| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 1114 online users. » 0 Member(s) | 1112 Guest(s) Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 25
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 38
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 44
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 48
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 57
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 53
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 73
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 265
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 693
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 699
|
|
|
| Disa këshilla për të mbajtur faqen tuaj më të sigurtë. |
|
Posted by: M3FAT1 الله - 04-01-2023, 01:57 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Janë disa hapa bazikë që ju gjithmonë duhet ti përdorni për të mbajtur faqen tuaj të sigurtë nga ata që duan ti bëjnë keq ueb faqes tuaj.
1) Bëni gjithmon Update skriptën që përdorni.
Gjithmonë beni “Check Version” të skriptës që përdorni, si psh. vbulletin, phpbb, mybb, wordpress, joomla…
Eshtë e rëndësishme sepse gjithmonë zbulohen vrima të reja në këto skripte, më i fundit ishte ai i vbulletin 4.0.x ku kishte një vrimë interesante “SQL Injection”, ku përmes një shtojce të Firefox, mund të injektoheshte faqa që përdorte këtë version të vbulletin, dhe që shfaqte të dhënat e adminit dhe te databazës , nëse nuk jeni të vëmendshëm dhe nuk rrini të informuar mbi këto vrima atëhere do ta pësoni duke u sulmuar. Pra gjithmonë kur del verzioni i ri i skriptit bëni update atë , sepse do ketë shume gjëra të reja edhe me pak vrima të rrezikshme.
2) Përdorni fjalekalime të forta.
Fjalekalimet si “123456″ , “kosova” etj.. gjithemone mund te zbulohen sepse kan nje karakter te leht per tu menduar , prandaj mos ia beni te lehte atyre qe duan tju bejne keq , mbani fjalekalime te te renda. Ju mund te gjeneroni fjalekalime nga faqe online qe gjenerojne fjalekalime shume te forta , ja disa faqe qe mund tju ndihmojne :
a) Code: http://www.pctools.com/guides/password/
b) Code: http://strongpasswordgenerator.com/
c) Code: http://www.techzoom.net/tools/password-generator.en
3) Chmod folders.
Disa skripte kerkojne lexim dhe shkrim te plote gjate instalimit, kjo mundesohet nga kodi 777 ne folderta te rendesishem si inc apo admin. Prandaj beni chmod keto foldera ne 755 apo 644. Nese folderat tuaj kane lexim dhe shkrim te plote atehere do te ishte e leht per nje keqberes per te injektuar kode ne webfaqen tuaj.
4) Përdorni FTP të sigurtë.
Shume nga ne perdorim filezilla si vegel konektimi per ne ftp , por pas qdo seance ne ftp qe kryeni me filezilla duhet te fshini historine e konektimit ne filezilla , sepse nese injektoheni me nje keylogger te thjeshte atehere informacionet e tuaja do te vidhen , dhe me siguri faqja juaj do te sulmohet.
Gjithashtu perdorni fjalekalime te forta ne ftp , lexoni keshillen numer 2 per me shume.
5) Mbroni folderin e administratorit
Ju patjeter duhet te mbroni folderin ku ju administroni faqen tuaj , dhe perdorni keto nenhapa per te mbrojtur ate :
a) Ndryshoni emrin e folderit psh nga /admncp , perdorni nje folder si psh /adm125845.
b) Beni password protect , shkoni ne cpanel tek “security” klikoni “Password Protect Directories” dhe pastaj jepni username & password dhe nje titull per te mbrojtur folderin e administratorit.
6) Mbroni config të faqes suaj.
Ne config dosjen ju permbani gjithe faqen tuaj ,sepse aty ndodhen te dhenat e databazes suaj. Dhe patjeter duhet te mbroni edhe config per te mbajtur faqen tuaj te sigurte , krijoni nje .htaccess me kete kod :
Code: <files emri-i-config.php>
Order deny,allow
deny from all
</files>
dhe ngarkojeni ne folderin ku ndodhet config i faqes suaj.
7) Mos përdorni skripte nulled.
Skriptet nulled jane me shume rreziqe , ato permbajne shume vrima dhe shpesh here une personalisht kam hasur ne shella , pra nje “haker” ka bere nulled skriptin dhe ka ngarkuar nje shell te fshehur ne te dhe e ka shperndare gjithkah.
Prandaj ju sugjeroj te mendoni dy here para se te perdorni skripte nulled.
8) Backup
Nese kompania ku jeni hostuar nuk ben backup ditor apo javor per klientet , atehere do ju sugjeroja te beni backup faqen qdo 1 jave , pasi nuk i dihet asgje. Ndoshta ne nje menyre apo tjetren faqja juaj do te komprometohet dhe do ti fshihen te gjitha filet dhe atehere do te ishte nje situate e pa kendeshme. Prandaj ju sugjeroj te beni backup dhe ta ruani ate ne kompjuterin tuaj apo ne USB tuaj.
9) Hostohuni në një kompani që është e sigurtë.
Merrni disa sugjerime nga shoket tuaj se ku te hostoni faqen tuaj , sepse disa faqe hostingu nuk kane siguri te plote ne serveret e tyre , dhe nga synlink do te pesoni sulmin ne faqen tuaj . Prandaj jeni te sigurte qe jeni i hostuar ne nje server i cili eshte i mbrojtur.
Shpresoj qe do tju ndihmojne. !!!!!
It Shqip & AHC !!!!!!
|
|
|
| Manipulation // .nnaiim' ft a2! // SUB |
|
Posted by: .nnaiim' - 04-01-2023, 01:03 AM - Forum: Punimet
- Replies (3)
|
 |
hoope you like it
direkt : <!-- m --><a class="postlink" href="http://fc09.deviantart.net/fs70/f/2013/158/c/6/manipulation_by_ex_works1-d6873pp.jpg" onclick="window.open(this.href);return false;">http://fc09.deviantart.net/fs70/f/2013/ ... 6873pp.jpg</a><!-- m -->
|
|
|
| 3 VJET ESK |
|
Posted by: LongHorn - 03-31-2023, 10:07 PM - Forum: Të rejat & Info
- Replies (67)
|
 |
Sot, më datë 08.06.2013, bëhen 3 vite që nga momenti i lansimit të eSportsKosova. Gjatë kësaj periudhe, kemi ecur përpara duke bërë ndryshime të mëdha në kuadër të forumit, të cilat kanë shkuar në favor të komunitetit dhe adhuruesve të lojërave elektronike. Në këtë ditë, ne duam të ju falënderojmë të gjithë juve, që keni dhënë kontributin tuaj për të arritur këtu ku jemi.
Historiku i shkurt i eSportsKosova.com
Quote:Përgatitjet në kuadër të portalit dhe forumit zgjatën disa ditë, para se faqja përfundimisht të lansohej për përdorim nga të gjithë. Pritjet e njerëzve prapa këtij projekti ishin të mëdha, duke pasur parasysh punën që ishte bërë në këtë drejtim.
Qysh në ditën e parë të lansimit, pra saktësisht para dy viteve, u pa se suksesi nuk do të mungonte, nga fakti se gjatë asaj dite në forum u regjistruan mbi 170 anëtarë dhe u hapën rreth 93 tema të reja.
eSportsKosova vazhdoi kështu për disa muaj me radhë, por jo edhe aq gjatë sa ishte parashikuar nga stafi i atëhershëm. Për shkak të aktivitetit jo të mjaftueshëm, ra edhe interesimi nga anëtarët e rinj, gjë që detyroi themeluesit e këtij komuniteti që faqën t’ia kalonin në administrim personave të tjerë.
Këto ndryshime brenda stafit, duke filluar nga kryesia e deri tek moderatorët, rezultuan të suksesshme. Jo vetëm që portalit iu rikthye nami i fituar ditëve të para të ekzistencës, por edhe u shumëfishua aktiviteti.
Me temat dhe kategoritë e reja që pasonin dita-ditës, komuniteti sa vinte e zgjerohej më shumë. Numri i anëtarëve u rrit në mënyrë drastike, e që nga ajo kohë, afërsisht 1000 anëtarë të rinj u regjistruan çdo muaj në eSportsKosova.com.
Portali gjatë kësaj kohe vazhdoi me informimin e lexuesve rreth ngjarjeve më të reja në skenën vendore, ndërsa forumi ofroi shumë mundësi të reja për anëtarët, e veçmas për organizatorët e turneve.
Sot, forumi përbëhet nga 317766 anëtarë të regjistruar, të cilët kanë hapur 35426 tema të reja dhe kanë postuar gjithsej 310315 herë.
Gjithashtu, faqja jonë zyrtare në rrjetin social facebook, aktualisht pëlqehet nga 13,818 persona.
Ju sigurojmë se ne do të vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë dhe punën e palodhshme drejt avancimit edhe më të madh të lojërave elektronike, sepse ky është qëllimi ynë. Shpërblimi i vetëm që do të donim në këtë rrugëtim, është mbështetja juaj.
Me rastin e 3 vjetorit të eSportsKosova, ne do të organizojmë një turne LAN, i cili do të zhvillohet në Prishtinë, duke filluar nga dita e shtunë. Po ashtu, do të ketë ndryshime në pamjen e forumit, siç janë: Rank, Logo, Icon etj...
Duke iu falënderuar për përkrahjen e madhe dhe besimin që keni treguar ndaj nesh, ju premtojmë se shumë shpejtë do të ketë edhe befasi të tjera nga ana jonë.
Me respekt, stafi i eSportsKosova.com.
Ndryshimi i Rank
![[Image: GHLDkRc.png]](http://i.imgur.com/GHLDkRc.png) ![[Image: hlxyaGK.png]](http://i.imgur.com/hlxyaGK.png) ![[Image: Z3x48_TT.png]](http://s9.postimg.org/nhdouzmbv/Z3x48_TT.png)
![[Image: bk3pTW2.png]](http://i.imgur.com/bk3pTW2.png) ![[Image: V8tPtpP.png]](http://i.imgur.com/V8tPtpP.png) ![[Image: GYbkLVH.png]](http://i.imgur.com/GYbkLVH.png) ![[Image: fyNx1IB.png]](http://i.imgur.com/fyNx1IB.png)
![[Image: ARHoADQ.png]](http://i.imgur.com/ARHoADQ.png) ![[Image: a3df99t.png]](http://i.imgur.com/a3df99t.png) ![[Image: VV1ImWE.png]](http://i.imgur.com/VV1ImWE.png) ![[Image: NqTDmhG.png]](http://i.imgur.com/NqTDmhG.png)
![[Image: rP63Ntq.png]](http://i.imgur.com/rP63Ntq.png) ![[Image: eeDqeUU.png]](http://i.imgur.com/eeDqeUU.png) ![[Image: 6wKXWKW.png]](http://i.imgur.com/6wKXWKW.png) ![[Image: gpBntpm.png]](http://i.imgur.com/gpBntpm.png)
![[Image: 9hqvhJf.png]](http://i.imgur.com/9hqvhJf.png) ![[Image: BXQ7bKy.png]](http://i.imgur.com/BXQ7bKy.png) ![[Image: 9x402Fw.png]](http://i.imgur.com/9x402Fw.png) ![[Image: j4qsZTL.png]](http://i.imgur.com/j4qsZTL.png)
![[Image: Jb3YAAn.png]](http://i.imgur.com/Jb3YAAn.png) ![[Image: yg3pYrr.png]](http://i.imgur.com/yg3pYrr.png) ![[Image: 8QDijPJ.png]](http://i.imgur.com/8QDijPJ.png)
Regards
ESK STAFF
|
|
|
|