Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1825 online users.
» 0 Member(s) | 1821 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 116
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 220
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 190
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 471

 
  Video: fast ace
Posted by: SHTRIGA - 06-10-2021, 10:57 AM - Forum: Zbavitje - Replies (4)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=o0KCGjvuW6g[/youtube]

Print this item

  Riktheni filet e fshira me Restoreit!
Posted by: jazon - 06-10-2021, 10:52 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (2)

Ndoshta shumica prej juve e kan dit ket prog. ama deshirova ta shperndaj me ju.


Ky program sherben per te kthyer filet e fshira ,nga pc.
Rikthen filet edhe nqs ti i ke fshire prej recycle bin.

Eshte shum i lehte per perdorim ,shpresoj qe do t'ju ndihmoje sadopak.

Shkarko ketu

Regards
jazonn

Print this item

  Si te ruhemi nga nje hack .bat ose .cmd
Posted by: jazon - 06-10-2021, 10:46 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Nashta shumica e shokve t'juv n msn,fb etj kan qef mjuv hack juve ose pc-n permes notepadit dmth edhe i shkrujn codet psh shutdown -s ose format /C: sene vene lloje t ndryshme qe munen me ta fik pc-n si te hapsh ose edhe munen me ti fshi te gjitha disket si te hapsh zakonisht ato viruse jon ne versionet .bat dhe .cmd.

Per mu mbrojt prej tynev nese najkush jav qon ndonje file .bat ose .cmd atehere hini Propertios edhe e boni open with notepad besoj qe pe dini qysh , e boni per mu hap me notepad.Pasi qe te boni me notepad hini n at file edhe nqofse shenon shutdown -s ose format diqka dine qe esht virus.

Regards
jazonn

Print this item

  Kampusi i ri i Apple(Foto)
Posted by: BAAM - 06-10-2021, 05:30 AM - Forum: IT Zone - Replies (3)

Kampusi i ri i kompanisë Apple, "AppleCampus 2", do të jetë një ndërtesë rrethore me një lulishte të brendshme dhe do të shtrihet në 70 hektar.

Do të ketë katër kate, një auditorium për 1000 veta, tre hektar struktura për kërkimin, një palestër, një mensë dhe një parking nëntokë. Do të ushqehet nga një central elektrik i pavarur. Ndërtesa do të strehojë 13 mijë persona dhe mendohet të përfundojë në vitin 2015. /albeu.com/


Shikoni pamjet e projektit të "AppleCampus 2":

Kampusi i ri i kompanisë Apple, "AppleCampus 2", do të jetë një ndërtesë rrethore me një lulishte të brendshme dhe do të shtrihet në 70 hektar.
[Image: 7734.jpg]

Ndërtesa do të strehojë 13 mijë persona dhe mendohet të përfundojë në vitin 2015.
[Image: 7735.jpg]

[Image: 7736.jpg]

[Image: 7737.jpg]

[Image: 7738.jpg]

[Image: 7739.jpg]

[Image: 7740.jpg]

[Image: 7741.jpg]

[Image: 7742.jpg]

[Image: 7743.jpg]

Print this item

  KATARI PLANIFIKON HOTELE NEN UJE !!
Posted by: Joshi - 06-09-2021, 09:11 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

[Image: elz0w.jpg]
Katari po planifikon një resort (kompleks) gjysëm të zhytur në stilin e Dubai-Palm që do të ketë hotele me dhoma nënujore.

Projekti i quajtur "Amphibious 1000" do të ketë katër hotele dhe do të ndërtohet në mes të një rezerve detare.

Projekti 1 km do të dizajnohet nga një grup italian (Giancarlo Zema Design Group) i cili është i specializuar në strukturat gjysmë të zhytura dhe dezajnimin e jahteve.


We PO interesant qikjo

P.S sdi a kom postu mir qitu

Print this item

  Rusia, në 2016-ën me hotel në hapësirë
Posted by: PRedaTor - 06-09-2021, 02:21 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (9)

[Image: 300618_267502233261205_141388129205950_1...8594_n.jpg]

Rusia, në 2016-ën me hotel në hapësirë

Të lodhur nga pushimet e zakonshme apo nga vendet e mbushura plot ku nuk ka vend të lëvizësh? Atëherë, çfarë mendoni për një largim të vërtetë nga të gjitha në një vend me shumë hapësirë - në hapësirë?

Ditën e djeshme Rusia ka njoftuar mbi planet e saj për një hotel në orbitë 217 milje lart, i cili do të strehojë deri në 7 njerëz në katër kabina, dhe do të jetë i pajisur me dritare të mëdha për të parë Tokën poshtë.

Që të arrish atje do të jetë një aventurë më vete - do të duhen dy ditë në një raketë Soyuz - dhe nuk do të jetë një "shpenzim i zakonshëm": Një qëndrim 5 ditor do të kushtojë 100,000 stërlina, mbi 500,000 stërlina për udhëtimin tuaj.

Hoteli ose sipas emrit të tij "Commercial Space" (hapësira komerciale), do të hapet në vitin 2016, dhe sipas krijuesve, do të jetë shumë më i rehatshëm se stacionet hapësinore që përdoren nga astronautët dhe kozmonautët.

Print this item

  I ngulitet gozhda në kokë, shpëton për mrekulli
Posted by: PRedaTor - 06-09-2021, 11:24 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (7)

[Image: 789176643lajmetari789176643.jpg]

I ngulitet gozhda në kokë, shpëton për mrekulli

Një fotografim me rreze-X që është realizuar në një njeri të shtrirë në Qendër Mjekësore në Plano të Teksasit, është nga më të çuditshmit në botë.

Vetëm milimetrat e kanë ndarë nga vdekja apo paraliza totale, pas nguljes së një gozhde në lobin e tij dominant të trurit.

Neurokirurgu Dr. Rob Dickerman ka qenë i ngarkuar me trajtimin e këtij operacioni të vështirë dhe të ndjeshëm, për shkak të gjakderdhjeve që i pësoi pacienti në momentin kur u shtri në tavolinë.

“Vetëm një lëvizje e vogël një milimetër dhe mund të jetë shkatërruese” - shpjegoi mjeku specialist.

“Ka qenë një rast i rrallë me një fat të madh, me rezultat të shkëlqyeshëm”.

Nuk është raportuar se si i është ngulur aty gozhda saktësisht, por dihet që është fjalë për një person që punon në ndërtimtari dhe aksidentalisht iu ka ngulur gozhda në kokë. Por u shpjegua që vetëm operacioni për shpëtimin e tij shkoi me shumë sukses.
[burimi/gjuhashqipe]

Print this item

  Blogu i prapaskenave të Windows 8
Posted by: iceboy - 06-09-2021, 10:47 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: sinofskyces2011.jpg]

Microsoft ka lëshuar një blog dhe një llogari në Twitter për të qenë më transparet për zhvillimin e sistemit operativ Windows 8.

Presidenti i Windows, Steven Sinofsky, shkruajti postimin e parë në blogun “Duke ndërtuar Windows 8”, duke shpjeguar qëllimin e skuadrës me këtë blog:

“Blogimi na e mundëson neve që të kemi një dialog në dy mënyra me ju rreth zgjedhjeve për dizajn, të dhënat në botë reale dhe përdorimi, dhe mundësi të reja që janë pjesë e Windows 8. Së bashku, ne do të fillojmë aventurën unike të sjelljes së produkteve kryesuese në treg. Ne jemi vërtet të ngazëllyer për të folur rreth zhvillimit të Windows 8 dhe për t’u lidhur në mendime me komunitetin e përdoruesve, zhvilluesve dhe profesionistëve të informacionit.”

Sinofsky dhe zëvendës kryetari i lartë në Windows, Jon DeVaan, patën hapur një blog “Engineering Windows 7” (të njohur ndryshe si “E7”) gjatë zhvillimit të sistemit Windows 7.

“Ne filluam blogun Engineering Windows 7 në 2008 si njohje e nevojës për të ri-lidhur komunitetet dhe prindërtim i besimit relativ ndaj inxhinierimit dhe dizajnit të Windows. Gjatë inxhinierimit të Windows 7, ne mësuam mësime të shkëlqyera dhe rinovuam kuptimin tonë të përgjegjësisë së komunitetit” shkruajti Sinofsky.

Duke mësuar nga përvoja e tyre me blogun “E7”, skuadra e zhvillimit planifikon që ta bëjë blogun të mundshëm nga më shumë lexues, duke i ofruar postimet “B8” në disa gjuhë, brenda 48 orëve që kur është bërë postimi në gjuhën angleze. Dhe në vend të dy adminëve, blogu do të përfshijë postime nga shumë anëtarë të skuadrës zhvilluese.

Llogaria @BuildWindows8 në Twitter do të përditësohet me lajmërime rreth postimeve të reja në blog./pcworldalbanian

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=p92QfWOw88I[/youtube]

Print this item

  Signature | saddr0-
Posted by: mamboO.xP. - 06-09-2021, 09:11 AM - Forum: Punimet - Replies (13)

ktu e kom bo 1 signature per saddr0-
Shpresoj tju pelqej Big Grin
[Image: sadr0.jpg]

Pranoj gjethqka

Print this item

  Boksieri që futet në ring si trim (VIDEO)
Posted by: BAAM - 06-09-2021, 06:07 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Boksieri që futet në ring si trim (VIDEO)

[Image: usman-ahmed.jpg]

Usman Ahmed duket se është boksieri më i çuditshëm në botë. Bën një hyrje spektakolare në ring, duke emocionuar dhe ndezur atmosferën në sallën ku do zhvillohej ndeshja.

Deri këtu gjithçka në rregull. Por gjatë ndeshjes, Usman nuk del ashtu siç hyri.

Një gjuajtje e fortë e kundërshtarit që në raundin e parë, e përplas atë për tokë, dhe e gjithë ajo hyrje impozante ngelet nën hijen e daljes pa vetëdije nga ringu. /albeu.com/




Shikoni videon:

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=RJPesST-skg[/youtube]

Print this item