| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 607 online users. » 0 Member(s) | 604 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 12
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 575
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 398
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,389
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,532
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170
|
|
|
| Ai i cili nuk i falë të gjitha namazet a është musliman? |
|
Posted by: GeneraL-x - 03-19-2024, 11:36 PM - Forum: Feja Islame
- No Replies
|
 |
Pyetje: Esselamu alajkum. A mundemi që për atë i i cili nuk e mohon alt
namazin por i lenë pa i fal 1 ose 2 namaze në ditë të thuhet se është në fe?
Përgjigjja:
Ve alejkum selam ve rahmetullahi ve berakatuhu,
Sa i përket atij i cili lenë një ose dy nga namazet gjatë ditës, ulemat, të cilët kanë qëndrimin se lënia a namazit të nxjerr nga feja, në lidhje me këtë person ndahen në dy mendime:
- Mendimi i parë- se personi i tillë është kafir - murrted edhe nëse madje e ka lënë vetëm një namaz pa arsye. Ky është qëndrimi i një grupi të sahabëve si Omerit, Muadh ibn Xhebelit, Abdur-Rahman ibn Aufit, Ebu Hurejres, Abdullah ibn Mesudit, Ibn Abazit, Xhabirit dhe Ebu Derda'as, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata (më shumë detaje shikoni Muhallu nga Ibn Hazmi 2/242 dhe Es-salatu ve hukmu tarikiha nga Ibn Kajjimi fq 67-). Ky është po ashtu edhe mendimi i një grupi të selefëve si Is’hak ibn Rahevejha, Abdullah ibn Mubaraki dhe të tjerë. Argumenti i këtij grupi janë të gjitha tekstet e sheriatit që flasin për kufrin e lënies së namazit sepse këto tekste nuk kanë dalluar në mes lënies së një namazi apo lënien e më shumë namazeve.
- Mendim i dytë -se ai person është mëkatar i madh, por me lënien e një ose dy namazeve gjatë ditës nuk del nga feja. Ky mendim ka një prioritet më të lartë, sepse ka tekste të sheriatit të cilat tregojnë se lënia e një namazi nuk është kufr i cili të nxjerr nga feja.
1. Transmeton imam Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selam, ka thënë: "E para për çfarë njerëzit do të japin llogari në ditën e Gjykimit është namazi. Dhe Allahu do tu thotë engjëjve - dhe Ai e di më së miri -: Shikoni namazin e robit tim a është i plotësuar apo ka mangësi. Pra nëse është i plotë do të regjistrohet si i plotë, dhe nëse ai ka mangësi do ti thuhet: Shikoni nëse ka robi im namaz vullnetar. Dhe nëse ka namaz vullnetar do ti thotë: Plotësojani (me nafile) farzet robit tim." (Shejh Albani këtë hadith e ka vlerësuar të besueshëm, shiko Sahihul xhami´ 2571).
Fjalët e të Lartësuarit (kuptimi i përkthimit): "Shikoni namazin e robit tim a e ka plotësuar apo është i mangët " mund të nënkuptohen dy gjëra: Se personi është falur por ndonjëherë ai nuk ka kryer ndonjë rukn ose vaxhib në mënyrën se si e kërkon sheriati, dhe me namaz vullnetar e ka plotësuar. Dhe mund të nënkuptohet gjithashtu se e ka lënë një ose më shumë namaze në përgjithësi kështu që nafilja e ka plotësuar një ose më shumë që i ka lëshuar në këtë dunja.
Nga këtu shejhu i islamit Ibn Tejmija (rahimehullahu teala) ka thënë: "Ai i cili qëndron (insiston) në lënien e namazit dhe asnjëherë nuk falet dhe vdes si i tillë ai nuk është musliman. Por shumica e njerëzve ndonjëherë falen dhe nganjëherë e lënë namazin. Të tillët janë ata që nuk kujdesen për namazin dhe ata janë nën kërcënim (d.m.th, kërcënohen me dënim por nuk janë kafira) dhe atyre u dedikohet hadithi që është transmetuar në sunane: "Allahu gjatë ditës dhe natës i ka obliguar pesë kohët e namazit. Kush do që kujdeset për to (pesë kohët e namazit) do të ketë kontratë me Allahun që ta dërgoj atë në Xhennet. Dhe kush nuk kujdeset për to nuk do të ketë kontratë me Allahun nëse donë Allahu do ta ndëshkojë atë dhe nëse Ai done e falë atë. "( Mexhmu'ul fetava 7/578).
2. Pastaj, nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, është transmetuar se ka thënë: Është urdhëruar që një rob të goditet me njëqind kamxhik: "Andaj ai u lut dhe thërriste derisa iu zvogëlua goditja ne një kamxhik. Kështu që ai u godit dhe varri i tij u mbush me zjarr. Kur erdhi në vete pyeti: Përse më keni goditur mua? Dhe do ti thuhet atij: E ke falur një namaz pa abdes dhe ke kaluar afër mazllumit (njeriut të cilit i bëhet zullum) dhe nuk e ke ndihmuar." (Transmeton Tahaviu në Muskelul asar, shih, gjithashtu, Silsiletu es-sahih 2774).
Hadithi tregon se personi i lartpërmendur nuk është pabesimtar sepse atij i është pranuar duaja dha iu zvogëlua dënimi i tij në varr edhe pse e ka falur një namaz pa abdes (dhe ai i cili falet pa abdes është sikur ai që nuk është falur).
- I ngjashëm në kuptim është edhe hadithi i të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem, për sunduesin i cili do ta vonojë namazin dhe ta falë atë, pasi koha e tij ka mbaruar. Profeti, salallahu alejhi ve selem, kishte lejuar që pas tyre të falet nafile (themi namaz vullnetarë sepse na atë rast, kur sundimtari e shtyn namazin kështu që koha e tij ka skaduar, është obligim për njeriun që ta fal namazin në kohën e tij dhe pastaj kur të vije tek udhëheqësi pas tij do të fal nafile sepse nuk mund ta fale një namaz dy herë). Sikur këta sundimtarë të ishin jobesimtarë, Profeti, salallahu alejhi ve selem, nuk do të lejonte që të falej pas tij.
Ibnul Kajjimi rahimehullahu teala, duke iu referuar hadithit: "Kushdo që e lë ikindin i ka dështuar vepra e tij", thotë:
"Ajo që është e qartë nga hadithi - dhe Allahu e di më mirë qëllimin e Profetit të tij - është se janë dy lloje të lënies:
- Lenia e plotë kështu që njeriu kurrë nuk fal namaz. Lënia e tillë i rrënon veprat plotësisht (d.m.th., paraqet kufr të madh i cili e nxjerr nga feja, sepse vetëm kufri i madh e shkatërron veprën plotësisht), dhe
- Lenia e pjesërishme ne një ditë të caktuar. Lenia e tillë e rrënon veprën e asaj dite.
Kështu që përgjithësia e shkatërrimit të veprave qëndron përballë lënies në tërësi të namazit, ndërsa shkatërrimi i pjesshëm i veprave qëndron përballë lënies së namazit pjesërisht." (Es-salatu ve hukmu tarikiha fq 65.).
Bazuar në atë që u cek me sipër themi se një person i cili nganjëherë i lënë namazet nuk del nga feja por bën mëkat shumë të madh për të cilin Zoti i të gjitha botëve i është kërcënuar me dënim të ashpër.
Dhe Allahu e di më së miri.
U përgjigj: prof. Idriz Bilibani
Burimi i Lajmit
<!-- w --><a class="postlink" href="http://www.botaislame.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.botaislame.com</a><!-- w -->
|
|
|
| Addons by KPS-Hosting UCP 8.1 |
|
Posted by: nordyy - 03-18-2024, 09:13 PM - Forum: AMX - Addon's
- Replies (2)
|
 |
Qetu i keni 1 par addonsa te bone prej KPS-Hosting une veç ucp ja kom qit 8.1 edhe eskcm.amxx
Keto addonsa jon kon ne KCW ne 2013 !
Addonsat jane te mire sepse nuk permbajn shume pluginsa
Addonsat permbajn :
Code: ; AMX Mod X plugins
; Admin Base - Always one has to be activated
admin.amxx ; admin base (required for any admin-related)
;admin_sql.amxx ; admin base - SQL version (comment admin.amxx)
; Basic
admincmd.amxx ; basic admin console commands
adminhelp.amxx ; help command for admin console commands
adminslots.amxx ; slot reservation
multilingual.amxx ; Multi-Lingual management
; Menus
menufront.amxx ; front-end for admin menus
cmdmenu.amxx ; command menu (speech, settings)
plmenu.amxx ; players menu (kick, ban, client cmds.)
;telemenu.amxx ; teleport menu (Fun Module required!)
mapsmenu.amxx ; maps menu (vote, changelevel)
pluginmenu.amxx ; Menus for commands/cvars organized by plugin
; Chat / Messages
;adminchat.amxx ; console chat commands
antiflood.amxx ; prevent clients from chat-flooding the server
scrollmsg.amxx ; displays a scrolling message
imessage.amxx ; displays information messages
adminvote.amxx ; vote commands
; Map related
nextmap.amxx ; displays next map in mapcycle
;mapchooser.amxx ; allows to vote for next map
timeleft.amxx ; displays time left on map
; Configuration
pausecfg.amxx ; allows to pause and unpause some plugins
statscfg.amxx ; allows to manage stats plugins via menu and commands
; Counter-Strike
restmenu.amxx ; restrict weapons menu
statsx.amxx ; stats on death or round end (CSX Module required!)
;miscstats.amxx ; bunch of events announcement for Counter-Strike
;stats_logging.amxx ; weapons stats logging (CSX Module required!)
; Enable to use AMX Mod plugins
;amxmod_compat.amxx ; AMX Mod backwards compatibility layer
; Custom - Add 3rd party plugins here
std_admin_color_chat.amxx ;chat me i persosen
amx_ejl_adminchat.amxx ;Chati per admina (ngjyra)
autorr.amxx ;Ben Live on 3 dhe SwitchTEAM
admin_check.amxx ;Tregon se sa admina jon online
amx_gag.amxx ;Sherben me i gagirat Lojtart
dontsayips.amxx ;antireklam anti ip
autobuyfix.amxx ;nuk lejon crashin me AUTOBUY
show_ip.amxx ;Tregon ipt e lojtarve
ucp.amxx
ucp_menu.amxx
eskcm.amxx
Download
|
|
|
|