Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,858
» Latest member: omo-serviceSmuth
» Forum threads: 38,155
» Forum posts: 351,863

Full Statistics

Online Users
There are currently 5834 online users.
» 0 Member(s) | 5832 Guest(s)
Applebot, Bing

Latest Threads
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
3 hours ago
» Replies: 0
» Views: 6
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 14
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 33
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 36
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 46
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 46
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 67
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 258
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 636
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 653

 
  Qysh Me Pre Nje Video ne YouTube?
Posted by: N!ghtWarrior.! - 07-17-2021, 07:07 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (2)

[Image: youtube1-300x225.jpg]

Ne disa raste pasi ta ngarkoni videon ne YouTube i vereni disa pjese te videos te cilat nuk ju pelqejne. Ne vend te editimin te videos ne kompjuterin tuaj dhe ringarkimit te serishem ne YouTube, ju mund ti preni pjeset e panevojshme te videos menjehere ne YouTube.Kyquni ne YouTube me llogarine tuaj.

Shkoni te My Account -> Videos.

[Image: d89367f38e46f20dd79e2de7d968db93e469caff...-16-PM.png]

Gjeni videon te e cila deshironi ti preni pjeset e caktuara, dhe klikoni Edit video
[Image: bb9528116dec7484b53c711535144ba176ebbf1b...-10-PM.png]

Ne dritaren Edit video zgjedhni Quick Fixes, me pas zgjedhni opcionin Trim.

[Image: f31e12493a1cbfb1a59da7388e7d8292a8b191de...-18-PM.png]
Tani mund ti levizni dy shiritat per fillimin dhe fundin e videos.

[Image: ad22be39a11e837ff10953a51bf5bc829860fe84...-08-PM.png]

Pasi te perfundoni klikoni butonin Done.

[Image: c03cbc8599c3d2fd40574f160ff01bec79fc626a...-20-PM.png]

Nese deshironi ta ktheni videon si me pare, klikoni butonin Revert to Original.

[Image: 3980662fd81d6fc29e13231c613ca11cb85fe90d...-19-PM.png]

Ju faleminderit

Print this item

  Qysh Me Shkarku Windows 8?
Posted by: N!ghtWarrior.! - 07-17-2021, 06:47 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (2)

[Image: win8-300x146.png]


Sistemi operativ Windows 8 nga kompania Microsoft eshte leshuar ne perdorim me 14 Shtator ne oren 03:00 GMT.

[Image: sshot4e6fbbf338bea.jpg]

Microsofti ka ofruar mundesine e shkarkimit te nje kopje te sistemit operativ Windows 8. Sistemi operativ eshte ne fazen perfundimtare te zhvillimit, por sidoqofte ju mund ta shkarkoni verzionin ‘developer priview’.

[Image: image58.png]

Shakro Windows 8 nga ketu:

Code:
http://dev.windows.com/

Print this item

  Qysh Me Gjet Hyrjen e Nje Shteti Per Thirrjet Telefonike?
Posted by: N!ghtWarrior.! - 07-17-2021, 06:39 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (2)

Qysh Me Gjet Hyrjen e Nje Shteti Per Thirrjet Telefonike?
[Image: Telephone-300x240.jpg]

Secili prej shteteve e ka kodin e vet per thirrjet internacionale. Nese doni ta beni nje thirrje telefonike ne ndonje shtet skandinav psh. ateher duhet ta dini kodin e hyrjes telefonike te atij shteti ne menyre qe te mund ta realizoni thirrjen.

Ne faqen <!-- m --><a class="postlink" href="http://countrycode.org/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://countrycode.org/</a><!-- m --> jane te renditura kodet e te gjitha shteteve te botes. Kodin qe ju nevojitet mund ta gjeni manualisht, ose duke shkruar emrin e shtetit ne hapesiren per kerkim Search.

Print this item

  iPhone 5, më i shpejtë se Galaxy S II fal A5’it
Posted by: PRedaTor - 07-17-2021, 05:28 PM - Forum: IT Zone - Replies (5)

[Image: thumbnail.php?file=iphone4g_453266146.jp...cle_medium]

iPhone 5, më i shpejtë se Galaxy S II fal A5’it

Një postim i bërë në faqen kineze Weibo ka treguar një pllakë të mundshme të iPhone 5 ku për herë të parë mund të vërehet përdorimi i procesorit A5.
Sipas asaj që shihet procesori A5 duket të jetë pjesë e modelit të radhës së Apple, ndërsa aty vërehet edhe një bateri 1,430 mAh, që nënkupton kapacitet paksa më të madh krahasuar me 1,420 mAh sa i ka pasur iPhone 4.

Shumica e thashethemeve kanë theksuar deri më tani se A5 do të jetë pjesë e iPhone 5, por deri tani është arritur të nxirret ky përfundim vetëm në bazë të ndryshimeve në dizajn dhe në mostrat e paraqitura në lidhje me pajisjen e Apple.

Kur të paraqitet në treg iPhone 5 pritet të tejkalojë edhe modelin ekzistues në treg Galaxy S II. Testimet e fundit tregojnë se A5 në iPad 2 është dyfish më i shpejtë në testimin e fokusuar në grafik GLBenchmark 2.1, krahasuar me Samsung 1.2GHz Exynos.
Samsung në anën tjetër po planifikon kundër-sulm me një 1.5GHz Galaxy S II LTE, por pa ndonjë ndryshim fondamental në bërthamën e grafikës apo dizajnimit të procesorit, gjë që nënkupton se mund të mos ketë tejkalim të fuqisë së Apple.
/pcworldalbanian

Print this item

  t2f-gaming.com | Logo & Wallpaper
Posted by: mamboO.xP. - 07-17-2021, 04:04 PM - Forum: Punimet - Replies (9)

Time 2 Fuck

www.t2f-gaming.com

Logo
[Image: ?di=JOFW]

Wallpaper V1
[Image: ?di=FNN7]

Wallpaper v2
[Image: ?di=6N5I]

Pack For Original Photos Big Grin
Download Pack

Regards

mamboO.xP

Print this item

  Simple LogoType /
Posted by: Besfortt. - 07-17-2021, 01:50 PM - Forum: Punimet - Replies (7)

[Image: 1zbh1c4.jpg]

Kjo logo esht punuar nga nje shok i imi..

komentet , sygjerimet are welcome.

Print this item

  Google Plus me 43 milionë përdorues?
Posted by: swed - 07-17-2021, 12:42 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0923115724919_210.jpg]

Gjatë kësaj jave, Paul Allen jo-zyrtarisht kishte thënë se rrjeti social Google+ e ka tejkaluar shifrën prej 43 milionë përdoruesve.
Si themeluesi i Ancestry.com, Allen përdor një metodë unike për numrin e përdoruesve të Google+, i cila bazohet në emrat e vërtetë të përdoruesve.

Në të kaluarën, parashikimet e Allen janë dëshmuar si shumë të sakta, ndërsa tani thotë se deri në mëngjesin e sotëm, në këtë rrjet social janë regjistruar 37.8 milionë përdorues, nga 28.7 sa ishin para 13 ditësh.

Mirëpo, Allen më pas e ka ngritur këtë shifër në 43 milionë përdorues, duke llogaritur edhe përdoruesit të cilët nuk kanë mbiemra romak, si dhe profilet private të përdoruesve, të cilat janë pjesë e modelit të tij të numërimit.

Pas të gjitha këtyre vlerësimeve, pyetja jonë është – sa kohë do të shkojë derisa Google + të arrijë të konkurrojë me Facebook, i cili besohet se tashmë ka afër 800 milionë përdorues?

Print this item

  Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsoft
Posted by: AlbionH - 07-17-2021, 11:45 AM - Forum: IT Zone - Replies (3)

[Image: thumbnail.php?file=firefox_370487694.jpg...cle_medium]

Mozilla, organizata prapa shfletuesit të njohur Firefox, ka bërë të ditur plane për të ndërtuar një sistem operativ për një ueb të hapur

Projekti i njohur si Boot to Gecko (B2G), është një tentim për të thyer traditën e sistemeve operative si ato të Apple e Microsoft. Hulumtuesi Andresa Gal pranë Mozilla ka thënë se projekti do të duhej të zgjerojë shkathtësitë e ueb aplikacioneve dhe ka përshkruar B2G si një “sistem operativ të plotë dhe të veçantë për një ueb të hapur”.

Për momentin, ndërtimi i një aplikacioni për shumicën e pajisjeve mobile nënkupton se duhet krijuar diçka shumë specifike për sistemin operativ që funksionon në pajisjen mobile. Për shembull, tek iOS në pajisjet Apple dhe Windows Phone 7 në pajisjet që përkrahin Windows Phone, ueb aplikacionet ende janë të kufizuara.

Ueb aplikacionet – aplikacione që në përgjithësi funksionojnë brenda një shfletuesi dhe kërkojnë qasje në internet për të funksionuar normalisht – janë shpesh më pak të afta sesa aplikacionet natyrore, që punojnë jashtë shfletuesit dhe që janë të lidhura për së afërmi me sistemin operativ.

Avantazhet e ueb aplikacioneve janë të lidhura me faktin se ofrojnë të njëjtën eksperiencë pavarësisht sistemit operativ. Megjithatë, dobësia e tyre është se shfrytëzojmë shumë pak avantazhe të veçorive të një sistemi të caktuar operativ.

Mozilla shpreson se B2G do të bëjë më të shkathëta ueb aplikacionet për përdoruesit mobil dhe përdoruesit e kompjuterit. Ajo do të përdor sistemin operativ mobil Google Android si themel pikënisjeje. /pcworldalbanian

Print this item

  Android mposht sistemin iOS në Evropë
Posted by: AlbionH - 07-17-2021, 11:37 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: Android-Vs-iOS.jpg]

Sipas ndërmarrjes hulumtuese ComScore, Evropa është duke shkaktuar rritjen e fondit të sistemit operativ Android. Pajisjet që kanë Android tani përbëjnë gati një çerek të të gjithë smartphone-ëve të përdorur në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Britani të Madhe – një ngritje e madhe në krahasim me vitin e kaluar.

Në korrik 2010, Android kishte vetëm 6% të smartphone-ëve të përdorur në këto pesë tregje evropiane, duke e vendosur atë prapa sistemeve Symbian, Apple, Microsoft dhe RIM. Një vit më vonë, Android ka lënë pas kundërshtarët e vet dhe tani është vetëm prapa sistemit Symbian.

Tani 22.3% e smartphone-ëve të pesë shteteve të mësipërme evropiane përdorin Android, ku 34.6% janë pajisjet HTC dhe 31.7% janë pajisjet Samsung./pcworldalbanian

Print this item

  Fernando Torres // chealse // Signature
Posted by: doxy - 07-17-2021, 09:54 AM - Forum: Punimet - Replies (7)

[Image: TorresSignature1.png]

Print this item