eSportsKosova - Gaming Community
Delpan nënshkruan me SK Gaming - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Delpan nënshkruan me SK Gaming (/thread-4765.html)

Pages: 1 2


Delpan nënshkruan me SK Gaming - Jo :) - 03-21-2021

Drejtori menaxhues i organizatës SK Gaming Alexander "TheSlaSH" Müller ka deklaruar se ylli i fnatic Marcus "Delpan" Larsson ka nënshkruar për ekipin e SK Gaming.

Edhe pse në faqen e SK e fnatic nuk është shkruar asgjë, lajmi i vetëm është bërë nga drejtori menaxhues i ekipit Müller ku ka thënë në Twitter-in e tij: "Delpan ka nënshkruar! Smile".

SK dhe Larsson kanë qenë në bisedime në javët e fundit në lidhje me një lëvizje të mundshme, me Müller që ka deklaruar që ekipit i duhet një lojtarë si Larsson për të zëvëndësuar shpatullat e Robert "RobbaN" Dahlström me awp-n e tij magjike.

[Image: 1288874217.09.jpeg]

Larsson ka luajtur si një zëvëndësim për SK në World Esports Masters​​, duke ndihmuar në fund ekipin për vendin e dytë. Pas eventit, SK vendosi të mos japë atij një marrëveshje të përhershme, të cilën më vonë e bëri atë të shkojë në fnatic.

Ky është lojtari i tretë që migron nga ekipi i fnatic në atë të SK këtë vit, duke ndjekur hapat e Christopher "GeT_RiGhT" Alesund dhe Patrik "f0rest" Lindberg. Me fnatic, Larsson ka bërë që me debutimin e tij të fitojë IEM5 European Championship, por pastaj ekipi ka dështuar të përsëritë suksesin, duke përfunduar në vendin 5-6 dhe 5-8 në IEM5 World Championship dhe Xperia PLAY, respektivisht.

Ish-talenti dhe ylli i ekipit arCade e Meet Your Makers do të plotësojë vendin e lënë së fundi nga Jimmy "allen" Allen, ku edhe ky i fundit e zëvëndësoi zëvëndësuesin e tij të mëhershëm Dennis "dennis" Edman.

Ardhja e Larsson bën që përbërja e re e SK Gaming të duket kështu:

[Image: se] GeT_RiGhT
[Image: se] face
[Image: se] f0rest
[Image: se] RobbaN
[Image: se] Delpan



Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - uranglobal - 03-21-2021

Perher u rrit me prind Tongue


Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - 06ok - 03-21-2021

p9 bre Tongue kshyrja shtegat e mallbores Tongue


Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - Kaspersky. - 03-21-2021

Ma paat marr menja qe ka me nenshkru se si ka pas punt mir me atta t;vet


Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - Lizardi - 03-21-2021

urime


Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - Johan k - 03-21-2021

Krejt lojtart e fnatic don mi marr SK-Gaming..
Ma mir t'themi Fnatic changename to SK-GAMING :mrgreen:


Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - slowii - 03-21-2021

Johan k Wrote:Krejt lojtart e fnatic don mi marr SK-Gaming..
Ma mir t'themi Fnatic changename to SK-GAMING :mrgreen:
ëhë ëhë, Gogja inteligjent koke :p


Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - shadowi - 03-21-2021

jon ba tfort kta pisa Tongue


Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - gambler - 03-22-2021

tash sen i nalin SK as NAVI Wink