| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1729 online users. » 0 Member(s) | 1725 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 126
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 181
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 246
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 206
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 193
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 200
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 219
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 206
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 244
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 480
|
|
|
| Karta grafike e kompjuterit . |
|
Posted by: PSYDARK - 04-28-2023, 12:02 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
![[Image: 220px-Nv-Ge-7950-GX.jpg]](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/a/af/Nv-Ge-7950-GX.jpg/220px-Nv-Ge-7950-GX.jpg)
Karta grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterëve modern. Këto karta kanë në brendesi te tyre GPU-ne (Graphic Processing Unit), ky i fundit eshte shume i ngjashem me CPU por ndryshon ne faktin qe eshte i optimizuar ne kryerjen e operacioneve matematike qe jane mese te zakonshme ne manipulimin e grafikeve. Ky optimizim eshte diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.
Nje element tjeter i rendesishem i kartes grafike eshte memoria. GPU e perdor memorie per te ruajtur rezultatet e perkohshme qe asaj i duhen per te kryer operacione ne menyre sa me eficente. Kjo memorie mund te perdoret edhe per qellime te tjera si ruajta e imazheve te cilat do te shfaqen se shpejti ne monitor. Sasia dhe tipi i kesaj memorie eshte nje faktor shume i rendesishem.
Karta grafike lidhet me monitorin nepermjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital ne analog, i cili me pas shkon tek monitori, qofte ky CRT apo LCD. Disa karta grafike kane me shume se nje RAMDAC, kjo ben te mundur lidhjen e me shume se nje monitori me skeden grafike.
Duhet permendur fakti se disa nga prodhuesit e kartave grafike kane vene ne dispozicion te perdoruesve karta grafike te cilat ndodhen ne pllake ame(motherboard), keto jane me pak te fuqishme se kartat grafike te jashtme por jane zgjidhja me e mire per pedoruesit me buxhet te ulet si dhe ne rastin e kompjuterave notebook.
Burimi
Code: http://www.kekompjuter.blogspot.com/2012/02/ja-se-si-te-instaloni-windows-8-nga-usb.html
|
|
|
| D.Eagle Colt |
|
Posted by: LongHorn - 04-27-2023, 04:27 PM - Forum: CS - Skin's (Models)
- Replies (8)
|
 |
D.Eagle Colt
Ketu keni nje models te DEagle ne Colt ky models eshte i testuar edhe ne Servera qe kan Anticheats UCP dmth funksionon ne te gjitha version e Counter-Strike
Instalimi
Download extract/ copy v_deagle.mdl dhe paste ne folderin ku e keni te instaluar Counter-Strike 1.6\ cstrike\models
SHKARKOJE- KLIKO ME POSHT
[reklam][/reklam]
D.EAGLE COLT - DOWNLOAD
Model: Bingo Johnson
Skin: NZ-Reason
ScreenShot
Regards
LongHorn
|
|
|
| Google: Dërgoni para tani nëpërmjet Gmail (VIDEO) |
|
Posted by: PSYDARK - 04-27-2023, 12:30 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=JA8m0JOoNYQ[/youtube]
Google vjen sërish me një shërbim më të ri për klientët e saj. Google ka sjerrë një përditësim në Google Wallet, i cili ju lejon të dërgoni para nëpërmjet Gmail.
Siç shpjegon videoja që do të shikoni, një ikonë dollari do t’i bashkëngjitet skedarit Gmail. Klikoni mbi të dhe do të mund të dërgoni të dhëna me anë të Google Wallet. Nuk është thënë që marrësi të ketë një adresë Gmail për të marrë paratë, ato mund të merren nga çdo lloj adrese.
Ju gjithashtu mund të paguani duke përdorur kartën tuaj të kreditit ose kartat e debitit, me një tarifë prej 2.9% për transaksion. Google pretendon se transaksionet kodohen dhe ruhen në serverë të sigurt. Transaksionet monitorohen në mënyrë që të parandalojnë aktivitetin e mashtruesve. Për më shumë po ju lëmë që të shikoni videon.
Tybe edhe qekjo duk :A !
Burimi
Quote:http://www.albeu.com/
|
|
|
| Si Jane Emeruar Ditët e Javës? |
|
Posted by: MARCIAL - 04-27-2023, 11:07 AM - Forum: Kuriozitete
- Replies (5)
|
 |
Nuk është e vërtetë që shtatë ditët e javës lidhen me faktin që perëndia e krijoi botën për gjashtë ditë dhe të shtatën e la pushim. Kjo do të ishte fare pa kuptim. E vërteta është se çdo ditë jave lidhet me një planet që atëherë konsiderohej si perëndi pagane.
Njerëzit e lashtë për të respektuar perënditë e tyre i kushtuan secilës nga një ditë. Vetë dita kryesore, e diela, ka marrë emrin e Diellit, sepse dhe në anglisht: sunday-sun+day që do të thotë dita e Diellit, perëndisë së dritës dhe krijimit të jetës. Ja si e kanë marrë emrin të gjitha ditët:
- Hëna: e hënë (italisht: luna-lunedi, anglisht: moon-monday)
- Marsi: e martë (italisht: marte-martedi)
- Merkuri: e mërkurë (italisht: mercurio-mercoledi, frëngjisht: mercure: mercredi)
- Jupiteri: e enjte (italisht: giove-giovedi)
- Venusi: e premte (italisht: venere-venerdi, frëngjisht: venus-vendredi)
- Saturni: e shtunë (anglisht: saturn -saturday)
- Dielli: e diel (anglisht: sun -sunday, gjermanisht: sonne -sonntag)
Më përpara njiheshin 7
Planetët e tjerë të sistemit diellor janë zbuluar më vonë, në tre shekujt e fundit. Po të ishin zbuluar më përpara ndoshta do të kishim 10 ditë jave. Trupat qiellorë si perënditë që shiheshin nga syri i njeriut, Venusi quhej ndryshe Afërditë nga grekët dhe ilirët e lashtë. Pra secilës perëndi i kushtuan një ditë të veçantë dhe pikërisht në ditën e tyre luteshin në tempullin përkatës. Për shembull romakët i luteshin Marsit (perëndisë së luftës) ditën e martë në tempullin e tij për të fituar betejën. Të dashuruarit luteshin në tempullin e Afërditës (Venusit)…
Burimi: qysh.me
|
|
|
| Galaxy S4 në ari dhe platin |
|
Posted by: PSYDARK - 04-27-2023, 10:23 AM - Forum: IT Zone
- Replies (5)
|
 |
![[Image: galaxy_s42.jpg]](http://www.albeu.com/dokumenta/foto/galaxy_s42.jpg)
Deri më tani nuk kemi parë versione ekstravagante të Galaxy S4 në ar dhe platin, por me ndihmën e kompanisë britanike Goldgenie, e njohur për skicime të pazakonta, kjo gjë është bërë tashmë një realitet, shkruan krokodili.com.
Megjithatë, nga ana tjetër, kjo s’është hera e parë që kjo firmë ka nxjerrë në shitje pajisje prej ari apo platini, përveç BlackBerry apo Apple. Ajo ka krijuar veshjen e origjinalit Nintendo Wii, Nintendo DS, dhe Xbox 360.
Samsung Galaxy S4 me veshje ari të bardhë do të kushtojë rreth 2,564$ dhe ai i platinit 2,654$.
Burimi :
|
|
|
| Kasa rezistente ndaj ujit për iPhone 5 |
|
Posted by: PSYDARK - 04-27-2023, 10:21 AM - Forum: IT Zone
- Replies (5)
|
 |
![[Image: nuud-waterproof-case.jpg]](http://www.albeu.com/dokumenta/foto/nuud-waterproof-case.jpg)
Shumica e njerëzëzve nuk e konceptojnë me jetën pa telefonin sa disa prej tyre e marrin atë kudo që shkojnë. Sipas një studimi të kohëve të fundit, 75% e amerikanëve pranojnë se marrin telefonat edhe në banjo.
Shumë prej këtyre telefonave bien në dysheme, ose më keq, në tualet. Këto telefona kanë nevojë për mbrojtje - prej nesh. LifeProof (tani zotërohet nga ish rivai Otterbox), ka bërë kasa të papërshkueshme nga uji për një kohë te gjate, por pajisja e saj e fundit, Nuud për iPhone 5, kryen një marifet të ri. Është i papërshkueshëm nga uji, pa një mbulesë per ekranin. Me fjalë të tjera, asgjë nuk vjen në mes të gishtit tuaj dhe ekranit te iPhone.
LifeProof arrin kete gje duke përdorur një nga cilesite e iPhone 5-sës, Gorilla Glass, si një agjent qe izolon pjesen e perparme. Ka dy pjese - silikon te fiksuar në kornizën
plastike dhe një copë gome direkt pas saj - kundrejt pjeses anesore te ekranit te qelqi per ta bere te papërshkueshme nga uji, pa bllokuar asnje pjesë te ekranit apo pa shkaktuar pengim funksionaliteti.
Burimi
Code: http://www.albeu.com/
|
|
|
|