![]() |
|
Sure nga Kur'ani - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Sure nga Kur'ani (/thread-1479.html) Pages:
1
2
|
Sure nga Kur'ani - Fatbardh M. - 10-28-2020 Sure të shkurtëra Kur´anore me shkronja latine Sure Fatiha BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM Elhamdu lil-lahi Rabbil alemin.Err-rrahmanirr-rrahim. Maliki jevmiddin. Ijjake na'budu ve ijjake nestein. Ihdinas-siratal mustekim.Siratal-ledhine en'amte alejhim Gajril magdubi alejhim ve led-dalin.''AMIN PËRKTHIMI I SURE EL-FATIHA بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ 1 . Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ 2 . Falënderimi i takon vetëm All-llahut , Zotit të botërave! الرَّحْمـنِ الرَّحِيمِ 3 . Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ 4 . Sunduesit të ditës së Gjykimit! إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ 5 . Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë! اهدِنَــــا الصِّرَاطَ المُستَقِيمَ 6 . Udhëzona në rrugën e drejtë! صِرَاطَ الَّذِينَ أَنعَمتَ عَلَيهِمْ غَيرِ المَغضُوبِ عَلَيهِمْ وَلاَ الضَّالِّينَ 7 . Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar , dhe që kanë humbur ! SURE EDH-DUHA BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Ved-duha.Vel-lejli idha sexha.Ma vedde'ake rabbuke ve ma kala. Velel-ahiretu hajrun leke minel ula.Ve le seufe ju'tike rabbuke fe terda. Elem jexhid ke jetimen fe ava.Ve vexhedeke dal-len fe heda. Ve vexhedeke ailen fe agna.Fe emmel jetime fe la tekhar. Ve emmessa'ile fe la tenhar.Ve emma bi ni'meti rabbike fe hadith.'' PËRKTHIMI I SURES EDH-DUHA وَالضُّحَى 1 . Pasha paraditën! وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَى 2 . Pasha natën kur shtrinë errësirën! مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَى 3 . Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. وَلَلْآخِرَةُ خَيْرٌ لَّكَ مِنَ الْأُولَى 4 . Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى 5 . E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh. أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيماً فَآوَى 6 . A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). وَوَجَدَكَ ضَالّاً فَهَدَى 7 . Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë. وَوَجَدَكَ عَائِلاً فَأَغْنَى 8 . Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ 9 . Pra, mos e përul jetimin! وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَرْ 10 . As lypësin mos e përzë! وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ 11 . E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)! SURE EL-INSHIRAH BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Elem neshrah leke sadrek.Ve vada'na anke vizrek. El-ledhi enkada dhahrek.Ve refa'na leke dhikrek. Fe inne me'al usri justra.Inne me'al usri jusra. Fe idha feragte fensab.Ve ila rabbike fergab.'' PËRKTHIMI I SURES EL-INSHIRAH أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ 1 . A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? وَوَضَعْنَا عَنكَ وِزْرَكَ 2 . Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde الَّذِي أَنقَضَ ظَهْرَكَ 3 . E cila shtypte shpinën tënde. وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ 4 . Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde? فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً 5 . E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً 6 . Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. فَإِذَا فَرَغْتَ فَانصَبْ 7 . E kur ta kryejsh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut). وَإِلَى رَبِّكَ فَارْغَبْ 8 . Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin! SURE ET-TIN BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Vet-tini vez-zejtun.Ve turi sinin.Ve hadhel beledil emin. Lekad haleknel-insane fi ahseni takvim.Thumme redednahu esfele safilin.Il-lel-ledhine amenu ve'amilus-salihati fe lehun exhrun gajrun memnun.Fe ma jukedh-dhibuke ba'du bid-din elejsall-llahu bi ahkemil-hakimin.'' PËRKTHIMI I SURES ET-TIN وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ 1 . Pasha fikun dhe ullirin! وَطُورِ سِينِينَ 2 . Dhe (kodrën) Turi Sina-en! وَهَذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ 3 . Dhe këtë qytet të sigurisë! لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ 4 . Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. ثُمَّ رَدَدْنَاهُ أَسْفَلَ سَافِلِينَ 5 . Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ 6 . Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë. فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِالدِّينِ 7 . E pas gjithë kësaj, ç'të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)? أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ 8 . A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve? SURE EL-KADR BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Inna enzelnahu fi lejletil-kadr.Ve ma endrake ma lejletul-kadr Lejletul-kadri haj-run min elfi shehr.Tenez-zelul-melaiketu verruhu fiha bi idhni rabbihim min kul-li emr.Selamun hije hatta matle'il fexhr.'' PËRKTHIMI I SURES EL-KADR إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ 1 . Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ 2 . E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit? لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ 3 . Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ 4 . Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ 5 . Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. SURE EL-ZELZELE BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Idha zulziletil-erdu zilzaleha ve ehrexhetil-erdu ethkaleha. Ve kalel-insanu ma leha.Jeumeidhin tuhaddithu ahbareha. Bi enne rabbeke eu haleha.Jeumeidhin jesdurun-nasu eshtaten lijureu a'malehum.Femen ja'mel mithkale dherretin hajren jereh. Ve men ja'mel mithkale dherretin sherren jereh.'' PËRKTHIMI I SURES EL-ZELZELE إِذَا زُلْزِلَتِ الْأَرْضُ زِلْزَالَهَا 1 . Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, وَأَخْرَجَتِ الْأَرْضُ أَثْقَالَهَا 2 . Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), وَقَالَ الْإِنسَانُ مَا لَهَا 3 . Dhe njeriu të thotë: "ا'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" يَوْمَئِذٍ تُحَدِّثُ أَخْبَارَهَا 4 . Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta, بِأَنَّ رَبَّكَ أَوْحَى لَهَا 5 . Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë يَوْمَئِذٍ يَصْدُرُ النَّاسُ أَشْتَاتاً لِّيُرَوْا أَعْمَالَهُمْ 6 . Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْراً يَرَهُ 7 . E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرّاً يَرَهُ 8 . Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. SURE ET-TEKATHUR BISMIL-LAHIR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''El hakumut-tekathur. Hatta zurtumul-mekabir.Ke-la seufe ta'lemun. Thumme kel-la seufe ta'lemun.Kel-la leu ta'lemune ilmel jekin. Letereunnel-xhahim.Thumme letereunneha' ajnel jekin.Thumme le tus'elunne jumeidhin anin-naim. PËRKTHIMI I SURES ET-TEKATHUR أَلْهَاكُمُ التَّكَاثُرُ 1 . Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijëve, të pozitës)! حَتَّى زُرْتُمُ الْمَقَابِرَ 2 . Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni). كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ 3 . Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë! ثُمَّ كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ 4 . Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni! كَلَّا لَوْ تَعْلَمُونَ عِلْمَ الْيَقِينِ 5 . Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). لَتَرَوُنَّ الْجَحِيمَ 6 . Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin. ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيْنَ الْيَقِينِ 7 . Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht. ثُمَّ لَتُسْأَلُنَّ يَوْمَئِذٍ عَنِ النَّعِيمِ 8 . Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas). SURE EL-ASR BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIR-RRAHIM ''Vel-asr.Innel insane lefi husr.Il-lel-ledhine amenu ve'amilus-salihati ve tevasav bil-hakki ve tevasav bi-sabr.'' PËRKTHIMI I SURES EL-ASR وَالْعَصْرِ 1 . Pasha kohën! إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ 2 . Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ 3 . Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem. SURE EL-HUMEZE BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Vejlun likul-li humezetin lumezeh.El-ledhi xheme'a ma la ve' addedeh. Jahsebu enne ma leuhu ehledeh.Kel-la lejunbedhenne fil-hutameh. Ve ma edrake mel-hutameh. Narull-llahil-mukadeh.El-leti tetali'ualel-ef ideh.Innehaa alejhim mu'sadeh. Fi amedin mumeddedeh.'' PËRKTHIMI I SURES EL-HUMEZE وَيْلٌ لِّكُلِّ هُمَزَةٍ لُّمَزَةٍ 1 . Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit), الَّذِي جَمَعَ مَالاً وَعَدَّدَهُ 2 . Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet. يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُ أَخْلَدَهُ 3 . E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. كَلَّا لَيُنبَذَنَّ فِي الْحُطَمَةِ 4 . Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame. وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ 5 . E çka din ti se ç'është Hutame? نَارُ اللَّهِ الْمُوقَدَةُ 6 . ثshtë zjarri i All-llahut i ndezur fort. الَّتِي تَطَّلِعُ عَلَى الْأَفْئِدَةِ 7 . Që depërton deri në loçkë të zemrës. إِنَّهَا عَلَيْهِم مُّؤْصَدَةٌ 8 . Ai i mbyll ata, ua zë frymën. فِي عَمَدٍ مُّمَدَّدَةٍ 9 . Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme. SURE EL-FIL BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Elem tere kejfe feale Rabbuke bi as'habil fil. elem jexh'al kejdehum fi tadlil.Ve ersele alejhim tajren eba bil.Termihim bi hixharetin min sixh-xhil.Fe xhealehum ke asfin me'kul.'' PËRKTHIMI I SURES EL-FIL أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصْحَابِ الْفِيلِ 1 . A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? أَلَمْ يَجْعَلْ كَيْدَهُمْ فِي تَضْلِيلٍ 2 . A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar? وَأَرْسَلَ عَلَيْهِمْ طَيْراً أَبَابِيلَ 3 . Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! تَرْمِيهِم بِحِجَارَةٍ مِّن سِجِّيلٍ 4 . Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar! فَجَعَلَهُمْ كَعَصْفٍ مَّأْكُولٍ 5 . Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)! SURE KUREJSH BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Li ilafi kurejsh.ilafihim rihletesh-shitai vessajf.Fe ja'budu rab-be hadhel bejt.El-ledhi et-amehum min xhu-in ve amenehum min hauf.'' PËRKTHIMI I SURES KUREJSH لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ 1 . Për hirë të garantimit që e gëzojnë kurejshitët! إِيلَافِهِمْ رِحْلَةَ الشِّتَاء وَالصَّيْفِ 2 . Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimërit dhe verës! فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَذَا الْبَيْتِ 3 . Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, الَّذِي أَطْعَمَهُم مِّن جُوعٍ وَآمَنَهُم مِّنْ خَوْفٍ 4 . I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike! SURE EL-MAUN BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Er-ejtel-ledhi jukedh-dhibu bid-din. Fedhalikel-ledhi jedu-ul jetim. Ve la jehud-du ala ta-amil-miskin.Fe vejlun-lil-musal-lin. El-ledhine hum an salatihim sahun.El-ledhine hum juraun. Ve jemme unel-maun.'' PËRKTHIMI I SURES EL-MAUN أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ 1 . A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? فَذَلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ 2 . Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. وَلَا يَحُضُّ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِينِ 3 . Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin. فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ 4 . Pra shkatërrim është për ata që falen, الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ 5 . të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. الَّذِينَ هُمْ يُرَاؤُونَ 6 . Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ 7 . Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua). SURE EL-KEVTHER BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Inna eatajnakel-keuther.Fe sal-li li rabbike venhar. Inne shanieke huvel ebter.'' PËRKTHIMI I SURES EL-KEVTHER إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ 1 . Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira. فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ 2 . Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd! إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ 3 . E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur. SURE EL-KAFIRUN BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Kul ja ejjuhel-kafirun.La eabudu ma teabudun. Ve la entum abidune ma eabud.Ve la ene abidun ma abedtum.Ve la entum abidune ma eabud.Lekum dinukum ve lije din.'' PËRKTHIMI I SURES EL-KAFIRUN قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ 1 . Thuaj: "O ju jobesimtarë! لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ 2 . Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ 3 . As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! وَلَا أَنَا عَابِدٌ مَّا عَبَدتُّمْ 4 . Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ 5 . Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ 6 . Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)! SURE EN-NASR BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Idha xhae nasrull-llahi vel fet-h.Ve rejeten-nase jed-hulune fi dinil-lahi efvaxha.Fe sebbih bi hamdi rabbike vestagfirhu, innehu kane tev-vaba.'' PËRKTHIMI I SURES EN-NASR إِذَا جَاء نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ 1 . Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi), وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجاً 2 . Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut. فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّاباً 3 . Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh. SURE EL-MESED BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Tebbet jeda ebi Lehebin ve tebb.Ma agna anhu ma luhu ve ma keseb.Se jesla naren dhate leheb.Vemre-etuhu ham-maletel. hatab. Fi xhidiha hablun min mesed.'' PËRKTHIMI I SURES EL-MESED تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ 1 . Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar! مَا أَغْنَى عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَبَ 2 . Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! سَيَصْلَى نَاراً ذَاتَ لَهَبٍ 3 . Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë. وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَبِ 4 . E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra), فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِّن مَّسَدٍ 5 . E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur. SURE EL-IHLAS BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Kul huvall-llahu ehad.All-llahus-Samed.Lem jelid ve lem juled. Ve lem jekun lehu kufuven ehad.'' PËRKTHIMI I SURES EL-IHLAS قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ 1 . Thuaj: Ai, All-llahu është Një! اللَّهُ الصَّمَدُ 2 . All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ 3 . As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُواً أَحَدٌ 4 . Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. SURE EL-FELEK BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Kul eudhu bi rabbil felek.Min sherri ma halek.Ve min sherri gasikin idha vekab.Ve min sherrin-nef-fathatin fil ukad.Ve min sherri hasedin idha hased.'' PËRKTHIMI I SURES EL FELEK قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ 1 . Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, مِن شَرِّ مَا خَلَقَ 2 . Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ 3 . Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ 4 . Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ 5 . Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. SURE EL-NAS BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ''Kul eudhu bi rabbin-nas.Melikin-nas.ilahin-nas. Min sherril-vesvasil-hanas.El-ledhi juvesvisu fi sudurin-nas Minel-xhin-neti ven-nas.'' PËRKTHIMI I SURES EL-NAS قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ 1 . Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! مَلِكِ النَّاسِ 2 . Sunduesin e njerëzve, إِلَهِ النَّاسِ 3 . Të adhuruarin e njerëzve, مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ 4 . Prej të keqes së cytësit që fshihet. الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ 5 . I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, مِنَ الْجِنَّةِ وَ النَّاسِ 6 . Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit". Re: Sure nga Kur'ani - ArminVanBuuren - 11-01-2020 Faliminderit mik mysliman jan ato qe besojn ne 1 zot
Re: Sure nga Kur'ani - 4LBBiG. - 11-02-2020 ArminVanBuuren Wrote:Faliminderit mik ne 1 zot besojn edhe katolikt Faleminderit qe je mundu BardhM Re: Sure nga Kur'ani - Fatbardh M. - 11-03-2020 aLbb.i.G Wrote:Me sa kam informata une Zoti qe e besojn ata osht Jezus Krishti e jo ZOTI jon . Vetem qysh edi sjom i sigurtArminVanBuuren Wrote:Faliminderit mik .
Re: Sure nga Kur'ani - K-1 - 11-05-2020 Baardh M Musliu Wrote:aLbb.i.G Wrote:Me sa kam informata une Zoti qe e besojn ata osht Jezus Krishti e jo ZOTI jon . Vetem qysh edi sjom i sigurtArminVanBuuren Wrote:Faliminderit mik Jo nuk osht ashtu.ata ne Zot besojn,po normal jo sikur na..Dhe per Hazdreti Isen (jezusin)thoj qe osht djali i Zoti Larg Asaj.. Per arsyje se Allahu nanen e Ises A.s e ka ba shtatzane dmth pa burr ,per ket arsyje.. Re: Sure nga Kur'ani - DocumenT=) - 04-24-2021 halla be te koft amminnn Re: Sure nga Kur'ani - 4LBBiG. - 06-13-2021 "Ina e atajna kelkeuther. Fesali lirabike ven har. Ine Shanieke huvel ebter" Re: Sure nga Kur'ani - dril0n - 07-05-2021 allahu te shperbleft Re: Sure nga Kur'ani - Baci FID =) - 07-05-2021 4LBBiG. Wrote:ArminVanBuuren Wrote:Faliminderit mik musliman po ju thu qtynve qe pedorin alkool katolikeve musliman qe sfal namaz kurr qai asht musliman jo vlla jo katolikt besoj ne zot po perdorin alkool kurr namz sfalin musliman qetynve po ju thu jo ahllahu ngjente qoft musliman qe asht duhet me flal namaz mos me perdor alkool mos me ba gjera qe ahllahu e ka ba haram Ahllahu te Sperbleft bardh |