| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 479 online users. » 0 Member(s) | 476 Guest(s) Applebot, Bing, Google
|
| Latest Threads |
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 133
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 342
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 302
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 268
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,083
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,726
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 88
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,241
|
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 698
|
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 655
|
|
|
| Ja se si t’i vendosni të gjitha videot në një DVD të vetme |
|
Posted by: -M- - 07-27-2022, 07:23 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Përgjatë historisë, njerëzit kanë provuar shumë metoda për të ruajtur fragmente nga e kaluara; që nga format e simbolet e ndryshme e deri tani tek metodat më të fundit të ruajtjes së skedarëve digjitalë në hard disqe dhe disqe optike.
Dhe DVD është media më së shpeshti e përdorur nga njerëzit ditëve të fundit për të ruajtur kujtimet e tyre digjitale.
Kështu që mund të jetë ndonjë koleksion i videove qesharake të shkarkuara nga YouTube apo ndonjë kurs me ligjërata nga Universiteti i Standfordit apo MIT-së. Nëse dëshironi që t’i shikoni sërish në ekran më të madh televiziv dhe jo në kompjuterin tuaj, atëherë me siguri që do të ju hyjë në punë ky artikull.
Derisa ju mund të keni pajisje ose vegla në dispozicion për t’i shikuar këto video pa ndonjë përpjekje të madhe, nganjëherë mund të keni nevojë që t’i vendosni në DVD.
Këtu sërish varet në DVD lëshuesin që e përdorni. Mbase e tëra që ju duhet të bëni është që t’i vendosni skedarët në video ashtu siç janë që një DVD të jetë në gjendje që t’i lëshojë ato në televizionin tuaj. Më shpesh kjo gjë nuk vlen, por ju duhet që t’i vendosni ato në video formatin ashtu që videot të njihen nga lëshuesi i DVD-së.
DVD Author Plus është një alternativë pa pagesë që mund të ju ndihmojë për këtë punë.
Ai është i tëri vetëm në një program që jo vetëm se mund të menaxhojë rejtojë DVD-të, por edhe t’i vendos në disk sapo të mbarojë menaxhimi.
Vendosni të gjitha videot e parapëlqyera në një DVD të vetme
Vetë procesi është i hapur dhe qëndron në dy hapa.
- Ju mund të përdorni shfletuesin e brenda-ndërtuar të skedarëve ose kapjen dhe zhvendosjen e skedarëve për të përzgjedhur video skedarët me të cilët ju dëshironi të krijoni një DVD.
![[Image: Compile-All-Your-Favorite-Videos-into-a-Movie-DVD.jpg]](http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2012/10/Compile-All-Your-Favorite-Videos-into-a-Movie-DVD.jpg)
- Programi paraqet kapacitetin e skedarëve të përzgjedhur në disk dhe, varësisht nga kjo, ju mund të keni nevojë që të ndryshoni cilësinë e videos në meny, ose të kaloni nga një DVD me single-layer në dual-layer.
- Sapo të jetë bërë kjo, thjesht klikoni në butonin afër për të paraqitur hapin e dytë të procesit.
- Këtu ju mund të zgjidhni dvd incizuesin që dëshironi të përdorni dhe një shpejtësi për punën e incizimit. E tëra që ka mbetur tani është që të futet një disk i thatë në incizues dhe rrini qetë përderisa i keni kryer të gjitha përzgjedhjet ashtu siç është dashur me ndihmën e DVD Author Plus.
Mund të marrë diku rreth 45 minuta për të shndërruar 90 minuta të videove.
DVD Author Plus mbështet shumë formate të popullarizuara duke përfshirë Avi, Mpeg-4, Divx, Mov, WMV ose Vob por fatkeqësisht jo formatet si mkv ose ogm.
Shkarko:
Code: http://www.deskshare.com/dvd-authoring-burning-software.aspx
Mundesuar nga:
Code: http://www.pcworld.al/
|
|
|
| Si Ta bejme pc-s 6.0 Ghz |
|
Posted by: t1t4n - 07-27-2022, 03:23 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (4)
|
 |
Hi.Vendosa me bo kit turoail se disa e kan Ghz psh 4.0 ose 5.0 dhe tani mund ta bejne 6.0vetem nese ndiqni ket tutorial.
Vazhdojme....
Start ->Run ->Regedit -> Hkey_Local_Machine->Hardware->Description-
>System->CentralProcesor->0-> dhe ne te djathte e keni Processor name
string klikoni dy here mbi te dhe ndryshoni ate si te doni vet
Gjithqka nga aXe;
|
|
|
| SlimCleaner - Shkarko (eSK) |
|
Posted by: -M- - 07-27-2022, 11:51 AM - Forum: Programet
- Replies (3)
|
 |
SlimCleaner - Freeware
![[Image: Foreman_12751312_1138_1_windowstools_sli...40x416.png]](http://i.i.com.com/cnwk.1d/i/tim/2012/10/01/Foreman_12751312_1138_1_windowstools_slimcleaner_540x416.png)
![[Image: UI2EI.png]](http://i.imgur.com/UI2EI.png)
Kush nga ju ka degjuar ne lidhje me pastrimin e PC tuaj, duke e kontrolluar ate edhe per Malware, dhe duke e bere ate mjaft te shpejte? SlimCleaner jua mundeson kete mjaft mire. Ky program perfshin nje shumllojshmeri qe e ben te paster PC tuaj dhe te shpejte.
Per me shume info:
Code: http://www.pcworld.com/article/232641/slimcleaner.html
![[Image: edvKd.png]](http://i.imgur.com/edvKd.png)
Code: http://download.cnet.com/SlimCleaner/3001-18512_4-75279939.html?spi=79bca49606bc2d8ffc04adafd585e8c1
|
|
|
| iOS 6, ‘kullon’ bateritë e iPhone 4 & 4S |
|
Posted by: London, - 07-27-2022, 08:48 AM - Forum: IT Zone
- Replies (5)
|
 |
Me një Siri me probleme të shumta, dhe më një aplikacion hartash jo të shumë-pëlqyer, iOS 6 është vënë përsëri në shënjestër të kritikave të shumta për përdorimin e tejmas-shëm të baterive për iPhone 4 dhe 4S. Kjo bën që përdoruesit të mendojnë dy herë para se të rifreskojnë softuerin e tyre nga iOS 5 në iOS 6
Mesazhet e shumta nëpër forumet e Apple nga përdoruesa të pa kënaqur sygjerojnë se pasi përdoruesat kanë rifreskuar softuerin, bateria e tyre në iPhone 4 dhe 4S bie shumë më shpejt, me një ndryshim drastik, pa e përdorur celularin fare.
Disa përdoruesa të tjerë kanë sygjeruar se shuarja e aplikacioneve të hartës dhe ‘Passbook’ ndihmon me rregullimin e përkohshëm të problemit, por Apple duhet të ketë një zgjidhje zyrtare për këtë. Deri tani kompania gjigande nuk kë zyrtarizuar ndonjë gjë konkrete, dhe nuk e ka publikuar problemin. /Tech.Al/
|
|
|
| Arrestohet themeluesi i ThePirateBay në Kamboxhia |
|
Posted by: jaaki - 07-27-2022, 04:19 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Arrestohet themeluesi i TPB Gottfrid Svartholm i njohur me ndofkën Anakata. Gottfrid Svartholm është i denuar me një vit burg per përfshirjen e tij te torrent faqja Thepiratebay, por kohëve të fundit ai nuk ishte edhe aq aktiv.
Themeluesi i Pirate Bay Gottfrid Svartholm u arrestua nga policia Kamboxhiane të enjten në Phnom Penh, qytet në te cilin ai jetonte qe disa vite.
Gottfrid Svartholm u arrestua pasi qe ai nuk u kthye në suedi qe te vuaj denimin prej 12 muaj burgim.
Mësohet se Gottfrid Svartholm ka problem shendetsore por ati do ti duhet të kthehet në suedi per te vuajtur denimin.//itlajme
|
|
|
|