eSportsKosova - Gaming Community
Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama (/thread-1488.html)

Pages: 1 2


Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - SkilleR - 10-28-2020

[Image: thumbnail.php?file=intel_48core_80883284...cle_medium]
Vitin e kaluar, u pa një procesor Intel me 48 bërthama në një çip të vetëm, por tani një prototip i ri këtë që u tha e bënë të tingëllojë si fuqi qesharake.

Hulumtuesit nga Skocia kanë ndërtuar një procesor me 1,000 bërthama që punon 20 herë më shpejtë sesa çipat e tanishëm dhe përdor më pak energji. Për të na befasuar për së mbari, ky çip i qaset diametrit maksimal të rrjetës në atë mënyrë që të mos ndikohet negativisht rrjeti që lidh bërthamat. Hulumtuesit besojnë se kjo teknologji e re do të bëhet më e zakonshme dhe do të ndihmojë që të përshpejtohen kompjuterët gjatë viteve të ardhshme.

Hulumtuesit kanë ndorur një FPGA (Field Programmable Gate Array), një çark të integruar specifik që zakonisht konfigurohet nga konsumatori pas prodhimit, për të ndërtuar çipin. Pasi që konsumatorët mund të konfigurojnë FPGA-në, hulumtuesit ishin në gjendje të përdorin një program kreativ për të integruar 1,000 bërthama dhe për të ndarë ngarkesën e përpunimit në mes 1,000 bërthamave. Duke pasur parasysh natyrën unike të procesorëve me 1,000 bërthama, në fakt është e mundur që të arrihet një CPU me shumë bërthama që është shumë më efikase sesa ata që ofrohen sot.

Në nëntor, Intel pati thënë se procesori me 1,000 bërthama mund të ndërtohet, por shkencëtarët nga Universiteti i Glasgow ia tejkaluan Intel-it dhe dolën të parët me një të tillë.



Re: Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - skj ^ - 12-06-2020

OMG


Re: Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - saddr0 - 12-06-2020

Kysmet po duhka me ble nja qesi :lol: , cka don me than me perparu bota.


Re: Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - fREELife - 12-08-2020

e blejm ka 2025 se qat'her ju bjen qmimi se dalin hala ma te fort Tongue


Re: Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - Lizardi - 12-08-2020

arritje e madhe e teknologjisë bashkëkohore


Re: Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - uranglobal - 12-09-2020

papapapapapapapa qtre bre khuuu kta jon plotesisht te cmendur :p


Re: Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - patittoo - 12-09-2020

Ja me thon drrejten ku me dit sa ja ka kushtu mi bo kete san STRANGEER Big Grin :lol:


Re: Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - r0nte - 12-11-2020

weee parameno pc tona 20 her mat shpejta Big Grin ka perparu teknollogjia shum Big Grin


Re: Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama - SkilleR - 12-11-2020

ky procesor thirret INTEL CORE i1000 Big Grin