Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856

Full Statistics

Online Users
There are currently 447 online users.
» 0 Member(s) | 444 Guest(s)
Applebot, Bing, Google

Latest Threads
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 132
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 334
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 294
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 265
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,072
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,663
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 87
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,214
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 683
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 649

 
  Si të gjej ISP e një adrese IP?
Posted by: NightStalker - 12-21-2021, 06:48 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Nuk është e thënë që çdo IP të ketë ISP. Kërkesa whois të jep emrin e organizatës që ka blerë IP-në, por kjo organizatë mund të jetë qeveritare, bamirëse, komerciale, etj.

Shkurtimi ISP (Internet Service Provider) përdoret kryesisht për kompanitë që kanë blerë adresa IP dhe ua ofrojnë ato klientëve të tyre për lidhje shtëpiake, ose lidhje të kompanive të vogla. Pra, adresën IP e ka blerë ISP, ndërsa klientët vetëm sa e përdorin atë kundrejt një pagese.

NSP (Network Service Provider) quhen kompanitë që nuk ofrojnë adresa IP, por ofrojnë rrjetin. Këto janë kompanitë që instalojnë hardueret dhe softueret e duhur a për të krijuar rrjetin e një kompanie, pavarësisht nga adresat IP që do përdoren në rrjet. Pra, me pak fjalë, ISP-të ofrojnë adresat IP, ndërsa NSP-të ofrojnë rrjetin.

Shumica e kompanive ISP janë dhe NSP njëkohësisht sepse kanë rrjetet e tyre, por ka edhe ISP të vogla që nuk kanë ndërtuar rrjetet e tyre, por përdorin rrjetet e një kompanie tjetër NSP.

Pra mund të kemi:
Interneti <-----> [ NSP + ISP ] <-----> Shtëpi/Zyrë
Interneti <-----> NSP <-----> ISP <-----> Shtëpi/Zyrë

Siç u përmend dhe më lart, skica më lart është e saktë për kompanitë e vogla dhe për lidhjet shtëpiake, të cilat përdorin Internetin, por nuk ofrojnë shërbimet e tyre.

Gjigantët e Internetit si Microsoft, Google, Yahoo, etj. që ofrojnë shërbime në Internet nuk kanë leverdi të përdorin ISP sepse u duhen me qindra adresa IP që të plotësojnë kërkesa të caktuara. Prandaj, ata e shmangin ISP-në, dhe ndonjëherë edhe NSP-në.

Interneti <-----> NSP <-----> Kompanitë që ofrojnë shërbime në Internet (microsoft, google, yahoo, etj.)
ose
Interneti <-----> Kompanitë që ofrojnë shërbime në Internet (microsoft, google, yahoo, etj.)


Në të njëjtën mënyrë, një kompani që strehon (host) uebsajtet mund të jetë e vogël dhe ofron shërbimet nëpërmjet një ISP-je:

(1) Interneti <-----> NSP <-----> ISP <-----> Kompania Strehuese (host)

...ose mund të jetë kompani e madhe e cila ka leverdi të menaxhojë vetë IP-të:

(2) Interneti <-----> NSP <-----> Kompania Strehuese (host)

...ose mund të jetë kompani edhe më e madhe e cila ka leverdi të menaxhojë vetë IP-të dhe rrjetin:

(3) Interneti <-----> Kompania Strehuese (host)


Në rastin e parë, IP-ja i përket ISP-së dhe nëse përdor shërbimin whois me IP-në e uebsajtit, do shikosh emrin e kompanisë ISP. Ndërsa në rastin e dytë dhe të tretë nuk kemi ISP sepse kompania strehuese e ka blerë vetë IP-në. Megjithatë, për të dalluar rastin e dytë nga i treti, mund të shikojmë NetName (emrin e rrjetit) në rezultatet e kërkesës whois. Nëse NetName është i njëjtë me OrgName, atëherë kompania që ka blerë IP-në ka rrjetin e saj.

Për shembull, le të mundohemi të gjejmë ISP-në e dnsstuff.com, faqe kjo që ofron shërbime të ndryshme si whois, traceroute, etj. Në fillim e bëjmë ping dhe shikojme që përdor adresën IP [66.36.247.82]. Në rezultatet e whois shikojmë se IP-në e ka blerë dhe e strehon organizata HopOne Internet Corporation. Gjithashtu mund të shikojmë se edhe NetName është HOPONE. Kjo tregon se kjo kompani strehuese ka shmangur ISP-në duke blerë vetë IP-në dhe është një nga NSP-të e Internetit.

OrgName: HopOne Internet Corporation

Code:
OrgID: HOPO Address: 1010 Wisconsin Avenue N.W. City: Washington StateProv: DC PostalCode: 20007-3603 Country: US ReferralServer: rwhois://rwhois.hopone.net:4321 NetRange: 66.36.224.0 - 66.36.255.255 CIDR: 66.36.224.0/19 NetName: HOPONE-DCA2-1 NetHandle: NET-66-36-224-0-1 Parent: NET-66-0-0-0-0 NetType: Direct Allocation NameServer: NS1.HOPONE.NET NameServer: NS5.HOPONE.NET NameServer: NS3.HOPONE.NET NameServer: NS2.HOPONE.NET NameServer: NS6.HOPONE.NET NameServer: NS4.HOPONE.NET Comment: Comment: HopOne Internet Corp.(R) Comment: "The Foundation of Internet Success."(R) Comment: www.hopone.net RegDate: 2002-08-27 Updated: 2005-09-26 RTechHandle: HJ48-ARIN RTechName: Jass, Haralds RTechPhone: +1-202-318-0530 RTechEmail: *****@hopone.net OrgAbuseHandle: ABUSE958-ARIN OrgAbuseName: Abuse Department OrgAbusePhone: +1-202-318-0530 OrgAbuseEmail: *****@hopone.net OrgTechHandle: HJ48-ARIN OrgTechName: Jass, Haralds OrgTechPhone: +1-202-318-0530 OrgTechEmail: *****@hopone.net # ARIN WHOIS database, last updated 2006-11-06 19:10 # Enter ? for additional hints on searching ARIN's WHOIS database.
Shiko te websajti adresen e emailit qe ka faqja.Nga adresa gjen serverin ISP.
Ose perdor faqen Samspade.org Perdor funksionin Trace.Nga lista e IP-ve gjen se kush eshte IP-ja-ISP me e afert me lokacionin e faqes.Konverto Ip ne domain names dhe aty te del se cilat IP ne trace jane ISP.Mund te jene 2-3 ISP.Ka mundesi qe ajo qe eshte me afer eshte ISP-ja e faqes.
Me e thjeshta eshte dergoji nje email faqes dhe kur te marresh pergjigje shiko te headers.Aty te del se kush eshte serveri ISP.

Thanks

Print this item

  Gjithçka rreth Blue Screen Of Death (BSOD), këtu!
Posted by: purge - 12-21-2021, 05:31 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

Përfundimisht arrita ta përfundoj këtë mësim i cili më ka marë pak si shum kohë.

[Image: bsod4.png]

Nëse ndonjëherë keni përdorur Windows OS sigurisht keni takuar "Blue Screen Of Death" ose BSOD.

Në këtë mësim do të shpjegoj disa detaje çfar në fakt paraqet BSOD, dhe do të ofroj disa opsione të caktuara të cilat ndoshta do të mund të ju ndihmojnë gjat zgjidhjes së problemit tuaj. Eshtë e nevojshme të dini, se nëse Windowsi është i rregulluar që gjat ndonjë gabimi në sistem, në mënyrë automatike të restartohet, atëherë nuk do të shihni BSOD, kurse më shum informacione mund të gjeni tek Event viewer. Dmth është e nevojshme të bëni disable restartimin automatik pas ndonjë gabimi. Për ta bërë disable këtë opsion, mund ta gjeni tek System Properties.


Çfarë është BSOD

Kur Windows-i të takohet në ndonjë situatë nga e cila nuk mund të mundëson operacionet e sistemit(psh. BUG), vjen deri tek një rrëzim specifik i sistemit. Kjo quhet ndryshe edhe si system crash, kernel error, system fault, ose Stop error etj. Në raste të tilla ekrani kalon në VGA tekst mod, sfondi është me ngjyrë të kaltërt kurse përmbi saj shfaqet një tekst, i cili tregon gabimin. Po për këtë ngjyrë të kaltërt e cila dominon në sofd quhet edhe Blue Screen of Death.

Forma e një BSOD.

Dukja ose forma e një mesazhi të BSOD varet edhe nga shembulli i gabimit. BSOD mund të ketë formën e mëposhtme:

STOP: 0x00000079 (0x00000002,0x00000001,0x000000 02,0x00000000)

Në këtë rast vlera e parë (0x00000079 - të gjitha vlerat në këtë hyrje janë hexa-decimal), e njohur edhe si bugcode ose Stop code. Shifrat e tjera e përbëjnë listën e BSOD të parametrave dhe kanë vlerën e cila është në varëshmëri nga bugcode.

Një formë tjetër e BSOD është edhe:
STOP: c000021a (Fatal System Error)

Sipas këtyre infomacioneve të cekura më lartë hexadecimale dhe të tjerave mund të shfaqen në BSOD.

Ato mund të përfshijnë:
Emrin e drajverëve ose emrin e shërbimit të cilët kanë shkaktuar BSOD
Shpjegim tekstual për arsyen e shkakut të shfaqjes së BSOD
Mënyra të mundshme për riparim
Pjesë e Kernel-it nga memoria me adresa

Egzistojnë mbi 250 kode të dokumentuara BSOD dhe shumica e tyre janë të dokumentuara vetëm si "This bug check appears very infrequently." Nga kjo mund të konkludojmë se në bazën e BSOD mund të gjejmë vetëm një pjesë nga arsyet e rrëzimit të sistemit, dhe është e nevojshme që të bëhet një hulumtim më i gjërë.

The Microsoft Device Driver Kit(i njohur si DDK), thuhet se përmban listën e plotë të bugkodeve të dokumentuara BSOD. Por është fakt se egzistojnë më shum bugs nga ato të cilat janë të dokumentuara...

Lista gjërave të zakonshme që shkakton BSOD

Egziston një listë shkaktare e BSOD. E nevojshme është që përdoruesit të jenë shum të kujdeshëm me drajverët të cilat nuk janë të certifikuar me WHQL.

Në këtë listë ndodhen:
CDROM/CD-RW/DVD-RW
Hard Disku i jashtëm
Antivirus Programe
BIOS
Ram Memorja


Shfaqja e BSOD

Kur të shfaqet BSOD, operacionet e nisura në sistem nuk mund të vazhdojnë. Shumica e BSOD-eve nuk shkakton dëmtim të të dhënave, sidomos nëse bëhet fjalë për NTFS dosje. Nëse tek BSOD, ekrani hetoni ndonjë emër të ndonjë drajveri, ajo do të thotë se ai është shkaktar potencial i problemit, e njejta është edhe për ndonjë aplikacion softuerik.


Mënyra e riparimit

Në fakt nuk ka shum mënyra të largimit të gabimit, dhe në përgjithsi provohet me një restart të thjeshtë të sistemit, që për mrekulli ndonjëher e rregullon problemin. Nëse edhe pas saj, BSOD shfaqet është e nevojshme të bëni disa hapa. Nëse më herët keni instaluar ndonjë program, ose keni shtuar ndonjë pjesë të re harduerike, duhet të provoni mos është ndonjëra prej tyre shkaktare e problemit. Të gjithë përdoruesit e windows duhet të kenë kujdes se çfar softueri instalojnë dhe duhet të jenë shumë të kujdeshëm me drajverët të cilët nuk kanë WHQL cerifikatat.

Ju duhet të bëni këtë në vijim:
Shikoni tek event viewer mos ka ndonjë gabim të raportuar
Startoni *Chkdsk/f/r* dhe kontrolloni të gjitha particionet

Btw: Nëse particionet tuaja janë të formatuar në FAT, disa dosje të caktuara dhe të nevojshme në OS mund të shkatrohen. Gjithmon përdorni Chkdsk e cila përputhet me versionin e windowsit tuaj, dhe ajo zakonisht ndodhet këtu:
C:\winnt\system32 ose %SystemRoot%\system32..


Shtimi i një hardueri të ri ose modifikim i të vjetrit

Fillimisht të fillojmë në rast se është shtuar një harduer ose i vjetri është modifikuar.

Në këtë rast duhet të:

Instaloni softuer i cili vjen së bashku me pjesën harduerike
Kontrolloni të gjitha kontaktet, kabllot hyrjet/daljet etj.
Kontrolloni nëse janë të instaluara të gjitha drajverët e fundit dhe shikoni nëse është versioni i fundit të ServisPak
Kontrolloni System Log në Event Viewer nëse është shfaqur ndonjë gabim(ang. error)
Largoni drajverin e dyshuar ose paisje, restartoni kompjuterin dhe shikoni nëse problemi është rregulluar.


Riparim përmes Safe Mode

Gjat ngritjes së Windowsit shtypni f8 dhe do të ju shfaqet në safe mode ekran me disa opsione të ofruara. Nësë BSOD është shkaktuar gjat instalimit ose apdejt të drajverëve të vjetra atëher ato duhet të largohen. Nëse Last Known Good Configuration është lajmëruar gjat startap proceseve, do të keni mundësinë të shfrytëzoni safe mode booting për të riemëruar ose larguar drajverët të cilën shkaktojnë probleme. Në ekranin safe mode mund të zgjedhni edhe LAst Known Good Configuration, me çka sistemi do të ngritet me konfiguracionin e fundit të cilën e keni pasur para se të bëni ndonjë ndryshim në të njejtin.


Identifikim i drajverëve.

Gjat gabimit në BSOD do të identifikohet paisja që ka shkaktuar problemin. Në këtë rast duhet të largohet kjo paisje dhe të fshihen të gjitha drajverët e sajë. Për të zbuluar nëse drajveri është nga m$ dosja, vini re tabelës së mëposhtme.

--------------------------------------------------------------------------------
| Titulli i drajverëve | Funksioni |
--------------------------------------------------------------------------------
| NtosKrnal.exe | NT kernel |
| NTdll.dll | NT suport library |
| Win32k.sys | Graphic Display Interface (GDI) |
| Hal.dll | Hardware Abstraction Library |
--------------------------------------------------------------------------------



Kernel Terminologjia

Bugcode - Vlerë hexa-decimale e cila indentifikon BSOD. Shembull është 0xA, e cila identifikon këtë BSOD si IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL BSOD

Driver - Ky është një kernel mod program i cili është pjesë e Windows-it i cili menaxhon të gjitha nevojat e paisjeve. Për shembull, mbledh komanda nga windows aplikacionet dhe i tregon harduerit çfar të shkruan në ekranin.

Exception - Error i cili është i kushtëzuar me drajverët të cilët shkaktojnë gabim ose rrëzim të sistemit.

HCT - Hardware Compatibility Test. Ky është shum i rëndësishëm Microsoft validation test për drajverët të cilët në rast se e kanë kaular testin, shanset janë shum të vogla që ai të jetë shkaktari i BSOD

HCL - Hardware Compatibility List. Ky është një m$ listë e drajverëve të certifikuar të cilët kanë kaluar HCT.

IRQL - Interrupt Request Level. Gjat proceseve, NT kernel do të kalojë gjat disa mundësive të ndryshme. Këto janë të njohur si IRQL dhe të identifikuar si një komplet i numrave të plotë edhe atë nga 0-31.

IRP - I/O Request Packed. - Pako standarde I/O. Kërkesa tipike I/O duhet të paraqesin aktivitete siç janë: lexim, shkrim, hapje, mbyllje...

NT kernel - Emër gjeneral për sistemin operativ Windows pas Win3x/Win9x. Ky përfshinë Windows NT4, Windows 200, Windows XP dhe Windows .NET

Service ose System Service - Ky është një program i cili nuk është pjesë e kernelit dhe e cila kryen detyra në dobi të proceseve të ndryshme. Përdoruesi nuk mund direkt të futet tek ky shërbim.

WinDBG - ky është Windows Kernel Mod debugger i cili është ekuivalent me versionet e avancuara të debugger sitemeve UNIX: dbx, gdb, kdb, kgdb.


BSOD Shpjegime

Në vazhdim do të ju tregoj disa nga BSOD mesazhet të cilat më shpesh shfaqen. Edhe vetë do të shihni se para gabimit ka terme të cilët fillojnë edhe vet problemin. Psh. file system error do të thotë dicka nuk është në rregull me dosjet e sistemt.


Bugcode 0xA - IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL - Shfaqet gjat tentimit për të hyrë deri tek një adresë memorike të pasaktë.

Parametrat:
1. Adresë e cila është e drejtuar gabimisht
2. IRQL e cila kërkon hyrje deri tek memoria
3. Lloj i aksesit, ku 0 tregon operacionit e leximit, kurse 1 operacionin e shkrimit
4. Adresa e cila është e drejtuar tek momeroa me parametër 1

Riparimi:
Repair Sistem
Roll Back Driver
Recovery konzolë
Provoni drajverin e instaluar kohë më parë
Last Known Good Configuration


Bugcode 0x1E - KERNEL_MODE_EXCEPTION_NOT_HANDLED - Shfaqet kur do të thiret një adresë memorie të keqe.

Parametrat:
1.exception code
0x80000002 = unaligned data reference encountered
0x80000003 - a kernel breakpoint/ASSERT encountered
0xC0000005 - ndodhi qasje të ndaluar në memorien
2. Gabim në adresën
3. Gabim në parametrin 0
4. Gabim në parametrin 1

Riparimi:
Provoni nësë janë të instaluar drajverët e fundit të pllakës, nëse kohën e fundit janë instaluar drajverër me krakter të dyshimt, largoni ato. Error shfaqet gjat leximit të windowsit ose gjat mbarimit.


Bugcode 0x2E - DATA_BUS_ERROR - Ndodh kur gabimi(ang error) është detektuar në memorien e sistemit dhe problemi është nga natyra harduerike. Për shembull është dëmtuar memoria ose hardisku.

Parametrat:
1. Adresë Virtuale ka shkaktuar gabimin
2. Adresë fizike ka shkaktuar gabimin
3.Processor status register (PSR)
4.Faulting instruction register (FIR)

Riparimi:
Zëvendësim i harduerit që ka shkaktuar problemin. Kontrolloni sistemin mos ka ndonjë virus. Bëni Chkdsk/f/r (në cmd e dini).

Bugcode 0x3F - NO_MORE_SYSTEM_PTES - Ndodh kur sistemi do të heqë shumë I/O akcione. Kjo ndodh kur disa drajverë të caktuar nuk janë të lëshuar si duhet.

Parametrat:
1. Lloj i PTE, ku 0 është ekspenzion i sistemit, kurse 1 paraqet ekstenzion nonpaged pool.
2. Madhësia kërkesave të memories
3. Gjithsej i lirë PTE
4. Gjithjes PTE

Riparimi:
Fshij të gjitha programet softuerike të cilët i keni instaluar së shpejti, dhe sidomos ato aplikacione pa backup.

Bugcode 0x22 - FILE_SYSTEM - Ndodh si rezultat i një gabimi në sistem. Arsyja për këtë gabim është dll dosjet e dëmtuara.

Parametrat:
1. Numri i linjëve/shenjave të ngulitur në modul
2. /
3. /
4. /

Riparimi:
Repair/clean install.


Bugcode 0x4E - PFN_LIST_CORRUPT - Vjen deri tek dëmtim i Page Frame Number(PFN) listës.

Parametrat:
1. Lloj i dëmtimit
2. PFN në momentin e gabimit
3. Informacione për faqet
4. Rezervuar

Riparimi:
Nuk ka riparim.


Bugcode 0x7F - UNEXPECTED_KERNEL_MODE_TRAP - Gabimi ndodh në CPU dhe kernal dhe arrin të shpëtoj atë ndërprerje të papritur

Parametrat:
1. Numri i ndërprerjeve
0x000000000 - "ndarjen e null" gabimit
0x000000004 - Switch owerflow
0x000000005 - "Bounds check" gabim
0x000000006 - Opcode i parregulluar
0x000000008 - Dy ose më shum gabime
2. /
3. /
4. /

Riparimi:
Egziston mundësia që hardueri i ri nuk është i vendosur si duhet. Zgjidhje provoni të rivendosni përsëri

Bugcode 0x8E - KERNEL_MODE_EXCEPTION_NOT_HANDLED - Ndodh kur meret një adresë memorike të gabuar.

Parametrat:
1. exception code.
0x80000002 - unaligned data reference encountered
0x80000003 - a kernel breakpoint/ASSERT encountered
0xC0000005 - memory access violation occurred
2. Adresa e cila është e shkruar në kërkesën
3. Momenti i ndërprerjes
4. Rezervuar

Riparimi:
Provoni nësë janë të instaluar drajverët e fundit të pllakës, nëse kohën e fundit janë instaluar drajverër me krakter të dyshimt, largoni ato. Error shfaqet gjat leximit të windowsit ose gjat mbarimit.

Bugcode 0xC000021A - STATUS_SYSTEM_PROCESS_TERMINATED dhe Bugcode 0xC0000221 - STATUS_IMAGE_CHECKSUM_MISMATCH - E dëmtuar dosja në sistem të diskut

Parametrat:
1. Rezervuar
2. Rezervuar
3. Rezervuar
4. Rezervuar

Riparimi:
Këto gabimi riparohen me restart të sistemit ose Chkdsk/f/r (për shkak të zbulimit ose riparimit të skedarit të dëmtuar).

Bugcode 0xD1 - DRIVER_IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL - Drajveri përpiqet të qaset deri tek memoria përderisa procesori është duke u përgjigjur në adresat URQL... dhe ndodhë huti

Parametrat:
1. Adresa e cila është gabimisht e drejtuar
2. IRQL e cila kërkon qasje tek memoria
3. LLoj i qasjes, ku 0 tregon operacionin e leximit, kurse 1 operacionin e shkrimit
4. Adresa e cila është e drejtuar tek memoria me parametër 1

Riparimi:
Nuk ka riparim.

Bugcheck 0xC2 - BAD_POOL_CALLER - Kernel tred/proces - Ofron miratim të gabuar të kërkesës memorike

Parametrat:
1. Rezervuar
2. Rezervuar
3. Rezervuar
4. Rezervuar

Riparimi:
Nuk ka riparim.

Bugcheck 0xC4 - DRIVER_VERIFIER_DETECTED_VIOLATION - Driver Verifier facility (DVF) - Detekton se paisja nuk ka kaluar verifikimin nga pjesa e drajverëve

Parametrat:
1. Error code
2. Rezervuar
3. Rezervuar
4. Rezervuar

Riparimi:
Shfaqet vetëm kur DVF është i lëshuar. Zgjidhja është ta ndaloni këtë.
Dhe si fund, kjo do të ishte gjithcka nga unë për këtë tematikë... Shpresoj që ndokush nga ju të mëson diçka në këtë drejtim, për këtë problem.

Autori: boom3rang (Itshqip.com)

Print this item

  Caution Sniper //
Posted by: Talibi - 12-21-2021, 04:24 PM - Forum: Punimet - No Replies

CAUTION SNIPER //

[Image: oox0.jpg]

Print this item

  ESWC PLAYER MODELS
Posted by: MaTr1X - 12-21-2021, 01:35 PM - Forum: CS - Skin's (Models) - Replies (7)

ESWC PLAYER MODELS

ESWC tash i perkran edhe UCP i download extract dhe i vendosni ne folderin ku e keni te instaluar CS\cstrike\models\player dhe paste i vendosni ketu models

SHKARKO - KLIKO ME POSHT
[reklam][/reklam]
ESWC PLAYER MODELS - DOWNLOAD

ScreenShot
[Image: ddasd.png]
[Image: 42336447.png]
[Image: 15319315.png]
[Image: 26332172.png]

TUTORIAL, Si te vendosim MODELS/Skins ne CS ton
http://esportskosova.com/forum/viewtopic...25&t=50369

Print this item

  Tmerrohet Greqia Nga Shqipetaret !
Posted by: LiridonMurati - 12-21-2021, 12:08 PM - Forum: IT Zone - Replies (2)

[Image: xck87n.png]




Dje ne oren 10:00 nje Grup i Quajtur "Albanian Hackers Crew" ose ndryshe ahcb0x kan sulmuar disa faqe greke
duke shkruajtur " Hacked by Albanian Hackers Crew " Dhe "Shqipetaret nder vite e kane treguar qe jane nje komb qe kurre nuk i jane dorezuar armikut ,
dhet ky patriotizem ka bere qe shqipetaret te dalin gjithmone fitimtare kunder pushtuesve dhe armiqve
tani ka ardhur koha qe te ngrejme zerin dhe te kerkojme te drejtat tona per nje shqiperi etnike si na e lane te paret tane.
kombi shqipetar eshte nje nder kombet me te vjeter ne ballkan .
te ngrejme zerin fuqishem te gjithe bashke per te bashkuar shqiperine e madhe dhe etnike si ne kohen e skenderbeut dhe ismail qemalit
!- Long Life Ethnic Albania -! " Anetaret e Grupit Dhe qe ishin Shkruar Ne Faqet Greke Jane " TuPac^SHaKuR - EraGoN - Bl4zE - GrandMast3r - Empire "
Faqet qe Kan Thyer AHC jane:
<!-- m --><a class="postlink" href="http://albalogic.net/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://albalogic.net/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://afoi-politopouloi.gr/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://afoi-politopouloi.gr/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://agavriil.gr/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://agavriil.gr/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://axtida.gr/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://axtida.gr/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://b-2.gr/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://b-2.gr/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://bataria.eu/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://bataria.eu/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://bataria.gr.com/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://bataria.gr.com/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://beautyfull.com.gr/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://beautyfull.com.gr/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.paradosiakes-endymasies.gr/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.paradosiakes-endymasies.gr/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://beautyfull.com.gr/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://beautyfull.com.gr/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://bogea.gr/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://bogea.gr/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://cyclingcreta.gr/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://cyclingcreta.gr/</a><!-- m -->
<!-- m --><a class="postlink" href="http://cyclingcreta.com/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://cyclingcreta.com/</a><!-- m -->

Print this item

  Kobe Braynt // photo
Posted by: Talibi - 12-21-2021, 11:53 AM - Forum: Punimet - No Replies

Kobe Bryant - pHoto

[Image: 2u8fjeo.jpg]

Print this item

  Edhe Cydia flet shqip!
Posted by: purge - 12-20-2021, 08:34 PM - Forum: IT Zone - Replies (2)

[Image: cydia-shqip.png]
A ekziston ndonjë vend që nuk gjendet të paktën një shqiptarë? E themi këtë me plotë vendosmëri pasi që shqiptarët mund t’i gjeni kudo nëpër botë, në krime, në internet, në sport, në showbiz, në politikë, besa tani janë futur edhe në iPhone.

Pra, çka ne duam të ju tregojmë është se prej tani aplikacioni i pajisjve të Apple, i quajtur Cydia dinë të flasë edhe shqip. Ju mund të pyesni, ku di të flasë Cydia shqip? Po pra, Cydia flet shqip edhe atë në tërësi të burimeve që gjenden brenda saj, e tërë kjo falë disa djelmoshave që punojnë shumë si staf i organizuar dhe me punën e tyre po arrijnë të ndihmojnë shumë shqiptarë në lidhje me pajisjet e Apple si, iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Pra djelmoshat që e mbajnë faqen e quajtur iPhoneShqip, punojnë shumë në lidhje me Apple, dhe tani kanë arritur të përkthejnë Cydia-n në shqip. Edhe pse ata nuk fitojnë shumë nga kjo punë, megjithatë nuk dinë të ndalen.

Djemat që kujdesen për këto gjëra, kanë hapur edhe Repositorin e tyre në Cydia, tek i cili mund të gjeni, Themes, Wallpapers, Aplikacione, Tweaks e shumë gjëra të tjera.

Pra, prej tani ju mund ta keni Cydia-n në gjuhën shqipe, duke ndjekur hapat e mëposhtëm (kjo metodë punon vetëm në iPhone 4):

Hapim Cydia, shkojmë tek Manage – Sources – Edit – Add dhe shtojmë burimin <!-- m --><a class="postlink" href="http://repo.iphone-shq.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://repo.iphone-shq.com</a><!-- m -->
Pas shtimit të këtij burimi, shkojmë tek Search, kërkojmë për: Cydia Shqip, klikoni mbi të dhe instalojeni.
Pas instalimit bëjeni iPhone-n Respring ose ristartojeni.
Pas lëshimit të iPhone, futuni në Cydia dhe shikoni Cydia-n në gjuhën shqipe.
Ndërsa për iPhone 3G dhe iPhone 3GS:

Hapeni Cydia dhe instaloni aplikacionin iFile
Pas instalimit, hapeni Safari dhe shkruani <!-- m --><a class="postlink" href="http://iphone-shq.com/cydiashqip.deb" onclick="window.open(this.href);return false;">http://iphone-shq.com/cydiashqip.deb</a><!-- m -->
Shtypeni: Open in iFile, pas hapjes së iFile, klikoni mbi CydiaShqip.deb dhe klikoni Install
Pas instalimit ristartojeni iPhone-n dhe Cydia tani flet shqip.
Ende nuk është zyrtare, por duket sikur këta djema po punojnë edhe në përkthimin e iPhone në shqip, pra i gjithë iPhone të jetë në gjuhën shqipe. Për probleme gjatë instalimit ose për ndonjë tjetër ndihmë, klikoni këtu./itshqip



Burimi: iTShqip.

Print this item

  Bllokoj faqet ne pc-n tende qe te mos hapen!!!
Posted by: NightStalker - 12-20-2021, 05:46 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (2)

Qe nje menyr e cila i bllokon faqet qe te mos hapen ne kompjuterin tuaj... tani mund ti ruani femijet nga xxx faqet.

hapim: local disk C shkoj windows/system32/drivers/etc/hosts

ket fajt hosts e hapim me notepad dhe nen "127.0.0.1 localhost"
e shkruani ." 127.0.0.2 <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.xxxfaqja.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.xxxfaqja.com</a><!-- w --> " dhe e bani save

tani provoni a do te ju hapet faqja

per ti bllokuar website tjera shkruani "127.0.0.3 <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.xxxfaqja2.net" onclick="window.open(this.href);return false;">www.xxxfaqja2.net</a><!-- w -->

Print this item

  Rrëzohet CIA.gov, Anonymous merr përgjegjësinë
Posted by: LiridonMurati - 12-20-2021, 05:20 PM - Forum: IT Zone - Replies (6)

[Image: 0487dd4ea6.jpg]
CIA.gov është rrëzuar gjatë pasdites së të premtes dhe kishte mbetur në këtë gjendje për mbi dy orë. A e ka lëshuar Anonymous një sulm të ri në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara?
Shumë blogje ia kanë atribuuar këtë rrëzim grupit të hakerëve Anonymous. Të heshtur sa i përket çështjes, por sidoqoftë disa cicërima të bëra në Twitter nëpërmjet llogarive @AnonOps dhe @AnonymousIRC treguan që përgjegjësinë për këto sulme e merr Anonymous. Nëpërmjet këtyre dy llogarive u postuan dy lidhje, një tek një artikull në IT World dhe një në Russia Today, që të këta duke treguar për një sulm DDoS të dukshëm, të kryer duke e mbingarkuar uebfaqen me trafik dhe duke e shtyrë faqen që të dalë përkohësisht offline.
[Image: ab3a451d8b.jpg]
Gjatë të premtes së kaluar, më 3 shkurt, Anonymous publikoi një thirrje të FBI-së dhe e ndërmori një fushatë të hakimit duke shpartalluar uebfaqen e Departamentit Policor të Bostonit, duke marrë të dhëna nga Departamenti Policor i Salt Lake City, publikoi emaila që i përkisnin ndërmarrjes ligjore të Uashingtonit dhe e morën përgjegjësinë për secilin sulm.

Print this item

  Brilliance+ //
Posted by: Talibi - 12-20-2021, 05:16 PM - Forum: Punimet - Replies (4)

ala Fillestar jom e thash hajt ta boj 1 desing // nese sju pelqen mos boni chit/chat

[Image: 2upfg53.jpg]

Print this item