| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 7158 online users. » 0 Member(s) | 7156 Guest(s) Applebot, Bing
|
| Latest Threads |
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
Yesterday, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 8
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 32
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 33
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 45
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 44
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 60
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 252
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 622
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 632
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 430
|
|
|
| Shpërthejnë polemikat, Shekspiri ka vjedhur veprat?! |
|
Posted by: PRedaTor - 06-27-2021, 08:01 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
![[Image: shakespeare.jpg]](http://www.albeu.com/dokumenta/foto/shakespeare.jpg)
Shpërthejnë polemikat, Shekspiri ka vjedhur veprat?!
“Anonymous”, është filimi i cili pretendon se Ulliam Shekspir ka vjedhur të gjitha veprat e botuara në emër të tij. Filmi “Anonymous” pritet të dalë në kinematë amerikane në fund të muajit tetor. “Anonymous”, një dramë e cila del në përfundimin se autori i vërtetë i veprave të Shekspir është konti i Oksfordit, Eduard de Vere.
Filmi “Anonymous”, përshkruan se Shekspiri nuk është ai që të gjithë njohin dhe se ai nuk ka shkruar asnjë rresht gjatë gjithë jetës së tij. Ky film ka shkaktuar debate të forta me studiuesit e Shekspirit të cilët druhen se kjo teori e padëmshme komploti po fiton terren tek lexuesit.
Në fakt regjisori i filmit “Anonymous”, Roland Emeric shprehet se arti duhet të provokojë. Regjisori rrëfen se ai e kishte parashikuar se do kishte debate dhe se ai këtë po kërkonte, pikërisht polemikën. Dr. Uilliam Lehi, drejtues i Shkollës së Arteve në Universitetin Brunel të Londrës, e përshkruan Shekspirin si oportunist i cili vidhte punën e të tjerëve dhe e kalonte si të tijën. Gjashtë firmat që ky njeri la, thotë Lehi, janë bërë me një shkrim dore që nuk mund t’i përkiste kurrë një njeriu i cili e fitonte bukën e gojës nëpërmjet shkrimit.
Për adhuruesit e Shekspirit këto janë teori boshe apo gjepura dhe nuk kanë për t`i rezistuar kohës. Kundërshtarët e tyre, këmbëngulin të argumentojnë se Shekspiri, që vinte nga një e shkuar provinciale tepër modeste, nuk kishte formimin dhe eksperiencën e duhur për të shkruar kryeveprat. /albeu.com/
|
|
|
| Më shumë se 30,000 aplikacione në tregun e Windows |
|
Posted by: PRedaTor - 06-27-2021, 07:53 PM - Forum: IT Zone
- Replies (3)
|
 |
![[Image: Windows_Phone_apps_846605249.jpg&size=article_medium]](http://www.pcworld.al/thumbnail.php?file=foto/2011/Windows_Phone_apps_846605249.jpg&size=article_medium)
Më shumë se 30,000 aplikacione në tregun e Windows
Tregu i Windows për aplikacione ka arritur një moment historik: tani në këtë treg ndodhen më tepër se 30,000 aplikacione. Kjo tregon një rritje të shpejt të numrit të aplikacioneve, duke pasur parasysh që më 2 korrik ishte raportuar që në këtë treg ndodheshin 25,000 aplikacione.
Aplikacionet ndihmojnë në kryerjen e shumë punëve në smartphone dhe zhvilluesit e Windows janë duke u përshtatur. Me vazhdimin e rritjes së tregut, zhvilluesve do t’iu ofrohet rasti që të jenë më afër ndërmarrjen Microsoft.
Një aplikacion që ka tërhequr shumë përdorues është Xbox Live, që ua mundëson lojtatërve që të luajnë lojëra dhe të fitojnë kryerje.
Për momentin, tregu i Windows është prapa tregut iTunes të Apple dhe tregut Android. Secili treg ka qenë jashtë për një kohë dhe ka tërhequr shumë zhvillues të të gjitha llojeve për të dizajnuar aplikacione. Tregu i aplikacioneve në iTunes është rreth 500,000, ndërsa në Android janë rreth 750,000 aplikacione.
Por numri i aplikacioneve që ndodhen në këto tregje nuk duhet të ndikojë në përzgjedhjen tuaj për një telefon. Ja edhe arsyeja./pcworldalbanian
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=HcLU4viu6-8&feature=player_embedded[/youtube]
|
|
|
| Lëkura ia “thithi” zinxhirët me të cilët e kishin lidhur |
|
Posted by: PRedaTor - 06-27-2021, 07:26 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (4)
|
 |
![[Image: 378461156lajmetari378461156.jpg]](http://gjuhashqipe.com/images/lajmetariimages/420x280/378461156lajmetari378461156.jpg)
Lëkura ia “thithi” zinxhirët me të cilët e kishin lidhur
Një histori e habitshme dhe tragjike njëkohësisht, ka ndodhur në Kinë. 27-vjeçari Zhang Chuanqiu përpiqet të mbledhë 1.000 dollarë që i nevojiten për të kryer operacionin kirurgjik, me qëllim që të heqë copat e zinxhirëve që i janë bërë një me mishin, nga duart e tij.
Ky i ri i pafat u shpall fajtor nga autoritetet kineze, pasi nuk ishte në gjendje të paguante kredinë që kishte marrë për të ndërtuar një shtëpi. Ai u fut në burg në vitin 2005.
Por gjendja e tij në burg, në kushte mizore, u rëndua jashtë mase. Për vite të tërë ai ishte i lidhur me një zinxhir të trashë, që me kalimin e kohës, u bë një me dorën. Mjekët e shokuar, po bëjnë përpjekje maksimale për t’i shpëtuar dorën 27-vjeçarit, lëkura e të cilit “thithi” zinxhirët e hekurt. [gjuhashqipe}
|
|
|
| Nena me e vogel ne bote 73.2 cm |
|
Posted by: blendd. - 06-27-2021, 10:33 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (3)
|
 |
Nena me e vogel ne bote eshte duke lindur per te treten here – pavaresisht paralajmerimeve qe ajo po rrezikon jeten e saj.
Stacey Herald, e cila eshte vetem 73.2 cm e gjate, edhe pse i thane qe shtatzania mund ta vriste mundi te lindte plot 2 femije me gjatesi sa gjysma e saj.
Gruaja 35 vjecare nga Kentucky ne SHBA, vuan nga Osteogenesis Imperfecta, qe do te thote qe ajo nuk rritet apo zhvillohet me.
Gruaja tani po prêt femijen e trete qe pritet te linde ne 4 javet e ardhshme. Aktualisht sa e gjere aq edhe e gjate ajo nuk mund ta mbaje vajzen e saj sepse e pengon barku dhe i duhet te mbeshtetet tek i shoqi per te bere punet e shtepise.
Por pavaresish pengesave, mamaja dhe babai thone qe duan me shume femije. Cifti u njoh ne vitin 2000 dhe u martuan ne 2004 kur vendosen se do te krijonin nje familje. Ishin doktoret qe e paralajmeruan se lindja e nje femije do te bente qe rritja e tij ne barkun e nenes te demtonte organet e brendshme te saj dhe do ti nxirrte jashte funksionit.
Ishte 8 muaj me vone qe cifti zbuloi se po prisnin nje femije dhe vendosen qe te vazhdonin edhe pse familja dhe doktoret ju luten qe ta mendonin perseri.
“Te gjithe mu luten qe te hiqja dore, edhe mamaja ime,” – tha gruaja. Por une i thashe: “eshte mrekulli qe une jetoj, pse te mos ndodhe serish nje mrekulli per femijen tim?”
Pas 28 javeve, doktoret e operuan dhe sollen ne jete vajzen e saj Kateri, qe u rrit mire por rezultoi se barti te njejtin problem si e ema. Megjithate familja e re vazhdoi nje jete normale, para se gruaa te mbetej prape shtatzane nje vit me pas.
Doktoret i thane perseri se ajo po luante me fatin e saj, por cifti besonte se Zoti do ti ndihmonte ta kalonin kete.
“Ishte shume e veshtire, u zmadhova shume dhe shume me shpejt se heren e pare. Mbaj mend qe shpertheja ne lot sepse dukesha si nje top basketbolli me nje koke dhe me kembe te vogla” – thoshte gruaja.
Doktoret u perpoqen qe femija e dyte te rrinte sa me gjate ne trupin e se emes duke e lejuar shtazanine e gruas deri ne javen e 34 perpara se ta operonin.
Dhe vajza e dyte kur doli ishte me shume se sa gjysma e trupit te se emes e gjate.
Gruaja beson dhe thote: “Te gjithe femijet e mi jane mrekulli, porn e nuk kemi menduar a do te bejme me te tjere. Ne nuk kishim planifikuar te kishim me shume se dy femije, ne thjesht mendojme se ata jane nje dhurate per boten dhe kur i shoh ata, une shoh veten dhe burrin tim dhe ndihem plot me dashuri, eshte gje e keqe te mos duash me.”
|
|
|
|