| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 4894 online users. » 0 Member(s) | 4892 Guest(s) Applebot, Bing
|
| Latest Threads |
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
Yesterday, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 10
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 22
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 34
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 37
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 48
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 47
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 69
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 258
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 647
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 665
|
|
|
| Ne Los Anxhelos hapet muzeu i internetit |
|
Posted by: RaydeN - 08-22-2021, 12:29 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: di-M7I0.jpg]](http://esportskosova.net/img/di-M7I0.jpg)
Dokumentet origjinale dhe makinerite e para qe ngriten kompleksin teorik dhe praktik te rrjetit.
Kane kaluar 42 vjet qe nga krijimi i inetrnetit dhe tashme ka nje muze.
Do te inagurohet diten e shtune me date 29 tetor ne Los Anxhelos, Kleinrock Internet Heritage Site and Archive (Kihsa), muzeu i dedikuar historise se web-it, pikerisht ne kohen e dergeses se mesazhit te pare permes rrjetit Arpanet, ndodhur ne 22.30 (ora lokale) me 29 tetor te vitit 1969 nga laboratori 3420 te Boelter Hall te universitetit te Kalifornise Los Anxheles (Ucla) te institutit te kerkimeve te Stanford.
Pikerisht ne numrin 420 te Westwood Plaza u krijua ekspozita qe kremtoi webin.
Muzeu mban emrin e Leonard Kleinrock, profesor i Ucla, qe i dergoi mesazhin te Bill Duval ne Stanford permes Arpanet, rrjeti embrional i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ne muze, i cili do te kete edhe detyren e arkivit historik te internetit, do te ekspozohen dokumentet origjinale dhe pajisjet qe sherbyen per te derguar mesazhin e pare dhe zhvillimin e kompleksit (ne teori dhe praktike) qe eshte ne bazat e Word Wide Web.
Instrumente qe tani duken se i perkasin koheve prehistorike, por nga te cilat na ndajne vetem dyzet vjet.
Ne vitin 1969, ku dy ngjarje te rendesishmen u zhvilluan per shkencen, pak muaj me pare ne 21 korrik, Neil Armstrong, kemba e qenies njerezore shkeli per here te pare Henen.
info/infoalbania.org
|
|
|
| Pagesa Per Pjesmaarje |
|
Posted by: honlYshoTT - 08-22-2021, 11:52 AM - Forum: PEJA Tournament
- No Replies
|
 |
Djem qetu mundeni me bo pagesen per Pjesmarje n`Turnir
1506040000164774
Fitim Daci
Pagesa bohet n'Raifaisen Bank
Edhe mundsisht kush e bon pagesen me shkru Emrin...
Afati osht deri me 15.11.2011 Puna me dit sa mundet me kontribu edhe Sponzori Gjeneral (play4win) per 3 vendet e para
|
|
|
| Ja se si të instaloni Windows 8 nga USB |
|
Posted by: iceboy - 08-21-2021, 08:07 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (1)
|
 |
Kjo temë është bërë një pyetje e njohur, kështu që postimi i këtij artikulli mund të arsyetohet si përpjekje për ndihmim të atyre që duan ta instalojnë sistemin Windows 8 nga USB. Rruga e poshtëtreguar funksionon edhe për Windows 7.
Versionin testues të sistemit Windows 8 mund ta shkarkoni falas edhe falas.
Janë disa hapa të avancuar që përfshihen në këtë ecuri. Gjithashtu, ju do të keni nevojë që ta keni një USB që është 8GB ose më e madhe.
1. Shkarkoni Windows 8.iso nga uebfaqja e Microsoft
2. Bëjani mount skedarit .ISO si një disk... nëse nuk e keni një vegël për ta bërë këtë, mund ta provoni Virtual CloneDrive të SlySoft - është falas!
3. Formatizoni diskun tuaj të USB-së kështu:
-Futeni një USB në kompjuterin tuaj
-Filloni një Command Prompt si administrator (klikoni me të djathtën dhe përzgjedhni Run as administrator) dhe shkruani diskpart dhe pastaj shtypni ENTER
Pastaj shkruani rreshtat e trashur një rresht në secilën herë, duke shtypur ENTER në fund të çdo rreshti pasi që urdhëri të kryhet:
DISKPART> list disk
DISKPART> select disk X
X paraqet numrin për USB-n tuaj që ju e morët nga lista e urdhërit nga hapi i kaluar.
DISKPART> clean
DISKPART> create partition primary
DISKPART> select partition 1
DISKPART> active
DISKPART> format FS=NTFS
DISKPART> assign
DISKPART> exit
Pastaj ju duhet ta bëni të mundshme për t’u ndezur në kompjuter – ta bëni bootable. Hapni një Command Prompt tjetër si administrator dhe shkoni në follderin e imazhit Windows 8 ISO, pastaj shkruani
bootsect /nt60 X
X është shkronja e diskut të USB-së suaj
Nga një Command Prompt shkruani
XCOPY X:\*.* Y:\ /E /F /H
X paraqet shkronjën e diskut të USB-së suaj dhe Y është shkronja nga skedari juaj Windows 8 .ISO të cilit i është bërë mount
Ndezni kompjuterin tuaj nga USB-ja. Nëse kompjuteri juaj nuk fillon nga USB-ja, atëherë ju keni nevojë që gërmoni manualin e pllakës tuaj amë dhe t’i ndryshoni aranzhimet e pajisjes.
Dhe e keni kryer punën.
[copyright=http://www.pcworld.al/ja-se-si/5735-instaloni-Windows-nga-USB.html]PCWorld Albanian[/copyright]
|
|
|
| Paralajmërohet ARMv8 |
|
Posted by: iceboy - 08-21-2021, 02:37 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
ARM paralajmëroi arkitekturën e re ARMv8, e cila në vitet e ardhshme mund të ndodhë të jetë e pranishme në serverët me efikasitet energjetik dhe sistemet ndërmarrëse.
Bëhet fjalë për arkitekturën e parë ARM me përkrahjen për instruksionet 64-bitëshe dhe me mundësi të adresimit të një sasive dukshëm më të mëdha të memories punuese në krahasim me versionet aktuale 32-bitësh.
ARMv8, sikur dhe procesorët aktual x86, ka dy mënyra të punës AArch32 me përkrahje për setin e instruksioneve për ARM çipat ekzistues (që nevojitet për hire të kompatibilitetit) dhe setin e instruksioneve AArch64 për aplikacionet 64-bitësh. Arkitektura ARMv8 ka të implementuar teknologjinë TrustZone, përkrahjen për virtualizim, engine NEON dhe dizajnin SIMD, si dhe arkitektura ekzistuese ARMv7.
ARM qysh tani ofron arkitekturën për licencim nga palët e interesuara, e kompania po bashkëpunon ngushtë edhe me kompanitë tjera sikurse që janë Nvidia dhe Microsoft për përkrahjen sa më të mirë dhe shfrytëzimin e mundësive të reja në sistemet e ardhshme. Në produktet konkrete me çipat ARMv8 prapëseprapë do të duhet të presim edhe pak – ARM vetëm vitin e ardhshme synon të publikoj më shumë detaje rreth vet procesorëve me arkitekturën ARMv8, derisa prototipat e parë të pajisjeve për segmentin ndërmarrës dhe shpenzues priten vetëm në vitin 2014.
|
|
|
|