Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,858
» Latest member: omo-serviceSmuth
» Forum threads: 38,155
» Forum posts: 351,863

Full Statistics

Online Users
There are currently 833 online users.
» 0 Member(s) | 830 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 18
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 30
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 36
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 42
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 55
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 50
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 71
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 264
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 664
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 678

 
  Qfar Te Bejme Kur Te Laget Laptopi ?
Posted by: o_O - 12-17-2021, 05:59 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (3)


Të punosh në kompjuter me një gotë ujë ose një filxhan kafe është diçka shumë e zakonshme. Kështu që mundësitë për të derdhur lëngje në tastierë janë të mëdha dhe në shumë raste nuk është ndonjë problem.
Mjafton vetëm që tastjera të thahet mirë dhe të rifillohet nga puna, por puna ndryshon kur bëhet fjalë për një laptop. Në këtë rast mund t’i themi lamtumirë aparatit ose riparimi i tij do të na kushtojë shumë.

Nëse veprojmë shpejt, mbase mund të shpëtojmë laptopin tonë. Si? Ja disa këshilla që i transmeton TCH:

1- Nëse duam që të mos laget laptopi duhet të evitojmë lëngjet pranë tij. Por, nëse laget duhet të veprojmë shumë shpejt: ta fikim pa pritur që të mbyllet Windows, ta heqim nga priza dhe t’i heqim bateritë. Kjo bëhet për të evituar që lëngu të hyjë në kontakt me qarqet e aparatit.

2- E kthejmë përmbys në mënyrë që lëngu që ka rënë në butonat e tastjerës të bjerë në tokë. Më pas, thajeni tastjerën me peshqir.

3- Nëse lëngu që derdhet mbi kompjuter përmban sheqer pastrimi duhet bërë me solucione specifike.

4- Pasi ta keni tharë prisni disa ditë para se ta rindizni. Në këtë mënyrë e gjithë lagështia do të jetë tharë dhe kompjuteri ose laptopi do të punojë sërish pa probleme.


THREAT, [t] ~

Print this item

  Si të riktheni fjalëkalimin tuaj në Windows?
Posted by: o_O - 12-17-2021, 05:57 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

Rruga më e lehtë për ta rikthyer një fjalëkalim të harruar në Windows është të përdoret një disk i krijuar më parë për rikthim të fjalëkalimit. Ju mund ta krijoni një disk të këtillë (në USB ose fllopi) brenda menyve të llogarisë së përdoruesit në Windows duke e hapur Control Panel, duke përzgjedhur User Accounts dhe duke klikuar Create a password reset disk në anën e majtë. Ju duhet ta bëni këtë gjë me një kompjuter të ri; posa e keni diskun, ju mund ta futni atë kur të paraqitet opsioni “Reset password” në hyrje të Windowsit, duke ua mundësuar qasjen e serishme në sistemin tuaj.
Sidoqoftë, nëse nuk e keni një disk për rikthim të fjalëkalimit dhe ju keni nevojë për të rikthyer fjalëkalimin tuaj për Windows, ju mund t’i shihni hapat e poshtëtreguar.

1. Ndezni kompjuterin tuaj duke e përdorur diskun për instalim të Windowsit.

2. Pritni derisa të hapen skedarët për instalim dhe zgjidhni gjuhën që dëshironi. Klikoni Next.

3. Klikoni lidhjen Repair your computer në ekranit për instalim të Windowsit.

4. Përzgjedhni sistemin operativ për të rregulluar dhe shkruani shkronjën e diskut në të cilin është i instaluar sistemi juaj operativ (me siguri është C: ose DSmile. Klikoni Next.

5. Klikoni Command Prompt në pjesën e poshtme të listës së veglave për përpunim.

Tani ju keni nevojë për të mbishkruar Sticky Keys të ekzekutueshëm me Command Prompt. Sticky Keys është një veçori që ia mundëson një përdoruesi për të shtypur Shift, Ctrl, Alt, ose sustën Windows njëkohësisht për të arritur efektin e njëjtë sikur mbajtja e sustës poshtë. Rregullisht, shtypja pesë herë e Shiftit aktivizon Sticky Keys – por me këtë truk, ju do të jeni në gjendje për ta aktivizuar Sticky Keys nga Command Prompts në Windows.

Në udhëzimet e mëposhtme tregohet përdorimi i shkronjës C: si një shembull. Nëse sistemi juaj operativ është i instaluar në ndonjë disk tjetër, atëherë zëvendësojeni C: me shkronjën përkatëse.

1. Në dritaren Command Promp shkruani copy c:\windows\system32\sethc.exe c:\ dhe shtypni Enter.

2. Shkruani copy /y c:\windows\system32\cmd.exe c:\windows\system32\sethc.exe c:\ dhe shtypni Enter.

3. Mbyllni Command Prompt dhe rifilloni kompjuterin. Në ekranin hyrës, shtypni Shift pesë herë. Do të hapet Command Prompt.

4. Shkruani net user emri i përdoruesit fjalëkalimi, duke e zëvendësuar pjesën “emri i përdoruesit” me emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimi me një fjalëkalim të ri.

5. Dilni nga Command Prompt dhe hyni sërish duke e përdorur fjalëkalimin tuaj të ri.

Për të parandaluar ndonjë përdorues tjetër nga shfrytëzimi i të njëjtit truk për të rikthyer fjalëkalimin, ju mund të riktheni Sticky Keys si më poshtë:

1. Shkoni sipas hapave të lartshënuar për të ndezur kompjuterin tuaj duke e përdorur diskun në të cilin është i instaluar Windowsi, hapni veglat për rikthim dhe lëshoni Command Prompt.

2. Shkruani copy /y c:\setch.exe c:\windows\system32\seth.exe dhe shtypni Enter.

3. Dilni nga Command Prompt dhe rifilloni kompjuterin. Duke e shtypur sustën Shift pesë herë do të aktivizohet Sticky Keys në vend të Command Prompt. Ruajeni diskun tuaj në të cilin e keni të instaluar Windowsin në një vendndodhje të sigurt.

Kujdes: Rikthimi i fjalëkalimit duke e përdorur trukun Sticky Keys nënkupton që ju do të humbisni qasjen në skedarët e enkriptuar, emailat e enkriptuar dhe fjalëkalimet e ruajtura për Internet Explorer dhe burimet e rrjetit. Mbani mend që të bëni rregullisht një rezervim të të dhënave tuaja të rëndësishme.

3. Dilni nga Command Prompt dhe rifilloni kompjuterin. Duke e shtypur sustën Shift pesë herë do të aktivizohet Sticky Keys në vend të Command Prompt. Ruajeni diskun tuaj në të cilin e keni të instaluar Windowsin në një vendndodhje të sigurt.

Kujdes: Rikthimi i fjalëkalimit duke e përdorur trukun Sticky Keys nënkupton që ju do të humbisni qasjen në skedarët e enkriptuar, emailat e enkriptuar dhe fjalëkalimet e ruajtura për Internet Explorer dhe burimet e rrjetit. Mbani mend që të bëni rregullisht një rezervim të të dhënave tuaja të rëndësishme.


THREAT, [t] ~

Print this item

  TECHLABS CUP 2012 highlights
Posted by: Fatbardh M. - 12-17-2021, 05:46 PM - Forum: Zbavitje - Replies (1)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=enlIW2d-M9M[/youtube]

Highlights from TECHLABS 2012

Starring:
BASIC
allu
ColoN
aslak
kucher
hooch
watti
neo
MODDII
trace
raqtor
sixere
face
GeT_RiGhT
dosia
approx
carn
ed1k
niko
markeloff
bondik
Edward

Software used:
Sony Vegas
Counter Strike 1.6
Steam
Half-Life advanced effects

Print this item

  Urë Me Emrin E Chuck Norris
Posted by: Divella - 12-17-2021, 05:39 PM - Forum: Kuriozitete - Replies (3)

[Image: 261fbki.jpg]
Sllovakët votuan me shumicë votash që urën e re për këmbësorë dhe çiklistë afër Bratislavës ta emërojnë me emrin e Chuck Norris, sipas aktorit të famshëm të filmave aksion.
Edhe dy emra tjerë ishin në maje të listës për këtë emër, e cila shtrihet mbi lumin Morava dhe çon drejt kufirit me Austrinë, ndërsa dy emrat tjerë ishin Marija Tereza dhe Devinska (fshati më i afërt me urën). Chuck Norris është i famshëm si mjeshtër i arteve marciale dhe si trim i pathyeshëm në filmat “Ujku i Vetmuar”, “Të humbur në Aksion” dhe “Delta Force”.
Filmat Norris u bënë burim i barsoletave edhe te sllovakët, ashtu siç kishte ndodhur ky fenomen gati me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe Evropës.
Vendimin përfundimtar për emërtimin e urës do ta marrë kuvendi rajonal. Megjithatë, guvernatori rajonal, Pavel Freso, tha se do të dëgjojë zërin e qytetarëve sipas anketës së zhvilluar në internet. Votimi zgjat deri në prill, ndërsa deri më tani kanë votuar 1.157 veta dhe 74 për qind prej tyre, kanë mbështetur emrin “Chuck Norris

Burimi: GazetaShqip

Print this item

  Anonymous mund ta lë Amerikën pa rrymë
Posted by: LiridonMurati - 12-17-2021, 04:50 PM - Forum: IT Zone - Replies (21)

[Image: 38cdd1f0aa.jpg]

Në një takim të mbyllur, me përfaqësuesit e qeverisë amerikane, drejtori i Agjencisë amerikane për Siguri Nacionale (NSA), tha se Anonymous brenda dy viteve do të forcohet aq shumë sa që mund të rrënoj sistemin e furnizimit me energji elektrike në Shtetet e Bashkuara.
Keith Alexander, drejtor i NSA-së, tha se ky grupi i haktivistëve – shfrytëzimi i rrjetave kompjuterike si mjet i protestës politike - brenda dy viteve mund ta shkatërroj furnizimin amerikan me energji elektrike.

Print this item

  beLi'[A] 4k
Posted by: Stratzeh - 12-17-2021, 03:44 PM - Forum: Zbavitje - Replies (8)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=9_FMbY1RVxk[/youtube]
Video by me Tongue

Print this item

  Dizajnera Ju lutem
Posted by: ToniMontana - 12-16-2021, 08:37 PM - Forum: Punimet - No Replies

Nese ka mundsi dikush te ma bej nje hosting nje template hosting si haghosting.org diqka qeshtu te jet per Ks-hosting.info do ta shperblej nese ka mundsi prej jush

Print this item

  durajetzDesign / logo / samirH
Posted by: fasdasd - 12-16-2021, 06:39 PM - Forum: Punimet - Replies (7)

V1 :
<!-- m --><a class="postlink" href="http://img842.imageshack.us/img842/3965/druajetzdesign2.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://img842.imageshack.us/img842/3965 ... esign2.png</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;
V2 :
<!-- m --><a class="postlink" href="http://img196.imageshack.us/img196/1948/druajetzdesign3.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://img196.imageshack.us/img196/1948 ... esign3.png</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;
naj koment Smile

Print this item

  The Pirate Bay fshin shumicën e torrentëve
Posted by: LiridonMurati - 12-16-2021, 01:43 PM - Forum: IT Zone - Replies (2)

[Image: 93329b3cb0.jpg]

The Pirate Bay ka konfirmuar që torrentët që janë duke u ndarë më shumë se 10 njerz (seeds) do të fshihen më 29 Shkurt.Ky vendim do të shkaktojë panic në shfrytëzuesit e TPB-se, por në fakt gjërat do të ndryshojnë shume pak, pasi që skedarët do të jenë të mundshëm të shkarkohen nga magnet linqet.Stafi i The Pirate Bay i tha TorrentFreak se kjo është thjesht një ‘hapë përpara në teknologji’ dhe konfirmuan se faqja është këtu që të qëndroj online.

Për afro gjysëm dekade, The Pirate Bay ka qenë lidere në faqet BitTorrent, por së shpejti shfrytëzuesit e saj nuk do të kenë mundësi të shkarkojnë skedarët .torrent. Hapi i parë qe do të ndërmiret është më 29 Shkurt, ka paralajmëruar TPB.

Në vend se të fshijnë te gjithë torrente skedarët përnjëhere, ekipi i TPB-se do të fshijë vetëm torrentët që janë me më shume se 10 seeds, kështu që njerëzit kanë mundësi të shkarkojnë torrentet që janë më pak të popullarizuara, që startonë më ngadalë nga magnetet.
Gjersa ka frikë se ky është edhe fundi I The Pirate Bay, por nuk është e vërtetë.Për shfrytëzuesit e kësaj faqe, ky ndryshim do të shkojë shumë mirë.

Njerëzit do të mund të shkarkojn skedarët si zakonisht, por në vend te .torrent skedarëve shkarkimi do te inicohet nga magnet linku.Përmbajtja e .torrent skedarëve do të shkarkohet nga njerëzit që e ndajnë atë, në vend që të shkarkohet nga serverët e The Pirate Bay.
Megjithëse do të merrë kohë pak më shumë të startohen skedarët më pak të popullarizuara, pork eta skedarë do të jenë në dispozicion.Gjithashtu , shfrytëzuesit do të jenë ne gjendje të ngarkojnë .torrent skedarë, pastaj TPB e konverton atë ne magnet link.
Stafi i TPB-së i tha TorrentFreak se ky tranzicion ne ‘magnet faqe’ është një “hapë perpara në teknologji” dhe do ta bëjë faqen më rezistente nga mbyllja e saj.

Pa torrent shpenzohet më pak bandëidth për të hostuar The Pirate Bay proxy faqen në mënyrë që ti shmangen bllokadave të ISP-ve në shtetet si Itali,Irland, Holand dhe Belgjik.Se sa e lehtë është të bartet The Pirate Bay, lexoni këtë artikull viewtopic.php?f=66&t=20011 ku tregohet se sit ë shkarkohet përmes magnet linqeve.
Stafit të The Pirate Bay i pëlqen idea e një kopje rezervë të The Pirate Bay, dhe së shpejti do të lëshojn një version zyrtarë.Është e mrekullueshme se si The Pirate Bay është transformuar këto vitet e fundit, TPB nuk është duke hostuar ‘tracker’ , dhe së shpejti .torrent skedarët do të zevendësohen me magnet linqet.Përkundër këtyre ndryshimeve faqja më e njohur në botë e BitTorrent, për cdo jave regjistrohen shumë shfrytëzues.
Stafi i The Pirate Bay i tha TorrentFreak se shfrytëzuesit duhet të jenë të sigurtë, sepse nuk kan për qëllim të shkojn askund, me apo pa torrente, faqja është këtu për të qëndruar.
/Zyklon

Print this item

  CUK1-GAMING ABOSI VS AIM
Posted by: dardi- - 12-16-2021, 12:49 PM - Forum: Zbavitje - Replies (6)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=dgeM8HvZliM[/youtube]

ACEEEECECECE

Print this item