Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 697 online users.
» 0 Member(s) | 694 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 10
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 573
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,459
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Ngjarje Interesante (Hoxhë Enis Rama)
Posted by: Meli - 07-30-2024, 01:16 PM - Forum: Feja Islame - Replies (1)

[info]Ligjëron Hoxhë Ensi Rama[/info]

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=F2s3GgYmXWA[/youtube]

Print this item

  ESK 50.000 Antar
Posted by: LongHorn - 07-29-2024, 05:58 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (21)

[info]Sot me daten 06.10.2014 eSportsKosova ka arritur numrin e te regjistruar ne 50.000 kjo eshte nje shifer shum e lart per nje forum gaming ne trojet shqiptare dhe per kete jemi krenar shpresojm qe te rritemi ne numer sa me shum, dhe te ndihmojm gaming shqitar.[/info]

[Image: 102qvdv.jpg]

FALEMINDERIT TE GJITHVE

Total posts 394675 • Total topics 48582 • Total members 50138 • Our newest member floofloo


Regards
ESK Staff

Print this item

  Mëso anglishten nga Shtëpia
Posted by: inL. - 07-29-2024, 01:58 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (1)

Kjo osht 1 faqe nga Almooc perkatsisht e Prof. Qazim Aliu e cila ju mundeson qe te mesoni anglishten nga Shtepia.

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.teprofiqaza.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.teprofiqaza.com</a><!-- m -->

Print this item

  Urime "Kurban Bajramin" | Wallpaper v2
Posted by: roxxanne. - 07-28-2024, 08:39 PM - Forum: Punimet - Replies (7)

[Image: pjETJKx.jpg]
Smile

Print this item

  Ju, shqiptarë të trashë e shkërdhata
Posted by: iceboy - 07-27-2024, 03:00 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (9)

Parase me komentu, lexojeni shkrimin çka permban mrena! Komentet palidhje edhe jasht teme fshihen edhe antari e merr ban.

[Image: iNo4zmtEM5hIx.jpg]


Nga Edison YPI

Ju ishit skllevër, por hiqeshit të lirë, të qeshur, të lumtur.
Ju mbaheshit për trima, por dridheshit nga frika.
Ju hiqeshit më të ndershmit e botës, por s’latë bijë dhe mbesë dhe kushurirë pa e shitur në Itali sapo muarët vesh se kushtonte jo më pak sa një lopë.

Ju ishit të uritur dhe të rreckosur, por mbaheshit për të ngopur, të veshur e të mbathur.Ju tani jeni të lirë, por ankoheni gjithë kohën, si të pakënaqur, të palumtur.
Ju votoni, por të zgjedhurit nuk i respektoni.
Ju votoheni, por për zgjedhësit nuk doni t’ja dini.
Ju, kishit pak libra, por lexonit shumë, romane, poezira.
Ju tani keni pafund libra, por lexoni “Aventurat e Noc Rrokut”.
Ju kishit pak mundësi për të parë televizion, por shihnit shumë filma.
Ju tani keni pafund televizione, por shihni pak ose aspak filma.
Ju mbrëmjeve shihni shumë programe televizive me analista dhe opinionista që të lenë pa ment me dijenitë dhe shkathtësitë e tyre gjirizore, por ata duke qënë të shitur nuk thonë dhe nuk do j’ua thonë kurrë të vërtetat që j’u interesojnë juve, por rrenat që u interesojnë atye që u kanë hedhur kockën.
Ju që s’kishit as makina as qerre por kishit shumë qef të udhëtonit, nuk mund të shkonit dot, le në Gollobordë apo Korab, por as në Spille ose Patok, se quheshin zona kufitare dhe të gjente belaja.
Ju tani keni mjete të fuqishme të shpejta dhe rrugë për të udhëtuar, por udhëtoni fare pak ose aspak. Po të kalosh, për shembull, në një vend magjik, nga Peqini në Lushnje përmes Darsisë dhe Dumresë, sheh kodra dhe liqere me të ikë menia e kresë, por gjatë asaj rruge sheh a s’sheh nja dy a tre makina, edhe ato të banorëve lokalë.
Ju thoshit se e donit atdheun kur Shqipëria dergjej nën thundrën e një çete vrasësish që e quanin veten çlirimtarë, fitimtarë etj., por tani që Shqipëria nuk është e vrasësave por e juaja, ju nuk doni Shqipërinë, doni Italinë, Gjermaninë, Amerikën.
Ju të rinjtë mbaroni shkollat jashtë, por s’gjeni dot punë brenda se karriket i kanë zënë të vjetrit dhe s’i lëshojnë fytin tua sharrosh.
Ju Kosovën ua çliroi NATO, por ua zaptoi mafia.
Ju Maqedoninë perëndimore nuk ua preku kush, por po ua bëjnë çorap politikanët llafazanë dhe hajdutë zgjedhur prej jush të cilët çirren për Liri dhe Shqiptari derisa e kthejnë në çast pllakën sapo ulen në një kolltuk dhe nisin të heshin si peshq.
Ju doni taksa të ulëta, mundësisht asnjë taksë, por doni dhe makinën të vijë të marri plehrat, doni tu asfaltohen rrugët dhe rrugicat dhe të gjitha lehtësirat e tjera, me pare të rëna nga qielli.
Ju i telefononi tjetrit, por gjithmonë për hallin tuaj, kurrë për ndonjë hall të tijin.
Ju e ndihmoni partinë të vijë në pushtet, por kurrë në mënyrë idealistike, gjithmonë për ndonjë interes, për shembull, për t’ju gjetur një punë.
Ju hiqni spinën e dushit, demek për kursim, por jeni aq të trashë sa nuk dini dhe nuk kuptoni se heqja e spinës nuk është veprim as inteligjent dhe as kursimtar, por thjesht një budallallëk.
Ju, kur jeni shitësa nuk ja vini kurrë çmimin mallit, por kur jeni blerësa jeni gjithë kohën të revoltuar për çmimin që mungon, dhe ç’është më e bukura, me shpresë për të dalë fitimtar gjatë një lufte të heshtur nervash disaminutëshe me shitësin, ju nuk ja vini kurrë në dukje atij mungesën e çmimit të produktit mbi një copë karton, ndërkohë që për t’i kërkuar faturën tatimore as që bëhet fjalë.
Ju, kur jeni hallexhinj, bërtisni në kupë të qiellit kundër korrupsionit, por kur bëheni nëpunësa shndrroheni menjëherë nga bërtitësa të revoltuar në të korruptueshëm dhe të korruptuar të heshtur dhe tinzarë.
Ju kur jeni fukarenj dhe shihni ndonjërin që pasurohet, j’u çrregullohet gjumi, jeni gati ta shqyeni dhe të merrni kazmën t’ja shembni atë që ka ndërtuar, por kur qëllon që j’u bie ndonjë lek në dorë dhe nisni e majmeni, filloni ta urreni, dhe bëni çmos që mundësisht edhe ta vrisni armatën e fukarenjve, alter egon tuaj, veten e dikurshme, nga frika se mos kthehet e hakmerret për tradhëtinë.
Ju edhe punoni, por keq.
Ju dini të punoni dhe mirë, madje të keni edhe rendiment të kënaqshëm, por vetëm në punët e liga, thashethemet, intrigat, spiunimet.
Ju keni apartamente të mëdhaja të bollshme të teprueshme, por, meqënse të jetuarit nëpër kotecat e dikurshëm j’u ka hyrë në gjak, e pamundur të mos ja merrni frymën vetes duke i mbyllur ballkonet me lloj lloj vetratash dhe duraluminash për tu treguar më të squt se arkitekti.
Ju keni mbi kokë qiell dhe kaltërsi, por nuk i ngrini kurrë kryet t’i shihni.
Ju keni Histori, por përtoni ta njihni, preferoni ta shihni nëpër filma ku protagonistët dhe heronjtë nuk janë kurrë njerëz normalë, por gjithmonë ose tuhafa ose vrasësa.
Ju keni gjeografi, por nuk doni ta shkelni.
Ju keni fshatra të bukur si ëndërra, por refuzoni t’i vizitoni.
Ju keni pyje të magjishëm, të bukur dhe të freskët, por i prisni.
Ju keni mes jush njerëz të ditur dhe të ndershëm, por nuk i respektoni.
Ju keni miq që j’u duan, por nuk i doni, i refuzoni.
Ju flisni keq me fjalë të rënda dhe të hidhura për fqinjin, të largëtin, të huajin, por ngaqë ata i keni frikë, atyre u rrini larg, nuk u afroheni.
Ju flisni butë, me fjalë të ëmbëla për të afërmin, mikun, familiarin, por mgaqë të afërmëve nuk nuk ua keni frikën sepse prej tyre nuk j’u vjen asnjë rrezik, u afroheni jasht mase, i invadoni, i rrini ngjitur, u zini gjithë hapësirën, i bezdisni, i tmerroni, i lodhni dhe i dëshpëroni.
Ju keni ligje moderne, por nuk i respektoni.
Ju jeni të rrethuar me qytetërim, por prej tij nuk doni të mësoni, nuk doni të kuptoni, sepse ju nuk ndjeni.

Print this item

  Urime Kurban Bajrami
Posted by: LongHorn - 07-26-2024, 09:51 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (8)



ESK Staff ju uron te gjithve festen e Kurban Bajramit fat, shendet dhe lumturi ne familjet e juaja

[Image: fthg08.jpg]

Print this item

  AWP crosshair
Posted by: dngjergji - 07-26-2024, 08:53 PM - Forum: CS - Skin's (Models) - Replies (1)

https://mega.co.nz/#!zENEjTjb!T2Qn9ft5Fp...ekiHRCUt9Q

tash kush don croshair per awp/scout e ka qetu ..... Big Grin Big Grin Big Grin


tung krejtve!

Print this item

  iPhone 6 vs. Galaxy S5 vs. HTC One (M8) Speed Test
Posted by: iceboy - 07-25-2024, 03:02 PM - Forum: Hapesira per Mobile - Replies (7)

Kush ia u merr menja qe e ka fitu ket test?


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=nCln9_mgZJo[/youtube]

Print this item

  Nexus 5 vs Iphone 6 Speed Test
Posted by: ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 07-25-2024, 08:50 AM - Forum: Hapesira per Mobile - Replies (3)

Ndiqni videon ne vazhdim app opening speed:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=hPhkPXVxISY[/youtube]

Disa thojn qe Iphone esht telefon i pakrahasueshem (premium) dhe çmimi kallxon vet mirepo Nexus 5 ka resulucion mat madh,shpejtsi mat madhe (video), ka çmimin pergjys (50%) mat lir se iphone dhe ka gati 1 vjet qe ka dal.Kto qe i thash jan vetem performancat e telefonav, shija e njerzve mbetet shije.

Print this item

  InFAMOUS 2 PS3 Console
Posted by: avaa. - 07-22-2024, 09:31 PM - Forum: Lojërat për PC - Replies (2)

Infamous 2 (stilizuar si famëkeq 2) është një video lojë e vitit 2011 veprim-aventurë e zhvilluar nga Sucker Punch Productions dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment për PlayStation 3 lojë video console /InFamous 2 nuk është ne formatin PC.

Vlerësimi nga IMDB 8.4

Historia e lojës

Në muajin e ardhshëm të ngjarjeve të Infamous, Cole (Eric Ladin) përgatitet të përballet me mutant, një njësi ekonomike të pushtetit te patreguar e të cilit vijnë është parathënë nga Kessler. Cole dhe shoku i tij Zeke (Kalebi Moody) takohen me agjentin NSA Lucy Kuo (Dawn Olivieri) i cili u tregon atyre se ajo mund të çojë ata te Dr Sebastian Wolfe (Michael Ensign), një shkencëtar i cili ka punuar në zhvillimin e Ray Sferës e cila ja ka dhënë Cole kompetencat e tij, dhe i cili pretendon se ai mund të bëjë Cole edhe më të fortë. Ata janë gati të largohen, ata janë ballafaquar me mutant te ndryshëm. Cole lufton, por dëshmon të jetë asnjë në ndeshje dhe është dobësuar rëndë si rezultat. Cole, Zeke dhe Kuo ikin në Nju Marais (një qytet imagjinar të bazuar në New Orleans) që të gjenin Wolfe ndërsa Beast ndjek ato, tërësisht fshijn nga Perandoria qytetit dhe duke shkatërruar gjithçka në rrugën e ti.

InFamous 2

Platform(s) : PlayStation 3
Developer(s): Sucker Punch Productions
Genre(s): Action-adventure
Mode(s): Single-player

Ju kisha preferu me mar ket loj ata qe lujn PS3/ Per mendimin tim një ndër lojrat mat mira per PS3 Console

Traileri i Video Lojës

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=MOeX4ia8-7c[/youtube]


Disa Foto te Video Lojës

[Image: igzqiq.jpg]
[Image: a5f4sh.jpg]
[Image: 34o6hsn.jpg]
[Image: 2cd73bm.jpg]
[Image: 24yvn9w.jpg]
[Image: 2eqfkac.jpg]
[Image: nzeiae.png]

Print this item