![]() |
|
Qeni më i vogël në botë. - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Qeni më i vogël në botë. (/thread-18356.html) Pages:
1
2
|
Qeni më i vogël në botë. - destro - 01-19-2022 ![]() Qeni më i vogël në botë ka marrë emrin sipas yllit më të madh të popit – Beynce. Shpëtimtarët nga Kalifornia veriore thonë se këlyshi menjëherë pas lindjes mund të rrinte në një lugë, kurse kur mbushi dy javë ishte sa një kartelë krediti dhe tash më i vogël se telefoni mobil. Beyncen e polli më 8 mars bushtra vjedullore, të cilën e kishin zbuluar aktivistët e fondacionit “Grayce” në zonën Eldorado të Kalifornisë, raporton AP-ja. Përveç Beynces atëherë kishte pjellë edhe katër këlysh dhe kur kishte lindur Beyncen në atë moment i ishte ndalur fryma. Pastaj veterinarët e kishin ringjallur duke i dhënë frymë me shtypje në gjoks. Përfaqësuesit e fondacionit “Grayce” thonë se Beynce tash është mirë dhe se është e gatshme të adoptohet pas dy javësh. Përveç kësaj, është paraqitur kërkesa për përfshirje në Librin e rekordeve Guinnessit si qeni më i vogël në botë. ![]() Burimi : KOHA.NET Re: Qeni më i vogël në botë. - eSK heNd - 01-19-2022 NICE
Re: Qeni më i vogël në botë. - v1ct0ry - 01-19-2022 nice <3
Re: Qeni më i vogël në botë. - ReaLo - 01-19-2022 ahaahahah sa i telefon si lum kokka
Re: Qeni më i vogël në botë. - akson007 - 01-28-2022 nxhep me shti ahahahaha ! Re: Qeni më i vogël në botë. - purge - 02-01-2022 hahahaha e kom pas 1 telefon ka 2003 ta u thirrke BOSH , e ka pas antenen 2 metra pot boj be ma i madh telefoni sesa qeni ! Re: Qeni më i vogël në botë. - destro - 02-02-2022 dammz+ Wrote:hahahaha e kom pas 1 telefon ka 2003 ta u thirrke BOSH , e ka pas antenen 2 metra pot boj be ma i madh telefoni sesa qeni !hahahahahahahaha, me siguri :lol: Re: Qeni më i vogël në botë. - V3ON - 02-02-2022 AUHAUHAUHA po skoka qaq i vogel nese ka lind tasht munet mu kon gati qdo qen i vogel eshte Re: Qeni më i vogël në botë. - kujtR - 02-04-2022 erigon2h Wrote:AUHAUHAUHA po skoka qaq i vogel nese ka lind tasht munet mu kon gati qdo qen i vogel eshte ti a se lexove qe tha kur ka lind n lug ka nejt hahahahahahah dmth luga e ka nxon |