| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 430 online users. » 0 Member(s) | 429 Guest(s) Applebot
|
| Latest Threads |
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 122
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 307
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 273
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 251
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,052
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 84,968
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 81
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,168
|
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 650
|
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 638
|
|
|
| Vendos ti ! |
|
Posted by: Mantoozz - 04-08-2020, 12:04 AM - Forum: Diskutime për gjërat edukative
- Replies (42)
|
 |
Ç'KYÇU nga DROGAT!
KYÇU në JETË!
Ç'KYÇU nga Marihuana!
![[Image: 2mxpbnd.jpg]](http://i40.tinypic.com/2mxpbnd.jpg)
Një ditë m'ra n'dorë do bari dhe fillova ta marr si cigare. Pas disa tymave u ndjeva i relaksuar. Goja s'mu nalke t'u kesh e t'u fol. E kështu vazhdova ta përdori.
Pas një kohe nuk ishte si më parë.
Fillova te ndihem shumë keq dhe e kuptova se trupi im filloi ti ndjej
PASOJAT
~ nuk mundesha të koncentrohem
~ nuk mbaja në mend
~ harroja
~ zemra më rrihte fortë
~ sytë e skuqur
~ shumë nervoz
~ qaja papritur
MOS NGRE' BARI, JETA ËSHTË ARI!
KYÇU NË JETË
_________________________________________________________________________________________
Ç'KYÇU nga Extazy!
![[Image: 20trvw8.jpg]](http://i44.tinypic.com/20trvw8.jpg)
Bari më kaloi në monotoni dhe ndjehesha i plogësht. Dikush mi përmendi do 'ija' (extasy). Tash mendoja vetëm si ta gjeja nje "ije". E gjeta, e provova... ndjeja kaq shumë energji saqë isha në gjendje të vallëzoja pa kufi!
Dikur e kuptova se nuk isha unë por ishte "ija". Extasy më shkaktoi
PASOJAT
~ pagjumësi
~ probleme në koncentrim
~ depresion
~ paranoja
~ mundim, plogështi
~ djersitje
~ dhembje te duarve.
KTHEHU TE SHPIA, PA GJUJT IJA!
KYÇU NË JETË
_________________________________________________________________________________________
Ç'KYÇU nga Kokaina!
![[Image: o8e4au.jpg]](http://i40.tinypic.com/o8e4au.jpg)
Kokaina ishte ajo që kohëve të fundit më sillej nëpër kokë. Dëshira e madhe nuk m'la pa e provu. Ma dha një ndjenjë të madhe të vetëbesimit, saqë thojsha nuk ka kush që m'del përpara. Mirëpo kjo këtu nuk përfundoi. Kokaina kishte PASOJA dhe fillova te behem:
~ shumë nervoz
~ nuk mbaja në mend
~ nuk kisha gjumë
~ buka nuk më hahej
~ isha shumë konfuz
~ kisha ngërçe...
MOS MERR KOKË, RRI NË TOKË!
KYÇU NË JETË
_________________________________________________________________________________________
Ç'KYÇU nga Heroina!
![[Image: rbfwg9.jpg]](http://i44.tinypic.com/rbfwg9.jpg)
Nevoja e madhe për me qenë i lumtur dhe me ju ik problemeve me familjen më shtynë të marrë HEROIN. Kishte efekte të menjëhershme dhe mendova se e gjeta veten te ajo. Ja nisa të marr çdo ditë me hundë. Një ditë mbeta pa të. Kisha aq shumë dhimbje saqë vendi vend s'më nxinte. Bëja gjithçka veç me marrë diku do 'mall'. Ja nisa me vjedh çkado, në rrugë, në shpi. E humba respektin, e humba shoqërinë.
I humba krejt veç për ta siguruar do mall (heroin) që t'mi kaloj krizat.
Heroina më shkaktoi PASOJA shumë serioze. Kisha
~ djersitje të madhe
~ nervozë
~ pagjumësi
~ probleme të barkut
~ dhimbje të mëdha dhe ngërçe
~ depresion
~ probleme me frymëmarrje
~ mungesë të dëshirës seksuale
MOS MERR HEROIN, SE MBETESH JETIM!
KYÇU NË JETË
Ç'KYÇU nga Heroina!
![[Image: 25u4f95.jpg]](http://i44.tinypic.com/25u4f95.jpg)
Doja që dhimbjet t'më kalonin sa më shpejt. Njëri m'tha merre shiringën. E pashë që kishte efekt shumë të shpejtë dhe vazhdova me shiringë. Ngaqë nuk kisha ku ta siguroj, ja merrja kujtdo që kisha mundësi. Rash në overdozë, por shpëtova falë ndihmës së shpejtë (ambulancës). Dikur u lodha tu ngajt mbas heroines, u lodha me veten, e kuptova se ku isha. E kujtova fillimin dhe kaq shumë u pendova. E urreja barin, ijat, kokainen, mallin. Familja po më ndihmon ta mbaj drogën larg jetës sime. Shkova në qendër të "Këshillimit dhe Testimit", u këshillova dhe u testova dhe kuptova se isha infektuar me Hepatit C. Kuptova që nuk ka terapi për shërim të plotë.
PASOJAT
~ djersitje e madhe
~ nervozë, pagjumësi
~ overdoza (mbidoza)[që shpesh përfundon me VDEKJE]
~ dëmtimi i venave
~ dhimbje të mëdha dhe ngërçe
~ depresion
~ probleme me frymëmarrje
~ mungesë e dëshirës seksuale.
Përdorimi i përbashkët i gjilpërave, shiringave dhe mjeteve tjera shkakton:
Infektimin me HIV,
Hepatit B dhe
Hepatit C.
JETO... MOS VUAJ... KAPU PAS JETËS!
KYÇU NË JETË
THUAJ JO DROGËS!!!
|
|
|
| Keshilla mjeksore |
|
Posted by: Lizardi - 04-06-2020, 11:29 AM - Forum: Diskutime për gjërat edukative
- Replies (4)
|
 |
KËSHILLA MJEKËSORE
DHËMBËT
Si të shmangim kariesin dhe infeksionet
~ Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative
~ Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë siperfaqen e tij.
~ Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.
~ Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate.
~ Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.
~ Karrotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e dhëmbëve.
----------------------------------------------------------------
STRESI
Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm
~ Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës tuaj mund t'ju bëjë më shumë produktivë.
~ Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t'i reduktuar.
~ Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhururar vetes kohën e mjaftueshme për t'u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumimin e alkoolit.
~ Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
~ Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju "STOP" mendimeve që të shkaktojnë stres.
~ Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.
----------------------------------------------------------------
PAGJUMËSIA
Këshilla për të stimuluar gjumin
~ Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
~ Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t'u vinte shumë në ndihmë.
~ Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kofeinë (kafe, kakao, coca-cola), sidomos natën vonë.
~ Seksi para se të jetë koha për gjumë, mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
~ Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumir. Nëse nuk jeni në gjendjë të flini, çohuni përsëri.
~ Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do "tu bëjë naze".
----------------------------------------------------------------
MËNGJESI
Disa dobi të mëngjesit
~ Mëngjesi sjell vitamina: Një mëngjes i thjeshtë me sallatë, qumësht dhe fruta çdo herë sjell sasi të mjaftueshme të kalciumit, B6, hekur etj.
~ Mëngjesi ju mundëson koncentrim më të madh: Të rinjtë që hanë mëngjes kanë treguar rezultate të shkëlqyera në teste si dhe një nivel më të lartë të përqendrimit në klasë. Ata gjithashtu janë më të gjallë dhe më kreativë. Ndërsa, të rriturit, nëse hanë rregullisht mëngjesin e tyre atëherë janë më të kthjellët në ambientin e punës si dhe më të koncentruar.
~ Mëngjesi e zmadhon mundësinë për të kontrolluar peshën tuaj: Nga statistikat e vitit 1994 ka treguar se në një familje ku fëmijët rriten me dy prindër, fëmijët që nuk hanë mëngjes dyfish më shumë kanë gjasa të shtojnë më shumë në kilogramë se fëmijët që mëngjesin e tyre e hanë rregullisht. Shumë të rritur nuk hanë mëngjes me shpresë së do të dobësohen. Për fat të keq, ky program i humbjes së kilogramëve të tepruar do të ju dështojë. Duke ju larguar mëngjesit kjo sjellë deri tek krijimi i urisë më të madhe gjatë ditës më vonë, që pastaj rezulton në kalori më shumë.
----------------------------------------------------------------
ZEMRA
Si të luftoni sëmundjet kardiake
~ Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
~ Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
~ Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
~ Evitoni, alkoolin dhe duhanin.
----------------------------------------------------------------
SYTË
Si të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit
~ Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
~ Të mos ketë reflekse në ekran.
~ Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
~ Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
~ Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
~ Të shpluhuroset shpesh ekrani.
~ Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë.
~ Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
|
|
|
| Illegal deagle |
|
Posted by: Lizardi - 04-06-2020, 11:11 AM - Forum: Zbavitje
- Replies (38)
|
 |
djem nese luni CS, e dini qka osht e rrokmja , dine se goja ka me juv met qeel me qit video !!
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=4CTKrjLCiow[/youtube]
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=J0E-WH7JmPU[/youtube]
|
|
|
| DeathMatch addons |
|
Posted by: UNname - 04-06-2020, 05:27 AM - Forum: AMX - Addon's
- Replies (5)
|
 |
![[Image: orQLgii.png]](http://i.imgur.com/orQLgii.png)
- AMX Mod X 1.8.1
- Metamod 1.19p32
- Booster 2.4
- HLguard 1.8
- Podbot 2.5
CS Death Match Addons
Pasi te downloadoni folderin Deathmatch Addons dergone tek cstrike
![[Image: dzysCv0.png]](http://i.imgur.com/dzysCv0.png)
Code: http://www.4shared.com/file/250109638/25dcbd9e/Deathmatch_Addons_BY_d4Rkw0Lff.html
|
|
|
|