eSportsKosova - Gaming Community
A ka jet mbas vdekjes - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: A ka jet mbas vdekjes (/thread-50619.html)

Pages: 1 2 3


A ka jet mbas vdekjes - HardNORTH - 12-02-2024

Tema: A ka jet mbas vdekjes

Një ekip i psikologëve dhe mjekëve në Universitetin e Berlinit kanë bërë të ditur se bazuar në eksperimentet klinike që ata kanë kryer, kanë arritur të dëshmojnë për ekzistencën e disa formave të jetës edhe pas vdekjes.
Deri tek ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë, ku janë bërë vëzhgime mjekësore në përvojat pranë vdekjes, duke bërë që pacientët e këtij eksperimenti të jenë të vdekur klinikisht për gati 20 minuta dhe përsëri janë sjellë në jetë.
Ky proces kontrovers u bë për 944 vullnetarë të cilët morën pjesë në këtë eksperiment në këto katër vitet e fundit. Atyre iu injektuan përzierje të drogave të ndryshme duke përfshirë këtu edhe epinefrinë. Këto përzierjes drogash u lejonin pacientëve që të përjetonin një vdekje klinike dhe që të dilnin nga ajo gjendje pa asnjë pasojë. Pas injektimit të përzierjeve të drogave, pacientët rikuperoheshin pas 18 minutash dhe kjo gjë bëhej duke filtruar ozon në gjakun e tyre.
Kohëzgjatja jashtëzakonisht e gjatë në këtë gjendje- vdekje klinike- është bërë e mundur kohëve të fundit falë zhvillimit të një makine të re kardiopulmore e quajtur AutoPulse. Kjo lloj pajisje është përdorur vitet e fundit për të rikthyer në jetë njerëzit që kishin vdekur para 40 minutave deri në një orë.
Përvojat e pranë-vdekjes janë përmendur edhe në revista të ndryshme mjekësore edhe në të kaluarën, duke marrë për bazë halucinacionet, por se Doktor Ackermann dhe ekipi i tij, përkundrazi, konsiderojnë se pikërisht këto janë dëshmi se ka ekzistencë të jetës së përtejme dhe është një formë e dualizmit në mes mendjes dhe trupit.
Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga doktor Berthold Ackermann, ka monitoruar operacionet dhe kanë përpiluar dëshmitë e subjekteve, transmeton lajmi.net. Edhe pse ka disa ndryshime në këtë eksperiment nga individët e ndryshëm, të gjithë individët kanë pasur disa kujtime gjatë periudhës sa kanë qenë në vdekje klinike. Shumica prej tyre kanë përshkruar disa ndjesi shumë të ngjashme.
Përjetimet më të shpeshta që kanë thënë se kanë përjetuar vullnetarët që kanë marë pjesë në këtë eksperiment kanë përfshirë ndjenjën e shkëputjes nga trupi i tyre, ndjenjën se po ngrihen në ajër, qetësinë totale, sigurinë, ngrohtësinë, përvojën e shpërbërjes absolute dhe praninë e një drite të madhe.
Shkencëtarët thonë se ata janë të vetëdijshëm se shumë prej konkluzioneve që kanë arritur do të shokojnë shumë njerëz edhe pse besimet fetare të subjekteve të përfshira në këtë eksperiment nuk kanë paraqitur asnjë problem. Në të vërtetë, vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment i kanë takuar besimeve të ndryshme fetare, si besimit të krishterë, atij islam, hebre por ka pasur edhe ateistë.
“Unë e di se rezultatet tona mund të shqetësojnë besimet e shumë njerëzve”, thotë doktor Ackermann.
“Por, në asnjë mënyrë, ne nuk kemi pasur për qëllim një gjë të tillë. Ne vetëm kemi dhënë përgjigje në pyetjen më të madhe të historisë së njerëzimit, kështu që unë shpresoj se këta njerëz që janë prekur të jenë në gjendje të na falin. Po, ka jetë pas vdekjes dhe kjo duket se vlen për të gjithë ne”, ka thënë doktori.

[Image: fJ4y2KR.png]


Re: A ka jet mbas vdekjes - ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 12-02-2024

post shum me vler edhe interesant, spo di qka me than, gjeth kjo jet qe po bojna me perfundu me 0 sdoket e arsyeshme duke llogarit qe edhe seni ma i vogel nket bot e ka logjiken e vet.,


Re: A ka jet mbas vdekjes - HardNORTH - 12-02-2024

Vertet Sad gjithqka e ka nje fund


Re: A ka jet mbas vdekjes - qirka - 12-03-2024

Rren o qe shka shkrun ne at faqe qe e kan shkru ket lajm:

"Disclaimer
World News Daily Report is a news and political satire web publication, which may or may not use real names, often in semi-real or mostly fictitious ways. All news articles contained within worldnewsdailyreport.com are fiction, and presumably fake news"

Kta per me marr kliksa qesin lajme fake edhe jan tobligun me shkru disclaimer nfund qe krejt jan fake se ne gjygj i qesin me rrejt kshtu.
Ky experiment ska existu kurr, kush din gjermanisht let kerkon ket experiment ne lidhje me universitetin e berlinit edhe e sheh qe ska pas ksi experimenti.

Mos besoni qithqka qka shihni ninternet!!!

P.s. A ban me dit ku e lexove kit lajm ti, se edhe zakonisht ktu ne forum duhet me qit linkin prej ku e ke kopju lajmin.
Nashta naj faqe islamike naper fb qe qesin tuliqfar lajmi per mi fitu gjinen per veti.


Re: A ka jet mbas vdekjes - HardNORTH - 12-03-2024

@qirka ky lajm eshte nje shkenc e vertetume dhe e kam lexuar disa her nuk mund te besojm se ka jet mbas vdekjes
Por kjo vertetim vlen per te gjithe ne Wink
Dhe ndoshta edhe per ty Wink
Nje njeri qe s'beson ne zot nuk eshte askushti dhe nuk e kam nxjerr per me marr klika ky postim eshte nje ver8im per te gjithe boten ashtu dhe per ty


Re: A ka jet mbas vdekjes - Fidan - 12-03-2024

Dr.FLash Wrote:@qirka ky lajm eshte nje shkenc e vertetume dhe e kam lexuar disa her nuk mund te besojm se ka jet mbas vdekjes
Por kjo vertetim vlen per te gjithe ne Wink
Dhe ndoshta edhe per ty Wink
Nje njeri qe s'beson ne zot nuk eshte askushti dhe nuk e kam nxjerr per me marr klika ky postim eshte nje ver8im per te gjithe boten ashtu dhe per ty
na krejt e dim qe ka zot edhe e dime qe ka jet mbas vdekjes ama qeky lajm we e ke postu ti nuk esht i vertet kto eksperimente skan ndodh kurr.nese kan ndodh qysh po thu ti qit naj prove a naj fakt qe qekjo ka ndodh


Re: A ka jet mbas vdekjes - HardNORTH - 12-03-2024

@llekko una kete lajm e mora nga nje gazet dhe dosha qe ta ndaja me pjestaret e ver8 ne qofte se kjo nuk eshte e vertet una jua nxjerr me video
Zoti eshte i madh dhe as njeri nuk e hedh posht gjithqka qe ka bere zoti per ne dhe neve jemi krijesat e saj
Ne qofte se kjo qe kam dhene une nuk eshte e vertet qe vertetimi
Youtube: <!-- m --><a class="postlink" href="https://www.youtube.com/watch?v=TF8k4gbPxNM" onclick="window.open(this.href);return false;">https://www.youtube.com/watch?v=TF8k4gbPxNM</a><!-- m -->


Re: A ka jet mbas vdekjes - Dinnii - 12-03-2024

̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ Wrote:post shum me vler edhe interesant, spo di qka me than, gjeth kjo jet qe po bojna me perfundu me 0 sdoket e arsyeshme duke llogarit qe edhe seni ma i vogel nket bot e ka logjiken e vet.,
Pse a mos dashte me jetu ton jeten
Imagjinoni me jetu sa te mujna mushet bota QR ski ka me hec PS tani mesin edhe do pleq ....


Re: A ka jet mbas vdekjes - iceboy - 12-03-2024

po po ka Wink me qato ondrra fleni ju! HAHAHA