eSportsKosova - Gaming Community
Rishikimi i ekipit: SK Gaming - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Rishikimi i ekipit: SK Gaming (/thread-5262.html)

Pages: 1 2 3 4


Rishikimi i ekipit: SK Gaming - Jo :) - 04-05-2021

Rishikimi i ekipit: SK Gaming:

Emri i ekipit: Schroet Kommando
Baza e organizatës: [Image: de.gif]
Fotografia dhe logoe ekipit:

[Image: 1305061586.1.jpeg]
[Image: 31466946.jpg]

Emri: Patrik "f0rest" Lindberg
Mosha: 22
Vendi: [Image: se.gif]

Ylli i CS, 22 vjeçari i lindur më 10 qershor, është një nga talentët më të mirë që ka ofruar vendi i Suedisë deri më tani. Vetëm kur thua "f0rest" nuk duhen më shumë fjalë, pasi mund të thuhet që ky djalosh është i lindur për këtë lojë. Të kesh një lojtar të tillë në ekip, mund të thuash se ke "një lojtar sa një ushtri".

E mbaj në mend disa vite më parë kur ai ishte ende pjesë e fnatic në një ndeshje ndaj ekipit që luan tani SK Gaming, arriti në një formë ti mposhtë fare i vetëm. Por, ai i dha një goditje të madhe skenës së CS në fund të vitit 2010, kur kaloi nga ekipi i fnatic në rivalët e përbetuar të SK Gaming. A mendoni se ishte një kalim i zgjuar nga Lindberg ky?

Hëmm, nga ana ime mendoj që jo. Pasi me një lider si RobbaN që nuk i vjen fare afër një lideri si cArn, allen poashtu shumë larg nivelit të dsn, dhe face që nuk ka qenë më i mirë se Gux, por heeej, nuk jam unë ai që jam duke luajtur me ta, haha është thjeshtë mendimi im, por tani është koha që ekipi i ri i SK të shpërthejë.

Çfarë të them më shumë për të, ai është një "bishë" i njëjtë si NEO në skenën e CS. Ai thjeshtë "fucks everything" dhe jam i sigurtë që kur ai të ngrejë dorën nga miu i tij dhe të largohet nga skena e CS, ai do të shkojë drejtë në sallën e lojtarëve më të mirë të CS.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=N3VKG-G-p0g[/youtube]

Emri: Christopher "GeT_RiGhT" Carl Albin Alesund
Mosha: 20
Vendi: [Image: se.gif]

Unë nuk do të komentoj kësaj rradhe për vendimin e tij që të kthehet në SK, pasi ata dy herë më parë e kanë trajtuar jo mirë, por nuk është rradha ime të komentoj mbi këtë dhe sigurisht ai di më të mirën për të.

Pra, një 20 vjeçar, i lindur në Stokholm, është poashtu një talent tjetër i madh që ka ofruar Suedia. Në lojë është një lojtar i cili është shumë i sigurtë në lojën që bën, nuk ngutet kur nuk është nevoja, merr gjithçka qetë dhe gjithmonë i jep surpriza kundërshtarëve.

Roli i tij është i panjohur. Ai bën çfarëdo që është e nevojshme për ekipin, dhe gjithmonë falë qetësisë së tij, dhe talentit të madh në kontrollimin e armëve në lojë, gjë që e bën që ai gjithmonë mund të kthejë ndeshjen në favorin e tij. Poashtu, është një lojtar që mund të shpëtojë shumë situata të vështira në 1onX, dhe në situatat 1on1 nga 153 të tilla, ai i ka fituar 104 sosh.

Në jetën e përditshme, ai është një njeri poashtu i qetë, dhe që dëshiron të jetë i involvuar me njerëzit si një njeri i thjeshtë dhe jo si një yll i esports. Për shumë fansa të tij, bën mësime rreth lojës online, dhe dëshiron që esports të rritet shumë e më shumë. Me pak fjalë, ai është një legjendë e re e CS.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=wGHf5RPouZc[/youtube]

Emri: Johan "face" Klasson
Mosha: 22
Vendi: [Image: se.gif]

Talenti i ri që hyri në SK Gaming në 2009 së bashku me kHRYSTAL, është një lojtar që mund të mbyt kundërshtarin shumë lehtë, dhe të kryje punën e tij me siguri të plotë në shumicën e rasteve.

Roli i tij në ekip është si një ndihmës i dyshes f0rest e GeT_RiGhT, apo një lojtar ndihmës në raste të veçanta që vjen mbas kundërshtarit dhe i bën befasi atyre. Si shembull kemi se në de_train bombsite A e mbulon i vetëm, ku është i pa kalueshëm në shumicën e rasteve apo edhe në bombiste A në de_inferno.

Ndoshta shumë nga ju nuk pajtoheni me këtë mendim, dhe mendoni se është lehtë të ruhet i vetëm një bombsite si shembull në de_inferno, por në ditët e sotme me taktika më të perfeksionuarat nga ekipet e ndryshme të kesh një stil të lojës si face, është shumë e vështirë.

Ndoshta ai nuk është aq i mirë sa f0rest e GeT_RiGhT, por roli i tij është shumë i nevojshëm për ekipin, gjë që e ka dëshmuar në shumë raste.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=GPMo9jJ9U3A[/youtube]

Emri: Marcus "Delpan" Larsson
Mosha: 21
Vendi: [Image: se.gif]

Një nga lojtarët më të përfolur kohët e fundit që u bë të themi një "skandal" lidhje me kalimin e tij nga fnatic në SK, është padyshim ylli dhe talenti i ri suedez dhe awp-eri më i mirë suedez, Marcus "Delpan" Larsson.

Më shumë rreth kalimit të tij nga fnatic në SK nuk na intereson të flasim, por një lojtar si ai vërtetë kishte nevojë ekipi i SK. Edhe pse dennis ishte një lojtar ndoshta i ri dhe jo me shumë eksperiencë por me kohë ai do të tregonte të veten e tij, por Delpan zuri vendin e tij dhe duket se SK ka krijuar përsëri ekipin e ëndrrave pasi së fundi larguan legjendën e këtij ekipi allen për ta futur Delpan.

Roli i tij në ekip është i qartë, ai do të jetë awp-eri i parë në ekip padyshim, dhe pritet që të tregojë aftësitë e tija të magjishme me armën e madhe të gjelbërt. Në dy ndeshjet e fundit të SK, ai ishte pjesë e tyre dhe tregoi se talenti i tij nuk ka humbur dhe tregoi se SK do të jenë sfiduesit më të mëdhenjë për trofetë për vendin e parë tash e tutje.

Më shumë për këtë lojtar nuk ka çfarë të fliltet, aftësitë e tij i dini të gjithë gjë që bëri që në eventin e tij të parë së bashku me fnatic këtë vit, të triumfojnë në IEM5 European Championship, dhe falë ndihmës së Delpan. Por, e ardhmja do ta shikojë se a ka mbetur uku i njëjtë.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=BZoHBt4SK5k[/youtube]

Emri: Robert "RobbaN" Dahlström
Mosha: 26
Vendi: [Image: se.gif]

Dhe sigurisht, një nga më të përfolurit e këtij ekipi është poashtu dhe lideri RobbaN që nga shumë fansa të SK Gaming, dëshirojnë që ky lojtar të largohet nga ekipi për shkak të rezultateve të dopta në kohët e fundit.

Është e sigurtë që edhe ky është një legjendë tjetër. Është pjese e SK që nga 2007, ku bënte pjesë në ekipi e ashtuquajtur "legjendarët". Një lider i hershëm, deri sa walle hyri në SK ai u bë si një lojtar ndihmës, dhe pas largimit të walle ai është kthyer prap në rolin e liderit.

Dhe nga shumë komente që kam parë, është e qartë se ai ka gjithçka të përkryer po asaj që i duhet ekipit, një lider që SK Gaming kërkon në këto çaste. Pra dhe në eventin e Xperia PLAY mund të keni parë që SK u vendosën në vendin e dytë jo falë taktikave të RobbaN, por falë aftësive individuale të lojtarëve tjerë gjë që SK nuk i duhet.

Pra, a mendoni se RobbaN është një lider i nevojshëm për SK Gaming?

Personalisht mendoj që jo, ku nga shumë taktika që i ka provuar në kohët e fundit me SK, ato janë demantuar shumë vite më parë, gjë që nuk rezultojnë të suksesshme në ditët e sotme. Por zgjidhja po mungon në këtë ekip, GeT_RiGhT nuk dëshiron të bëhet lider edhe pse ai mund të jetë 10 herë më i mirë se RobbaN, por shumë shpejtë mund të shohim se çfarë mund të ndodhë nga kjo çështje.

Por, mos më keqkuptoni, RobbaN është një lojtar perfekt dhe që bën leximin e lojës në mënyrën më perfekte, por me rolin e liderit që e mban në ekip, ai është shumë largë dhe kjo është duke dëmtuar ekipin e SK Gaming, që thuhet se është kthyer në një "gjeneratë të artë".


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=lNMU0wNXaQA[/youtube]

Pra së fundi, a mendoni se ky është ekipi ëndërrimtar i SK Gaming në 2011?

Për mua jo, nëse krahasojmë ekipin dhe ndërtimin e këtij ekipi me ekipin e fnatic në 2009 e 2010 (f0rest, GeT_RiGhT, cArn, dsn, Gux) shihet çartë që asgjë nuk është afër njëra tjetrës. Por, mendimi im është se me më pak më shumë punë nga ky ekip, është e sigurtë se mund të kthehen në vendin e tyre, pra si top1 në botë. Dhe së fundi me transferimin e Delpan, pritet që ekipi të jetë më i mirë se kurrë gjatë këtij viti, pra le të ja lëmë kohës gjithçka se çfarë do të ndodhë me këtë ekip, dhe a do t'i realizojnë qëllimet e tyre.



Re: Rishikimi i ekipit: SK Gaming - Jo :) - 04-05-2021

Djem ksi rishikime t'ekipeve kom mi publiku cdo 1 jav per top ekipet boterore.
Shpresoj se kan me ju pelqy. (ky topik per 1 jav osht sticky, deri ta boj per naj top ekip tjeter)

Best regards, Luk!


Re: Rishikimi i ekipit: SK Gaming - RaydeN - 04-05-2021

Gj per punen luk (Y)


Re: Rishikimi i ekipit: SK Gaming - Fatbardh M. - 04-05-2021

Lukiwow~ si gjithmon fresh . N1


Re: Rishikimi i ekipit: SK Gaming - rapha - 04-05-2021

gj per punen bro Smile


Re: Rishikimi i ekipit: SK Gaming - powrel. - 04-05-2021

gj per punen LuK


[Image: ?di=16HZ]


Re: Rishikimi i ekipit: SK Gaming - uranglobal - 04-05-2021

Miguel Veloso Wrote:Lukiwow~ si gjithmon fresh . N1



Re: Rishikimi i ekipit: SK Gaming - UN_JAM_Budall - 04-05-2021

lluk qite ato te Na`Vi Smile


Re: Rishikimi i ekipit: SK Gaming - Jo :) - 04-05-2021

arlInnd- Wrote:lluk qite ato te Na`Vi Smile
Sot 1 jave del 1 rishikim i ri i 1 ekipi qe e shihni t'hanen tjeter. Ky nuk osht perkthim po i kom shtu do sene vet, e dmth osht e perzine amo ja vlen ju me lexu e me kqyr Big Grin.

Regards!