eSportsKosova - Gaming Community
Shndërrojeni Windows 7 në Android - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Shndërrojeni Windows 7 në Android (/thread-11158.html)

Pages: 1 2


Shndërrojeni Windows 7 në Android - iceboy - 07-28-2021

[Image: Windows7Android_710208392.jpg&size=article_medium]

Nëse ju pëlqen pamja e sistemit operativ Android dhe doni që atë ta bashkoni me Windows, pakoja Android Skin do ta bëjë Windowsin të duket si sistemi operativ Android.

Android Skin Pack është një pako e shndërrimit, e zhvilluar nga Hamed Danger, që e shndërron Windowsin që e keni në kompjuterin personal në Android duke instaluar disa pako me ikona për aplikacione, pamja hyrëse e Androidit dhe më shumë.

Kryerja e këtij shndërrimi është mjaft e lehtë pasi që pakoja Android Skin është thjesht një instalues dhe nuk iu kërkon ndonjë gjë të vështirë. Për shkak se shpesh është mjaft vështirë të fshihen pakot e theme-ave të ndryshëm, do të ishte mirë që ta bëni një backup përpara se ta provoni këtë shndërrim.

Shkarkoni instaluesin e pakos Android Skin për Windows 7 [klikoni ketu per versionin 32 bit, klikoni ketu per versionin 64 bit.]

SI TA INSTALONI NË WINDOWS
  • 1 Shkarkoni pakon Android Skin nga lidhja e mësipërme duke pasur parasysh edhe versionin e sistemit operativ që e keni instaluar.

  • 2 Lëshojeni instaluesin, ku do të shihni një ekran me opsione të ndryshme si patchi UXTheme, skedarët dhe/ose ndonjë gjë shtesë. Klikoni në instalues pasi ta keni bërë zgjedhjen nga ato.

  • 3 Sapo të mbarojë instalimi, ju do të ju kërkohet që ta rifilloni kompjuterin tuaj. Bëjeni këtë, pasi që të keni klikuar finish.

  • 4 Pasi të ketë rifilluar sistemi, ju do të shihni një pamje të re dhe ndriçuese të sistemit operativ Android.

    Tani ju e keni stolisur Windowsin tuaj me ndërfaqen e Androidit.

    Vëmendje: Për çështje të sigurisë, ju mund ta krijoni një pikë kthyese në Windows 7 përpara se ta instaloni këtë theme. Nëse diçka nuk shkon mirë, ose nuk iu pëlqen, atëherë ju mund ta riktheni Windowsin në gjendjen e kaluar./pcworldalbanian



Re: Shndërrojeni Windows 7 në Android - MaTr1X - 07-28-2021

qaj1shi a e ke provue a ban BRO Big Grin


Re: Shndërrojeni Windows 7 në Android - PAiN. - 07-28-2021

bravo qaj1sh veq risi risi


Re: Shndërrojeni Windows 7 në Android - SannctuM; - 07-28-2021

bravoo man kurr se pasna dit


Re: Shndërrojeni Windows 7 në Android - LoteXxX - 07-28-2021

SannctuM; Wrote:bravoo man kurr se pasna dit



Re: Shndërrojeni Windows 7 në Android - and!t0 - 07-28-2021

risi jena ka presim qajnishi brw


Re: Shndërrojeni Windows 7 në Android - blooddy - 07-28-2021

FLM shum une e mora ne pc shum ish e qart ju kisha sygjeru edhe tjrve me e provu shum e mir Big Grin


Re: Shndërrojeni Windows 7 në Android - iceboy - 07-28-2021

@Matrix nuk e kom provu, po qe Bloody E e paska provu edhe po jua rekomandon Smile


Re: Shndërrojeni Windows 7 në Android - blooddy - 07-29-2021

Nese doni me e pa qysh duket qe do foto Smile

Desktop [Image: 13179239077.jpg]

My Computer [Image: 131792393524.jpg]

Internet Browser [Image: 131792397015.jpg]

[Image: 131792399712.jpg]