![]() |
|
Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 (/thread-2777.html) Pages:
1
2
|
Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - XLN7 - 01-11-2021 Natus Vincere kanë fituar sezonin e shtatë të Intel Challenge Super Cup 7, me fitoren 2-1 ndaj Frag eXecutors në finalen e madhe. Finalja u zhvillua në Kiev CyberSport Arena, ku Natus Vincere u takuan me Frag eXecutors për të vendosur fituesin e sezonit. Mapi i parë, de_nuke është lidhur rallë me fitore për ukranianët dhe këtë herë duhet të jetë një përsëritje e këtij skenari. Fx fituan 16-12 dhe morën kryesimin para se të vazhdonin në mapin e dytë, de_dust2. Na´Vi edhe njëherë dëshmuan lojë solide si Terrorists në de_dust2, duke shënuar kryesimin 11-4 në pjesën e parë. Fx pastaj u kthyen në lojë dhe u duk se ndeshja do të shkojë në tjetër drejtim në fund. Megjithatë, ishin Na´Vi që barazuan në 1-1 në mapa, pasi ata morën rundin e fundit për të fituar 16-14 në de_dust2 dhe detyruan zhvillimin e mapit të tretë dhe të fundit. Duke kaluar në de_inferno, ishin Fx që filluan më mirë, duke fituar 9 runde si Terrorists. Ashtu si në mapin e dytë, u desh të luheshin rundat e fundit për të vendosur fituesin. Në rundat e fundit, Fx patën mundësinë ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime, por kjo iu mohua ekipit polak nga Yegor "markeloff" Markelov, i cili fitoi një situatë 1-me-4 për t'ia siguruar Na´Vi triumfin në ICSC7 finals, me rezultat 2-1. Në ndeshjen për vendin e tretë, DTS siguruan fitore 2-0 kundër KerchNET, që nënkupton se renditja përfundimtare në Intel Challenge Super Cup 7 finals është si vijon: 1. Natus Vincere - $5,0002. Frag eXecutors - $3,0003. DTS - $2,0004. KerchNET
Re: Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - acerDSG - 01-11-2021 kta jon llegenda .
Re: Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - Lizardi - 01-11-2021 NaVim NaFitojm ![]() nAtus vincerE <3 Re: Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - uranglobal - 01-11-2021 pha bre daj shum talenta :A Re: Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - Mister-X - 01-11-2021 NaVi jon kon ne shpin e vet keq mos me e pas fitu
Re: Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - liley - 01-11-2021 Urime Na'vi edhe pse jom me Frag eXecutors hehhee :d FX ! Re: Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - SHTRIGA - 01-11-2021 urime Na'Vi go Markeloff!! Re: Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - ESK Agron1. - 01-12-2021 Urime Na`VI , llegenda jon! Re: Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 - gambler - 01-13-2021 kto si ja kan nis kan me gerdit cs |