në përfundimin e pjesës së parë, ku i shihte ata duke buzëqeshur shumë pasi ishin afër trofeut të artë pasi mbyllën pjesën e parë në favor të tyre me një rezultat shumë befauses prej 15-0.

Pjestë e dytë ishte me të vërtetë vetëm një formalitet me Na`Vi që kishin nevojë vetëm një nga pesëmbëdhjetë runde për të nënshkruar fitoren për për super-shtëpinë ukrainase. Na`Vi nuk tregoi asnjë mëshirë dhe përfundoi menjëherë pjesën e dytë duke fituar rundin e parë, duke bërë një fitore të theksuar prej 16-0.

[Image: 23101561.png]

Renditjet përfundimtare të Adepto BH Open:

1. [Image: ua.png] Natus Vincere - €6,000
2. [Image: se.png] fnatic - €3,000
3. [Image: bg.png] HEADSHOTBG - €1,500
4. [Image: rs.png] BGDonLINE



Re: Na`Vi fiton Adepto BH Open - gambler - 04-19-2021

shum kam pas qef ne 1/4 me rra headshotbg vs bgdonline -- navi vs fnatic Tongue


Re: Na`Vi fiton Adepto BH Open - Lizardi - 04-19-2021

16-0 pfff shum qarrt,. starixi ka lu mir bravo edhe edwardi u kon i fort edhe markeloffi


Re: Na`Vi fiton Adepto BH Open - XLN7 - 04-19-2021

gambler Wrote:shum kam pas qef ne 1/4 me rra headshotbg vs bgdonline -- navi vs fnatic Tongue

Qashtu ka pas me ra sipas bracket, po e kane ndrru se s'kane dasht 1 ekip i madh mu eleminu n'gjysmefinale.


Re: Na`Vi fiton Adepto BH Open - Mister-X - 04-19-2021

Bravo Na'Vi sosht qe ka pas shum konkorenc Tongue


Re: Na`Vi fiton Adepto BH Open - uranglobal - 04-19-2021

E kan meritu Big Grin


Re: Na`Vi fiton Adepto BH Open - jazon - 04-19-2021

STRANGEER Wrote:E kan meritu Big Grin

te paqe kqyr ti lojen un qitu killingmyself bitch po nejseeee kemi dhe kesii


BTW GO GO EDWARD.XiZT !!!!!!!!!!!!!


Re: Na`Vi fiton Adepto BH Open - uranglobal - 04-19-2021

Op qashtu o Wink Sekom kqyr lojen po e kan meritu e thom pi dashnis Smile Se markleofi mpelqen qata ~


Re: Na`Vi fiton Adepto BH Open - shadowi - 04-19-2021

navi <3 markleoofff edwards <3