![]() |
|
Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. (/thread-46059.html) |
Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - roxxanne. - 02-15-2024 Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. Kënga është zbavitje që i qetëson shpirtrat, i gëzon zemrat dhe i kënaq veshët. Islami e lejon këngën që nuk përmban në vete fjalë të turpshme, dëm e nxitje për mëkat. Këngën mund ta shoqërojë muzika që nuk ngacmon e provokon. Kënga preferohet në raste festive si p.sh. në ditët e Bajramit, martesës, kthimit të udhëtarit (kurbetçiut), lindjes etj. Aisheja r.a. transmeton se kur është martuar një grua me një ensar, Pejgamberi i ka thënë: “Oj, Aishe, a u zbavitën? Ensarët e duan zbavitjen!” Ibn Abbasi transmeton se Aisheja ka martuar një të afërme të saj me një ensar, e në atë rast ka ardhur Pejgamberi a.s. dhe ka pyetur: “A e keni përgatitur vajzën?” thanë: -Po - u përgjigjën njerëzit “A dërguat me të dikë që di të këndojë?” Unë thashë: Jo. – “Ensarët janë popull që e do këngën, dhe ju është dashur të dërgoni ndonjë që këndon: “Ju erdhëm, ju erdhëm! Na përshëndetni ashtu si ju përshëndesim!” Aisheja transmeton se ne diten ditët e Mines, ka ardhur Ebu Bekri tek ajo dhe aty ka parë dy vajza që këndonin dhe i bienin defit në praninë e Pejgamberit a.s. që e kishte mbuluar kokën me shall. Kur ka dashur Ebu Bekri t’i dëbojë, Pejgamberi a.s. e ka zbuluar fytyrën dhe i ka thënë: “Lëri o Ebu Bekër! Këto janë ditë feste!” Pejgamberi a.s. ua ndaloi Ebu Bekrit dhe Umerit pengimin dhe dëbimin e lojtarëve e këngëtarëve, me arsyetim se ishte ditë feste, gjegjësisht ditë gëzimi dhe se kënga në raste të tilla është shprehje gëzimi. Hadithet që ndalojnë këngën janë të dobëta dhe të gjitha kritikohen nga kritikët dhe dijetarët e Hadithit. Kâdî Ebu Bekër ibn Arabiu thotë: “Hadithet që ndalojnë këngën nuk janë autentike!” Gjithashtu edhe Ibn Hazmi thotë: “Çdo transmetim rreth kësaj çështjeje është i pavlefshëm dhe i trilluar.” Kur flet Ibn Hazmi për ata që thonë se kënga nuk i takon “të vërtetës” por “humbjes” duke u mbështetur në ajetin kur’anor: “Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos humbje (iluzione)”, thotë: “Pejgamberi a.s. ka thënë: Mendimi unanim është se ndalohet kënga që kombinohet me gjëra të ndaluara, p.sh. të këndohet në gazmendet me alkool, të ekzekutohet me striptiz. Pikërisht për këtë lloj Pejgamberi a.s. ua tërheq vërejtjen familjes dhe dëgjuesve duke iu kërcënuar me dënim të rëndë .. BURIMI : Code: http://www.islamieshtedrit.com/Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - roxxanne. - 02-15-2024 Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. Kënga është zbavitje që i qetëson shpirtrat, i gëzon zemrat dhe i kënaq veshët. Islami e lejon këngën që nuk përmban në vete fjalë të turpshme, dëm e nxitje për mëkat. Këngën mund ta shoqërojë muzika që nuk ngacmon e provokon. Kënga preferohet në raste festive si p.sh. në ditët e Bajramit, martesës, kthimit të udhëtarit (kurbetçiut), lindjes etj. Aisheja r.a. transmeton se kur është martuar një grua me një ensar, Pejgamberi i ka thënë: “Oj, Aishe, a u zbavitën? Ensarët e duan zbavitjen!” Ibn Abbasi transmeton se Aisheja ka martuar një të afërme të saj me një ensar, e në atë rast ka ardhur Pejgamberi a.s. dhe ka pyetur: “A e keni përgatitur vajzën?” thanë: -Po - u përgjigjën njerëzit “A dërguat me të dikë që di të këndojë?” Unë thashë: Jo. – “Ensarët janë popull që e do këngën, dhe ju është dashur të dërgoni ndonjë që këndon: “Ju erdhëm, ju erdhëm! Na përshëndetni ashtu si ju përshëndesim!” Aisheja transmeton se ne diten ditët e Mines, ka ardhur Ebu Bekri tek ajo dhe aty ka parë dy vajza që këndonin dhe i bienin defit në praninë e Pejgamberit a.s. që e kishte mbuluar kokën me shall. Kur ka dashur Ebu Bekri t’i dëbojë, Pejgamberi a.s. e ka zbuluar fytyrën dhe i ka thënë: “Lëri o Ebu Bekër! Këto janë ditë feste!” Pejgamberi a.s. ua ndaloi Ebu Bekrit dhe Umerit pengimin dhe dëbimin e lojtarëve e këngëtarëve, me arsyetim se ishte ditë feste, gjegjësisht ditë gëzimi dhe se kënga në raste të tilla është shprehje gëzimi. Hadithet që ndalojnë këngën janë të dobëta dhe të gjitha kritikohen nga kritikët dhe dijetarët e Hadithit. Kâdî Ebu Bekër ibn Arabiu thotë: “Hadithet që ndalojnë këngën nuk janë autentike!” Gjithashtu edhe Ibn Hazmi thotë: “Çdo transmetim rreth kësaj çështjeje është i pavlefshëm dhe i trilluar.” Kur flet Ibn Hazmi për ata që thonë se kënga nuk i takon “të vërtetës” por “humbjes” duke u mbështetur në ajetin kur’anor: “Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos humbje (iluzione)”, thotë: “Pejgamberi a.s. ka thënë: Mendimi unanim është se ndalohet kënga që kombinohet me gjëra të ndaluara, p.sh. të këndohet në gazmendet me alkool, të ekzekutohet me striptiz. Pikërisht për këtë lloj Pejgamberi a.s. ua tërheq vërejtjen familjes dhe dëgjuesve duke iu kërcënuar me dënim të rëndë .. BURIMI : Code: http://www.islamieshtedrit.com/Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - dril0n - 02-16-2024 vella, nuk kam qare pa nderhy pak. Puna e kardavit eshte shum e qart, eshte prej njerzve te devijum. Sekt prej sekteve te islamit perndryshe "eshari" prej devijimeve te tyre jan qe i mohojn cilsit e Allahut, pastaj thrret shpesh ne demokraci thot kjo koh nuk eshte per Sheriat po per Demokraci etj flet fjal te kufrit. Ndaj tij kan paralajmru Dijetaret e mdhej si Shejh albani, bin bazi , uthejmini etj. Nuk deshta me te fol keq ose dicka. Selefet kan thane : Me te vertet qe kjo Dije eshte fe, andaj shiko se nga po e merr fen. Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - dril0n - 02-16-2024 vella, nuk kam qare pa nderhy pak. Puna e kardavit eshte shum e qart, eshte prej njerzve te devijum. Sekt prej sekteve te islamit perndryshe "eshari" prej devijimeve te tyre jan qe i mohojn cilsit e Allahut, pastaj thrret shpesh ne demokraci thot kjo koh nuk eshte per Sheriat po per Demokraci etj flet fjal te kufrit. Ndaj tij kan paralajmru Dijetaret e mdhej si Shejh albani, bin bazi , uthejmini etj. Nuk deshta me te fol keq ose dicka. Selefet kan thane : Me te vertet qe kjo Dije eshte fe, andaj shiko se nga po e merr fen. Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - bAz - 02-16-2024 SubhanAllah Pejgamberi a.s ka thën: "Do te vij nje koh kur haramin do ta bejn hallall e hallallin haram" shembull ma tveqant ski ku gjen. Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - bAz - 02-16-2024 SubhanAllah Pejgamberi a.s ka thën: "Do te vij nje koh kur haramin do ta bejn hallall e hallallin haram" shembull ma tveqant ski ku gjen. Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - roxxanne. - 02-17-2024 bAz Wrote:SubhanAllah Pejgamberi a.s ka thën: "Do te vij nje koh kur haramin do ta bejn hallall e hallallin haram" shembull ma tveqant ski ku gjen. Un kto se kom qit prej vetit tem , bash mir qe e ki qit ket hadith kur Pejgamberi ka then : Do te vij nje koh kur haramin do ta bejn hallall e hallallin haram" shembull ma tveqant ski ku gjen. Po un kom pyt shum Hoxhallar , shum Teolog , dhe jan pergjigj me te njejten pergjigje ? Cila esht kjo pergjigje ? , kjo qe e kam postu un .. Faleminderit , All-llahu na udhzoft ne rrugen e hajrit "Inshallah" Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - roxxanne. - 02-17-2024 bAz Wrote:SubhanAllah Pejgamberi a.s ka thën: "Do te vij nje koh kur haramin do ta bejn hallall e hallallin haram" shembull ma tveqant ski ku gjen. Un kto se kom qit prej vetit tem , bash mir qe e ki qit ket hadith kur Pejgamberi ka then : Do te vij nje koh kur haramin do ta bejn hallall e hallallin haram" shembull ma tveqant ski ku gjen. Po un kom pyt shum Hoxhallar , shum Teolog , dhe jan pergjigj me te njejten pergjigje ? Cila esht kjo pergjigje ? , kjo qe e kam postu un .. Faleminderit , All-llahu na udhzoft ne rrugen e hajrit "Inshallah" Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - bAz - 02-17-2024 Thotë Allahu i Lartësuar: "Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.” (Llukman, 6) Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, është pyetur rreth domethënies së fjalës "tregime boshe", e ai është përgjigjur: "Betohem në Allahun, përveç të Cilit s'ka zot tjetër, kuptimi i kësaj është "kënga". Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi i juaj është xhehenemi, shpërblim i plotë. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre,..." (El-Isra, 63-64). Ibën Abbasi dhe Muxhahidi kanë thënë: "Zëri i shejtanit është kënga, fyejt dhe zbavitjet-argëtimet." Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur kalojnë pranë të kotës (lagv), kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” (Furkanë, 72) Dijetarët dhe komentuesit e Kuranit, ndër të cilët është edhe Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibën Rexhebi, kanë thënë: "El-lagv është kënga.” Ndërsa Kurtubiu thotë: "El-lagv është çdo gjë e përçmuar prej fjalëve dhe veprave. Në këtë hyn edhe kënga, argëtimet etj..” Hadithi të cilin e transmeton Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Do të ketë në këtë umet nënçmim, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pinë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzikë (el-meazif).” (Hadith i saktë, e nxori Termidhiu etj., dhe i vërtetuar nga Albani.) Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Nga umeti im do të ketë njerëz që do ta pinë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e muzikë e Allahu do ta shafitë (lëshojë) tokën dhe prej tyre do t'i shndërrojë në majmunë dhe derra." (Hadith i vërtetë, i nxjerrë nga Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu Ahmed Ibn Hanbeli, ibën Maxhe dhe Et-Taberaniu, Nesaiu, Imam Maliku, kurse e vërtetuan hadithin Sheikh Albani, Ibni Hibani, Ismaili, Ibni Salahi, Imam Neveviu, Ibn Tejmija, Ibn Kajim el Xheuzije, Ibni Azi Esanani, Ibni Kethiri, Ibni Haxher Eskalani, Imam Sahavi, Emir Salani.) |