| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1347 online users. » 0 Member(s) | 1343 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 468
|
|
|
| HTML dhe CSS |
|
Posted by: guN- - 05-31-2024, 01:24 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language, lexo: Hajpër Tekst Markap Lenguiç) është gjuha markup (sqt. gjuhë me shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit (ang. web page). HTML lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix, Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur programe të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj mundë jetë Internet Explorer, AOL, Netscape, Opera (shfletues interneti) etj. HTML është e përbërë nga kode ose ndryshe nga sisteme shenjash (karaktere) të cilat janë pergjegjëse për paraqitjen e faqes së internetit.
Përshkrimi i parë i publikuar për HTML-në ishte një dokument i quajtur HTML Tags (Tiketat HTML), së pari të përmendura në internet nga Berners-Lee më 1991.[2][3] Ajo përshkruan 22 elemente që përbëjnë brendësinë, relativisht të thjeshtë të HTML-së. Trembëdhjetë nga këtoelemente ende ekzistojnë në HTML 4.[4]
Berners-Lee e konsideronte HTML-në si një program i SGML-së, por ai nuk u definua si i tillë formalisht deri në publikimin e vitit 1993, nga Taskforca e Engjinierëve për Internet (IETF), nga propozimi i parë për një specifikim të HTML-së: Internet Drafti i Berners-Lee dhe Dan Connolly "Hypertext Markup Language (HTML)", i cili përfshiu një Definicion i Tipit të Dokumentit SGML për të definuar gramatikën.[5] Drefti skadoi pas gjashtë muajsh, por u bë i famshëm për pranimin e shenjës tradicionale të shfletuesit NCSA Mosaic për ngulitjen (embedding) e figurave in-line, duke reflektuar filozofinë e IETF-së për të bazuar standarded në prototipet e suksesshme.[6]
Pasi skaduan draftet HTML dhe HTML+ më 1994, IETF-ja krijoi një Grup punues për HTML, i cili më 1995 përgatiti "HTML 2.0", specifikimet e para të HTML-së kishin për qëllim të trajtoheshin si standarde kundrejt të cilave duhej të bazoheshin implementimet e së ardhmesd.[6]E publikuar si "Kërkesë për Komentim" 1996, HTML 2.0 përfshiu ide nga draftet HTML dhe HTML+.[7] "HTML 1.0" nuk kishte ekzistuar ndonjëherë; emërtimi 2.0 kishte për qëllim ta dallonte edicionin e ri nga draftet e mëparshme.[8]
Zhvillimi i mëtejshëm nën mbikëqyrjen e IETF-së ngeci nga interesat konkuruese. Nga viti 1996, specifikimet e HTML-së janë mirëmbajtur nga World Wide Web Consortium (W3C). Sidoqoftë, më 2000, HTML-ja u bë bë gjthashtu një standard ndërkombëtar (ISO/IEC 15445:2000). Specifikimi i fundit i HTML-së i publikuar nga W3C është Rekomandimi HTML 4.01, i publikuar më 1999. Problemt dhe gabimet e saj u pranuan nga errata e publikuar më 2001.
Fletat e stileve (CSS, nga anglishtja Cascading Style Sheets) është një gjuhë stilesh e përdorur për prezentacionin e një dokumenti i shkruajtur në gjuhën markup. Përdorimi më i zakonshëm është stilimi i faqeve Web i shkruajtur në HTML dhe XHTML, edhe pse gjuha mund ti aplikohet çdo dokumenti XML, duke përfshirë SVG (shqip Grafikë Vektoriale e Shkallëzuesme) dhe XUL.
______________________________________________________________________________________________________________________________________
CSS mund të përdoret nga lexuesit e faqeve të rrjetit të caktojnë ngjyrën, stilet e shkronjave, planimetrin ose layout, dhe pamje të tjera të prezantimit të dokumentit. Është kryesisht i projektuar për të bërë të mundur ndarjen e përmbajtes së faqeve (e shkruajtur në HTML, ose një gjuhë markup të ngjashme) nga prezantimi i dokumentit (i shkruar në CSS). Kjo ndarje lehtëson përdorimin, jep më shumë fleksibilitet dhe kontroll në specifikimin e karakteristikave të prezentimit, dhe zvogëlon ndërlikimin dhe ripërsëritjen e përmbajtjes strukturale. CSS specifikon një skemë prioriteti për të saktësuar kush rregull stili apilohet në qoftë se një ose më shumë rregulla gjëhen në një element i veçantë. Në këtë të kështu-quajtur shkallëzim, prioritetet ose pesha llogariten dhe i caktohen rregullave, kështu që rezulatet janë të parashikueshme.
Specifikimet e CSS mbahen nga World Wide Web Consortium (W3C).
[copyright=http://sq.wikipedia.org/wiki/HTML]Wikipedia[/copyright]
|
|
|
| A u lejohet grave t'i përshëndesin meshkujt me dor ? |
|
Posted by: GeneraL-x - 05-30-2024, 10:16 PM - Forum: Feja Islame
- No Replies
|
 |
Nuk lejohet per nje besimtar-e i cili beson Allahun dhe diten e gjykimit, te ua jap doren apo ti pershendes me dore femrat apo femra meshkujt,argument per kete eshte hadithi qe e transmeton Makal ibn Jesar se Pejgamberi s.a.v.s ka thene:
"Me mire per dike nga ju eshte qe ti ngul nje hekur ne koke vetes se tij se sa te preke ate qe nuk e ka mahram" (Taberaniu, shejh Albani ka thene se hadithi eshte sahih)
Gjithashtu transmeton Aisheja r.a se kur kan ardhur grat e besimtareve per t'ia dhene besen pejgamberit s.a.v.s, Pejgamberi s.a.v.s nuk ua ka dhene doren,thot Aisheja r.a "Vallahi dora e Pejgamberit s.a.v.s nuk ka prekur asnjehere grua,te cilen e ka pasur hallall ta martoje" (Muslimi)
Mendimi i 4 medhhebeve per dhenien e duarve femrave:
1. Medhhebi Hanefi
Ka thene ibn Nexhimi: "Nuk i lejohet mashkullit ta prek fytyren dhe as doren e nje femre (jo mahrem,te cilen e ka te lejuar ta martoj)" (Shih librin: Bahru Raik 8/219)
2. Medhhebi Maliki
Ka thene Muhamed ibn Ahmed: "Nuk i lejohet mashkullit ta prek fytyren dhe as doren e nje femre (jo mahrem,te cilen e ka te lejuar ta martoj) dhe as ta vendos doren e tij mbi doren e saj, Aisheja r.a ka thene: "Nuk ja ka dhen besatimin Pejgamberi s.a.v.s asnje femre duke ia prekur doren asaj,mirepo besatimi ka qen vetem me goje" (Shih librin: Menhul Xhelil Sherh Muhtesar El Halil 1/223)
3. Medhhebi Hambeli
Ibn Feleh ka thene: "Eshte pyetur Imam Ahmedi (Ahmed ibn Hambeli) se a lejohet ta prek mashkulli doren e nje gruaje? ka thene JO. Pastaj eshte pyetur: e nese e prek doren e saj mbi nje petk? ka thene: JO. (Shih librin: Adab Esh-sherijje 2/257)
4. Medhhebi Shafi
Velijuddin el Iraki ka thene: "Nuk lejohet prekja e dores se femres,Pejgamberi s.a.v.s asnjehere nuk e ka prek doren e asnje femreje perveq grave te tij apo ndonjne robresheje te tij,gjithashtu ka hadithe te shumta te cilat e ndalojne nje gje te tille" (Shih librin: Tarhu Tethrib 7/45,46)
Pra nga keto hadithe kuptojme se nuk lejohet dhenja e dores apo prekja e femrave.
Selamu Alejkum.
Burimi i Lajmit forum kurandhe sunet
|
|
|
| Ndryshimet ne forum 07.08.2014 |
|
Posted by: LongHorn - 05-30-2024, 06:51 PM - Forum: Të rejat & Info
- Replies (23)
|
 |
eSportsKosova - 07.08.2014
![[Image: lamWsWn_zps9dfb97c0.jpg]](http://i220.photobucket.com/albums/dd99/uraniddl/lamWsWn_zps9dfb97c0.jpg)
Ka kaluar nje koh e gjat qe nuk kemi passur ndryshime ne forum dhe kemi vendosur qe te bojin ndryshime poashtut jemi munduar qe ti plotesojm kerkesat dhe sygjerimet qe jan japur lidhje me forum, ne theme kemi bo nje ndryshim drastik kemi vendosur qe te bejim nje theme sa me te leht dhe te pershtatshme per user, poashtut kemi shtuar disa opcione te sidebanner dhe menu sa ma e leht dhe e thjesht te jet, poashutt kemi vendosur theme e cila funksionon edhe per Mobile (Smartphone) dmth enkas nje theme per version e Mobile, kemi ndryshuar RANK, ICONs me poshtu mund te shihni ndryshimet qe jan beret ne forum.
NEW THEME
INDEX & SIDE BAR
![[Image: forum11_zpsc8f52f0c.jpg]](http://i220.photobucket.com/albums/dd99/uraniddl/forum11_zpsc8f52f0c.jpg)
SUBFORUM INDEX
![[Image: forumm333_zps97193031.jpg]](http://i220.photobucket.com/albums/dd99/uraniddl/forumm333_zps97193031.jpg)
NEW THEME
Kjo pra eshte theme te cilen kemi vendosur per ta perdorur siq po shihni ne foto kjo eshte shum ma e pershtatshme per ta perdorur poashtut edhe me e leht dhe eshte shum me e shpejt per tu hapur sepse nuk eshte e ngarkuar me scipt qe te ngarkojin hapjen e forum dmth eshte shum clean.
MOBILE VERSION
![[Image: phpbb-mobile_zpse78ef0a1.jpg]](http://i220.photobucket.com/albums/dd99/uraniddl/phpbb-mobile_zpse78ef0a1.jpg)
MOBILE VERSION
Kjo eshte nje nder gjera kryesore qe jan bere ne kete ndryshim te forum sepse siq e dijim smartphone jan be pjes e perdishme dhe shumicen e kohes e kalojim ne mobile dhe vendosem qe te bejjim forum te pershtatshme per mobile version dhe vendosem kete themes e cila eshte vetem per mobile version dmth ne qofse ti hap ESK ne mobile automatikisht do te kaloni ne veersion mobile kjo dmth eshte nje risi shum e mir per te gjith user.
FORUM RANK'S
![[Image: rankssss_zps7f08653e.png]](http://i220.photobucket.com/albums/dd99/uraniddl/rankssss_zps7f08653e.png)
FORUM RANK'S
Pra vendosem qe edhe Ranks e forum te ndryshohet kemi bo nje version pak ma ndryshe se sa version e kaluar te ranks ky eshte nje version pak ma ndryshe dhe eshte punuar nga dizajneri jambo.
FORUM ICON'S
![[Image: ICON_zps9adea797.png]](http://i220.photobucket.com/albums/dd99/uraniddl/ICON_zps9adea797.png)
FORUM ICON'S
Poashtut edhe 90% e icon te forum i kemi ndryshuar qe te duket pak ma i fresket index page i forum, jan disa icon qe i pershtaten kategorive te forum shpresojm tju pelqejne.
eSportsKosova Social
![[Image: sidebar_zps2e0405f5.jpg]](http://i220.photobucket.com/albums/dd99/uraniddl/sidebar_zps2e0405f5.jpg)
eSportsKosova Social
Pra siq po shihet dhe ne foto link e social (Facebook, Youtube channel, Twitter) i kemi vendosur ne menun e sidebar.
NDRYSHIMET E TJERA
KATEGORIT
Disa kategori (Tema) do te hiqen te cilat nuk jan shum te nevojshme dhe jan zevendesuar apo do te zevendesojn ne te ardhmen me tema tjera si p.sh Minecraft, Server CS GO etj...
NENKATEGORIT
I kemi hequr nga index nenkategorit qe shihen si nentema p.sh ne Counter-Strike shihen edhe temat tjera qe jan ne at subforum pra ato nuk do shihen ne index do jen brenda per arsye qe te doket index sa me i leht dhe me i pershtatshem per sy e nje user.
FORUM RULES
Te gjitha Forum rules qe gjinden neper kategori (tema) do te hiqen, poashtut edhe mbishkrimet qe jan neper kategorit ne Forum rules do te hiqen.
TE TJERA
Disa imsina tjera nuk po i permendi te gjitha po do ti shini dhe ju vet.
SHPRESOJM QE KETO NDRYSHIME TJU PELQEJIN DHE TJU NDIHMOJIN QE TE HULUMTONI NE FORUM SA ME THJESHT DHE ME LEHT, STAFF I FALENDERON TE GJITH PER KONTRIBUTIN QE JEPNI PER FORUM ME TE MADH SHQIPTAR PER GAMING, SHPRESOJM QE MOS TE NDALEMI DHE TE RRITEMI SI FORUM SA ME SHUM DHE TJU NDIHMOJM DHE TE KALOJM SA ME MIR TE GJITH SEBASHKU.
Me Respekt.
eSportsKosova staff
LongHorn
|
|
|
| Ja si duhet veproni kur celulari juaj bie në ujë! |
|
Posted by: MARCIAL - 05-30-2024, 07:16 AM - Forum: Hapesira per Mobile
- Replies (4)
|
 |
Nëse gjendeni në një situatë të këtillë, në fillim ajo se çfarë duhet të bëni është që të mbyllni telefonin dhe të hiqni baterinë dhe më pas duhet të siguroheni që ta thani dhe t'i largoni lagështinë celularit.
Për ta bërë këtë gjë, mënyra më e mirë është ta fusni në një kavanoz të vogël me oriz. Mund t'ju duket qesharake, por orizi është mënyra më e mirë për të tërhequr lagështinë nga celulari.
Pasi të jeni siguruar që telefoni juaj është tharë plotësisht dhe nuk ka më lagështi, mos shpejtoni, prisni edhe disa ditë dhe më pas hapni celularin.
Mirëpo shumica prej nesh bëjnë gjëra të gabuara në këtë drejtim, por ju ja çfarë nuk duhet të bëni:
Mos tentoni ta thani celularin me tharëse flokësh ose me mikrovalë, kjo pasi që ajri i nxehtë dëmton pjesët elektronike.
[copyright=http://www.telegrafi.com/]Telegrafi[/copyright]
|
|
|
|