eSportsKosova - Gaming Community
NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100metra - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100metra (/thread-11857.html)

Pages: 1 2


NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100metra - Joshi - 08-16-2021

[Image: di-MPEO.jpg]

Sateliti LRO i NASA-s i cili është në orbitë rreth Hënës ka spikatur një vrimë të madhe, e shkencëtarët vlerësojnë se ajo është e thellë mbi njëqind metra.

LRO nuk është sateliti i parë i cili ka zbuluar vrima të këtilla, por shkencëtarët e NASA-s po hulumtojnë nëse kjo vrimë është e përshtatshme për ndërtimin e bazës eventuale në Hënë. Është shumë me rëndësi të hulumtohet nëse kjo vrimë, respektivisht shpellë, ofron mbrojtje të mjaftueshme nga rrezatimi kozmik dhe meteorët.

“Nëse konstatohet se Hëna ka një numër të caktuar të shpellave të cilat ofron mbrojtje të pjesshme nga rrezatimi dhe meteorët, ndoshta mund të ndodhë të shndërrohet në një destinacion shumë më interesant se që dukej më herët”, tha kozmonauti veteran rus Sergej Krikalev, i cili ka shërbyer në dy ekuipazhe të ndryshme kozmike si de ka fluturuar me space shuttle-in e pushuar.

Në fotografinë që shihet duket shpella të cilën e ka incizuar LRO në sipërfaqen e Hënës të njohur si “Deti i qetë” (Sea of Tranquility). LRO përveç kësaj shpelle incizoi edhe disa të tjera më të vogla, e shkencëtarët po i studiojnë këto fotografi për të vërtetuar nëse ekziston ndonjë sistem nëntokësorë i lëvizjes së lavës, nëpër të cilin dikur ndoshta lëvizte lava nën sipërfaqen e Hënës.

“Ky zbulim i ri se Hëna ndoshta është e përshkruar nga kanalet mund të jetë vendimtar në qasjen e ardhshme ndaj ndërtimit të bazës. Do të mjaftonte të përdorej një modul që fryhet me kore të jashtme të qëndrueshme”, theksoi Krikalev. /Telegrafi/


Re: NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100m - Mister-X - 08-17-2021

Kumedit naj meteor e ka godit ja paska ca stopat henes hahaha


Re: NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100m - iceboy - 08-17-2021

Mister-X Wrote:Kumedit naj meteor e ka godit ja paska ca stopat henes hahaha

hahahahahaha Tongue (Y)


Re: NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100m - Joshi - 08-18-2021

Mister-X Wrote:Kumedit naj meteor e ka godit ja paska ca stopat henes hahaha


hahahahhah Tongue bon edhe aj ssan vaki


Re: NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100m - PAiN. - 08-19-2021

Intresante Smile

gj


Re: NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100m - Fisberg - 08-20-2021

qak norrisi mesiguri


Re: NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100m - bLadde; - 08-20-2021

Mister-X Wrote:Kumedit naj meteor e ka godit ja paska ca stopat henes hahaha
hahahaha Tongue


Re: NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100m - FidanSH - 08-20-2021

qyre bre qa ka arrit teknologjia edhe shpella me qit ne han , e kan bo vet bre fore i kan !


Re: NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100m - Joshi - 08-20-2021

entrexx<'' Wrote:qyre bre qa ka arrit teknologjia edhe shpella me qit ne han , e kan bo vet bre fore i kan !

sosht fore qysh fore bre , ani e kan bo vet a ta bojm edhe na pra ni VRiM NTOK 100 METRA ti spo munesh me qel ni vrim me HILLT po don me qel ni vrim nhan fore po leje mos ja fut !