![]() |
|
Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! (/thread-53468.html) Pages:
1
2
|
Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - LiRIM; - 04-23-2025 Apple tashmë e ka filluar prodhimin e gjeneratës së re të telefonit të saj iPhone, i cili besohet se do të quhet iPhone 7 ose iPhone 6S, raporton Blooberg. ![]() Sipas prestigjiozes Bloomberg thuhet se Apple kësaj radhe e ka filluar më herët prodhimin e telefonit të saj të famshëm. Burimi i njëjtë i informacionit edhe njëherë e konfirmmon se gjenerata e re e iPhone do të vijë me teknologjinë Force Touch, të cilën Apple e ka lansuar së fundmi në pajisjet e tjera sikurse në orën Apple Watch dhe modelin më të ri të MacBook. Ekrani i pajisjeve të Apple me Force Touch është i ndjeshëm ndaj presionit, që nënkupton se mund të tregojë se sa fort jeni duke e shtypur ekranit, dhe kupton se në cilën pjesë jeni duke e shtypur dhe rrëshqitur mbi të. Por kjo nuk është hera e parë që flitet për gjeneratën e re të iPhone me Force Touch, pasi ka qenë edhe analisti i famshëm i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, i cili ka thënë se ky funksion do të jetë njëra ndër risitë kryesore që do t’i sjell modeli i ri i iPhone. Bloomberg e ka përsëritur se ekranet e modelit të ri të iPhone do të vijnë në dimensionet prej 4.7 dhe 5.5” dhe me pak ndryshime në dizajn nga iPhone 6. Por, pas Force Touch, iPhone 7 ose iPhone 6S pritet të sjell edhe përmirësime të tjera sikurse kalimi nga kamera me 8MP në atë me 12MP. Nëse Apple tashmë e ka nisur prodhimin e iPhone-it të ardhshëm kjo domethënë se lansimi i tij zyrtar do të bëhet në shtator, ndërsa i modeleve të reja të iPad në tetor. Por janë edhe disa muaj që duhet pritur, për ta kuptuar edhe më saktë këtë gjë. Burimi: Telegrafi.com Re: Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - jade; - 04-23-2025 Ski qka me kuptu ma shum, per aq koh sa krejt telefonat iPhone qe jon kan dal n'shtator edhe gjithmon kan dal gjat qityne ditve si e hene dhe e marte, pra kjo po i bjen qe iPhone 6S ose iPhone 7 si do qe ta quajn ka me dal n'treg 7-8 ose 14-15. =) Re: Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - LiRIM; - 04-23-2025 jade; Wrote:Ski qka me kuptu ma shum, per aq koh sa krejt telefonat iPhone qe jon kan dal n'shtator edhe gjithmon kan dal gjat qityne ditve si e hene dhe e marte, pra kjo po i bjen qe iPhone 6S ose iPhone 7 si do qe ta quajn ka me dal n'treg 7-8 ose 14-15. =)Po vetem ktu u cek edhe dimenzionet e telefonit, tregon qe do ket dizajn me ndryshe se tjert dhe disa gjana tjera flm.
Re: Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - Fidan - 04-24-2025 LiRIM; Wrote:po veq qetu kurgjo zyrtare spaskajade; Wrote:Ski qka me kuptu ma shum, per aq koh sa krejt telefonat iPhone qe jon kan dal n'shtator edhe gjithmon kan dal gjat qityne ditve si e hene dhe e marte, pra kjo po i bjen qe iPhone 6S ose iPhone 7 si do qe ta quajn ka me dal n'treg 7-8 ose 14-15. =)Po vetem ktu u cek edhe dimenzionet e telefonit, tregon qe do ket dizajn me ndryshe se tjert dhe disa gjana tjera flm. Re: Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - LiRIM; - 04-24-2025 @FIDAN zyrtare ska kurgju dej qat dit qit del n shitje e te blejn njerzt se edhe per iphone 6 para se me dal thejshin gjithqka jo ko me kan i tejdukshum ko me kan veq gjom gjithqka. Pa dal n treg smun gjon informacione t sigurta e un vetem desha me shpernda kit lajm me juve. Me t mira braq Re: Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - andyemini - 04-25-2025 Qitu jon tsakta krejt se kit iMore e perkrah apple mundeni me marr edhe ne tel kush ka iMore tregon krejt info rreth Apple-s iPhone 6s camera 12 Mp video ko me kan 4K Code: http://www.imore.com/leaked-document-iphone-6s-12mp-camera-4k-video-recordingRe: Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - LiRIM; - 04-26-2025 jambo. Wrote:Qitu jon tsakta krejt se kit iMore e perkrah apple +
Re: Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - b|g bo0s| - 04-26-2025 Imazhet e para ![]() ![]()
Re: Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - andyemini - 04-26-2025 b|g bo0s| Wrote:Imazhet e para iPhone 6 jon kto :/ |