Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856

Full Statistics

Online Users
There are currently 490 online users.
» 0 Member(s) | 487 Guest(s)
Applebot, Bing, Google

Latest Threads
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 132
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 334
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 294
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 263
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,072
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,656
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 86
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,213
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 682
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 649

 
  Video: ANGE1 vs SK Gaming
Posted by: XLN7 - 10-03-2021, 11:01 AM - Forum: Zbavitje - No Replies

Kjo video paraqet Kirill "ANGE1" Karasiow nga ekipi ukrainas DTS, në ndeshjen e tij në World Cyber Games 2011 kundër SK Gaming në de_dust2.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=htSzif8fSzc[/youtube]

Print this item

  Video: kuben vs eSahara
Posted by: XLN7 - 10-03-2021, 10:59 AM - Forum: Zbavitje - No Replies

Kjo video paraqet Jakub "kuben" Gurczynski nga ESC Gaming në ndeshjen e tij në World Cyber Games 2011 kundër eSahara në de_dust2.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=sd09qkvEDXw[/youtube]

Print this item

  Logo e Thjesht DW ; psynightw-
Posted by: psymastah~ - 10-03-2021, 10:33 AM - Forum: Punimet - Replies (4)

[Image: 24ozs3q.jpg]

Print this item

  Logo e Thjesht ESK ; psynightw-
Posted by: psymastah~ - 10-03-2021, 10:16 AM - Forum: Punimet - Replies (4)

[Image: 24gr5g4.jpg]

Print this item

  Fishekzjarrët më të mëdhenj gjatë ditës (Video)
Posted by: Fisberg - 10-03-2021, 09:25 AM - Forum: Kuriozitete - Replies (3)

Fishekzjarrët më të mëdhenj gjatë ditës i organizoi artisti Cai Guo-Qiang, ndërsa projekti është financuar nga Muzeu Nacional i Katarit.
Cai është njëri prej dizajnerëve të shumtë, i cili ka qenë i angazhuar edhe në hapjen e Lojërave Olimpike 2008 në Pekin.

Ky projekt fishekzjarrësh quhet “Saraab” që do të thotë “iluzion”, dhe është projekti më i ri i artistit, i cili së bashku me familjen Grucci organizuan një festë të madhërishme fishekzjarrësh më 4 korrik në New York.

Artisti Cui përdori municionin sinjalizues anti-raketor për të krijuar një pamje të pabesueshme dhe sekuenca të larmishme shpërthyese.

Pa marrë parasysh faktin se fishekzjarrët janë ndezur gjatë ditës, ngjyrat e ndryshme lanë një shenjë në qiell duke lënë shumë shikues pa frymë.

Katari njihet si vendi i cili ka ekonominë me rritjen më të madhe në botë dhe për këtë arsye ky shtet është i gatshëm të financojë projektet të ndryshme artistike.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=ecSfzAOYAZM[/youtube]

Print this item

  Vret babain për El Clasico
Posted by: FidanSH - 10-02-2021, 09:17 PM - Forum: Kuriozitete - Replies (10)

[Image: 0.jpg]

Një 17 vjeçar nga kryeqyteti i Angolës , ka vrarë babain e tij pas një përleshje që kishte të bëjë me derbin më të madh botëror i cili do të zhvillohet mbëmjen e sotme në Bernabeu ndërmjet Real Madrid-it dhe Barcelonës. Djaloshi 17 vjeçar mori revolën dhe vrau të atin 48 vjeç me dy plumba në kokë. Policia është duke e kërkuar pasi që ai iku nga vendi i ngjarjes raportoi agjencia angoleze Angop. Nuk është bërë e ditur ende se kush për kë simpatizonte në momentin e konfliktit, transmeton korneri.


kta kisha mujt me qujt si 1 lladub qe ska men nto as kry as kurgjo hiq!

Print this item

  Gjithqka rreth procesorëve Core i3 , i5 dhe i7
Posted by: BAAM - 10-02-2021, 03:59 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Gjithqka rreth procesorëve Core i3 , i5 dhe i7

[Image: core-i3.jpg]

Megjithese ata jane qe nje kohe ne shitje, Core i7, Core i5, dhe Core i3 procesoret ende konsiderohen relativisht te rinje (Per departamentin e marketingit te procesoreve).Ketu ne do te rishohim tre procesoret, duke e shpjeguar tekologjine prapa tyre, filozofine e Intelit, qe do te ju ndihmoj se cilin ju duhet ta bleni.

Edhe pse standardet e ketyre procesoreve jan te perdorshme per lojrat kompjuterike te renda, ato goxha shume do te japin per perdoruesit mesatar te kompjuerit. Ky udhezues duhet te ju ndihmoje juve te zgjidhni nje kompjuter me nje procesore te mire per nevojat e juaja.

Gjeja e pare qe duhet menduar, a eshte tash koha e duhur per ta blere nje kompjuter me nje Core procesor? Eshte pak e pamundur qe dikush me ble diqka, dhe te nesermen ta kuptoj qe kompania sapo e ka leshuar nje model me te mire.

Pergjigjja eshte… po, tani do te jete koha e duhur per ta blere nje kompjuter me serin e Core. Procesori dhe Intel kan histori per mbajtjen e linjes se produktit per disa vite. Vetem shikoni tek Core 2 Duo si nje shembull. Procesori i pare Core 2 Duo fillimisht debutoj kah mesi i 2006, para 5 vjeteve. Prodhuesit e kompjuterit po fillojne tash per ti nxjer jasht perdorimit Core 2 Duon. Siq i permendem me larte Core i7, Core i5 dhe Core i3 procesoret jan akoma mjaft te rinje, qe do te thote ata duhet te jene se paku edhe 2 vjet e me shume ne trend.

Core i3
Procesori i3 eshte nder procesoret e fundit te Intel, edhe pse i3 eshte me e vogel per nga numrat ka performanca te jashtezakonshme. Teknologjia qe e karakterizon i3 eshte dual core base, mbeshtetje hyper threading dhe virtualization. …

Procesori core i3 mbeshtet versionet 64-bite te Windowsit. Duke perfituar nga chipseti i ri Intel 32nm , Core i3 eshte i perafert me performansen e Core 2 quad processors. A duhet te bleje nje kompjuter me procesore core i3?? Kjo varet se per qka planifikoni te perdorni, ne qofte se do te perdorni per nevoja themelore si procesim te tekstit, email surfing web etj. Procesori i3 eshte me se i mjaftueshe per ti trajtuar te gjitha me lehtesi. Nje i3 Core eshte procesor solid, zgjedhje qe mund ta perballojn shumica e njerzve.

Core i5
Core i5 eshte nder serite e fundit te procesorve nga Intel. Per dallim nga Core i3, i5 procesori do te ju jap nje zgjidhje te dukshem ne shpejtesi, ne varesi qfare lloji te kerkesave keni kerkuar. Nese jeni duke luajtur me solitare,superMario…, normalisht se sdo ta kuptoni dallimin ne mes te procesorit i3 dhe i5, por ne qofte se provoni te editoni disa fotografi ne Adobe Flash ju mund ta vereni shpejtesine e procesorit i5.

Teknikisht, Core i5 procesorë janë shitur pak. Ka dy lloje kryesore të Core i5 procesorë, dual core, dhe quad core.Dual core procesorët i5 kanë teknologjinë 32nm, hyper threading support, virtualization support, dhe Turbo Boost teknologji.Quad core I5 përpunuesit kanë 45nm teknologji, virtualization support dhe Turbo Boost teknologjine, por nuk kanë mbështetjen e hyper threading. A ofrojn dy llojet e procesoreve Core i5 pune te ngjajshme? Po ne shumicen e situatave. Megjithate, njeri mund te jete me i mire se tjetri ne qofte se punojm me aplikacione multi threaded. Duhet te jeni te sigurte se cili procesore i5 ka specifikat dual core dhe cili ka quad core ne qofte se jeni duke kerkuar per te blere procesore te vecante.

Duhet të blej një kompjuter me një procesor Core I5? Ne shumicen e situatave, Core i5 eshte zgjidhje e sigurte. Core i5 ka perfomancen e mjaftueshme per te bere gjera themelore si editimin e videove dhe lojrave, dhe me shum performance per te bere gjera themelore sikurse procesimi i tekstit, email dhe perdorimi i internetit.

Nje Core i5 procesor eshte i mrekullueshem, per njerzit qe e perdorin kompjuterin e tyre shpesh dhe me detyra te ndryshme

Core i7
Core i7 eshte ne maje te linjes,nga e gjithe seria e procesoreve Core. Ato gjithashtu jane me te shtrenjte.Teknikisht Core i7 eshte i ndare ne dy lloje te ndryshme. Dallimi i dukshem ndermjet ketyre dyjave? eshte Chipseti.

Core i7 procesorët janë në dispozicion ne chipsetin LGA1156 ose ne chipsetin LGA1366. Te dyja ofrojne ofrojne chipa quad core, virtualization support,Hyper threadin dhe Turbo Boost teknologji. Megjithate Core i7 seria 9xx te cilat posedojn chipin 1366 konsiderohen si pak me te shpejt, madje edhe me te mire nga te gjithe procesoret madje edhe se AMD. Dy llojet e CPU Core i7 ofrojne performance te ngjajshme ne shumicen e rasteve. Procesoret i7 seria 9xx mund te kete performanca me te mira ne lojrat qe kerkojne performanca te mira.

A duhet te blej nje kompjuter me CPU Core i7?? Per shumicen perdoruesit te kopmjuterit procesori i7 eshte larg nevojes per ta pasur. Por ne qoft se deshironi me te fundit dhe me te shpejtin, kjo eshte ajo qe ofron i7 procesori i cili eshte mbi te gjithe. Ne qofte se keni para(Lek) me gjujte(hedh) ju mund ta bleni i7 Core Extreme i cili do te ju vendos juve ne shpejtsine e drites. Jo jo ne shpejtsine e drites!! por goxha i shpejte.

Konkluzionet dhe sugjerimet
Ne qofte se ju e zgjidhni Core i3, Core i5 ose Core i7 ju do te keni nje procesore kualitativ. Tre versionet ne Intel Core seri kan marr merita te shkelqyeshme nga te gjithe expertet e teknologjise me te larte dhe …web faqeve. Ndryshimi ndermjet tri procesoreve eshte i dukshem,dhe qmimi e tregon ate. Mere nje kompjuter me mundesite e buxhetit tuaj. Por mos e merr nje kompjuter me qmim te larte me serine e vjeter te procesoreve Core 2 Duo ose Core 2 Quad. Jo pse nuk jane procesore te mrekullueshem, por seria e procesoreve me te ri Core i3-i5-i7 ofrone me shume se keta procesore me qmim me te ulte. Serite e reja gjithashtu kane te bashkangjitur Chipsetat e rinje. Siq duket keta procesore do te jene me shume “deshmi e se ardhmes”.

Autori origjinal i këtij artikulli është Meteora…/itshqip

Print this item

  Inc gaming / logo / samirH
Posted by: fasdasd - 10-02-2021, 03:19 PM - Forum: Punimet - Replies (5)

[Image: inc.png]
komente ?

Print this item

  Si ta editojm procesor cpu artificialisht
Posted by: jazon - 10-02-2021, 02:01 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Si ta editojm procesor cpu artificialisht

Per me ndryshu psh e kini 2ghz ose 2.3ghz e per me ndryshu ose me ni fjal me falsifiku
atehere mas pari shkojm run pastaj e shenojm regedit tani hapet
Registry Editor edhe i kini disa foldera me emrin

HKEY_CLASSES_ROOT
HKEY_CURRENT_USER
HKEY_LOCAL_MACHINE
HKEY_USERS
HKEY_CURRENT_CONFIG


Ti hin te e 3ta apo HKEY_LOCAL_MACHINE pastaj hin HARDWARE
pastaj hin DESCRIPTION tani hin SYSTEM tani hin te CENTRALPROCESSOR
edhe e ki ni folder me emer 0 hin atu edhe ndjatht ti qet do emra do numra e do ksi...
ti shko hin te ProcessorNameString osht e 4ta prej fundit edhe tqelet ni folder edhe
tshkrun atu sa e ki procesorin psh Intel® Pentium® 4 CPU 2.00GHz ti qata 2.00ghz ja
ndryshon ja bon sa po don me bo ti psh 8.00ghz Intel® Pentium® 4 CPU 8.00GHz
i mshon OK tani hin te My compter i mshon propertios e ki atu Intel® Pentium® 4 CPU 8.00GHz

qe ktu shkurt pjav shenoj qysh shkon

1.Run
2.Regedit
3.HKEY_LOCAL_MACHINE
4.HARDWARE
5.DESCRIPTION
6.SYSTEM
7.CENTRALPROCESSOR
8.0
9.Gjeje ProcessorNameString edhe kliko
10.Ndryshoja qysh po don me bo....
11.GL HF



Kaq kisha

Kush se ka kuptu a najsen muni me kerku ndihm ktu..

Rewards :
jazonn

Print this item

  Tutorial HTML - Titujt Dhe Paragrafet
Posted by: crazy assasin - 10-01-2021, 09:13 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Në këtë tutorial do t'iu tregojë se si krijohet një titull dhe një paragraf duke përdorur HTML.

Kodi :

<html>
<body>

<h1>Titulli 1 </h1>
<p1>Paragrafi 1 </p1>

</body>
</html>

Teksti nga <html> deri te </html> përshkruan dokumentin.
Teksti nga <body> deri te </body> përshkruan pjesën e dukshme të dokumentit.
Teksti nga <h1> deri te </h1> përshkruan titullin 1.
Teksti nga <p1> deri te </p1> përshkruan paragrafin 1.

Print this item